Ana səhifə

Nr I vendimit Data palët faqe


Yüklə 0.86 Mb.
səhifə34/36
tarix18.07.2016
ölçüsü0.86 Mb.
1   ...   28   29   30   31   32   33   34   35   36

Po ashtu, si rrethane e tille qe nuk eshte patur parasysh nga gjykata, eshte dhe fakti, i provuar ne gjykim, se vjedhja e pasurise, nga dy te gjykuarit, eshte kryer duke qene ata ne gjendje te dehjes alkolike, e shkaktuar kjo nga rrethana te rastit. Ne zbatim te paragrafit te dyte te nenit 18 te Kodit te Procedures Penale dhe kjo rrethane mund te perdorej nga gjykata per te justifikuar lehtesimin e denimit.


Pervec rrethanave te parashtruara ne gjykim eshte provuar dhe prania e disa rethanave te tjera, si mosha e re e te gjykuarve dhe fakti se ata nuk kane qene te denuar me pare per kryerjen e ndonje vepre penale, te cilat, ne mungese te rrethanave renduese dhe ne zbatim te nenit 49 te Kodit Penal, nga gjykata mund te vleresoheshin dhe mund te aplikoheshin si rrethana qe e lehtesojne denimin.

Duke i vleresuar ne teresi rrethanat e mesiperme, ne zbatim te nenit 53 te Kodit Penal, gjykata, ndaj dy te gjykuarve, duhej te caktonte nje denim nen minimumin e parashikuar nga ligji.

Sa u paraqit vlen si verejtje per te dy gjykatat.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, gjate shqyrtimit gjyqesor te rekurseve te te dy te gjykuarve, veren se neni 134 i Kodit Penal eshte ndryshuar nga ligji nr.9275, date 16.9.2004, “Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr.7895, date 27.1.1995”, Kodi Penal i Republikes te Shqiperise.

Simbas ligjit te ri, i cili ka hyre ne fuqi me botimin ne gazeten zyrtare, nr.69 te vitit 2004, neni 134 i Kodit Penal, eshte riformuluar si me poshte:

Vjedhja e pasurise denohet me burgim nga tre muaj deri ne tre vjet.

Po kjo veper, kur kryhet ne bashkepunim ose me shume se nje here denohet me burgim nga gjashte muaj deri ne pese vjet.

E njejta veper, kur ka sjelle pasoja te renda denohet me burgim nga kater deri ne dhjete vjet.

Nga permbajtja e kesaj dispozite te re, verehet se kur vjedhja e pasurise eshte kryer ne bashkepunim dhe pasoja e shkaktuar nuk eshte e rende, vepra duhet te cilesohet ne baze te paragrafit te dyte te saj.


Po ashtu, verehet se masa e denimit e paragrafit te dyte te kesaj dispozite eshte me e bute, si ne minimum, ashtu dhe ne maksimum nga ajo e ndryshuar.

Duke qene ne keto kushte, ne zbatim te detyrimit kushtetues dhe urdherimit te nenit 3 te Kodit Penal, simbas te cilit “Kur ligji i kohes kur eshte kryer vepra penale dhe ligji i mevonshem jane te ndryshem, zbatohet ai ligj dispozitat e te cilit jane me te favorshme per personin qe ka kryer vepren penale”, Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se cilesimi ligjor i vepres te kryer nga te gjykuarit, ne baze te nenit 134/2 te Kodit Penal eshte i bazuar, ndersa masa e denimit te caktuar ndaj tyre duhet te ndryshohet, duke u caktuar per secilin denimi me nje vit dhe dhjete muaj burgim.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441, pika 1, germa b te Kodit te Procedures Penale,
V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimit nr.315, date 10.12.2003 te Gjykates se Apelit Vlore, lidhur me deklarimin fajtor te te gjykuarve Kristo Seferi dhe Ilir Zykollari, per kryerjen e vepres penale te vjedhjes ne bashkepunim te pasurise, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Lenien ne fuqi te vendimit nr.315, date 10.12.2003 te Gjykates se Apelit Vlore, lidhur me llojin e denimit me burgim, te caktuar per te gjykuarit Kristo Seferi dhe Ilir Zykollari.

Ndryshimin e vendimit nr.315, date 10.12.2003 te Gjykates se Apelit Vlore, lidhur me masen e denimit te caktuar per te gjykuarit Kristo Seferi dhe Ilir Zykollari, duke e denuar secilin prej tyre me nje vit e dhjete muaj burgim.

Ky vendim i njoftohet prokurorit prane Gjykates se Larte.
Tirane, me 27.10.2004

Nr.369 i Regj. Themeltar

Nr.524 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i përbërë nga:

Kristaq Ngjela Kryesues

Artan Hoxha Anetar

Shpresa Beçaj Anetare

Spiro Spiro Anetar

Vladimir Bineri Anetar
në seancen gjyqesore te dates 27.10.2004, mori në shqyrtim çështjen penale që i përket:
TË PANDEHURVE: JAKUP MAMO,

FERDI HAMZA


A K U Z U A R:

Per vepren penale te venies ne qarkullim

te monedhave te fallsifikuara,

parashikuar nga neni 183/2, i K.Penal.


Gjykata e rrethit gjyqesor Lushnje, me vendimin nr.119, date 29.09.2003 ka vendosur:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Ferdi Hamza, per vepren penale te venies ne qarkullim te monedhave te fallsifikuara, parashikuar nga neni 183/1 i Kodit Penal dhe denimin e tij me 4 vjet burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Jakup Mamo, per vepren penale te moskallezimit te krimit, parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal dhe denimin e tij me 13 muaj e 15 dite burgim.


Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.329, date 23.12.2003 ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.119, date 29.09.2003 te Gjykates se shkalles se pare Lushnje, duke e gjykuar çeshtjen ne fakt.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Ferdi Hamza, per vepren penale te venies ne qarkullim te monedhave te fallsifikuara, kryer ne bashkepunim dhe ne baze te neneve 183/2 e 50/gj te Kodit Penal, denimin e tij me 5 vjet 6 muaj burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Jakup Mamo, per vepren penale te venies ne qarkullim te monedhave te fallsifikuara, kryer ne bashkepunim dhe ne baze te neneve 183/2 e 50/gj te Kodit Penal denimin e tij me 5 vjet burgim.


Kunder vendimit te gjykates te apelit kane bere rekurs i gjykuari Jakup Mamo dhe Dashnor Hamzaj, vellai i te gjykuarit Ferdi Hamzaj, te cilet parashtrojne keto shkaqe per prishjen e tij:
I gjykuari Jakup Mamo:

- Se akuza per fallsifikim monedhash nuk u provua ne gjyq. Gjykata e shkalles se pare padrejtesisht ka ndryshuar cilesimin ligjor ne moskallezim krimi, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

- Se duke mos patur asnje njoftim, gjykimi ne gjykaten e apelit eshte bere ne mungesen time.

Vellai i te gjykuarit Ferdi Hamza:

- Se jam i pafajshem, mbasi nuk kam asnje dijeni per monedhat e fallsifikuara dhe nuk kam asnje marredhenie e njohje me te gjykuarin Jakup Mamo.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

mbasi degjoi relatimin e anetarit Vladimir Bineri,

mbasi degjoi prokurorin Bujar Sheshi, i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates te apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates te shkalles se pare,

mbasi degjoi mbrojtesin e te gjykuarit Jakup Mamo, avokat Arsen Caushaj, i cili kerkoi deklarimin e pafajshem te te mbrojturit prej tij,

mbrojtesi i te gjykuarit Ferdi Hamza nuk u paraqit

dhe mbasi shqyrtoi çeshtjen ne teresi,
V Ë R E N

Nga aktet e ndodhura ne dosje, del si te gjykuarit Ferdi Hamza dhe Jakup Mamo jane derguar per gjykim nga organi i akuzes, per kryerjen ne bashkepunim te vepres penale te venies ne qarkullim te monedhave te fallsifikuara, parashikuar nga neni 183/2 i Kodit Penal.

Gjykata e rrethit gjyqesor Lushnje ne vendimin e saj ka pranuar te provuar se, ne daten 9.10.2001, rreth ores 17.30, ne vendin qe quhet “Klubi i Fanit” ne qytetin e Lushnjes, jane takuar duke ndenjur per pak kohe bashke dy te gjykuarit dhe deshmitaret Artur Koçiu dhe Kujtim Bejte.

Mbi kerkese te te gjykuarit Ferdi Hamza per kembimin e disa dollareve me leke, i gjykuari Jakup Mamo dhe deshmitari Artur Koçiu e kane shoqeruar ate ne tregun e kembimit te valutes.

Ne kete treg, ata kane takuar deshmitarin Arjan Maloku, kambist, te cilit i kane kerkuar qe t’u kembente 400 dollare amerikane ne leke.

Shumen prej kater kartmonedhave, secila me vlere 100 dollare amerikane, e dispononte i gjykuari Ferdi Hamza dhe ishte ai qe ato ja dorezoi per kembim deshmitarit Arjan Maloku.

Mbas kryerjes te kembimit dhe marrjes se shumes perkatese te lekeve, i gjykuari Ferdi Hamza, ne kthim e siper nga tregu i kambizmit, i ka bere te ditur te gjykuarit Jakup Mamo dhe deshmitarit Artur Koçiu se te kater kartmonedhat e kembyera me vlere 100 dollare amerikane secila, kishin qene te fallsifikuara.

Mbas kallzimit te bere ne polici nga i demtuari Arjan Maloku, te kater kartmonedhat me vlere prej 100 dollare amerikane secila, simbas ekspertimit teknik te kryer kane rezultuar se kane qene te fallsifikuara me metoden e shtypjes me makine shtypi te tipit offset.

Bazuar mbi keto fakte dhe duke i vleresuar ato te provuara me prova te plota dhe bindese, Gjykata e rrethit gjyqesor Lushnje, me vendimin e saj, ka arritur ne perfundimin se i gjykuari Ferdi Hamza, ne kundershtim me sa ka kerkuar organi i akuzes, ka kryer vepren penale te venies ne qarkullim te monedhave te fallsifikuara, parashikuar nga neni 183/1 i Kodit Penal dhe per kete shkak ate e ka deklaruar fajtor dhe denuar me 4 vjet burgim.

Po ashtu, kjo gjykate per te gjykuarin gjykuari Jakup Mamo, ka arritur ne perfundimin se prej tij nuk eshte kryer vepra penale per te cilen eshte derguar per gjykim, por vepra penale te moskallzimit te krimit, parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.

Per kete akuze, ky i gjykuar eshte deklaruar fajtor dhe denuar me 13 muaj dhe 15 dite burgim.

Per deklarimin fajtor te te gjykuarit Ferdi Hamza, gjykata ne vendimin e saj, ka pranuar te provuar se ai ka disponuar kater kartmonedha me vlere nga 100 dollare amerikane secila, duke e ditur se ato ishin te fallsifikuara; se ai i ka mbajtur ato me qellim per t’i vene ne qarkullim kundrejt kembimit me monedhe tjeter; se ai, pa i treguar askujt per cilesite e verteta te kater kartmonedhave, ne veçanti te demtuarit Arjan Maloku, te gjykuarit Jakup Mamo dhe deshmitarit Artur Koçiu, ka mundur te realizoje kembimin e tyre me leke.

Per deklarimin fajtor te te gjykuarit Jakup Mamo, gjykata ka pranuar te provuar se ai, per faktin qe kater kartmonedhat me vlere 100 dollare secila ishin te fallsifikuara, ka mesuar gjate kthimit nga tregu valutor dhe se ai per kete gje, pra se ishte kryer nje krim, nuk ka kallzuar as ne organin e ndjekjes penale dhe as ne ndonje organ tjeter.

Gjykata e Apelit Vlore, cilesimin ligjor te veprimeve te kryera nga te dy te gjykuarit, e ka çmuar te pabazuar dhe per kete shkak ajo e ka ndryshuar vendimin e gjykates te shkalles se pare, duke vendosur deklarimin fajtor te te gjykuarve Ferdi Hamza dhe Jakup Mamo, per kryerjen ne bashkepunim te vepres penale te venies ne qarkullim te monedhave fallso, parashikuar nga neni 183/2, i Kodit Penal dhe denimin e te parit me 5 vjet dhe 6 muaj burgim dhe te te dytit me 5 vjet burgim.

Ne vendimin e Gjykates se Apelit Vlore pranohet se te kater kartmonedhat e fallsifikuara i ka patur i gjykuari Ferdi Hamza dhe se ai kembimin e tyre me leke e ka bere me ndihmen e te gjykuarit Jakup.

Simbas kesaj gjykate, i gjykuari Jakup e dinte qe dollaret ishin te fallsifikuar qysh ne kohen e kryerjes te kembimit te tyre me leke.

Lidhur me perfundimin e dyte te gjykates te apelit, Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se ai nuk mbeshtetet ne asnje prej provave te administruara ne gjykim.

Provat e marra ne shqyrtim nga te dy gjykatat e provojne faktin se i gjykuari Jakup, ne tregun e kembimit valutor e ka ndihmuar te gjykuarin Ferdi per te realizuar kembimin me leke te kater kartmonedhave fallso me vlere 100 dollare secila.

Megjithate keto prova, ashtu sikunder pranon dhe gjykata e shkalles se pare, ne teresine e tyre nuk paraqesin asnje te dhene se i gjykuari Jakup Mamo, qofte perpara por dhe gjate kohes qe ka qene me te gjykuarin Ferdi ne tregun e kembimit valuator, te kete patur dijeni se dollaret e kembyer me leke kane qene te fallsifikuara.

Duke qene ne keto kushte, Gjykata e rrethit gjyqesor Lushnje me te drejte, ne vendimin e saj ka pranuar se venia ne qarkurkullim ne tregun e kembimit valutor, nepermjet kembimit me leke te kater kartmonedhave fallco e vlere 100 dollare secila eshte kryer vetem nga i gjykuari Ferdi Hamza.

Po ashtu, i drejte dhe i bazuar ne prova eshte dhe perfundimi i kesaj gjykate se, i gjykuari Jakup Mamo eshte vene ne dijeni nga i gjykuari Ferdi se dollaret kane qene fallso, mbas kembimit te tyre me leke, ne kohen qe ishin duke u larguar nga tregu valutor dhe se per kete fakt ai nuk ka kallzuar as ne organet e ndjekjes penale dhe as ne ndonje organ tjeter.

Mbeshtetur ne sa u paraqit, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Vlore, me te cilin, duke u ndryshuar vendimi i Gjykates se rrethit gjyqesor Lushnje, eshte vendosur deklarimi fajtor i dy te gjykuarve Ferdi Hamza dhe Jakup Mamo, per kryerjen ne bashkepunim te vepres penale te venies ne qarkullim te monedhave fallso, parashikuar nga neni 183/2 i Kodit Penal, eshte i pabazuar ne prova dhe per rrjedhoje i pabazuar ne ligje.

Per kete shkak, ky vendim duhet te prishet.

Persa i perket vendimit te Gjykates se rrethit gjyqesor Lushnje, me te cilin eshte vendosur deklarimi fajtor i te gjykuarit Ferdi Hamza per kryerjen e vepres penale te venies ne qarkullim te monedhave fallso, parashikuar nga neni 183/1 i Kodit Penal dhe denimi tij me 4 vjet burgim, Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se ai eshte i bazuar ne prova dhe ne ligje dhe si i tille duhet te lihet te fuqi.

Po ashtu, i bazuar ne prova dhe ne ligje eshte ky vendim dhe persa i perket deklarimit fajtor te te gjykuarit Jakup Mamo per kryerjen e vepres penale te moskallzimit te krimit, parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal dhe denimit te tij me 13 muaj e 15 dite burgim.

Ne keto kushte vendimi i Gjykates se rrethit gjyqesor Lushnje, qe ben fjale per te gjykuarit Ferdi Hamza dhe Jakup Mamo duhet te lihet ne fuqi.


PËR KËTO ARSYE

Mbeshtetur ne nenin 441, pika 1, germa d te Kodit te Proçedures Penale,


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.329, date 23.12.2003 te Gjykates se Apelit Vlore, qe ben fjale per te gjykuarit Ferdi Hamza dhe Jakup Mamo.

Lenien ne fuqi te vendimit nr.119, date 20.9.2003 te Gjykates se rrethit gjyqesor Lushnje, qe ben fjale per te gjykuarit Ferdi Hamza dhe Jakup Mamo.
Tirane, me 27.10.2004

1   ...   28   29   30   31   32   33   34   35   36


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©atelim.com 2016
rəhbərliyinə müraciət