Ana səhifə

Gjykata e apelit tirane kolegji civil


Yüklə 242 Kb.
tarix25.06.2016
ölçüsü242 Kb.


REPUBLIKA E SHQIPERISE

GJYKATA E APELIT TIRANE

KOLEGJI CIVIL
Nr. 2869/127 i Regj. Themeltar.

Nr. 601 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS”


Kolegji Civil i Gjykates se Apelit Tirane i perbere nga :
ZAMIR PODA : KRYESUES

EDLIRA PETRI : ANETAR

METUSH SARAÇI : ANETAR

Ne seancen gjyqesore te dates 12.03.2013, asistuar nga sekretare Dhurata Hasa mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket :


PADITES : Qamil Liçi, perfaqesuar nga Av.V.Dode me Nr.241 Liçense

profesionale.


E PADITUR : Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave

Tirane, perfaqesuar me autorizim nga juristi Dritan

Palnikaj dhe Avokate e Shtetit Lorana Kasapi.



OBJEKTI : Kundërshtimin e vendimit të Zyrës Rajonale të K.K.K

Qarkut Elbasanit me Nr.63, datë 03.08.2007 dhe të

Agjencisë së K.K.P Tiranë Nr.266, datë 19.09.2007 dhe

njohja e pronësisë të tokës prej 24 pendë ose 108.000 m²

dhe kthimin fizik të trojeve brenda kësaj prone që janë të

lira dhe aktualisht.


BAZA LIGJORE : Nenet 32, 324, 325, 328, 331 e vijues të K.Pr.Civile,

Ligji Nr.9583, date 17.07.2006 neni 18, Ligji

Nr.9684, date 06.02.2007.



Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me Vendimin Nr.2669, date 20.03.2012, ka vendosur :

Rrezimin e kerkese padise si te pabazuar ne ligj dhe ne prova.

Shpenzimet gjyqesore ne ngarkim te paditesit.
Kunder Vendimit Nr.2669, date 20.03.2012 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, ka ushtruar ankim pala paditese, duke parashtruar keto shkaqe :

a. Gjykata ka gabuar ne vendimin e saj, mbasi nuk i ka analizuar drejte gjitha provat e paraqitura nga ana e jone.

b. Demir e Musa Liçi kanë pasur në pronësi me nga ½ pjesë secili një sipërfaqe toke prej 24 pendë, e ndodhur në fshatin Gjergjan dhe Gjonme, në vendin e quajtur “Çairja e Zezë” të Elbasanit, e regjistruar në regjistrin kadastral Nr.35, faqe 90, të vitit 1926 e me Nr.rendor 13, te cilen e kane blere nga Abdulla Bej.

c. Sipas aktit te ekspertimit llogaritja nga pendë në metra katrorë konvertohet në 4000 m² për një pendë të fushës.

d. Si ZRKKP Qarku Elbasan, ashtu edhe AKKP nuk kanë analizuar mirë provat. Ata duhet të identifikonin kufitarët e pronës, nepermjet provave te paraqitura prej pales sone. Po ashtu, sipas aktit të ekspertimit ka dalë qartë sipërfaqja e pretenduar prej nesh.

e. Gjykata nuk ka mbajtur parasysh vendimin e Gjykates se Apelit, e cila orienton se Gjykata ka juridiksion te plote per te zgjidhur ceshtjen ne themel.

f. Gjykata ndonese e zbatoi detyren e Gjykates se apelit per te kryer ekspertimin topografik, nuk e trajtoi ate ne vendimmarrjen e saj. Sipas aktit te ekspertimit, del se eshte e lire siperfaqja prej 1732 m2 ne pronesi te shtetit

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË APELIT TIRANË
Pasi degjoi relacionin e anetarit Zamir Poda,

Pasi degjoi perfaqsuesin dhe vete palen paditese, qe kerkuan ndryshimin e Vendimit Nr.2669, date 20.03.2012 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane dhe pranimin e kerkese padise,

Pasi degjoi perfaqsuesin e pales se paditur, dhe Avokaten e Shtetit qe kerkuan lenien ne fuqi te Vendimit Nr.2669, date 20.03.2012 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, bisedoi e shqyrtoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E N
Vendimi Nr.2669, date 20.03.2012 i Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, eshte rrjedhoje e zbatimit te drejte te ligjit. Per pasoje, ne perputhje me kerkesat e parashikuara ne nenin 466/a te K.Pr.Civile, ai duhet te lihet ne fuqi.

Eshte vertetuar se paditesi Qamil Liçi, ne cilesine e perfaqsuesit te trashegimtareve te Musa dhe Demir Lici (shiko deshmite e trashegimise leshuar me Vendimet Nr.752, date 27.06.2000 dhe Nr.1970, date 30.10.2007 te Gjykates se Shkalles se Pare Elbasan) ka kerkuar prane Zyres Rajonale te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave (sot suprimuar), kthimin dhe kompensimin e prones toke bujqesore me siperfaqe 108.000 m2, ose 24 pende te ndodhur ne vendin e quajtur “Caire e zeze”, fshati Gjergjan, Elbasan.

Mbasi e ka shqyrtuar kerkesen, ZRKKP Qarku Elbasan me Vendimin Nr.63, date 03.08.2007 nuk e ka njohur te drejten e pronesise.

Sipas Vendimit ne fjale, vërtetimi i pronësisë nuk ka të përcaktuar kufitarët e pronës; njësia e vjetër prej 24 pendë nuk është qartësuar se si është konvertuar në metra katrorë, si dhe nuk provohet shtetëzimi i pronës.

Duke mos qene dakord me kete vendim, pala paditese e ka kundershtuar ate prane Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave.

Kjo e fundit, mbasi e ka marre ne shqyrtim ankesen, me Vendimin Nr.266, date 19.09.2007 ka shfuqizuar Vendimin Nr.63, date 03.08.2007 te ZRKKP Qarku Elbasan dhe ka zgjidhur çeshtjen ne themel, duke mos njohur te drejten e pronesise per palen kerkuese, me te njejtin arsyetim.

Pas kesaj, pala paditese Qamil Lici ka kerkuar sipas objektit te kerkese padise.

Mbasi ka shqyrtuar mosmarreveshjen, Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, ka konkluduar per rrezimin e saj, duke konsideruar te drejte dhe ligjor Vendimin Nr.266, datë 19.09.2007 te pales se paditur Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave.

Kunder Vendimit ka ushtruar ankim pala paditese Qamil Lici.

Duke pare Vendimin e Gjykates ne raport me ankimin dhe rrethanat e ceshtjes, Kolegji Civil i Gjykates se Apelit Tirane, çmon se ai eshte marre ne zbatim te drejte te ligjes.

Sikunder del nga aktet e administruara ne dosje, pala paditese ka pretenduar se Musa dhe Demir Lici kane blere nga i quajturi Abdulla Bej nje siperfaqe toke prej 24 pende, ndodhur ne ne vendin e quajtur “Cairja e Zeze”, ne fshatin Gjergjan te Rrethit Elbasan.

Sipas pales paditese, ZRKKP Qarku Elbasan nuk eshte shprehur per njohjen e prones, per shkak se trashegimtaret e ish pronarve Demir e Musa Liçi jane trajtuar me toke sipas kerkesave te Ligjit Nr.7501, date 19.07.1991 “Per token”.

Ne te kundert, perfaqsuesi i pales se paditur ka pretenduar se veç sa me siper qe pala paditese ka perfituar nga Ligji “Per token” nje siperfaqe te perafert me ate qe kerkon, ajo nuk provon pronesine e vjeter mbi siperfaqen e tokes, pozicionimin grafik te saj, si dhe kufitaret.

Gjate (ri) gjykimit Gjykata e shkalles se pare ne perputhje me kerkesat e nenit 467 te K.Pr.Civile, ka zbatuar detyrat dhe orientimet e parashtruara ne Vendimin e Gjykates se Apelit.

Keshtu Gjykata ne perputhje me kerkesat e nenit 224 dhe 224/a te Kodit te Procedures Civile, urdheroi administrimin e praktikave dokumentare prane Zyres se Rregjistrimit te Pasurise se Paluajteshme qe lidhen me Vertetimin e pronesise date 31.07.2007 (faqe 68 e dosjes se pare), si dhe kryerjen e ekspertimit topografik.

Sipas ketij te fundit, eshte percaktuar vendndodhja dhe kufijte e prones se pretenduar, si dhe rezulton se pjesa me e madhe e kesaj siperfaqeje toke eshte e trajtuar me Ligjin Nr.7501, date 19.07.1991 “Per token”.

Drejte arsyeton Gjykata ne vendimin e saj, se per zgjidhjen e mosmarreveshjes objekt gjykimi, duhet te mbahen parasysh kerkesat e Ligjit Nr.9235, date 29.07.2004, si dhe te Vendimit Nr.747, date 09.11.2006 te K.Ministrave “Për procedurat e Mbledhjes, Perpunimit dhe Administrimit te kerkesave te subjekteve te shpronesuara gjate Procesit te Njohjes, Kthimit dhe Kompensimit te Prones”.

Duke pare provat e paraqitura dhe te pretenduara nga pala paditese ne raport me kerkesat ligjore te permendura, objektivisht aresyeton Gjykata ne vendimin e saj, se praktika dokumentare e sjelle nga pala paditese nuk perben prove te mjaftueshme te burimit te origjines dhe vazhdimesise se pronesise (titull pronesie i vlefshem).

Pala paditese nuk provoi qe trashegimlenesit e tij Demir e Musa Liçi kane qene pronar te kesaj siperfaqe toke, ne kohen te ciles i referohet prova, por dhe me vone e deri ne daten 29.11.1944. Nga fleta e rregjistrit Nr.35, faqe 90 e vitit 1926, e administruar ne rigjykim sipas shkreses Nr.458/1, date 04.07.2011 te Zyres se Rregjistrimit te Pasurise se Paluajteshme Elbasan, prona figuron livadh toke shtetnore.

Me tej akoma edhe Nota e Transkriptimit date 05.10.1940, ne asnje element perberes te saj nuk provon te drejta pronesie te trashegimlenesve Musa dhe Demir Lici mbi siperfaqen e pretenduar prej paditesit ne gjykim.

Eshte per kete aresye, qe ne perputhje me kerkesat e Ligjit te permendur “Per kthimin e konpensimin e pronave”, por dhe Vendimit te Keshillit te Ministrave Nr.747, date 09.11.2006 “Per procedurat e Mbledhjes, te Perpunimit dhe te Administrimit te kerkesave te subjekteve te shpronesuara gjate procesit te njohjes, kthimit apo kompesimit te prones”, organi administrativ – pala e paditur, nuk mund te procedonte ne njohjen e pronesise ne favor te paditesit.

Nga ana tjeter, drejte aresyeton e konkludon Gjykata e shkalles se pare ne vendimin e saj, se ne interpretim te nenit “2” te Ligjit te cituar, per te mundesuar njohjen, kthimin apo kompesimin e prones, duhet qe paditesi jo vetem te kete patur nje titull pronesie te vlefshem, por dhe shteti nepermjet nje akti te kete marre ne menyre te padrejte me nje nga format e parashikuara ne ligj.

Dhe pala paditese, sic del nga aktet ne dosje, nuk ka patur titull pronesie ne vazhdimesi deri ne vitin 1944 dhe nuk vertetoi qe prona t’i jete marre nga Shtetit nepermjet konfiskimit apo shtetezimit.

Me tej akoma, pjese e dokumentacionit juridik te detyrueshem per t’u paraqitur ne Komisionin e Kthimit dhe Kompesimit te Pronave, ne menyre qe te kete nje vendimarrje, ishte edhe dokumentacioni hartografik per pozicionimin gjeografik te prones i cili paraqitet ne dy forma, i meparshmi dhe aktuali, si dhe percaktimi i drejte i kufitareve.

Pala paditese nuk paraqiti asnje prove shkresore, ne te cilen te percaktonte pozicionimin gjeografik te prones se pretenduar por dhe kufitaret perkates.

Mospercaktimi i pozicionimit gjeografik, si dhe kufitareve, qofte edhe ne rastin e provueshmerise se titullit te pronesise, ne veshtrim te Vendimit te permendur Keshillit te Ministrave Nr.747, date 09.11.2006 nuk mundeson njohjen dhe kthimin e prones.

Nga sa u permend, Vendimi Nr.266, datë 19.09.2007, objekt kundershtimi i pales se paditur, i cili ka shfuqizuar Vendimit Nr.63, datë 03.08.2007 te Z.R.K.K.P. Qarku Elbasan dhe ka rrezuar kerkesen per njohje te te drejtes se pronesise se paditesit Qamil Lici, eshte i drejte dhe i mbeshtetur ne ligj.

Persa i perket shkaqeve te parashtruara nga pala paditese ne ankimin e ushtruar kunder Vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, çmohet se ato jane te pambeshtetura ligjerisht, pikerisht per sa u permend.

Nga sa u analizua, arrihet ne perfundimin se nuk jane shkaqet qe motivojne nga ana ligjore cenimin e Vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Apelit Tirane mbeshtetur ne nenin 466/a te K.Pr.Civile.
V E N D O S I
Lenien ne fuqi te Vendimit Nr.2669, date 20.3.2012 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane.

Kunder vendimit mund te behet rekurs ne Gjykaten e Larte.


Tirane, me 12.03.2013
ANETAR ANETAR KRYESUES
Metush SARAÇI Edlira PETRI Zamir PODA

d.v. d.v. d.v.
Vertetohet njesia me Origjinalin
KANCELAR
Altin GJANA






Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©atelim.com 2016
rəhbərliyinə müraciət