Ana səhifə

Nr I vendimit Data palët faqe


Yüklə 0.86 Mb.
səhifə28/36
tarix18.07.2016
ölçüsü0.86 Mb.
1   ...   24   25   26   27   28   29   30   31   ...   36

Tirane, me 28.10.2004




Nr. 3240/1139 i Regj Themeltar

Nr. 1879 i Vendimit




VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:


Thimjo Kondi Kryesues

Agron Lamaj Anetar

Nikoleta Kita Anetare

Irma Bala Anetare

Evjeni Sinoimeri Anetare
ne daten 28.10.2004, mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore çeshtjen civile me nr.3240/1139 akti, qe u perket paleve:
KËRKUES: ADNAND XHELILI, perfaqesuar nga Av. Viktor Ikonomi

TË PADITUR: ADMINISTRATORET E SHOQERISE "GJALLICA", perfaqesuar nga Av. Kirov Babliku.


OBJEKTI:

Rishikim i vendimit nr.9, date 04.10.1999

te Gjykates se Apelit Tirane.

Baza Ligjore: Neni 494/a i K.Pr.C.




Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.158, date 11.6.2001 ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.9, date 04.10.1999 te Gjykates se Apelit Tirane dhe pranimin e kerkesepadise se paditesit Adnand Xhelili, duke anulluar vendimin nr.15, date 11.08.1999 te Administratoreve te Shoqerise "Gjallica" shpk ne administrim.


Gjykata e Larte, me vendimin nr.125, date 21.01.2003 ka vendosur:

Prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe kthimin e ceshtjes per rishikim ne ate gjykate me trup tjeter gjykues, duke lene si detyre: nese a duhet konsideruar ky procesverbal i seances gjyqesore si prove me shkrese ne kuptim te nenit 494/a te K.Pr.C., gje e cila do te kishte rendesi vendimtare per zgjidhjen e ceshtjes.


Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.37, date 29.04.2003 ka vendosur:

Pranimin e kerkeses duke anulluar vendimin nr.15, date 11.08.1999 te Administratoreve te Shoqerise "Gjallica" shpk Tirane ne administrim.


Kunder vendimit nr.158, date 11.06.2001 te Gjykates se Apelit Tirane, ne baze te nenit 472 te Kodit te Procedures Civile, ka ushtruar rekurs pala e paditur Shoqeria "Gjallica" ne administrim, e cila kerkon ndryshimin e vendimit, duke parashtruar keto shkaqe:

- Proces-verbali gjyqesor, nuk mund te konsiderohet si prove me shkrese ne kuptim te nenit 494/a te K.Pr.C., kjo bazuar ne nenin 246 e vijues te K.Pr.C.

- Po keshtu, edhe per arsyetimin e momenteve te tjera, sic eshte rasti i disketes, etj., ne vendimin e gjykates se apelit nuk mund te diskutohen ne kete proces, pasi ato jane analizuar ne vendimet e mepareshme dhe qe kane rrezuar padine e paditesit.

- Paditesi ka paraqitur padine me date 10.11.2000 dhe vendimi i formes se prere, ndaj te cilit paditesi kerkon rishikimin e tij, mban daten 04.10.1999. Ne kete rast kerkesa per rishikim eshte paraqitur tej afateve ligjore 30 dite dhe nje vjecar, te parashikuar nga neni 496 te K.Pr.C.


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e anetares Evjeni Sinoimeri, perfaqesuesin e pales paditese Av. Viktor Ikonomi, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit, perfaqesuesin e pales se paditur Av. Kirov Babliku, i cili kerkoi pranimin e rekursit dhe si shqyrtoi aktet ne teresi,


V Ë R E N

Rekursi i paraqitur nga pala e paditur, Administratoret e Shoqerise "Gjallica" ne administrim, nuk permban asnje nga shkaqet e parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile. Per sa me siper, vendimi i Gjykates se Apelit Tirane, nr.37, date 29.04.2003, me te cilin eshte pranuar kerkesa, eshte prishur vendimi i Gjykates se Apelit Tirane nr.9, date 04.10.1999 dhe eshte anulluar vendimi i administratoreve te pales se paditur, per shumen 10.000 (dhjetemije) U.S.D, ne ngarkim te paditesit, eshte i drejte dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.

Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se, me vendimin nr.15, date 11.08.1999, eshte shpallur debitor paditesi Adnand Xhelili per shumen 10.000 dollare amerikane, ne baze te ligjit nr.8471, date 08.04.1999. Ky akt eshte kundershtuar nga paditesi ne nje gjykim te meparshem dhe me vendimin nr.9, date 04.10.1999 te Gjykates se Apelit Tirane, i cili eshte lene ne fuqi dhe nga Gjykata e Larte, eshte vendosur rrezimi i padise.

Paditesi ka kerkuar rishikimin e vendimit te mesiperm, bazuar ne nenin 494, germa "a", duke pretenduar se ka zbuluar rrethana te reja te cilat kane lidhje me ceshtjen dhe qe nuk mund te diheshin ne kohen kur eshte zhvilluar ai gjykim. Si rrethane e tille ka sherbyer nje procesverbal gjyqesor i mbajtur ne gjykimin penal ne ngarkim te ish Presidentes se Firmes "Gjallica", Shemsie Kadria. Ne kete gjykim, kjo e fundit nder te tjera, lidhur me paditesin ka deklaruar se "… kete person nuk e njoh, nuk ka lidhje me ne, shenimet e kompjuterit jane pa vlere, po te kishte marre leket do te kishte edhe firme te ketij personi".

Gjykata e apelit ka vleresuar se kjo eshte nje rrethane e re ne kuptim te nenit 494/a te K.Pr.Civile, e cila ka shume rendesi per ceshtjen, por nuk mund te dihej ne kohen qe paditesi ka kundershtuar vendimin e administratoreve. Mbi kete baze ajo ka prishur vendimin e gjykates se apelit dhe e ka shqyrtuar ceshtjen ne teresi, duke harmonizuar sa me siper me provat e tjera te marra ne gjykimin e meparshem. Ne perfundim ka konkluduar se vendimi i administratoreve per shumen 10.000 U.S.D duhet anulluar.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, konkludon se drejt gjykata e apelit ka vendosur sa me siper. Me te drejte keto deklarime jane konsideruar nje rrethane e re e tille qe kishte rendesi per ceshtjen dhe qe po te dihej ne kohen e dhenjes se vendimit qe kerkohet te rishikohet, do te kishte cuar gjykaten ne nje konkluzion te ndryshem. Drejt ka vepruar gjithashtu gjykata e apelit kur, mbasi ka konkluduar se vendimi i pare duhet prishur, ja ka nenshtruar gjykimit deklarimet e Shemsie Kadries, duke i harmonizuar me provat e tjera te marra ne gjykimin e pare. Sic ka rezultuar, paditesi eshte detyruar vetem mbi bazen e disa shenimeve te gjetura ne kompjuterin e Shoqerise "Gjallica", ku emri Adnand Xhelili figuron se bashku me disa persona te tjere. Gjykatat kane pranuar se shenimi "Prokuror i Rrethit Tirane" ne krah te emrit te paditesit nuk ka qene shenuar ne disketen e kompjuterit, por eshte shtuar me vone. Per kete jane administruar edhe disa shkresa te leshuara nga Drejtoria e Kontrollit dhe Hetimit ne Prokurorine e Pergjithshme.

Vec sa siper, gjykata pranon se ne kompjuter eshte vene shenimi: "Shemsie Kadria si ortake e vetme e Firmes "Gjallica" te beje pagesen e grupit te revizionimit si me poshte". Perdorimi i shprehjes "te beje", mungesa e nje dokumenti ku te rezultoje terheqja e vertetuar kjo me nenshkrimin e paditesit, te harmonizuara me thenjet e fundit te Shemsie Kadrise se paditesin nuk e njeh dhe ai nuk ka asnje lidhje me firmen e saj, cojne ne konkluzionin se paditesi nuk e ka terhequr shumen objekt gjykimi.

Pretendimi i ngritur ne rekurs, se gjykata nuk duhet te permende ne arsyetimin e vendimit prova qe i ka diskutuar njehere eshte i pabazuar. Nese rrethana e re eshte e tille qe cenon vendimin e dhene me pare, eshte e qarte se ajo duhet vleresuar ne kontekst me cdo prove tjeter te administruar, ose jo ne gjykimet e mepareshme.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te K.Pr.Civile,


V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimit nr.37, date 29.04.2003 te Gjykates se Apelit Tirane.


Tirane, me 28.10.2004


1   ...   24   25   26   27   28   29   30   31   ...   36


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©atelim.com 2016
rəhbərliyinə müraciət