Ana səhifə

Nr I vendimit Data palët faqe


Yüklə 0.86 Mb.
səhifə29/36
tarix18.07.2016
ölçüsü0.86 Mb.
1   ...   25   26   27   28   29   30   31   32   ...   36

Nr.3228/1128 i Rregj. Themeltar

Nr.1880 i vendimit




VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i GJykates se Larte i perbere nga;


Thimjo Kondi Kryesues

Shpresa Beçaj Anetare

Nikoleta Kita Anetare

Agron Lamaj Anetar

Evjeni Sinoimeri Anetare
ne seance gjyqesore te dates 28.10.2004, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.3228/1128 akti, qe i perket:
PADITËSE: EDIPE SHKEMBI

TË PADITUR: DREJTORIA E PERGJITHSHME E RADIO TELEVIZIONIT SHQIPTAR


OBJEKTI:

Detyrimi i pales se paditur

per te me kthyer ne detyren e mepareshme

dhe pagimin e pages nga dita e largimit

deri ne daten e kthimit,

si dhe detyrimin per te me paguar

me shperblimin si kryetar i Bordit Administrativ.

Baza Ligjore: Ligji 7961, date 12.07.1995

"Per Kodin e Punes"

Ligji 8635, date 06.07.2000,

neni 31 e vijues i K.Pr.Civile.


Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendim nr.5287, date 30.12.2002 ka vendosur:

Pushimin e gjykimit te ceshtjes.


Gjykata e Apelit Tirane, me vendim nr.875, date 01.07.2003 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.5287, date 30.12.2002 te Gjykates se shkalles se Pare Tirane.
Kunder vendimit ka ushtruar rekurs paditesja Edipe Shkembi, e cila kerkon prishjen e vendimeve gjyqesore duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykatat kane zbatuar keq ligjin.

- Gjykata e shkalles se pare ka pezulluar gjykimin civil ne date 07.03.2002 pasi po kjo gjykate ishte duke gjykuar nje ceshtje penale ne ngarkimin tim, me akuze shperdorim detyre. Me vendimin date 30.12.2002 ceshtja u pushua.

- Ceshtja penale vazhdon ende ne gjykim, domethene nuk ka rene shkaku i pezullimit dhe ceshtja nuk duhej te pushohej.

- Gjykata perpara pushimit te ceshtjes duhej te hetonte ne lidhje me vazhdueshmerine e ceshtjes penale.

- Arsyetimi i gjykates se apelit se “drejt eshte pushuar gjykimi, pasi asnjera nga palet nuk ka kerkuar brenda 6 muajve rifillimin e gjykimit” nuk eshte i drejte, zbatimi i nenit 299/a te K.Pr.C. nuk gjen vend ne nje rast te tille, vetem neqoftese pezullimi do te kryehej ne baze te nenit 297/b te ketij kodi.

- Gjykimi ne apel eshte zhvilluar ne mungesen time dhe pavaresisht se une kam paraqitur raport mjekesor, gjykimi u zhvillua.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e anetares Evjeni Sinojmeri, ne munge te paleve dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,


V Ë R E N

Rekursi i paraqitur nga paditesja Edipe Shkembi permban shkaqe nga ato te parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile. Vendimi i Gjykates se Rrethit Tirane nr.5287, date 30.12.2002 me te cilin eshte pushuar gjykimi i ceshtjes si dhe vendimi i Gjykates se Apelit Tirane nr.875, date 01.07.2003, me te cilin eshte lene ne fuqi vendimi i mesiperm, jane rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit. Per rrjedhoje ata duhet te prishen dhe ceshtja te dergohet per vazhdimin e gjykimit prane Gjykates se Rrethit Tirane.

Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se paditesja me padine ne gjykim ka kundershtuar urdhrin e largimit nga puna dhe ka kerkuar te kthehet ne punen e mepareshme, si dhe shperblimin financiar te rrjedhur nga ky largim. Gjate gjykimit ne gjykaten e rrethit ka rezultuar se ndaj paditeses ka filluar nje proces penal qe lidhej me shkeljet e pretenduara nga pala e paditur dhe qe ne fund te fundit kane pas sjelle largimin nga puna. Per sa me siper eshte kerkuar prej te dy paleve pezullimi i ceshtjes civile deri sa te perfundonte ceshtja penale qe kishte lidhje me te.

Gjykata e rrethit ne daten 07.03.2002, mbasi ka verifikuar pretendimin mbi ekzistencen e nje ceshtje penale ne ngarkim te paditeses, ka marre, bazuar ne nenin 297, germat a dhe b te K.Pr.Civil, vendimin per pezullimin e gjykimit.

Ne daten 30.12.2002, nga po ajo gjykate eshte çelur seance pa pjesemarrjen e paleve dhe meqenese eshte konstatuar se palet nuk kane kerkuar brenda 6 muajve rifillimin e gjykimit te pezulluar dhe nuk eshte vene ne dijeni gjykata nese shkaku i pezullimit ka rene ose jo, bazuar ne nenin 299 te K.Pr.Civile, eshte pushuar gjykimi.

Mbi ankimin e paditeses, gjykata e apelit pasi e ka shqyrtuar ceshtjen, ka lene ne fuqi me te njejtin arsyetim vendimin e gjykates se rrethit.

Te dy vendimet e gjykatave jane rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit procedural civil.

Nga gjykatat eshte pranuar fakti se ne ngarkim te paditeses ka qene nje ceshtje penale qe kishte lidhje me ceshtjen ne gjykim. Ky ka qene dhe shkaku qe te dy palet e kane pretenduar dhe gjykata ka vendosur pezullimin e gjykimit. Pavaresisht se ne kete vendim gjykata eshte bazuar jo vetem ne germen "a" te nenit 297 (ceshtja nuk mund te zgjidhet para se te zgjidhet nje ceshtje tjeter penale, civile ose administrative), por edhe ne germen "b" (kerkohet nga te dy palet), ne fakt nuk ka dyshim se shkaku i vertete ka qene ekzistenca e ceshtjes penale.

Neni 298 i K.Pr.Civile i ben nje trajtim te ndryshem zgjatjes se kohes se pezullimit te gjykimit, e cila eshte e ndervarur nga shkaku per te cilin eshte vendosur pezullimi. Paragrafi i dyte i dispozites se mesiperme parashikon: "Ne rastet e parashikuara ne shkronjat "a", "b" dhe "d" te nenit te mesiperm (297) gjykimi i ceshtjes rifillon pasi te jene zhdukur pengesat qe shkaktuan pezullimin e tij…..".

Pra per ceshtjen ne konflikt, dispozita e mesiperme e lidh rifillimin e gjykimit me fatin e ceshtjes penale. Gjykata, e mbledhur pasi ka kaluar gjashte muaj, nuk ka hetuar nese ka perfunduar ose jo ceshtja penale qe kishte shkaktuar pezullimin, por i eshte referuar germes "a" te nenit 299 (asnjera prej paleve nuk kerkon brenda 6 muajve rifillimin e gjykimit te pezulluar me kerkesen e tyre, kur gjykata nuk ka caktuar ne vendimin e pezullimit nje seance te ardhshme), meqenese njera nga pikat ne te cilat eshte mbeshtetur gjykata ka qene kerkesa e te dy paleve per pezullimin.

Ky referim eshte i gabuar per faktin se kerkesa e paleve per pezullim nuk ka qene qellim ne vetvete, por e ndervarur nga zgjidhja e ceshtjes penale, ndaj dhe venia ne levizje e gjykimit nuk mund te lidhej me afatin 6 mujor (sic pranohet nga gjykata), por me perfundimin e ceshtjes penale.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te K.Pr.Civile,
V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.5287, date 30.12.2002 te Gjykates se rrethit Tirane dhe te vendimit nr.875, date 01.07.2003 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Rrethit Tirane, por me tjeter trup gjykues.


Tirane, me 28.10.2004
1   ...   25   26   27   28   29   30   31   32   ...   36


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©atelim.com 2016
rəhbərliyinə müraciət