Ana səhifə

Nr I vendimit Data palët faqe


Yüklə 0.86 Mb.
səhifə36/36
tarix18.07.2016
ölçüsü0.86 Mb.
1   ...   28   29   30   31   32   33   34   35   36

Nr.368 i Regj.Themeltar

Nr.527 i Vendimit




VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues

Shpresa Beçaj Anetare

Spiro Spiro Anetar

Vladimir Bineri Anetar

Agron Lamaj Anetar

në seancën gjyqësore të dates 27.10.2004, mori në shqyrtim çështjen penale nr.368 Akti, që i përket:


TË PANDEHURIT: ROLAND GJYRIQI
A K U Z U A R:

Për veprat penale të vrasjes

për shkak të cilësive të veçanta të viktimës

të mbetur në tentative, e kryer 5 here,

të vrasjes me dashje te mbetur ne tentative

dhe të armëmbajtjes pa leje.

Baza Ligjore: Nenet 79/c, 22, 5 here,

76, 22 e 278/2 të K.P.


Gjykata e shkallës së parë Tropojë, me vendimin nr.57, datë 11.07.2003 ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Roland Gjyriqi për veprën penale të kundershtimit te punonjesit të policisë, parashikuar nga neni 236/2 i K.P. dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Roland Gjyriqi për veprën penale të plagosjes së rëndë nga pakujdesia, parashikuar nga neni 91 i K.P. dhe dënimin e tij me 1 vit burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Roland Gjyriqi për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, parashikuar nga neni 278/2 i K.P. dhe dënimin e tij me 1 vit burgim.

Në bazë të nenit 55 të K.P., dënimin e tij përfundimisht me 5 vjet burgim.


Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr.260, datë 15.12.2003 ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.57, date 11.07.2003 te Gjykates se shkalles se pare Tropoje, si me poshte:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Roland Gjyriqi për veprën penale të vrasjes per shkak te cilësive te veçanta te viktimes, te mbetur ne tentative, ndaj policit Petrit Buca, parashikuar nga nenet 79/c e 22 të K.P. dhe dënimin e tij me 5 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Roland Gjyriqi për veprën penale të vrasjes per shkak te cilësive te veçanta te viktimes te mbetur ne tentative ndaj policit Kreshnik Gjongeci, parashikuar nga nenet 79/c e 22 të K.P. dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Roland Gjyriqi për veprën penale të vrasjes per shkak te cilësive te veçanta te viktimes, te mbetur ne tentative, ndaj policit Agim Boshnjaku, parashikuar nga nenet 79/c e 22 të K.P. dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Roland Gjyriqi për veprën penale të vrasjes per shkak te cilësive te veçanta te viktimes, te mbetur ne tentative, ndaj policit Haxhi Milushi, parashikuar nga nenet 79/c e 22 të K.P. dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Roland Gjyriqi për veprën penale të vrasjes per shkak te cilësive te veçanta te viktimes, te mbetur ne tentative, ndaj policit Skender Alia, parashikuar nga nenet 79/c e 22 të K.P. dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim.

Lënien në fuqi te vendimit përsa i përket cilësimit ligjor, deklarimit fajtor e mases se denimit ndaj te pandehurit lidhur me akuzen e plagosjes se rende me dashje ndaj shtetases Ruke Doçi, sipas nenit 88 te K.P., si dhe akuzen e armembajtjes pa leje, parashikuar nga neni 278/2 i K.P.

Në aplikim te neneve 22, 23 e 55 të K.P., i jepet një denim i vetëm prej 5 vjet burgim.

Kundër këtij vendimi ka bërë rekurs prokurori i Prokurorise se Apelit, i cili parashtron këto shkaqe për prishjen e tij, persa i perket mases se denimit:

- Vepra penale e vrasjes se cilesuar, sipas nenit 79/c te K.P. ka nje denim maksimal prej 20 vjetesh burgim ose burgim te perjetshem. Në rastin kokret, edhe pse ajo ka mbetur ne tentative eshte kryer ndaj 5 personave, fakt i pranuar nga gjykata e apelit.

- I pandehuri nuk e ka pranuar akuzen, fakt qe tregon se ai nuk eshte penduar dhe masa e denimit te dhene ndaj tij nuk i sherben as edukimit te te pandehurit dhe as luftes kunder kriminalitetit ne shkalle vendi.

- Megjithese gjykata e apelit ka ndryshuar cilesimin ligjor, ajo ka gabuar ne dhenien e masave te denimit, pasi 5 vjet burgim për vepra te tilla te kryera me arme zjarri, pa asnjë rrethane lehtesuese, nuk gjejne mbeshtetje ligjore.
KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Kristaq Ngjela, pasi degjoi prokurorin z.Saliko Hajno, qe kerkoi ndryshimin e vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder per masen e denimit e denimin e te pandehurit me 10 vjet burgim dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,


V Ë R E N

Vendimi i Gjykates se Apelit Shkoder lidhur me ndryshimin e cilesimit ligjor te veprave te kryera nga i pandehuri Roland Gjyriqi nga kundershtim me dhune i punonjesve te policise se rendit vendosur me vendim te Gjykates se Rrethit Tropoje ne vrasje per shkak te cilesive te vecanta, mbetur ne tentative, parashikuar nga neni 79/c e 22 i K.P. pese here e nga plagosje e rende nga pakujdesia, parashikuar nga neni 91 i K.P. ne vepren penale te plagosjes se rende me dashje, parashikuar nga neni 88 i K.P. eshte i drejte, i bazuar ne ligj dhe duhet te lihet ne fuqi. Por ky vendim duhet te ndryshohet ne pjesen qe ben fjale per masen e denimit, pasi ne caktimin e saj, gjykata e apelit nuk ka respektuar kriteret ligjore.

Eshte provuar dhe pranuar nga gjykatat se, me daten 19.09.2000, i pandehuri Roland Gjyriqi, nuk i eshte bindur kerkeses se patrulles se pese punonjesve te policise per te ndaluar me mjetin qe po drejtonte ne qender te qytetit te B.Currit me shpejtesi te madhe e, me pas, eshte kthyer ka nxjerre nje granate qe, pasi i hoqi siguresen, e hodhi ne drejtim te pese punonjesve te policise qe u shtrine ne toke. Nga shperthimi i granates u plagos lehte vetem polici Petrit Buca ne te dyja kembet, si dhe u plagos rende e demtuara Ruke Doçi qe ndodhej rreth 20 m larg vendit ku i pandehuri Roland hodhi granaten.

Mbas kesaj, i pandehuri eshte larguar me shpejtesi dhe nga kontrolli qe ju be automjetit, sipas proçes verbalit te dates 19.09.2000, perveç disa goditjeve qe kishte pesuar nga shperthimi i granates, u gjeten edhe nje pushke me kreher, dy krehera fishekesh e nje granate mesymese, qe sipas akteve tekniko-balistik nr.3491, date 29.12.2000 dhe nr.6, date 10.10.2000 ishin ne gjendje te mire teknike, te pershtatshme per qitje (pushka) e per te realizuar plasjen (granata).


Ne rrethanat e siperme, gjykata e apelit drejt ka cilesuar vepren penale te kryer nga i pandehuri Roland Gjyriqi si vrasje ne rrethana te tjera cilesuese, parashikuar nga neni 79/c e K.P. pese here dhe jo siç e kishte cilesuar gjykata e rrethit - kundershtim me dhune i punonjesit te policise se rendit publik, parashikuar nga neni 236/2 i K.P. Nga gjithe provat e administruara, ka dale se duke hedhur granaten ne drejtim te pese pononjesve te policise se rendit, i pandehuri, nuk ka patur per qellim qe te pengonte ata ne kryerjen e detyres gje qe perben anen objektive te vepres se mesiperme. Ai u kthye vete me automjetin qe drejtonte dhe, pasi e ka ndaluar ate, ka dale nga automjeti, ka aktivizuar granaten dhe menjehere e ka hedhur ne drejtim te policeve, gje qe siç me te drejte ka pranuar gjykata e apelit, ploteson gjithe elementet e vepres penale te parashikuar nga neni 79/c e 22 i K.P.

Me te drejte gjykata e apelit ka arritur ne perfundim edhe se plagosja e rende e te demtuares Ruke Doçi duhet te kualifikohet ne baze te nenit 88/1 te K.P. si plagosje e rende me dashje e jo nga pakujdesia, siç ka pranuar ne vendimin e saj gjykata e rrethit. Nisur nga vendi ku u hodh granata (vend publik), i pandehuri duhej dhe ishte i detyruar qe te parashikonte pasojat qe mund te vinin, pra edhe plagosje apo demtime me te renda te personave te tjere e duke lejuar me ndergjegje ardhjen e pasojave, ka konsumuar dhe vepren penale te plagosjes se rende me dashje te se demtuares Ruke Doçi, e cila sipas aktit te ekspertimit mjeko ligjor nr.747, date 23.10.2000, nga demtimi i bere nga cifla e granates ne shtyllen kurrizore, ka pesuar paralizim te gjymtyreve te poshtme.

Per sa i perket akuzes per mbajtje pa leje te armeve luftarake, ajo eshte e provuar e nuk ka pretendime nga palet.

Edhe se Gjykata e Apelit Shkoder, duke ndryshuar vendimin e Gjykates se Rrethit gjyqesor Tropoje, ka zbatur drejt ligjin material, ka lene ne fuqi te njejten mase denimi me 5 vjet burgim qe kishte caktuar gjykata e rrethit, gje qe vjen ne kundershtim me kerkesat e ligjit. Ajo nuk ka patur parasysh rrezikshmerine e madhe qe paraqet vepra penale e kryer nga i pandehuri Roland, duke vene ne rezik jeten e pese punonjesve te policise se rendit, mjetin e perdorur prej tij, granaten qe shton rrezikshmerine e ardhjes se pasojave, afersine e ardhjes se tyre, motivin e kryerjes se vepres te cilat lidhen edhe me rrezikshmerine e te pandehurit e qe duhet te ishin marre parasysh ne caktimin e mases se denimit. Ne vendimin e saj, gjykata e apelit arsyeton se jane evidente rrethanat renduese, si: rrezikshmeria e madhe e veprave te kryera, denimi i rende qe parashikon neni 79 i K.P., se ka kryer e dy vepra te tjera penale, por edhe se duhet mbajtur parasysh se ka rrethana lehtesuese se vepra ka mbetur ne tentative, i pandehuri sapo ka mbushur 18 vjeç, nuk ka patur me pare probleme e rrjedh nga nje familje e mire.

Ne çdo rast, gjykata, ne caktimin e llojit dhe te mases se denimit, duhet te trajtoje e çmoje si rrethanat renduese e lehtesuese per te pandehurin, por gjithmone duhet vleresuar drejt e me objektivitet rrezikshmeria shoqerore e vepres qe ne rastin konkret eshte e madhe. Me hedhjen e granates, i pandehuri rrezikoi jeten e pese punonjesve te policise se rendit dhe pasoja e rende nuk erdhi per shkaqe te pavarura nga i pandehuri, i cili realizoi gjithe veprimet me dashje direkte. Neni 79 i K.P. parashikon si mase denimi burgim jo me pak se njezet vjet ose burgim te perjetshem e, ne rastin ne shqyrtim, gjykata e apelit mund te merrte ne konsiderate faktin se vepra mbeti ne tentative e rrethanat e tjera lehtesuese, per te dhene nje denim nen minimumin e parashikuar nga ligji, por denim gjithashtu qe te jete ne perputhje me rrezikshmerine shoqerore te vepres e te autorit me intesitetin e realizimit te veprave penale dhe te rendesise qe ka lufta kunder tyre. Caktimi i mases se denimit nga gjykata perben nje proçes te rendesishem qe, perveç te tjerash, kerkon njohje te plote te realitetit e çmuarje te sakte te rrethanave mbi bazen e te cilave ajo do t’i caktoje denimin, gje qe nuk eshte patur parasysh nga gjykata e apelit e qe ka ndikuar ne dhenien e nje denimi te papershtatshem te mases se denimit me rrezikshmerine shoqerore te vepres se kryer nga i pandehuri Roland Gjyriqi.

Gjykata e apelit arsyeton ne vendimin e saj se, per rastin e Ruke Doçit, nuk jemi para vepres penale te plagosjes se rende nga pakujdesia (siç e ka pranuar gjykata e rrethit), por para plagosjes se rende me dashje, parashikuar nga neni 88 i K.P., pasi i pandehuri me dashje indirekte ka lejuar ardhjen e pasojes tek e demtuara. Por ne dispozitivin e vendimit nuk shprehet qarte per kete ndryshim dhe per masen e denimit pasi vendos "lenien ne fuqi te vendimit persa i perket cilesimit ligjor, deklarimit fajtor e mases se denimit ndaj te pandehurit lidhur me akuzen e plagosjes se rende me dashje ndaj shtetasve Ruke Doçi, sipas nenit 88 te K.P.". Perveç kesaj, nese ajo gjykate do te caktonte nje mase denimi me te ulet se minimumi qe parashikon ligji, duhej te arsyetonte me rrethana konkrete se perse duhej ulur masa e denimit nen minimum.

Ne caktimin e mases se denimit per te pandehurin Roland Gjyriqi, Kolegji ka parasysh rrezikshmerine e madhe shoqerore qe paraqesin veprat penale te kryera prej tij, mjetin e perdorur (granate) e mundesine e afert te ardhjes se pasojave me te renda, qe vepra mbeti ne tentative per shkaqe te pavarura prej tij, raportet shoqerore qe prek, moshen e re dhe personalitetin e tij.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441/b te K.Pr.Penale,

V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimit nr.260, date 15.12.2003 te Gjykates se Apelit Shkoder ne pjesen qe ben fjale per cilesimin ligjor dhe deklarimin fajtor te te pandehurit Roland Gjyriqi per vrasjen ne rrethana te tjera cilesuese, mbetur ne tentative, parashikuar nga neni 79/c e 22 i K.P. pese here, per plagosjen e rende me dashje te se demtuares Ruke Doçi, parashikuar nga neni 88/1 i K.P. dhe per mbajtjen pa leje te armeve luftarake.

Ndryshimin e vendimit persa i perket masave te denimit, duke denuar:

Per vepren penale te vrasjes me dashje mbetur ne tentative te policit Petrit Buca ne baze te nenit 79/c e 22 te K.P. me 12 (dymbedhjete) vjet burgim.

Per vepren penale te vrasjes me dashje mbetur ne tentative te policit Kreshnik Gjongeci, ne baze te nenit 79/c e 22 te K.P. me 10 (dhjete) vjet burgim.

Per vepren penale te vrasjes me dashje mbetur ne tentative te policit Agim Boshnjaku, ne baze te nenit 79/c e 22 te K.P. me 10 (dhjete) vjet burgim.

Per vepren penale te vrasjes me dashje mbetur ne tentative te policit Haxhi Milushi, ne baze te nenit 79/c e 22 te K.P. me 10 (dhjete) vjet burgim.

Per vepren penale te vrasjes me dashje mbetur ne tentative te policit Skender Alia, ne baze te nenit 79/c e 22 te K.P. me 10 (dhjete) vjet burgim.

Per vepren penale te plagosjes se rende me dashje te se demtuares Ruke Doçi, ne baze te nenit 88/1 te K.P. me 4 (kater) vjet burgim.

Per vepren penale te mbajtjes pa leje te armeve luftarake, ne baze te nenit 278/2 i K.P. me 2 (dy) vjet burgim.



Perfundimisht ne baze te nenit 55 te K.P. i pandehuri Roland Gjyriqi denohet me 15 (pesembedhjete) vjet burgim.
Tirane, me 27.10.2004



1   ...   28   29   30   31   32   33   34   35   36


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©atelim.com 2016
rəhbərliyinə müraciət