Ana səhifə

E diela e XVI gjatë vitit / c 21 Korrik 2013 Zemra e Maries dhe duart e Martes


Yüklə 69 Kb.
tarix18.07.2016
ölçüsü69 Kb.



E diela e XVI Gjatë vitit / C

21 Korrik 2013
Zemra e Maries dhe duart e Martes

www.dehon.al

Mikpritja nuk është një gjest thjesht formal, por një gjest për "t’u bërë hapësi-re dashurie" për të tjerët. Hyji në Jezu-sin fiton mikpritje. “Jezusi hyri në një fshat dhe një grua, e quajtur Marta, e priti në shtëpi”. Jezusi ishte lidhur me një miqësi të fortë me familjen e Betanisë. Këtu ai ndihet si në shtëpinë e vet. Marta, për "të mikpritur" Mikun, ishte “e zënë krejtësisht me punët e shërbimit të pritjes” e i ankohet Jezusit sepse motra nuk bashkëpunonte. Marta donte t’i ofronte Jezusit një mikëpritje të mirë, por nuk kuptonte çfarë Ai dëshironte më shumë. Maria, "e ulur te këmbët e Jezusit, dëgjon-te Fjalën e tij". Jezusi pranon se edhe gratë janë thirrur të bëhen dishepujt e tij, e qorton Martën: “ti po shqetësohesh për shumë gjëra, e pra e nevojshme është ve-tëm një. Vërtet, Maria zgjodhi pjesën më të mirë.” Maria realizon figurën e dishepu-llit, që vë në vend të parë Jezusin, duke e pranuar në jetë. Fjala e tij ka përparësinë mbi të gjitha shqetësimet njerëzore e mbi shërbimin e Martës, që Jezusi nuk e refu-zon. Kisha pa dëgjesën me vëmendje e të vazhdueshme të Fjalës, humbet "pjesën më të mirë", që është përkatësia në Zotin dhe bashkimi me të. "Diakonia" e Kishës, do-methënë promovimi i njeriut dhe shërbimi i tij i bamirësisë ndaj të fundit, humbet vle-rën e bëhet i pafrytshëm e pa kuptim. Ja identiteti i të krishterit: të jetë Marta me zemrën e Maries ose Maria me duart e Martës.

Ritet fillestare


Në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt. Amen.
Po i rrëfehem Hyjit të gjithëpushte-tshëm dhe juve o vëllezër, se kam mëkatuar shumë, me mendime, me fjalë, me vepra dhe me lëshime: për fajin tim, për fajim tim, për më të madhin fajin tim. Prandaj po i porositem së lumes Mari gjithmonë Virgjër, të gjithë engjëjve, shenjtërve dhe juve, o vëllezër, që t’i luteni për mua Zotit, Hyjit tonë.
Lavdi

Lavdi i qoftë Hyjit në lartësitë qiellore e paqe njerëzve vullnetmirë mbi tokë. Ne po të lëvdojmë, po të bekojmë, po të adhuro-jmë, po të madhërojmë, po të falënderojmë për lavdinë tënde të pakufi. Zot Hyj, Mbret qiellor, Hyj, Atë i gjithëpushtetshëm. Zot Bir i njëlindur, Jezu Krisht, Zot Hyj, Qengji i Hyjit, Biri i Atit, ti që shlyen mëkatet e botës, ki mëshirë për ne, ti që shlyen mëkatet e botës, pranoje lutjen tonë. Ti që rri në të djathtën e Atit, ki mëshirë për ne. Sepse ti vetëm je Shenjti, ti vetëm Zoti, ti vetëm gjithë i Larti, o Jezu Krisht, së bashku me Shpirtin Shenjt: në lumturinë e Hyjit Atë. Amen.



Të lutemi
Ji i butë, o Zot, me shërbëtorët e tu, dhe shto në ta dhuratat e hirit tënd, që të zellshëm për kah shpresa, feja dhe dashuria, t’i zbatojmë vazhdimisht dhe pikërisht urdhërimet e tua.

Nëpër Zotin tonë...



Liturgjia e Fjalës
Leximi i parë Zan 18, 1-10
Kjo pjesë paraqet temën e mikpritjes. Tregon bujarinë, mikpritjen që Abrahami u bën tre miqve misteriozë. Një mirësi e tillë i lejon atij të kuptojë misterin që ata mbartin. Njëri i zbulohet si Hyji dhe dy të tjerët si engjëjt e tij. Ky tregim është një mësim mbi kuptimin e thellë të mikpritjes. Jezusi do të na thotë se kush mikëpret më të voglin e vëllezërve të mi mikëpret vetë Hyjin.
Lexim prej Librit të Zanafillës
Në ato ditë, Zoti iu duk Abrahamit te Qarret e Mambres, ndërsa po rrinte në derë të tendës. Ishte pika e zhegut. Si i çoi sytë përpjetë i pa tre burra në këmbë pranë tij. Si i shikoi, vrapoi t’u dalë para prej derës së tendës dhe u përkul në nderim e tha: “Imzot, nëse kam ndonjë farë rëndësie para syve të tu, mos kalo pa hyrë te shërbëtori yt. Do t’u sillet pak ujë dhe lani këmbët tuaja e pushoni nën hije të trungut. Po ju sjell një kafshore bukë që ta merrni veten para se të vazhdoni udhën. Ju po i bini kah dera shërbëtorit tuaj!” Ata i thanë: “Bëj,

pra, si the!” Abrahami shpejtoi në tendë te Sara e i tha: “Shpejto e përziej tri masë të miellit më të mirë dhe na i bëj do kuleç.” Ai vetë vrapoi në vathë dhe prej andej e nxori një viç të ri e të majmë dhe ia dha shërbëtorit. Ai e përgatiti me të shpejtë. Mori edhe mazë, qumësht dhe viçin që e kishte pjekur dhe ua shtroi përpara, ndërsa ai vetë, derisa ata ngrenin, rrinte pranë tyre në këmbë rrëzë trungut. Ata i thanë: “Ku është Sara, gruaja jote?” Ai përgjigji: “Qe, është në tendë!” Ai i tha: “Do të kthehem dhe do të vijë te ti pasi të kalojë koha e shtatzënësisë, dhe Sara, gruaja jote, do të ketë djalë.” Fjala e Zotit.



Falënderojmë Hyjin.
Psalmi 15

Ata që e kanë zemrën e pastër do të banojnë në shtëpinë e Zotit

O Zot, e kush do të guxojë

të hyjë në tendën tënde?

Vetëm ai që jeton me nder,

që vepron me drejtësi,

e prej zemrës flet të vërtetën.


Që s’i shpifet kujt me fjalë,

që të afërmin s’e dëmton,

që shokun nuk e çnderon:

ai që bëkeqin e mban për asgjë,

e i çmon ata që e druajnë Zotin.
Nuk jep të holla me kamatë,

e nuk merr ryshfet kundër të pafajshmit.

Kush vepron kështu kurrë e për këtë jetë nuk do tëluhatet.
Leximi i dytë Kol 1, 24-28
Pali, i vjetër dhe i burgosur, akoma në zemrën e tij shfaq vrullin e apostullit që përshkon botën. Detyra e tij është gjithmonë urgjente: t’u shpallë njerëzve fjalën e Hyjit që ta jetojnë, të udhëheqë njerëzimin në takim me Krishtin, me shpresën për një jetë të lirë dhe të re. Të jesh apostull do të thotë gjithmonë të rilindësh Kishën ashtu siç bën Krishti, pra në dashuri që nuk njeh pengesa.

Lexim prej Letrës së shën Palit apostull drejtuar Kolosianëve

Vëllezër, tani vetë u gëzohem vuajtjeve të mia për të mirën tuaj dhe plotësoj në trupin tim çka u mungon mundimeve të Krishtit për Trupin e tij, Kishën. U bëra mbarështues i Saj në fuqi të misionit që Hyji më caktoi për të mirën tuaj që ta bëj të njohur njëherë e përgjithmonë Fjalën e Hyjit: Misterin e mbajtur fshehur gjatë shekujsh dhe breznish, të cilin tani ua zbuloi shenjtërve të vet. Këtyre Hyji deshi t’ua njoftojë lavdinë e begatshme të këtij Misteri në paganë, domethënë: Krishti është ndër ju, shpresa e lavdisë! Ne kumtojmë Atë. Qortojmë çdo njeri dhe mësojmë gjithkënd me çdo njohuri për të bërë që gjithkush t’ia arrijë përsosmërisë në Krishtin. Fjala e Zotit.



Falënderojmë Hyjin.
ALELUJA, aleluja.

Fjala jote, o Zot, është e Vërtetë:

na shenjtëro në të Vërtetën.

Aleluja.
Ungjilli Lk 10, 38-42
Dy motrat, Marta dhe Maria kanë një shqetësim të përbashkët: të mikëpresin mikun dhe të bashkëndajnë detyrat e tyre. Marta kujdeset për kuzhinën, Maria ulet dhe dëgjon Mësuesin. Janë dy detyra që shprehin të njëjtën mikpritje. Por Marta e tepron dhe i kërkon ndihmë së motrës. Në këtë moment mikpritja nuk është më e qetë dhe Jezusi i thotë se e nevojshme është vetëm një gjë. Thelbësore është dëgjesa e Fjalës.

Leximi i Ungjillit shenjt sipas Lukës

Në atë kohë, Jezusi hyri në një fshat dhe në grua, me emër Martë, e priti në shtëpi. Ajo kishte një motër që quhej Mari. Kjo iu ul Zotërisë te këmbët dhe dëgjonte fjalën e tij. Marta, e zënë krejtësisht me punët e shërbimit të pritjes, iu afrua e i tha: “Zotëri, a nuk po të duket rëndë që motra ime më la krejt vetëm të shërbej? Thuaj, pra, të më ndihmojë!” Iu përgjigj Zotëria: “Martë, Martë, ti po brengosesh dhe po shqetësohesh për shumë gjëra, e pra e nevojshme është vetëm një. Vërtet, Maria zgjodhi pjesën më të mirën që nuk do t’i merret.” Fjala e Zotit.



Lavdi të qoftë ty, o Krisht.
Besoj
Besoj në një Hyj të vetëm, Atin e gjithëpushtetshëm, krijuesin e qiellit e të tokës, të gjitha sendeve që shihen e që nuk shihen. Edhe në një Zot të vetëm, Jezu Krishtin, një të vetmin Birin e Hyjit, të lindur prej Atit para të gjithë shekujve. Hyj prej Hyjit, Dritë prej Dritës, Hyji i vërtetë prej Hyjit të vërtetë. Të lindur, jo të krijuar, të njëgjëjtë me Atin: nëpërmjet të cilit u krijuan të gjitha sendet. Ai për ne njerëzit dhe për shpëtimin tonë zbriti prej qiellit. (Përkulet koka) E u mishërua për virtyt të Shpirtit Shenjt në kraharorin e Virgjërës Mari: e u bë njeri. Dhe u kryqëzua për ne nën Poncin Pilat; pësoi dhe u varros, dhe u ngjall të tretën ditë sipas Shkrimeve, e u ngrit në qiell dhe rri në të djathtën e Atit. Dhe përsëri do të vijë me lavdi për të gjykuar të gjallët e të vdekurit, e Mbretëria e tij nuk do të ketë mbarim. Edhe në Shpirtin Shenjt, që është Zot dhe jetëbërës: që rrjedh prej Atit e prej Birit. Dhe së bashku me Atin e me Birin adhurohet e lavdërohet, që foli me anën e profetëve. Edhe në një Kishë të vetme, shenjte, katolike dhe apostolike.

Dëshmoj një pagëzim të vetëm për faljen e mëkateve. Pres ngjalljen e të vdekurve dhe jetën e pasosur. Amen.


Lutja e Besimtarëve
M. Vëllezër, Zoti ka premtuar të jetë i pranishëm në mes nesh çdo herë që bashkohemi në emrin e tij. Të pranojmë fjalën e tij në jetën tonë dhe t’i ofrojmë lutjen tonë.
L. Të lutemi së bashku e të themi:

O Zot, Na jep forcën e dashurisë sate.
L. Për Kishën: që të jetë në botë një shenjë e vërtetë e vëllazërisë nëpërmjet bujarisë dhe mikpritjes. Të lutemi
L. Për qeveritarët e kombeve: që të jenë të gatshëm për të ndihmuar refugjatët, të arratisurit, ata pa shtëpi, duke rritur të mirën shoqërore për të gjithë. Të lutemi
L. Për Kishat e reja: që t’u japin rëndësi besimtarëve laikë në shërbimin e katekizmit dhe në shpalljen e parë të fesë. Të lutemi
L. Për rregulltarët: që me jetën e tyre të mbushur me besim dhe gëzim, të dëshmojnë me forcë Krishtin Zot.

Të lutemi


L. Për ne, pjestarët e kësaj bashkësie: që të dimë të pranojmë Krishtin në personat e vëllezërve të varfër dhe të vuajtur, duke marrë forcë nga Liturgjia. Të lutemi
M. O Hyj Atë, shkëlqeftë drita e fytyrës sate mbi çdo familje dhe bashkësi, që të jetojë me gëzim fjalën tënde dhe të kryejë të mirën që ti i frymëzon. Për Krishtin, Zotin tonë. Amen.
Liturgjia Eukaristike

Zoti e pranoftë flinë prej duarve të tua e ajo daltë për lavd e lumturi të emrit të tij si edhe për dobinë tonë dhe të mbarë Kishës së tij të shenjtë.



Lutja mbi dhurata

O Hyj, ti me një fli të vetme të Krishtit i përsose flitë e ndryshme të Besëlidhjes së Vjetër: pranoje flinë prej shërbëtorëve të tu të përshpirtshëm, dhe shenjtëroje si kushtin e Abelit, kështu që, çkado të kushton çdonjëri në nder të emrit tënd, t’i vlejë secilit për shëlbim. Nëpër Krishtin....



Shenjt, shenjt, shenjt Zoti, Hyji i gjithësisë. Qielli e toka janë plot me lavdinë tënde. Hosana në lartësitë qiellore. Bekuar qoftë Ai që vjen në emër të Zotit. Hosana në lartësitë qiellore.

Misteri i fesë


Kumtojmë vdekjen tënde, o Zot,

shpallim ngjalljen tënde, dhe presim ardhjen tënde me lumturi.
Riti i Kungimit
Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë. Bukën tonë të përditshme na jep sot; na i fal fajet tona,

si i falim ne fajtorët tanë.

E mos na le të biem në tundim,

por na liro nga i Keqi.
Ti, o Zot, je mbret,

ti je i gjithëpushtetshëm,

ti je i lumtur në amshim.
O Qengji i Hyjit, ti që shlyen

mëkatet e botës, ki mëshirë për ne.

O Qengji i Hyjit, ti që shlyen

mëkatet e botës, ki mëshirë për ne.

O Qengji i Hyjit, ti që shlyen

mëkatet e botës, jepna paqe neve.
O Zot, unë nuk jam i denjë

që të marr pjesë në tryezën tënde,

por thuaj vetëm një fjalë e shpirti im

do të shëlbohet.
Lutja pas kungimit

Po të lutemi, o Zot, ji pranë popullit tënd, dhe sikurse e ushqeve me sakramentin e qiellit, bëj të kalojë prej fajësisë së vjetër në jetën e re të hirit. Nëpër Krishtin....


Lutu me Ungjillin
O Zot Jezus, Ti do që ne të provojmë personalisht dashurinë tënde duke dëgjuar fjalën tënde dhe vetëm pas kësaj Ti na kërkon të veprojmë konkretisht për të mirën e të afërmit. Ne që jemi shumë të shqetësuar për të realizuar vepra shoqërore për të mirën e të afërmit, Ti na kujton që nuk duhet të jemi shumë aktivë sa të harrojmë kundrimin e Hyjit, as shumë kundrues sa të harrojmë kundrimin e dashurisë së Hyjit për të mirën e të afërmit. Na ndihmo të zgjedhim në jetën tonë, në çdo situatë, pjesën më të mirë: mikpritjen e dashurisë së Hyjit që është themeli dhe u jep kuptim të gjitha veprimeve tona.


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©atelim.com 2016
rəhbərliyinə müraciət