Ana səhifə

Nr I vendimit Data palët faqe


Yüklə 0.86 Mb.
səhifə30/36
tarix18.07.2016
ölçüsü0.86 Mb.
1   ...   26   27   28   29   30   31   32   33   ...   36

Nr. 3230/1129 i Rregj. Themeltar

Nr. 1881 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS




Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues

Agron Lamaj Anetar

Evjeni Sinoimeri Anetare

Nikoleta Kita Anetare

Shpresa Beçaj Anetare


ne seancen gjyqesore te dates 28.10.2004 mori ne shqyrtim çeshtjen civile, qe i perket pjesemarresve ne proçes:
PADITËS: MUHAMET BAGANAÇI, perfaqesuar ne gjykim nga Av. E. Kuteshi

I PADITUR: KQSV NAÇL, ne mungese


OBJEKTI:

Anullim akti administrativ,

ne baze te nenit 324 te K.Pr.C.

dhe Ligjes nr.7874, date 17.11.1994.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane, me vendimin nr.1033, date 13.03.2003 ka vendosur:

Pranimin e kerkese padise dhe anullimin e aktit administrativ te anes se paditur.


Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.847, date 26.06.2003 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm.


Kunder ketij vendimi ka paraqitur rekurs ana e paditur, e cila me pretendimin se gjykata ka zbatuar gabim ligjin material dhe konkretisht se, paditesi nuk ka prova bindese qe te vertetoje pretendimet e tij, kerkon prishjen e vendimeve dhe rrezimin e kerkese padise.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, degjoi perfaqesuesin e paditesit, qe kerkoi rrezimin e rekursit, d.m.th. lenien e vendimit ne fuqi, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen,


V Ë R E N

Paditesi ka pretenduar se, eshte person i cili permbush kriteret per te gezuar statusin e veteranit te luftes dhe mbi kete llogjike i eshte drejtuar komisionit perkates, i cili me vendimin nr.167, date 01.08.2002, ka refezuar kerkesen e paditesit. Mbi kete baze paditesi i eshte drejtuar gjykates, duke pretenduar se vendimi i mesiperm eshte i kunderligjshem.

Gjykatat kane vendosur pranimin e kerkeses se paditesit. Ato kane arsyetuar se paditesi nepermjet dokumenteve zyrtare te paraqitura ka arritur te provoje pretendimin e tij.

E drejta e rekursit ne Gjykates e Larte eshte parashikuar ne nenin 472, ku percaktohen edhe kriteret e paraqitjes se tij. Ne kuptim te kesaj dispozite, rekursi mundet te paraqitet kur nuk eshte respektuar drejt ligja, d.m.th. eshte zbatuar keq; ka shkelje te normave procedurale; nuk eshte marre nje prove e rendesishme; arsyetimi i vendimit eshte haptazi jollogjik; ose se fundi kur jane shkelur dispozitat mbi juridiksionin, ose kompetencat.

Ana e paditur ka pretenduar ne rekurs se gjykata nuk ka zbatuar drejt ligjin, pasi paditesi nuk ka prove shkresore bindese.

Gjykatat ne arsyetimin e vendimit kane analizuar te gjitha provat e paraqitura nga paditesi dhe kane arritur ne perfundimin se, provat e paraqitura jane ne zbatim te normave ligjore perkatese ne fuqi. Keshtu paditesi ka paraqitur vertetime zyrtare dhe arkivore, te gjitha keto dokumente shkresore te nxjerra dhe te paraqitura ne baze te ligjit. Gjykata ne perputhje me ndergjegjen e saj te brendshme dhe ne zbatim te ligjit, ka arritur ne perfundimin se provat e paraqitura ne permbajtjen e tyre kane qene bindese per faktet qe ato paraqesin.

Ana e paditur ka pretenduar se, aktet zyrtare te paraqitura nuk jane burim arkivor. Gjykata, siç rezulton edhe nga dosja ka pranuar provat shkresore te cilat jane derguar nga Arkivi i rrethit, duke patur edhe referencat perkatese. Nga permbajtja e tyre dhe menyra e leshimit, gjykata eshte bindur se keto prova kane vlere arkivore, duke percaktuar edhe burimin e marre, d.m.th. referencen perkatese.

Pretendim tjeter i anes se paditur eshte dyshimi i faktit te pretenduar duke u nisur nga mosha e vogel e paditesit. Gjykata e Larte, eshte gjykate e cila sheh zbatimin me korrektesi te ligjit, d.m.th. nese nga gjykata me e ulet ne marrjen e nje vendimi jane zbatuar me korrektesi normat ligjore materiale dhe procedurale. Ajo nuk mundet te marre vete prova dhe te krijoje bindjen e saj te brendshme. Bindjen e brendshme e ka krijuar gjykata, e cila ka mbledhur dhe shqyrtuar provat ne baze te ligjit.

Ne rrethanat e mesiperme, Kolegji Civil i Gjykates se Larte, çmon se vendimi i gjykates eshte i drejte dhe duhet te lihet ne fuqi.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne veshtrim edhe te nenit 485 § a te K.Pr.C.,


V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimit nr.847, date 26.06.2003 te Gjykates se Apelit Tirane.


Tirane, me 28.10.2004

Nr. 2522/511 Rregj. Themeltar

Nr. 1882 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS




Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues

Agron Lamaj Anetar

Evjeni Sinoimeri Anetare

Nikoleta Kita Anetare

Shpresa Beçaj Anetare


ne seancen gjyqesore te dates 28.10.2004 mori ne shqyrtim çeshtjen civile, qe i perket pjesemarresve ne proçes:
PADITËS: "INTERCOM” shpk, e perfaqesuar ne gjykim nga Av. N. Kambo

E PADITUR: DEGA E TATIM TAKSAVE TIRANE, e perfaqesuar ne gjykim nga Av. i Shtetit Delo Isufi


OBJEKTI I PADISË:

Anullim Akti Administrativ,

ne baze te neneve 324, 329 te K.Pr.C.,

e vijues te K.C.



Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin nr.2285, date 29.05.2002 ka vendosur:


Pranimin e kerkese padise.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.369, date 20.03.2003 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm.
Kunder ketij vendimi ka paraqitur rekurs ana e paditur, e cila me pretendimin se vendimi i gjykates nuk eshte i bazuar ne ligj dhe konkretisht se:

- Paditesi nuk ka bere pagesen simbas nenit 43 te ligjes.

- Raporti i ekspertes nuk duket besues dhe i vertete.

- Nga ana jone jane vleresuar edhe çmimet e enteve te tjera te ngjashme me paditesin.


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, degjoi perfaqesuesin e anes se paditur, i cili kerkoi pranimin e rekursit, perfaqesuesin e paditeses, i cili kerkoi rrezimin e rekursit, d.m.th. lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen,


V Ë R E N

Se ana e paditur, nepermjet njoftimit te vleresimit tatimor te rrjedhur nga nje akt verifikimi date 27.11.2001, ka urdheruar paditesen qe te paguaje ne favor te anes se paditur per periudhen shkurt - tetor 2001, shumen prej 15.870.186 leke.

Ana e paditur ka pretenduar se paditeses, ne aktivitetin tregtar te saj, duhet t'i behet nje perllogaritje e tatimit ne raport me te ardhurat e shoqerise dhe per pasoje, duhej te paguante nje vlere me te madhe. Ne kete drejtim, jane marre ne analize edhe çmimet e shitjes per te njejtat produkte nga firmat e tjera. Konkretisht, fitimi mujor duhej te ishte 5.290.062 leke, fitimi vjetor duhej te ishte 63.480.744 leke dhe tatimi mbi fitimin vjetor duhet te jete 15.870.186 leke.

Veç kesaj mase, ana e paditur me urdher bllokimin date 12.12.2001, ka urdheruar bllokimin e aktivitetit te paditeses.

Pas perfundimit te rruges administrative, paditesja i eshte drejtuar organit gjyqesor.

Gjykata e shkalles se pare ka vendosur pranimin e kerkese padise dhe anullimin e akteve te mesiperme.

Gjykata e apelit e ka lene ne fuqi vendimin e mesiperm.

Ne vendimin e saj gjykata ka arsyetuar se:

1. Vleresimi tatimor nuk eshte bere mbi aktivitetin e paditeses d.m.th. mbi dokumentacionin financiar te shoqerise, por mbi çmimet mesatare per kater artikuj kryesor, te dhena nga subjektet analoge. paditesja ka filluar aktivitetin e saj tregtar (distributore e AMC) ne vitin 2001, duke ju parashikuar edhe tatimi mbi fitimin ne shumen prej 400.000 leke. Gjate kesaj periudhe, ajo eshte kontrolluar nga ana e paditur dhe aktiviteti financiar eshte konsideruar i drejte dhe korrekt.

2. Paditesja ka dokumentacion te rregullt mbi çmimet e shitjes, dokumentacion i cili nga ana e paditur eshte gjendur i rregullt.

3. Ka shkelje te nenit 36 te Ligjes nr.8560, date 22.12.1999 "Per procedurat tatimore ne R.SH".

Ky vendim eshte lene ne fuqi edhe nga gjykata e apelit.

Perfaqesuesi i anes se paditur pretendoi se, arsyet e parashtruara ne rekurs jane te sakta dhe te drejta, duke pranuar se rruga administrative eshte konsumuar.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, gjykon se arsyetimi i gjykates eshte i drejte dhe i ligjshem.

Ne baze te Ligjes nr.8560, date 22.12.1999 "Per procedurat tatimore ne R.SH.", vleresimi tatimor eshte llogaritja qe i ben administrata tatimore shumes se detyrimit tatimor, si dhe denimeve administrative ... qe detyrohet te paguaje nje tatimpagues (Neni 33)". Ne kete kuptim paditesja, ka shlyer detyrimin e saj tatimor te percaktuar nga administrata tatimore. Ne aktin e verifikimit te mbajtur nga ana e paditur, me date 27.11.2001 thuhet se, per percaktimin e qellimit per te cilin mbahet akti i verifikimit, u krye vleresimi i te ardhurave mbi bazen e kater artikujve kryesore, te vleresuara me çmimet mesatare te shitjes se subjekteve analoge, duke marre per baze krahasimi subjektin me çmimet me te ulta". Ne nenin 36 te Ligjit jane caktuar edhe kriteret dhe menyra e percaktimit te detyrimit tatimor, d.m.th. e drejta e organit tatimor per te rikarakterizuar transaksionin dhe per te reflektuar situaten ekonomike. Si te tilla sherbejne rastet kur tatimpaguesi ... nuk ka deklaruar detyrimet e tij tatimore; gjate kontrollit nuk gjendet dokumentacioni i duhur per percaktimin e detyrimit tatimor, d.m.th. dokumentacioni ka mangesi serioze; kur tatimpaguesi manipulon çmimet e shitjes.

Nga ana e gjykates, mbi bazen e administrimit dhe shqyrtimit te provave te paraqitura, eshte krijuar bindja se ana e paditur nuk ka arritur te provoje pretendimet e saj, pra nuk ka permbushur barren e proves dhe me te drejte gjykata i ka rrezuar pretendimet e anes se paditur. Ne arsyetimin e saj, ajo ka bere nje analize juridike te konkluzioneve te saj, e cila e ben vendimin te konsiderohet si i drejte dhe i ligjshem. Ne kete kuptim jane analizuar edhe pretendimet e te paditurit duke u gjendur te pabazuara.

Ne keto kushte, Kolegji Civil i Gjykates se Larte, çmon se vendimi i gjykates duhet te lihet ne fuqi.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne veshtrim edhe te nenit 485§a te K.Pr.C.,


V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimit nr.369, date 20.03.2003 te Gjykates se Apelit Tirane.


Tirane, me 28.10.2004
1   ...   26   27   28   29   30   31   32   33   ...   36


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©atelim.com 2016
rəhbərliyinə müraciət