Ana səhifə

Zgjidh të ardhmen tënde!!


Yüklə 56 Kb.
tarix18.07.2016
ölçüsü56 Kb.
ZGJIDH TË ARDHMEN TËNDE!!


  1. Jeni në shkollë të mesme. Jeta ju duket shumë e mërzitshme. Ndiheni i lodhur duke dëgjuar t’ju thonë se duhet të tregoni “durim” dhe “të mësoni shumë” sepse kështu do të keni vetëm “të mira”. Në Pogradec keni një mik që thotë se mund të punoni në restorantin e tij nëse doni. Ju vendosni: 1) të shkoni në Pogradec dhe të provoni fatin me “mikun” tuaj, ose 2) të prisni të mbaroni shkollën e mesme dhe të shikoni ç’raste do t’ju dalin.




  1. Jeni në vitin e katërt të shkollës së mesme dhe prisni të diplomoheni. Keni aplikuar për në fakultet, por nuk jeni të sigurt nëse do t’ju pranojnë ose jo. Jeta në Shqiperia ju ka lodhur. Një miku juaj i mirë që jeton në Greci thotë se mund t’ju sigurojë një punë në fabrikën ku punon. Ju vendosni: 1) të prisni deri sa të merrni një përgjigje nga fakulteti, 2) flisni me mikun tuaj dhe fusni dokumentet për të marrë një vizë grecisht, ose 3) pajtoheni me jetën e qytetit tuaj.




  1. Sapo keni mbaruar shkollën e mesme dhe vendosni të mos vazhdoni shkollën e lartë. Jeta në qytetin tuaj është e mirë, por jo e mrekullueshme. Shihni çdo ditë njoftime për punë në Italia, Greqi, Turqi, Poloni, Gjermani, Spanjë dhe në Britaninë e Madhe. Dini që shumë miq tuajt kanë shkuar të kërkojnë punë jashtë shtetit. Nga disa prej tyre keni marrë lajme, por nga disa të tjerë jo. Ju vendosni: 1) të kërkoni një njoftim për punë në Angli. Telefononi në numrin e kontaktit dhe ju thonë se jeni me fat – ata mund t’ju sigurojnë një vizë. Ju flisni shumë mirë anglisht, kështu që ky lajm u lumturon. 2) Ungji juaj ju ofron të punoni për të gjatë verës dhe ta ndihmoni në kompaninë ku ai punon. Nuk paguajnë shumë, por nëse pranoni keni një vend për të jetuar dhe mund të fitoni pak para. 3) Kontaktoni me një agjenci që kërkon punëtorë për një hotel në Egjipt gjatë sezonit veror. Lidheni me ta dhe nisni të plotësoni formularët me të dhënat që kërkojnë.




    1. Shkoni në Pogradec me shpresën që miku juaj t’ju gjejë punë në restorant. Atje mësoni se tre punëtorë të tjerë sapo janë pushuar për përtaci, kështu që bëheni me një punë si kamerier në një nga restorantet më të mira në Pogradec. Por nuk kalon shumë dhe mikut tuaj i bëjnë një ofertë më të mirë pune në Tirane. Bëhet fjalë për një restorant fantastik. Duhet vetëm të gjenden disa punëtorë që mund të investojnë 200 leva për të. Ju vendosni: 1) të shkoni në Tirane bashkë me mikun tuaj dhe të investoni 200 leva atje ose 2) të qëndroni në Pogradec dhe të vazhdoni me të njëjtën pagë të kënaqshme që merrni aty.




    1. Tashmë e keni mbaruar shkollën e mesme. Sipas jush, ju mund të 1) aplikoni për shkollën e lartë dhe prisni tre muaj deri sa të mësoni nëse keni fituar, 2) nuk mendoni fare për të shkuar në shkollë të lartë, por endeni rrugëve të qytetit tuaj duke pirë cigare dhe duke pritur ç’mund të dalë, ose 3) filloni punë në lokalin e qytetit.




    1. Urime! Jeni pranuar në universitet!! Tani mjafton të paguani 1500 leva dhe shkoni në shkollë të lartë. Mos! Ju dhe familja juaj nuk i kanë 1500 leva tani. Bashkë me prindërit vendosni të: 1) kërkoni ndihmë për kredi në bankë ose 2) prisni me durim deri sa të gjithë (edhe ti) të punojnë për t’i mbledhur ato para.




    1. Vendosni të flisni me mikun tuaj dhe përpiqeni të gjeni punë në Greci. Nisni procedurat për vizën, por shikoni që gjithçka është në grecisht. Ju nuk dini grecisht. Bisedoni me mikun tuaj dhe ai ju thotë të mos shqetësoheni. Nuk është se ai di grecisht, por njeh disa njerëz që të çojnë në Greci pa vizë. Ju vendosni të 1) lidheni me njerëzit që njeh shoku juaj dhe përpiqeni të shkoni në Greci pa vizë, ose 2) rrini në shtëpi dhe prisni të mësoni ç’do të bëhet me pranimin në fakultet.




    1. Vendosni ta ndërtoni jetën në qytetin tuaj. Shumë shpejt gjeni edhe punë në një hotel, në një qytet pranë tuajit. Puna u ecën mirë dhe fitoni ca para. Një ditë, një punëtor tjetër ju pyet nëse doni të fitoni shumë më tepër para. Ju thoni 1) po, natyrisht që dua të fitoj më shumë para. Ose 2) Jo, faleminderit, jam i kënaqur me këto që fitoj.




    1. Jeni gati të niseni me autobus për në Angli. Ju kërkojnë 400 leva që t’ju çojnë deri atje. Ju i jepni ato para dhe niseni për në Angli. Por në Belgjikë, një burrë hipën në autobus dhe ju thotë të zbrisni sepse do t’ju çojë ai në Angli. Ju e dini që autobusi nuk mund të udhëtojë në det, kështu vendosni të 1) zbrisni nga autobusi dhe shkoni me atë njeri, ose 2) i thoni të largohet sepse do të provoni fatin në Belgjikë.




    1. Tani punoni me xhaxha tuaj që ju thotë se nuk do të fitoni shumë para deri verën e ardhshme. Ju lodheni nga pritja dhe vendosni të 1) shkoni në Tirane dhe të kërkoni punë tjetër, ose 2) të vazhdoni të punoni në kompaninë e xhaxhait tuaj.




    1. Pasi plotësoni formularin, një grua troket në der[n tuaj dhe I jep familjes tuaj 500 Euro, me premtimin që do të kujdeset ajo për ju në Egjipt. Gruaja është shumë e sjellshme dhe familja juaj gëzohet shumë. Mikesha juaj e re ju jep një biletë për në Kairo. Ju keni të tjera gjëra në mend, por vendosni të 1) shkoni në Kairo me atë grua 2) e pyesni atë për dokumentet e rregullta dhe vizën.

      1. 200 leva janë shumë para, por gjithsesi ju vendosni ta provoni një herë. Shkoni në Tirane dhe ia jepni paratë pronarit të restorantit të ri. Por tashmë kanë kaluar pesë muaj dhe ju s’keni më shumë para se sa kur filluat. Tani ju mund të 1) prisni dhe të shihni c’do të ndodhë në Tirane, ose 2) kërkoni punë në një tjetër restorant në Vlore.




      1. Puna në Pogradec mbyllet. Por ju tani keni vënë disa para mënjanë, rreth 500 leva. Tani ju mund të 1) investoni në restorantin e ri në Pogradec, për të cilin ju ka folur miku juaj, ose 2) ktheheni në qytetin tuaj të jetoni pranë familjes dhe të gjeni një punë atje.

      1. Keni dalë mirë në provimin e hyrjes në fakultet, por ju thonë se duhet të prisni edhe tre muaj. Ju mërziteni nga këto marrëzira dhe vendosni të 1) shkoni të jetoni me një teton tuaj në Vlore, e cila ju thotë se mund t’ju gjejë punë në një kafene të vogël, ose 2) Prisni dhe gjatë kësaj kohe përpiqeni të gjeni edhe një punë.




      1. Keni pritur me durim, por asgjë nuk ka ndodhur. Vëllai I shokut tuaj të ngushtë, Ivani, thotë se mund t’ju gjejë punë në një fabrikë në Italia. Nuk është një punë fort në rregull me ligjet, por është më mirë se sa endesh rrugëve të këtij qyteti të vogël e të mërzitshëm. Ju vendosni 1) ta refuzoni ofertën e Ivanit dhe të qëndroni në qytetin tuaj të mërzitshëm, ose 2) të shkoni me të, të paktën sa për t’u larguar nga Shqiperia.




      1. Kërkoni kredi në bankë dhe ata pranojnë t’ju japin gjysmën e parave. E ku ka më mirë! Por duhet ende të gjeni gjysmën e 1500 leva. Tani vendosni të 1) punoni sa më shumë në fabrikën e qytetit ose 2) merrni pistoletën e ungjit tuaj dhe vidhni një klub nate të njohur.




      1. Keni punuar shumë, e megjithatë keni arritur të mblidhni vetëm 800 leva. Pas dy muajsh fillon shkolla dhe duhet të gjeni sa më shpejt sasinë tjetër të parave. Tani vendosni të 1) pranoni një ofertë pune ku paguajnë shumë mirë, në një klub nate me emrin “ Hyn dhe del kollaj fare”, ose 2) vazhdoni të punoni shumë dhe shpresoni që së shpejti të gjeni pjesën tjetër të parave.




      1. Lidheni me atë njeri dhe ai ju thotë të bëheni gati për t’u nisur të nesërmen për në Greci. Ju thotë të mos shqetësoheni sepse ai i njeh policët në kufi dhe do të kujdeset që gjithçka të shkojë fjollë. Së shpejti do të niseni për në Greci dhe do të fitoni shumë para. Por kur arrini në kufirin me Kosova, pyesni veten: a s’është në lindje te Shqiperi? Çfarë bëni tani? 1) Nuk bëzani dhe shpresoni që gjithçka të shkojë mirë sepse fundja nuk është se po veproni konform ligjit. 2) Flisni me policinë kufitare dhe u thoni se keni bërë një gabim.




      1. Pra, keni vendosur të qëndroni në shtëpi dhe të prisni të merrni lajme nga universiteti. Pas disa javësh ata të universitetit thonë se s’mund t’ju pranojnë pasi janë plotësuar vendet. Megjithatë ju këshillojnë të aplikoni në universitetin e Tirane pasi atje mund t’ju pranojnë. Ju vendosni të 1) lidheni me mikun që ju ka thënë se mund t’ju çojë në Greci, ose 2) aplikoni në universitetin e Tiranes.



      1. Ju doni të fitoni më shumë para dhe pranoni të punoni në klubin e natës të një hoteli tjetër në një qytet pranë jush. Pasi punoni disa net atje dhe fitoni një dorë të mirë parash, vendosni që diçka nuk shkon atje. Klubi për të cilin punoni ofron “kërcime ekzotike”, por shumica e vajzave e kalojnë kohën në dhomat pas barit. Të gjitha ato duken të drobitura dhe ndonjëherë edhe sikur i kanë kafshuar me dhëmbë. Megjithatë ato sjellin para dhe ju vendosni të 1) heshtni dhe të përpiqeni të mos mendoni për to, ose 2) të flisni me një më të rritur i cili merr vesh nga këto punë.




      1. Hoteli po ecën mirë dhe thonë se mund të hapin edhe një tjetër në Durres. Ju ofrojnë ju një punë atje, me një rrogë pak më të lartë. Ju vendosni të 1) qëndroni aty ku jeni ose 2) niseni për në Tirane për të bërë më shumë para.




      1. Mbërrini në Plodviv dhe shumë shpejt gjeni punë në një hotel. Paguajnë mirë. S’kalon shumë dhe hapet një vend pune në barin e hotelit. Menaxheri ju pyet nëse doni të punoni atje në turnin e natës. Ju thoni 1) Patjetër, do të më pëlqente të marr ca para më shumë, ose 2) Jo, faleminderit. Më mjafton të punoj ditën.




      1. Nuk ka shumë punë, por ju gjithsesi po fitoni diçka. Nuk kalon shumë dhe filloni të dilni me një njeri fantastik, me të cilin/cilën filloni të bini në dashuri. Ai/Ajo mendon të shkojë të punojë në Russe dhe ju fton të shkoni me të. Ju vendosni të 1) harroni punën te ungji dhe të shkoni në Russe me dashurinë tuaj të re, ose 2) të vazhdoni të punoni me xhaxha tuaj dhe përpiqeni ta bindni të dashurin/dashurën të qëndrojë aty me ju – po afron vera dhe atëherë mund të fitoni më shumë.



      1. Shumë shpejt mbërrini në Kairo. Gruaja që ju shoqëronte ju dorëzon te dy burra trupmëdhenj dhe ata ju çojnë në një fabrikë të vjetër. Pasi ju përdhunojnë, ju thonë se duhet të punoni në fabrikën e tyre dhe I detyroheni edhe paratë e biletës së avionit. Çfarë bëni tani? 1) Përpiqeni të arratiseni dhe të njoftoni policinë, apo 2) qëndroni aty ku jeni dhe punoni për të larë borxhin.




      1. Vendosni ta pyesni gruan për dokumentet e rregullta. Ajo thotë “Po, patjetër. Sa i mençur qenke! Të gjitha këto do t’i rregullojmë nesër para se të hipësh në avion”. Pasi largohet, ju 1) vendosni të merreni me ato dokumente nesër para nisjes, apo 2) telefononi ministrinë shqiptare të punës dhe u kërkoni një mendim.


        1. Vendosni të prisni në Tirane. Ide fantastike! Vjen vera dhe atje vijnë mijëra turistë. Ju flisni shumë mirë anglisht dhe pronari ju bën menaxher të restorantit. Ju fitoni shumë para dhe keni edhe një vend për të jetuar. Punë e paqme!




        1. Doni të gjeni punë në një restorant tjetër, por është verë dhe askush s’ju merr në punë. Ju mbarojnë paratë dhe duhet të ktheheni në shtëpi e t’ia nisni sërish nga e para. Sa keq!



        1. Vendosni t’i investoni paratë tuaja në një lokal të ri në Pogradec që quhet “Goditje Fatale”. Gjërat po shkojnë për mrekulli. Ju po fitoni para dhe po njiheni me shumë njerëz të famshëm. Më pas mësoni se ai lokal përdorej për të shitur drogë. Ju nuk ishit në dijeni për këtë, e megjithatë përfundoni me gjashtë muaj burg. Ups!



        1. Ktheheni në shtëpi me 500 leva në xhep. Pas pak kohe hapet një restorant i ri dhe pronari kërkon ndihmën tuaj! Përveç 500 levave tuaja, bëni edhe shumë para të tjera. S’kalon shumë dhe keni para për të blerë një makinë të re! Gjërat duket se po shkojnë në rrugën e duhur.... Shumë mirë!




        1. Pra, tani jeni në Vlore dhe jetoni me teton tuaj. Ajo ka një mik që ka një vajzë/djalë të mrekullueshëm, me të cilin/cilën ju shkoni shumë mirë. Të dy ju gjeni punë në Vlore gjatë sezonit të verës dhe një punë në Tirane gjatë dimrit. Puna ju shkon vaj, por për më tepër keni rënë edhe në dashuri.... Kalofshi jetë të lumtur bashkë!!

        2. Teksa prisni gjeni punë në një kafene. Filloni të fitoni mirë dhe pas pak kohe ju telefonojnë nga universiteti për t’u thënë që së shpejti do t’ju pranojnë. Mrekulli – tani do të nisni edhe shkollën, por keni vënë edhe pak para mënjanë. Po të studioni shuam, mund të bëheni një mjek i mirë... Ju urojmë fat!




        1. Vendosni të jetoni në qytetin tuaj të vogël e të mërzitshëm. Një ditë, një agjenci amerikane filmash vjen atje për të xhiruar një film. Kërkojnë nje vajza shqiptare për një rol të vogël. Ju shkoni bëni provën dhe e fitoni atë. Pas një viti jeni në USA dhe fitoni 2 milion dollarë për një film. Bred Pit dhe Xhenifer Lopez janë miqtë tuaj të ngushtë... Ju kujtoni se keni prekur qiellin me dorë, por a jeni i lumtur?




        1. Arrini në fabrikën në Italia. Paguajnë mirë, por keni probleme sepse ju nuk flisni mire italisht. Nuk keni as shokë dhe ju merr malli për familjen tuaj. Por të paktën keni para dhe punoni... Ndoshta diçka e mirë ju del gjatë rrugës....




        1. Pas dy muajsh pune në fabrikë, bëni paratë që ju duheshin për në universitet. Filloni shkollën dhe studioni shumë. Gjërat ju shkojnë vaj dhe zbuloni që një nga vajzat më të bukura të klasës jua ka vënë syrin. Carpe Diem! Jetoni çastin!




        1. Pra, ju ikën mendja dhe vendosni të vidhni një lokal. Kur dilni nga shtëpia, shikoni që ju ka ardhur një letër që thotë se një tetoja juaj që sapo ka vdekur, ju ka lënë 2000 leva, kështu që i gjetët dhe paratë për në universitet. Uau! Çfarë fati! Bëfshi qejf!




        1. Filloni punë në klubin e natës, por pronari ju thotë se nuk ju paguan nëse nuk kërceni lakuriq për një nga klientët e tij. Ju i thoni të zhduket dhe pas pak e shihni veten në spital me një këmbë të thyer. Universiteti tani duhet të presë. Mos!

        2. Vazhdoni të punoni për të siguruar paratë për universitetin. Kur fillon shkolla, i keni bërë paratë. Familja juaj është shumë krenare për ju dhe ju keni vendosur të studioni shumë dhe të arrini rezultate të larta. Ju urojmë fat!




        1. Pra, ju vendosni të heshtni deri sa ndaleni në një lokal të shëmtuar diku në Kosova. Pyesni shoferin ku jeni dhe ai thotë se jeni “në shtëpinë tuaj të re”. Oh, oh! Shoferi ju dorëzon te një grup burrash që ju detyrojnë në punoni në një klub nate dhe të bëni gjëra nga më të ndyrat. Çfarë duhet të bëni tani? Të përpiqni të ikni? Po ku të shkoni? Të njoftoni policinë? Ndiheni i pashpresë...




        1. Mendoni se duhet të njoftoni policinë. Bërtisni për të kërkuar ndihmë dhe shoferi nis t’ju rrahë. Vjen policia dhe e nxjerr atë nga makina. Ju i tregoni historinë tuaj dhe del që shoferi juaj ishte një kriminel që kërkohej nga drejtësia! Policia ju përgëzon që e ndihmuat të kapte një kriminel. Ishit me fat! Pas kësaj vendosni të vazhdoni akademinë e rendit dhe të ndihmoni ata që gjenden në situata si juaja. Ju urojmë fat...




        1. Vendosni ta harroni universitetin dhe të përpiqeni të gjeni punë në Greci. Aplikoni për një vizë pune dhe filloni të mësoni grecisht. Kjo zgjat një vit, por më në fund ju pranojnë të punoni ligjërisht në Greci. Durimi juaj u shpërblehet – gjeni një punë të mirë në Berlin dhe shumë shpejt bini në dashuri me një njeri të mrekullueshëm nga Turqi. Urime, duket se jeta po ju shkon për bukuri...




        1. Aplikoni në universitetin e Tiranes dhe ju thonë se për këtë duhet të paguani 2000 leva. Familja jua gjen këto para dhe niseni për atje. Universiteti është i mirë, por i vështirë. Ju studioni shumë dhe në vitin e tretë atje ju ofrojnë një kurs veror në Amerikë. Kjo ju gëzon pa masë! Jeta juaj duket premtuese...




        1. Ju heshtni por vini re që gjëra të këqija po ndodhin. Ditën tuaj të pushimit, në lokal shkon policia dhe arreston shumë njerëz. Ata ju telefonojnë edhe ju për t’ju marrë në pyetje. Ju tregoni të vërtetën dhe ata nuk ju arrestojnë. Largoheni nga rajoni i policisë i papunë, por të paktën nuk përfunduat në burg....




        1. Miku më i rritur se ju të cilit i kërkoni mendim, ju këshillon të njoftoni policinë. Ju e bëni dhe tregoni gjithçka dini. Pas tre ditësh, policia shkon në klubin e natës dhe arreston shumë njerëz. Nga kjo del që shumë nga vajzat që punonin atje, ishin të huaja që i detyronin me forcë të prostituoeshin. Ju u duket e pabesueshme. Kështu, vendosni të shkoni të studioni në akademinë e rendit, për të ndihmuar në luftën kundër këtij krimi të tmerrshëm... Ju urojmë fat.

        1. Vendosni të qëndroni aty ku jeni. Më pas gjeni dashurinë e jetës tuaj dhe së shpejti martoheni. Puna në hotel është e bukur – tani ju jeni bërë menaxher dhe fitoni mirë. Në dhjetor lind fëmija juaj i parë. E ku ka më mirë se kaq? Shumë mirë!




        1. Vendosni të shkoni në Durres dhe të punoni në hotelin e ri. Durres ju hyn menjëherë në zemër dhe bëni shumë miq atje. Edhe pagesa është e mirë dhe keni gjetur edhe një vend për të jetuar. Jeta po ju shkon mirë, por ju përsëri ju duket se diçka u mungon. Çfarë do të bëni tani? Ne ju urojmë fat, çfarëdo të bëni.



        1. Vendosni të punoni në lokal me dy turne. Ndiheni i lodhur, por fitoni më mirë. Bari nuk ka shumë punë dhe kjo ju jep kohë të bisedoni me punëtorët e tjerë dhe klientët. Një ditë njiheni me një njeri të mrekullueshëm dhe dashuroheni me të. Është një person fantastik! Ndonëse njiheni prej shumë pak kohe, vendosni t’i jepni hua 600 leva që gjyshja e tij/saj të kryejë një operacion të rëndësishëm. Pasi i jepni paratë, nuk e shihni më me sy! Çfarë? Kjo është e tmerrshme! Na vjen keq!




        1. Vendosni ta refuzoni turnin e natës, por së shpejti kuptoni që duhet të kishit pranuar. Mund të kishit bërë shumë më tepër para. Punë madhe! Vazhdoni të punoni turnin e ditës dhe në kohën e lirë punoni me zërin. Nuk kalon shumë dhe ju kërkojnë të shkoni në spektaklin Akademia. Paçi fat!




        1. Ju e doni shumë këtë njeri dhe vendosni të shkon me të në Russe. Pas tre ditësh, jeni atje, por ngriheni në mëngjes me një dhimbje të fortë koke dhe zbuloni që ju kanë marrë gjithë paratë tuaja. Ku është i/e dashuri/a? Por paska lënë një shënim ku thuhet: “ hahaha....”. Ju duket vejta më budallai mbi dhe.




        1. E bindni të dashurin/ën tuaj të qëndrojë me ju ndërsa punoni me ungjin tuaj dhe ai/ajo qëndron. Vjen vera dhe bashkë me të edhe shumë punë e para. Jeni i lumtur dhe vendosni të... martoheni. Martohuni dhe fat të mbarë!




        1. Keni mbetur në një fabrikë në Kairo të Egjiptit. Bashkë me një skllav tjetër vendosni të arratiseni. E bëni këtë, por shokun/shoqen tuaj e kapin. Ju nuk guxoni as ta mendoni ç’do të ndodhë me të. Por tani jeni vetëm rrugëve të Kairos dhe pas u janë vënë disa njerëz shumë të këqij. Bëni mirë të gjeni ndihmë sa më shpejt!




        1. Punoni në fabrikë, ku jeta është ferr. 30 ditë më pas, vjen sërish ai burri dhe ju çon në një fabrikë tjetër larg prej aty. Ju nuk dini ç’të bëni. Bën shumë vapë...




        1. Gruaja vjen t’ju marrë në shtëpinë tuaj dhe ju thotë se gjithë dokumentet tuaja janë gati. Ju përshëndeteni me familjen tuaj. Në aeroport gruaja ju dorëzon te një burrë që ju jep një pasaportë false dhe ju thotë të hipni në avion. Nëse thonë “jo” prindërit tuaj do të kenë probleme serioze. Hipni në avion i tmerruar....




        1. Mendoheni dhe vendosni se është më mirë të telefononi Ministrinë e Punës bullgare dhe ta pyesni për këtë ofertë punë. I tregoni njeriut që ju përgjigjet nga ana tjetër e telefonit për punën që ju ofroi ajo grua dhe faktin që ajo i dha familjes tuaj 500 Euro. Personi ju thotë që kjo histori ju duket shumë e çuditshme dhe ju këshillon të mos shkoni me atë grua. Gjithashtu u thotë se të nesërmen, kur të vijë t’ju marrë ajo, ata do të dërgojnë policinë për ta marrë në pyetje. Uau! Mund t’u kishit hyrë telasheve me kokë. Por ju pyesni veten a do duhet t’ia ktheni ato 500 Euro asaj...


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©atelim.com 2016
rəhbərliyinə müraciət