Ana səhifə

Nr I vendimit Data palët faqe


Yüklə 0.86 Mb.
səhifə31/36
tarix18.07.2016
ölçüsü0.86 Mb.
1   ...   28   29   30   31   32   33   34   35   36

Nr. 3251/1149 i Rregj. Themeltar

Nr. 1883 i Vendimit




VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:


Thimjo Kondi Kryesues

Agron Lamaj Anetar

Evjeni Sinoimeri Anetare

Nikoleta Kita Anetare

Shpresa Beçaj Anetare
ne seancen gjyqesore te dates 28.10.2004 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket pjesemarresve ne proçes:
PADITËS: SINDIKATA E PUNONJESVE CIVILE TE MBROJTJES, RENDIT DHE SHISH, ne mungese

TË PADITUR: HALIM KANANI, ne mungese

XHEVDET LUBANI, ne mungese

PERSON I TRETË: JAHJA ÇASHKU, ne mungese

NDËRHYRËS KRYESOR: B.S.P.
OBJEKTI I PADISË:

Pavlefshmeri e veprimit juridik

te kontrates se qirase,

ne baze te neneve 92 e vijues te K.C.


Gjykata e Rrethit Lushnje me vendimin nr.388 date 13.06.2002 ka vendosur:

Rrezimin e kerkese padise se paditesit dhe rrezimin e kerkese padise se nderhyresit kryesor.


Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.193, date 18.04.2003 ka vendosur:

Prishjen e vendimit te mesiperm dhe rrezimin e kerkese padise se paditesit, si edhe te nderhyresit kryesor.
Kunder vendimit te mesiperm ka paraqitur rekurs nderhyresi kryesor, i cili me pretendimin se vendimi i gjykates eshte i pabazuar ne ligj, kerkon prishjen e tij.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen,


V Ë R E N

Paditesi me pretendimin se eshte Kryetar i Sindikates se P.C.M.R.SH., ka kerkuar gjyqesisht pavlefshmerine e veprimit juridik (kontrate dhenie me qira) te objektit Kampi i Punetoreve Divjake.

Ne kete gjykim ka nderhyre edhe Z. Musake, ne cilesine e Presidentit te Sindikatave.

Gjykata e shkalles se pare Lushnje, ka gjykuar çeshtjen dhe ne perfundim ka vendosur rrezimin e kerkese padise, me arsyetimin se paditesi nuk provon qenien e tij si Kryetar i Sindikates, si dhe per faktin se kontrata eshte lidhur me pare se personi i trete te zgjidhej si president.

Gjykata e apelit ka rrezuar padine per paditesin dhe ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se shkalles se pare per personin e trete, me arsyetimin se paditesi heq dore nga e drejta e padise, si dhe se nderhyresi kryesor (Personi i trete) nuk ka qene zgjedhur President i Sindikatave.

Vendimi i gjykates se apelit eshte i drejte dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.

Gjate gjykimit ne gjykaten e apelit eshte provuar se paditesi ka hequr dore nga gjykimi i padise.

Ne perputhje me kerkesat e nenit 201§ 2 te K.Pr.C., gjykata ishte e detyruar te prishe vendimin e gjykates se shkalles se pare dhe te rrezoje kerkese padine e paditesit.

I drejte eshte edhe konkluzioni tjeter i gjykates se apelit, lidhur me personin e trete. Gjate gjykimit eshte provuar se ai nuk ka qene i zgjedhur si President i Sindikates dhe per pasoje ai nuk mundet te provoje pretendimet e tij. Per sa kohe qe njera pale pjesemarrese ne proces nuk eshte ne gjendje te provoje barren e proves, gjykata eshte e detyruar t’i rrezoje pretendimet.
Ne rrethanat e mesiperme, Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i gjykates se apelit eshte i drejte dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne veshtrim edhe te nenit 485 § a te K.Pr.C.,


V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimit nr.193, date 18.04.2003 te Gjykates se Apelit Vlore.


Tirane, me 28.10.2004

Nr.2946/877 i Rregj. Themeltar

Nr.1884 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS




Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues

Agron Lamaj Anetar

Evjeni Sinoimeri Anetare

Nikoleta Kita Anetare

Shpresa Beçaj Anetare


ne seancen gjyqesore te dates 28.10.2004 mori ne shqyrtim çeshtjen civile, qe i perket pjesemarresve ne proçes:

PADITËS: AVDI DUMISHA, ne mungese

E PADITUR: GJYL HAJDARI, ne mungese
OBJEKTI I PADISË:

Pjestim pasurie,

ne baze te nenit 207 te K.C.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Tropoje, me vendimin nr.174, date 16.12.2002 ka vendosur:

Rrezimin e kerkese padise se paditesit.
Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin nr.135, date 22.04.2003 ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit dhe pjestimin e lokalit ne dy pjese te barabarta.


Kunder ketij vendimi kane paraqitur rekurs e paditura, e cila me pretendimin se gjykata ka dhene nje vendim te gabuar dhe ne kundershtim me ligjen dhe konkretisht se:

- Lokali eshte blere nga e paditura.

- Sendi objekt pjestimi eshte shkaterruar dhe mbi te eshte ndertuar nje objekt tjeter.

- Sendi objekt pjestimi nuk figuron i rregjistruar ne rregjistrin e pasurise.

- Kerkon prishjen e vendimit dhe rrezimin e kerkese padise.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen,
V Ë R E N

Paditesi ka kerkuar gjyqesisht pjestimin e pasurise se perbashket qe perbehet nga nje lokal tregtie, i ndodhur ne qytetin e Tropojes.

Nga gjykatat eshte perfunduar nderkohe faza e pare e pjestimit te pasurise, duke u vendosur pjestimi i nje lokali me sip. 5.05x3.70 m2, ndermjet pjesemarresve ne proces si bashkepronare, duke marre secili nga ½ pjese te pasurise. Vendimi i mesiperm ka marre forme te prere.

Ne keto rrethana paditesi i eshte drejtuar gjykates per te zhvilluar fazen e dyte te pjestimit te pasurise.

Gjykata e rrethit ne perfundim te gjykimit ka vendosur rrezimin e kerkese padise se paditesit me arsyetimin se prona e pretenduar nuk ekziston, pasi nuk eshte e rregjistruar ne rregjistrin e pasurise.

Arsyetimi i mesiperm i gjykates nuk eshte i drejte.

Pjestimi i pasurise procedohet ne dy faza, te cilat jane rregulluar hollesisht ne nenet 370 dhe 371 te K.Pr.C. Ne kete kuptim, ne fazen e pare gjykata percakton te drejten e bashkepronesise se pjesemarresve ne proces, pjeset e tyre takuese, si dhe sendet qe do te pjestohen. Siç del nga dosja gjyqesore faza e pare ka perfunduar, d.m.th. nga ana e gjykates eshte zgjidhur çeshtja e bashkepronesise. Eshte i drejte arsyetimi se per nje send, i cili nuk eshte rregjistruar ne rregjistrin e pasurise, nuk mundet te diskutohet problemi i pronesise, por jemi po ashtu para faktit se vendimi i fazes se pare ka marre forme te prere dhe kjo çeshtje konsiderohet si e zgjidhur.

Pra gjykata duhej t’i hynte shqyrtimit te fazes se dyte te pjestimit, d.m.th. te merrte ne shqyrtim kerkesat qe mund te kene bashkepronaret per llogarine qe duhet te japin midis tyre dhe qe rrjedhin nga marredhenia e bashkepronesise, si dhe vleresimin e sendeve qe do te pjestohen.

Gjykata e apelit ka vendosur perfundimisht pjestimin e lokalit ne dy pjese te barabarta.

Gjykata arsyeton se ne dhenien e ketij vendimi niset se pari, nga vonesa ne gjykimin e çeshtjes dhe se dyti, se nuk ka mundesi te dergohet ekspert.

Vendimi i gjykates eshte i gabuar dhe ne kundershtim me permbajtjen e neneve 371 e vijues te K.Pr.C.

Ajo duhej te shprehej konkretisht mbi ndarjen e pasurise duke zbatuar te gjitha detyrimet ligjore. Arsyet qe permend gjykata nuk jane te tilla qe te perligjin ate ne dhenien e vendimit te padrejte.

Ne rrethanat e mesiperme, vendimi duhet te prishet dhe çeshtja te dergohet edhe nje here per rigjykim ne gjykaten e apelit, ku gjykata duhet te zbatoje kriteret ligjore per pjestimin e pasurise dhe zhvillimin e fazes se dyte te pjestimit.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne veshtrim edhe te nenit 485 § c te K.Pr.C.,


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.135, date 22.04.2003 te Gjykates se Apelit Shkoder dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim asaj gjykate, me tjeter trup gjykues.


Tirane, me 28.10.2004


ÇËSHTJE PENALE


1   ...   28   29   30   31   32   33   34   35   36


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©atelim.com 2016
rəhbərliyinə müraciət