Ana səhifə

Kryesues: tom ndreca anetar: valdete hoxha anetar: zamir poda


Yüklə 71 Kb.
tarix18.07.2016
ölçüsü71 Kb.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

GJYKATA E APELIT

T I R A N E

Nr.1124 Rregj Nr. 1306 Vendimi

VENDIM

NE EMER TE REPUBLIKES

Gjykata e Apelit Tirane e perbere nga gjyqtaret:


KRYESUES: TOM NDRECA

ANETAR: VALDETE HOXHA

ANETAR: ZAMIR PODA
Me sekretare, Klodiana Kryeziu , ne Tirane me daten 12.12.2012, mori ne

shqyrtim çeshtjen penale, qe i perket


KËRKUES: Mikel Xhori, i biri i Qiriakos dhe i

Artemisit, i dtl.03.03.1963, lindur ne Fier dhe

banues ne Tirane me adrese “Bulevardi Zogu

I” Pare Pallati me Nr.63, Ap.18 Tirane,

mbrojtur ne gjykim nga Av.Roland

Samarxhi.
PERSON I I NTERESUAR:1- Agron Jano i biri i Thomait dhe i

Panorea, i dtl.05.02.1954, lindur ne Fier

dhe banues ne Tirane me adrese Rr ”Sami

Frasheri” Pallati me Nr.20, Ap.12 Tirane,

me arsim te larte, me profesion Inxhinier

Arkitekt, i martuar, i mbrojtur ne gjykim

nga Av.Gjergji Hyso.
OBJEKTI: Kundërshtim i vendimit të Prokurorisë së Rrethit

Gjyqësor Tiranë dt.14.10.2011 “Për pushimin e

Procedimit Penal Nr 4063 te Vitit 2010”.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane me vendimin Nr.137 akti, date 26.04.2012 ka vendosur si vijon:
-Rrezimin e kërkesës me Nr.137Akti, dt.09.11.2011 me kerkues Mikel Xhori, si te pabazuar ne ligj dhe prova.

-Shpenzimet gjyqesore ne ngarkim te pales kerkuese.


Kunder vendimit ka bere ankim Mikel Xhori nepermjet avokatit te tij me prokure Roland Samarxhi duke kerkuar ndryshimin e tij per shkaqet:
-Vendimi i gjykates eshte i padrejte dhe i pambeshtetur ne provat e shqyrtuara. Edhe prokuroria nuk ka zbatuar tersisht detyrat e lena nga gjykata e apelit me vendimin e saj te meparshem kur ka rikthyer ceshtjen per vazhdim te hetimeve.

-Kallezuesi e ka kryer vepren penale qe ne i atribuojme sepse ai ka shkelur dispozitat e Statutit Tip te Shoqerise Tregetare, ato te Kodit Civil e me veprimet e tij ka deklaruar rende ortakun tjeter, pra ne, qofte nga ana materiale dhe nga ana morale.

-Kerkojme prishjen e vendimeve dhe kthimin e ceshjtes ne prokurori per te vazhduar hetimet.
GJYKATA E APELIT TIRANE
Pasi degjoi relatorin Tom Ndreca, prokuroren Fllanza Alku qe kerkoj lenien ne fuqi te vendimit, ankuesin Mikel Xhori me avokatin Roland Samarxhi qe kerkuan sipas nakimit te bere, perfaqesuesin me procure te personit te interesuar (kallezuar) Agron Jano, avokatin Gjergji Hyso qe kerkoj lenien ne fuqi te vendimit dhe si vlersoj aktet ne dosje,

VEREN
Vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane Nr.137 Akti, dt.26.04.2012 me te cilin eshte rrezuar kerkesa Nr.137 Akti, dt.09.11.2011 me kerkues Mikel Xhori eshte i drejte dhe duhet lene ne fuqi.
I tille gjendet ky vendim pasi nga gjykimi dhe rigjykimi i ceshtjes eshte provuar se:
Me date 25.02.2009, Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane ka regjistruar kallezimin nr.1013 të shtetasit Mikel Xhori, sipas të cilit kerkohet ndjekja penale ndaj shtetasit Agron Jano, per vepren penale te “Shperdorimit te kompetencave”, parashikuar nga neni 164 i Kodit Penal.

Shtetasi Mikel Xhori ne kallezim ka pretenduar ndërmjet te tjerave se eshte bashke-ortak me shtetasin Agron Jano ne shoqerine tregtare me përgjegjesi të kufizuar, “Expo-Prima” sh.p.k e themeluar me 27.03.1997, me aktivitet kryesisht “ne fushen e studimeve dhe projektimeve urbanistike, te projektimit dhe realizimit te ekspozitave dhe panaireve, projektimit dhe ndertimit te objekteve te banimit., ne fushen imobilare, te informacionit, import-eksport”. Ai ka kallzuar gjithashtu se prej me shume se nje viti ortaku Agron Jano ka marre efektivisht edhe kompetencat e administrimit te shoqerise per shkak se ai disponon dokumentacionin ligjor, vulen dhe tagra te tjera te perfaqesimit dhe e ka perjashtuar bashkeortakun Mikel Xhori nga çdo veprimtari dhe vendimmarrje. Ne kallezim pretendohet se shtetasi Agron Jano ka disponuar ne menyre te pakontrolluar burimet financiare dhe tregtare, mjetet e shoqerise dhe nuk ka dhene llogari per administrimin e tyre para Asamblese se Ortakeve te cilen nuk e ka mbledhur asnjehere zyrtarisht. Kjo i ka dhene mundesi sipas kallezuesit qe ai te abuzoje me dokumentacionin e shoqerise dhe perfaqesimin e saj para autoriteteve shteterore qe kane kompetence kontrollin financiar.

Po sipas kallzimit te shtetasit Mikel Xhori ai ka pretenduar se shtetasi Agron Jano me date 29 shtator 2008, ka themeluar si ortak i vetem shoqerine “Expo P.A.” sh.p.k me emërtim te ngjashëm dhe me objekt krejtesisht te njejte me ate të shoqerise “Expo Prima” sh.p.k. dhe ka kryer transferimin e maredhenieve tregtare per llogari te shoqerise se tij te re.

Nga deklarimi që i është marrë shtetasit Mikel Xhori ne date 25.02.2009, ai ka pohuar se shtetasi Agron Jano me cilesine e administratorit te shoqerise “Expo-Prima” sh.p.k, ka perfituar ne menyre te paligjshme nga pozita e tij, per te perfituar mjete financiare e me pas per te themeluar nje shoqeri te re si ortak te vetem, aktivitetin tregtar te se ciles e ka favorizuar ne dem te se pares.

Pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka kryer veprimet e nevojshme hetimore , lidhur me faktet e pretenduara ne kallezim, më date 12.03.2009, bazuar ne nenin 290 pika 1 germa “ç” dhe 291 te Kodit te Procedures Penale, ka vendosur mosfillimin e procedimit lidhur me kete kallezim.

Ky vendim eshte ankuar nga kërkuesi Mikel Xhori dhe Gjykata e Apelit Tirane me Vendimin Nr.567 date 12.07.2010, ka vendosur ndryshimin e vendimit penal nr.1042 akti date 20.11.2009 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane( e cila kishte rrëzuar ankimin e Mikel Xhorit me objekt kundërshtimin e vendimit te Prokurorisë ) duke anulluar vendimin e mosfillimit te ceshtjes penale nr.1013 date 25.02.2009 te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë në kuadër te hetimit të mëtejshëm të ceshtjes ka kërkuar dhe administruar ne fashikullin hetimor , aktet që i përkasin rregjistrimit si persona juridik te shoqërive tregatre ”EXPO - PRIMA“ sh.p.k dhe “EXPO -PA” shpk, si ekstraktet historik te te dy shoqërive ashtu edhe statutet, aktet e themelimit, vendimet gjyqësore te rregjistrimit si dhe ndryshimet që kanë pësuar të dy shoqëritë tregtare në vite.

Organi i akuzës në hetim te ketij kallzimi ka realizuar gjithashtu ekspertimin vleresues ekonomik e kontabel të aktivitetit te shoqerive “Expo Prima” sh.p.k. dhe “Expo P.A.” sh.p.k.

Nga Eksperti kontabel me aktin e ekspertimit date 29.03.2011 bazuar ne ekstraktin historik te regjistrit tregtar është konkluduar se shoqeria “Expo Prima” sh.p.k eshte me status aktiv dhe nuk eshte ne proces likudjimi, konkluzion i cili ka rezultuar të jetë kundershtuar nga shtetasi Agron Jano me pretendimin se ky subjekt qe nga viti 2009 nuk ka asnje veprim ekonomik, pra nuk eshte aktiv, por eshte pasiv.

Eksperti gjithashtu ka konstatuar se nisur nga bilancet e subjektit “EXPO-PRIMA” shpk, per vitin ushtrimor 2007 ky subjekt nga kryerja e sherbimeve ka realizuar te ardhura ne shumen 8.535.720 leke dhe per vitin 2008 nje shume te ardhurash prej 10.450.031 leke. Ndersa subjekti “EXPO P.A.” per vitin ushtrimor 2009, ka realizuar te ardhura ne shumen 11.534.593 leke.

Nga ekspertimi nuk eshte bere e mundur dalja me nje konkluzion ne lidhje me llojin e veprimtarise se ushtruar, per realizimin e ketyre te ardhurave.

Nisur nga akti i ekspertimit rezulton se aktiviteti i subjektit “EXPO PRIMA” shpk , nuk eshte miratuar nga te dy ortaket. Ne lidhje me bilancin e vitit ushtrimor 2007, subjekti paraqitet me humbje ne shumen 1.833.093 leke, ku kerkohet miratimi i ortakeve.

Eksperti konstaton gjithashtu se , sipas ekstraktit te QKR date 29.03.2011, rezulton se perfaqesues ligjor te subjektit jane shtetasit Mikel Xhori dhe Agron Jano me afat emerimi qe nga data 27.03.1997. Aktiviteti i shoqerise “EXPO PRIMA” nuk eshte i miratuar nga te dy ortaket, perkatesisht perfaqesuesit ligjor Mikel Xhori dhe Agron Jano. Bilancet jane te konfirmuara nga Kontabilistja e Miratuar Tatjana Seraj dhe ortaku Agron Jano. Gjithashtu eksperti shprehet se per mungese dokumentacioni nuk mund te percaktojme transfertat e kryera nga ky subjekt.

Ndodhur ne kete situatë Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka kërkuar , Drejtorise Rajonale te Tatimeve Tiranë te dhena mbi faktin nëse rezulton ose jo i mbyllur aktiviteti i shoqerive te mesiperme, nese po cila ka qene arsyeja e mbylljes dhe me cfare akti, cili ka qene aktiviteti i tyre financiar, ka qene ose jo i miratuar nga ortaket, jane kryer ose jo transferta dhe per llogari te kujt, si dhe cili ka qene aktiviteti financiar per periudhen 2007, 2008 dhe 2009 i shoqerise “EXPO PRIMA” sh.p.k (detyrë kjo e përcaktuar edhe ne vendimin gjyqësor nr.567, date 12.07.2010 te Gjykates se Apelit Tirane, në rastin kur është kundershtuar gjyqësisht vendimi i mosfillimit të kësaj cështje penale).

Me shkrese nr.33506/2, date 07.07.2011 te Drejtorise Rajonale te Tatimeve Tirane ka rezultuar se subjekti “EXPO PRIMA” me NIPT J81524004C, sipas sistemit informatik eshte me status pasiv qe nga data 07.10.2009. Ne lidhje me aktivitetin, nga verifikimi i dosjes rezulton se veprimtaria e saj sipas vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane ka qene e shumellojshme (ne fushen e studimeve dhe projektimeve urbanistike e arkitektonike, te projektimit dhe realizimit te ekspozitave dhe panaireve, projektimit dhe ndertimit te objekteve te banimit, social–kulturore, tregtare, te veprave speciale, inerteve, imobiliare, te informacionit, konsultimeve te ndertimit, te prodhimit industrial dhe sherbimeve te ndryshme.

Gjate viteve 2007 dhe 2008 subjekti eshte marre me organizimin e panaireve te ndryshme.Po kështu në këtë shkresë është konfirmuar se , Shoqeria ka dorezuar bilance per vitet 2007 dhe 2008, ku per vititn 2007 rezulton me humbje, ndersa per vitin 2008 me fitim.

Nisur nga te dhenat e mesiperme dhe dokumentacioni bashkelidhur nga ana e organit te akuzës eshte kerkuar dhe kryer nje ekspertim tjeter shtese kjo ne përmbushje edhe të detyrave të lena nga Gjykata e Apelit Tirane, sipas vendimit nr.567, date 12.07.2010.

Ka rezultuar gjithashtu gjate hetimit se, sipas aktit te ekspertimit te dates 07.10.2011 te ekspertit kontabel Sami Kapxhiu, shoqeria “EXPO PRIMA” rezulton pa aktivitet me status pasiv qe nga data 07.10.2009. Pra subjekti qe nga data 07.10.2009 ka aplikuar prane DRT Tirane, per kalim ne status pasiv, qe do te thote per nderprerjen e aktivitetit.Sipas faturave tatimore te shitjes si dhe librit te shitjes per vitin ushtrimor 2008, subjekti” EXPO PRIMA” shpk ka realizuar te ardhura nga aktiviteti i dhenies se siperfaqeve te treteve per ekspozimin e panaireve “Pranvere Vjeshte 2008”. Shuma totale e te ardhurave, perfshire dhe TVSH-ne ka qene 10.456.871 leke. Ndersa per vitin 2009 subjekti nuk ka prere fature tatimore shitje.

Ne numrin e llogarise baze 3823 ne “Leke” dhe “Euro” te subjektit “EXPO PRIMA” shpk , te celur ne “Raiffeisen Bank” sha , jane kryer transaksione ne banke ne lidhje me klientet per rastet e shitjes dhe dalje nga banka ne rastet e furnizimeve te kryera e realizimin e pagesave te ndryshme ndaj te treteve dhe shtetit. Shumat e derdhura nga klientet jane terhequr nga banka, nga shtetasi Agron Jano.

Ndersa per subjektin “EXPO PA” shpk , me NIPT K82203010E, jane realizuar te ardhura per kontratat panaire “Pranvere 2009 dhe Vjeshte 2009”, gjithsej ne shumen 13.760.512 leke.

Subjekti “EXPO P.A” shpk ka fillluar te deklaroje si biznes me tvsh qe nga muaji mars i vitit 2009, ndersa per kete vit subjekti “Expo Prima” nuk ka deklaruar. Transaksionet bankare subjekti “Expo P.A” i ka kryer ne Banken “Credins”, ne numer llogarie 144598.

Aktiviteti financiar i subjektit “Expo Prima” shpk , per vitet 2007-2008 ka qene kryesisht projektimi dhe realizimi i ekspozitave dhe panaireve. Per vitin ushtrimor 2009 ky subjekt nuk ka zhvilluar e deklaruar aktivitet. Ndërsa subjekti “Expo P.A” per vitin ushtrimor 2009 ka ushtruar aktivitet ne realizimin e ekspozitave dhe panaireve.

Në kuadër të këtij hetimi ,janë marrë deklarimet e Shtetases Tatjana Seraj, Kontabilistja e Miratuar e subjektit ”EXPO PRIMA” shpk , në cilësine e personit që ka dijeni për vepren penale, e cila ka deklaruar ndërmjet te tjerave se . Qe nga viti 2004 deri ne fund te vitit 2008 ka mbajtur kontabilitetin e shoqerise, librat e shitjes dhe blerjes, shpenzimet, tatimet dhe fitimet dhe se ne kete rol eshte pranuar nga te dy ortaket e shoqerise Mikel Xhori dhe Agron Jano. Ajo ka shpjeguar se qe nga fundi i vitit 2008 dy ortaket kishin mosmarreveshje mes njeri-tjetrit dhe me kerkese te Mikel Xhorit u bllokuan llogarite bankare te shoqerise ne ”Raiffeisen Bank. Ka qene nje shume prej 700-800 mije leke dhe se vazhdojne te jene te bllokuara ne kete banke. Sipas saj shtetasi Mikel Xhori kishte pretendime lidhur me faktin se vetem ortaku Agron Jano operonte me banken dhe jo edhe vete ai. Ne lidhje me shoqerine ”EXPO PA” sh.p.k deklaruesja ka sqaruar se kjo shoqëri eshte krijuar ne vitin 2009, sepse mesa kishte dijeni, ortaket nuk po merreshin vesh me njeri-tjetrin. Shoqeria eshte krijuar nga Agron Jano dhe eshte ortak i vetem. Aktiviteti i saj shtrihet ne arkitekture, projektime dhe organizim panairesh. E pyetur nese ka pasur nje dokument ligjor ku mes ortakeve te ”EXPO PRIMA” te jete rene dakort per mbylljen e aktivititetit te saj, ajo ka shpjeguar se nuk kishte dijeni, por qe aktiviteti ka qene ne status pasiv.Shtetasja Tatjana Seraj ka shpjeguar gjithashtu , se eshte rekomanduar nga nje i afërm i gjinisë së ortakut Mikel Xhorit per te punuar ne ne kete shoqeri dhe se ka pasur edhe miratimin e Agron Janos dhe padiskutim te Mikeli Xhorit . Kjo ka qene nje marreveshje verbale mes tyre.

Ndersa ne lidhje me shtetasin Mikel Xhori i cili pretendon se Agron Jano nuk i ka lene akses ne lidhje me dokumentacionin dhe bilancet e shoqerise si dhe marredheniet me bankat apo vulen, ka shpjeguar se per vulen kane pasur akses te dy dhe ne dokumentacion po ashtu, biles me shume Mikeli pasi ai ka njohuri edhe nga ana ekonomike. Ndersa ne lidhje me marredheniet me bankat ka pasur nje marreveshje verbale mes tyre qe ato t’i mbulonte Agroni dhe ky e kishte firmen te depozituar ne banka.

Janë marrë deklarimet e Shtetasit Agron Jano në cilësine e personit që ka dijeni pr vepren penale, i cili në deklarimet e tij pranon faktin se se bashku me shtetasin Mikel Xhori kane themeluar ne vitin 1997 shoqerine “Expo-Prima” sh.p.k. Por ai spjegon se , ndersa kane qene me kuota te barabarta ne ndertim, ne panaire kane qene me kuota ne favor te tij dhe ne vitin 2007 shtetasi Mikel Xhori eshte larguar nga shoqeria me kerkese te tij pasi nuk ka kontribuar dhe ka hapur nje aktivitet te ri. Ai pretendon se ortaku Mikel Xhori ka marre forcerisht 50% te bazes materiale te disponueshme si tubo dhe panele, 30-40% qe i takonin sipas mareveshjes verbale ne fushen e ekspozimit dhe panaireve. Keto materiale i ka marre ne muajin tetor te vitit 2008. Shtetasi Agron Jano deklaron se qe nga viti 2002 fusha e ndertimit nuk ka patur aktivitet dhe kjo ishte fusha kryesore ku ortaku i tij Mikel Xhori mund te jepte kontribut. Per kete shkak ortaku Mikel Xhori qe para vitit 2007 eshte larguar ne nje aktivitet tjeter personal privat dhe ne keto rrethana shoqeria ”Expo Prima” e ka humbur qellimin kryesor per te cilin ai ishte afruar ne kete shoqeri dhe konkretisht aktivitetin e ndertimit. Shoqeria ”Expo P.A” ushtron aktivitetin vetem ne fushen e projektimit dhe ekspozitave per te cilen shtetasi Agron Jano deklaron se eshte profesionist.

Lidhur me aktivitetin financiar te shoqerie ”Expo Prima” shpk , shtetasi Agron Jano deklaron se ai eshte miratuar nga ortaku Mikel Xhori dhe se ai drejtohej prej tij. Ekonomistja e shoqerise Tatjana Seraj ishte zgjedhur prej ortakut Mikel Xhori dhe te gjitha transfertat ne lidhje me shtetin dhe klientet e furnitoret jane kryer sipas udhezimeve te tij.

Shtetasi Agron Jano ne deklarimin e tij ka pretenduar gjithashtu se ortaku i tij Mikel Xhori ka marre pjesen takuese te fitimit per vitin 2007, bile ka marre me teper pasi sipas mareveshjes verbale mes tyre, ne fushen e ekspozimit dhe te panaireve ndarja ka qene 70% me 30% ne favor te shtetasit Agron Jano. Vetem ne fushen e ndertimit ai pretendon se kane qene te barabarte 50% me 50%. Per shkak te mosmareveshjeve qe kishin mes tyre dokumentacioni dhe aktiviteti i viteve 2007-2008 nuk eshte miratuar nga te dy ortaket. Ne kushtet e krijuara, per shkak te mosbashkepunimit dhe te mosmareveshjeve te krijuara mes tyre, shoqeria “Expo-Prima” ka pushuar se funksionuari qe nga muaji tetor i vitit 2008.Ne vitin 2009 nuk ka patur asnje aktivitet dhe ata akoma nuk i jane drejtuar gjykates per te zgjidhur mosmareveshjet mes tyre.

Ndersa lidhur me shoqerine e re “Expo P.A.” shpk , ai spjegon se eshte krijuar prej tij dhe nuk ka asnje lidhje me shoqerine “Expo-Prima”shpk ku ai ka qene bashke-ortak me shtetasin Mikel Xhori.

Në konkluzion Organi i akuzës, nisur nga dokumentacioni i administruar ne dosje, mbas një hetimi edhe më të plotë ka konkluduar se nuk rezulton qe shtetasi Agron Jano te kete konsumuar ndonje prej elementeve te vepres penale “Shperdorimi i kompetencave”, që parashikohet nga neni 164 i K. Penal, apo ndonje veper tjeter penale, ndaj me vendimin e dt 14.10.2011 ka vendosur ne referencë të nenit 328 pika 1 gërma b të K.Pr.Penale, pushimin e hetimeve të procedimit penal nr 4063 të vitit 2010.
Kërkuesi Mikel Xhori kundërshton gjyqësisht sërisht në këtë vendim duke parashtruar përpara Gjykatës se pse e kundershton.

Perseri Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane ka rrezuar kerkesen si te pabazuar dhe perseri eshte bere ankim ne apel.



Ky kolegj i Gjykates se Apelit Tirane cmon se shkaqet e ankimit nuk perbejne shkak per cenimin e vendimit tashme nga organi i Prokurorise, kjo dhe pas kthimit akteve nga Gjykata e Apelit Tirane nepermjet vendimit te saj Nr.567, dt.12.07.2010, jane kryer te gjitha veprimet e mundshme hetimore duke u konkluduar se kallezimi i bere nuk provon qe nga i kallezuari Agron Jano te jene konsumuar element te vepres penale te “Shperdorimit te kompetencave” parashikuar nga neni 164 KP dhe se vete kallezuesi nuk pretendon veprime konkrete qe duhen kryer.
PER KETO ARSYE
Gjykata e Apelit Tirane, bazuar ne nenin 428 pika 1, germa “a” te K.Pr.Penale ,
VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit Nr.137 Akti , dt.26.04.2012 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Tirane me 12.12.2012
ANETAR ANETAR KRYESUES

Zamir PODA Valdete HOXHA Tom NDRECA

d.v d.v d.v

Vertetohet njesia me origjinalin

KANCELAR/Altin GJANA/


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©atelim.com 2016
rəhbərliyinə müraciət