Ana səhifə

Nr I vendimit Data palët faqe


Yüklə 0.86 Mb.
səhifə8/36
tarix18.07.2016
ölçüsü0.86 Mb.
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   ...   36

Nr. 3152/1056 i Regj Themeltar

Nr. 1764 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:


Thimjo Kondi Kryesues

Zamir Poda Anetar

Nikoleta Kita Anetare

Evjeni Sinoimeri Anetare

Irma Bala Anetare
ne daten 07.10.2004, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me nr.3152/1056 akti, qe u perket paleve:
PADITËS I K/PADITUR: SHOQERIA "MURATAJ" sh.p.k., perfaqesuar nga Av. V. Kosta.

I PADITUR K/PADITËS: ARSINO KEKEZI,

VERONIKA SHANI,

FANIA ZIKO, MERI KONOMI,

ALEKSANDRA LASKU, KONSTANDIN LASKU, INGRID LASKU, perfaqesuar nga Av. E. Hicka.

TË PADITUR: KRISANTH JANKU,

ELENI SHKURTI,

DHIMITER LASKU, BLEDAR LASKU, MARIANTHI LASKU


OBJEKTI I PADISË:

Detyrimin e te paditurve te na njohin pronare

te ndertimit pike karburanti, servisi, lavazh

dhe bashkepronare ne pronesine e paluajteshme ne teresi.

Rregjistrimi ne Z.R.P. Paluajteshme te vendimit.
Baza Ligjore: Nenet 175, 211, 199,

1074 e vijues te K.Civil.

Neni 154 e vijues, 185 te K.Pr.Civile.

OBJEKTI i K/PADISË:

Detyrimin e pales paditese te kunderpaditur

te ktheje sendin, pasuri e paluajteshme

tek pronari i ligjshem.

Baza Ligjore: Neni 160 i K.Pr.Civile,

Neni 296 e 850 i K.Civil.


Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.1280, date 27.04.2000, ka vendosur:

Pranimin e pjesshem te padise.

Detyrimin e te paditurve (kundrapaditesa), trashegimtaret Lasku, te njohin pronare te vetem mbi pjesen e karburantit servis dhe lavazh dhe truallin e ndodhur nen te ne Rr."Muhamet Gjollesha", paditesin (te kunderpaditur) Shoqeria "Murataj" sh.p.k.

Detyrimin e pales paditese (kunderpaditur) Shoqeria "Murataj" sh.p.k. t'i paguaje pales se paditur (kunderpaditese) trashegimtareve Lasku, shumen prej 53.115 $ per siperfaqen e tokes te zene me objektin pike karburanti.

Detyrimin e pales paditese te kunderpaditur Shoqerise "Murataj" sh.p.k, t'i paguaje pales se paditur (kunderpaditese) trashegimtareve Lasku shumen prej 1.348.573 leke si fitim i nxjerre nga pika e karburantit deri me date 17.04.2000 dhe vazhdimin e ecjes se fitimit deri ne marrjen e vendimit te formes prere.

Detyrimin e pales paditese te (kunderpaditur) Shoqeria "Murataj" sh.p.k, te lidhe kontraten e qirase per pjesen 1/7 dhe 3/42 te tokes me te paditurit Eleni Shkurti dhe Krisanth Janku ne pjese respektive.

Çrregjistrimin nga rregjistri i pasurive te paluajteshme i pikes se karburantit dhe i tokes ne emer te paditurve (kundrapadites), trashegimtareve Lasku per pronen me nr.3714, date 22.10.1998 pervec pjeseve prej 1/7 te tokes se Eleni Shkurtit dhe 3/42 te tokes se Krisanth Jankut.
Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.283, date 13.03.2001, ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.1230, date 27.04.2000 te Gjykates se Rrethit Tirane e dergimin e ceshtjes per rigjykim.


Gjykata e Larte me vendimin nr.192, date 15.02.2002 ka vendosur:

Mospranimin e rekursit te paraqitur nga paditesi i kunderpaditur Shoqeria "Murataj" sh.p.k.


Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.640, date 20.02.2003 ka vendosur :

Pranimin e padise .

Detyrimin e te paditurve Arsino Kekezi, Veronika Shani, Fania Ziko, Meri Konomi, Aleksandra Lasku, Kostandin Lasku, Ingrit Lasku, Krisanth Janku, Elena Shkurti, Dhimiter Lasku, Bledar Lasku e Marianth Lasku, te njohin palen paditese Shoqeria Tregtare "Murataj" sh.p.k, me ortak Fatos Murati e Viron Hamzai pronare te ndertimit objekt pike servisi, lavazh e pike karburanti qe ndodhet ne Rr. "Muhamet Gjollesha" Tirane dhe bashkepronare ne pasurine e paluajteshme ne teresi, regjistruar ne rregjistrat hipotekore nr.3712, date 22.10.1998 sipas pjeseve takuese te seciles pale, pala paditese objektin, pala e paditur truallin 700 m2.

Rrezimin e kunderpadise si te pambeshtetur ne ligj e ne prova.

Urdherohet Zyra e Rregjistrimit te Pasurive te Paluajteshme Tirane nr.1, te beje ndryshimet ne regjistrin hipotekor nr.3712, date 22.10.1998.
Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.823, date 23.06.2003 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.640, date 20.02.2003 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile, kane ushtruar rekurs te paditurit kunderpadites Arsino Kerkezi, Veronika Shani, Fania Ziko, Meri Konomi, Aleksandra Lasku, Konstandin Lasku, Ingrit Lasku, te cilet kerkojne prishjen e tij, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykatat kane zbatuar keq ligjin, pasi neni 175/4 i K.C, ku eshte bazuar padia dhe vendimi gjykates nuk kane te bejne me mosmarreveshjen tone.

- Marreveshja jone eshte kontrate sipermarrje parashikuar ne nenin 850 te K.Civil. Marreveshja ka synuar qe ne te ndanim fitimin me paditesin 50% me 50% deri ne nje kohe te pershtatshme kur ne te likuidojme paditesin per shumen e investuar per ndertimin e kryer nga ana e tyre sipas situacionit perfundimtar te punimeve.

- Leja e ndertimit e miratuar nga KRT Bashkia Tirane, eshte dhene ne favor te familjes Lasku. Pronar i objektit eshte i zoti i lejes se ndertimit qe eshte edhe i zoti i tokes, asnje investitor nuk mund te jete i zoti ndertimit, sikurse pranon gjykata e apelit.

- Nuk ka asnje kontrate per kalim pronesie midis paleve.

- Problemi ligjor sipas padise dhe kundrapadise sone eshte se paditesat si investitore, kurrsesi nuk mund te pretendojne pronesine e truallit dhe te objektit te ndertuar per ne. Sipas ligjit paditesit si investitore mund te kerkojne vetem pagesen e kostos se ndertimit dhe fitimin e planifikuar dhe asgje me teper.

- Mbeshtetja e padise ne nenet 211, 199 eshte krejtesisht e paligjshme, pasi nuk kane te bejne me mosmarreveshjen tone.

- Neni 211 ben fjale per bashkepronesine ne teresi, per objektet e perbashketa ne ndertesa, se si administrohen ato nga bashkepronaret dhe nuk ka lidhje me kerkese padine, me objektin e saj, detyrimin tone t'i njohim pronare, pa qene pronare ndonjehere.

- Gjithashtu neni 199 i K.C., ben fjale per barazine e pjeseve te bashkepronareve qe jane te rregjistruar si te tille ne ZRPP dhe s’ka lidhje me mosmarreveshjen tone.

- Kurse neni 1074 i K.C. ben fjale per shoqerine e thjeshte, kur palet kane mosmarreveshje kane te drejte ta likuidojne ate dhe sejcili te marre ate qe ka bashkuar per te formuar kete shoqeri.

- Sipas dispozitave per shoqerine e thjeshte, kur palet kane mosmarreveshje kane te drejte ta likuidojne ate dhe secili te marre ate qe ka bashkuar per te formuar kete shoqeri.

- Edhe me kete jemi dakort. Paditesit kane mbi 5 vjet qe nuk paguajne asnje lek, me pretendimin se kane dale me humbje.

- Arsyetimi i gjykatave eshte allogjik dhe ne kundershtim me ligjen.

- Pronari i objektit eshte vetem i zoti i lejes se ndertimit, qe eshte edhe i zoti i tokes, asnjehere investitori nuk mund te jete i zoti ndertimit.

- Ky eshte parim i K.Civil, neni 173, sipas te cilit ndertesat dhe cdo veper tjeter qe ndodhet mbi te dhe nen siperfaqen e tokes, i perket pronarit te saj.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ne mbeshtetje te nenit 472 te K.Pr.C. kane ushtruar rekurs te paditurit Krisanth Janku, Eleni Shkurti, Dhimiter Lasku, Epaminonda Shkurti, Bledar Lasku e Marianthi Lasku, te cilet kerkojne prishjen e tij per keto shkaqe:

- Çeshtja ne fjale eshte kthyer per rigjykim nga gjykata e apelit me detyre per te percaktuar natyren e marredhenies juridike midis paleve e megjithate gjykata duke mos kryer kete detyre nuk percakton cfare marredhenie juridike ka lindur midis paleve, sipas detyres qe i eshte vene nga gjykata e apelit me rastin e kthimit ceshtjes per rigjykim.

- Pa e formalizuar shprehjen e vullnetit te tyre, midis paleve kane lindur marredhenie juridike civile te parashikuara nga neni 1074 e vijues i K.Civil. Por gjykata nuk e ka shqyrtuar ceshtjen ne kuadrin e marredhenieve te parashikuara ne nenin 1074 e vijues te K.Civil.

- Gjykata nuk ka interpretuar drejt nenin 175/4 te K.Civil, ku dallimi qendron vetem ndermjet paragrafeve tek mirebesimi dhe keqbesimi.

- Gjykata nuk ka konceptin mbi sendin (te luajtshen dhe te paluajtshem) prandaj dhe nuk mund te zgjidhe mosmarreveshjen sipas ligjit.

- Gjykata nuk ka mbajtur parasysh se cila nga keto marredhenie ka qene kyesore dhe cila aksesore (e ndervarur).
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e gjyqtares Irma Bala, perfaqesuesin e pales paditese Av. V. Kosta, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit, perfaqesuesin e pales se paditur Av. E. Hicka, qe kerkoi prishjen e vendimeve dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E N

Vendimi nr.823, date 23.06.2003 i Gjykates se Apelit Tirane dhe nr.640, date 20.02.2003 i Gjykates se shkalles se pare Tirane, jane bazuar ne ligj persa i perket zgjidhjes se ceshtjes lidhur me kunderpadine, prandaj duhet te lihen ne fuqi per kete pjese. Per pjesen tjeter d.m.th. per zgjidhjen e ceshtjes lidhur me padine, te dy vendimet per zbatim te keq te ligjit, duhet te prishen e te pushohet gjykimi i ceshtjes.

Nga gjykimi eshte vertetuar se, te paditurit kundrapadites Arsino Kekezi, Veronika Shani, Fania Ziko, Meri Konomi, Aleksander Lasku, Kostandina Lasku, Ingrit Lasku dhe te paditurit Krisanth Janku, Eleni Shkurti, Dhimiter Lasku, Bledar Lasku dhe Marianthi Lasku, jane bashkepronare te nje siperfaqe trualli prej 700 m2 qe ndodhet ne Rrugen "Muhamet Gjollesha" Tirane. Te paditurit kundrapadites dhe te paditurit me cilesine e pronarit te truallit ne fjale kane lidhur marreveshje gojore me palen paditese Shoqerine "Murataj" sh.p.k, qe kjo e fundit (Shoqeria Murataj sh.p.k.) ne kete siperfaqe trualli te ndertoje me shpenzimet e saj ambjente servisi, lavazhi dhe karburanti me kusht qe fitimet qe do te realizoheshin te ndaheshin ne menyre te barabarte (50% me 50%). Me vendimin nr.32, date 12.10.1996 te K.RR.T te Bashkise Tirane, i eshte dhene familjes "Janku" leje ndertimit.

Ndersa Shoqeria "Murataj" sh.p.k, sipas marreveshjes, deri me date 17.12.1997, me shpenzimet e veta ka realizuar ndertimin e objekteve "Servis Lavazh dhe pike karburanti" ne siperfaqen prej 700 m2, me nje vlere te pergjitheshme prej 139.832 $ (nga keto 130.322 $ jane punime e ndertim montimit dhe 9.500 $ jane pajisjet).

Pas perfundimit ka filluar venia ne shfrytezim e pikes se karburantit nga shoqeria "Murataj" sh.p.k. dhe eshte zbatuar marreveshja verbale e lidhur me pronaret e truallit, duke u paguar ketyre te fundit 50% e fitimit te realizuar nga shfrytezimi i pikes se karburantit.

Ne fund te vitit 1998 pronaret e truallit kane rregjistruar ne pronesine e tyre ne ZRPP, vec truallit edhe objektet e ndertuara mbi te, Servis Lavazh, pike karburanti dhe kane filluar procedurat per krijimin e shoqerise me aktivitet te njejte per shfrytezimin e kesaj pike karburanti.

Me padine objekt gjykimi pala paditese Shoqeria "Murataj" sh.p.k, ka kerkuar detyrimin e te paditurve te njohin pronesine e Shoqerise "Murataj" sh.p.k. mbi investimin e bere per piken e karburantit, servisin e lavazhin dhe bashkepronare ne pasurine e paluajteshme ne teresi, rregjistrimin ne ZRPP te vendimit.

Kurse te paditurit kundrapadites me kundrapadi kane kerkuar te detyrohet pala paditese e kundrapaditur Shoqeria "Murataj" te ktheje sendin pasuri e paluajteshme, ne baze te nenit 296 e 850 te K.Civil.

Ndersa te paditurit Krisanth Janku, Eleni Shkurti, Dhimiter Lasku, Bledar Lasku, Marianthi Lasku, duke mos u bashkuar me te paditurit kundrapaditesa, kane pranuar qe pala paditese Shoqeria "Murataj" sh.p.k. eshte pronare e objekteve te ndertuara mbi truallin e tyre, por nuk pranojne qe ajo te behet pronare e gjithe objektit me truallin. Trualli duhet te mbetet ne pronesi ashtu sic eshte.

Sipas vleresimit te bere nga gjykata e shkalles se pare ka rezultuar se vlera e objekteve te ndertuar nga pala paditese eshte llogaritur ne shumen 29.528, 608 leke ndersa vlera e truallit ne shumen 12.553.512 leke.

Ne keto rrethana, Gjykata e shkalles se pare Tirane, ka vendosur: Pranimin e padise duke detyruar te paditurit te njohin palen paditese Shoqerine Tregtare "Murataj" sh.p.k., me ortake Fatos Muratin e Viron Hamzai, pronare te ndertimit objekt pike servisi, lavazh e pike karburanti, qe ndodhet ne Rrugen "Muhamet Gjollesha" Tirane dhe bashkepronare ne pasurine e paluajteshme ne teresi, regjistruar ne regjistrin hipotekor nr.3712, date 22.10.1998 sipas pjeseve takuese te seciles pale, pala paditese objektin, pala e paditur truallin 700 m2.

Rrezimin e kundrapadise si te pambeshtetur ne ligj e ne prova”.

Eshte urdheruar ZRPP te beje ndryshimet ne regjistrin hipotekor nr.3712, date 22.10.1998.

Ky vendim eshte lene ne fuqi nga gjykata e apelit, me arsyetimin se, ndryshe nga sa eshte pretenduar nga te paditurit kundrapadites, nuk ka ekzistuar ndonje kontrate sipermarrje ose porosie, por i gjithe ndertimi eshte kryer nga Shoqeria "Murataj" sh.p.k. me pelqimin e pronareve te truallit, me qellim krijimin e nje veprimtarie te perbashket fitimi, ku shoqeria "Murataj" sh.p.k. ka vene per efekt te kesaj veprimtarie objektin e ndertuar prej saj, ndersa pronaret e truallit kane vene truallin, duke e konsideruar te drejte aplikimin e nenit 175, paragrafi 4 te K.Civil nga gjykata e shkalles se pare.

Por meqenese paditesi ka kerkuar vetem njohjen e pronesise mbi ndertimin i eshte njohur pronesia mbi ndertimin dhe bashkepronare ne teresi te pasurise se paluajteshme ne raport me kontributin qe ato kane dhene ne krijimin e sendit te perbashket, ne baze te nenit 199 te K.Civil.

Gjykata e apelit ka arsyetuar se me te drejte eshte rrezuar kundrapadia per kerkim sendi, perderisa eshte pranuar bashkepronesia e ketij sendi.

Pavaresisht nga arsyetimi i gjykates se apelit, vendimi i gjykates se rrethit qe ka rrezuar kunderpadine me objekt kthimin e truallit per kete pjese eshte i bazuar ne ligj.

Te paditurit kunderpadites bashkepronare te truallit nuk jane cveshur nga posedimi ne menyre te kunderligjshme. Ata, me vullnetin e tyre te lire kane lidhur me palen paditese nje marreveshje me ane te se ciles i kalojne asaj tagrin e posedimit te truallit me qellim qe ta shfrytezojne ate ne interes te perbashket per te nxjerre fitime. Kur posedimi dhe gezimi i nje sendi i kalohet nje subjekti nepermjet nje veprimi juridik, persa kohe ky veprim juridik eshte i vlefshem dhe persa kohe ai eshte ne fuqi, nuk ka vend per ngritjen e padise se kerkimit te sendit (neni 296 i Kodit Civil).

Nga ana tjeter, te dy gjykatat kane gabuar qe kane pranuar padine e pales paditese per t`u njohur pronare e truallit bazuar ne nenin 175/4 te Kodit Civil.

Sipas kesaj dispozite, "...............................................................................



Kur me mirebesim eshte ngritur nje ndertese ne token e huaj dhe vlefta e saj eshte me e madhe se vlefta e tokes, personi qe ka ngritur ndertesen mund te njihet pronar edhe i tokes, me vendim te gjykates kompetente".

Kjo dispozite, e vendosur ne Kodin Civil nen titullin "Fitimi i pronesise me bashkim e perzierje", nuk eshte e zbatueshme ne rastin ne shqyrtim. Ajo zbatohet ne rastet kur posedimi i tokes dhe ngritja e nje ndertese mbi te nga nje person i trete jo pronar realizohen ne kushtet e mirebesimit, por jo nepermjet nje marreveshje te paleve.

Ne rastin ne shqyrtim posedimi ne mirebesim, gezimi i truallit dhe ndertimi mbi te jane rrjedhoje e nje marreveshje te paleve, bashkepronareve te truallit, nga njera ane dhe pales paditese, si ndertuese, nga ana tjeter. Kjo marreveshje eshte lidhur per te krijuar pasoja juridike (te drejta dhe detyrime) per palet pjesemarrese ne te. Keto pale duhet te percaktojne natyren juridike te kesaj marreveshjeje, te drejtat dhe detyrimet respektive, si dhe kane te drejte te kerkojne zgjidhjen e mosmarreveshjeve eventuale me mirekuptim apo ne rruge gjyqesore.

U takon vete paleve te percaktojne shkakun juridik dhe objektin e mosmarreveshjes, si dhe kerkimet e pretendimet e tyre, bazuar ne kerkesat e neneve 5, 16, 17, 31, etj. te K.Pr.Civile.

Si perfundim, duke qene se sipas fakteve e rrethanave te parashtruara nga paditesi rezulton se nuk kishte vend ngritja e padise, bazuar ne nenin 175/4 te Kodit Civil, te dy vendimet e gjykatave te faktit, persa i perket padise, duhet te prishen dhe ceshtja te pushohet (neni 468 K.Pr.Civile).
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, konform nenit 485/"a" te K.Pr.Civile,

V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimit nr.823, date 23.06.2003, te Gjykates se Apelit Tirane, persa i perket kunderpadise.

Prishjen e vendimit nr.823, date 23.06.2003 te Gjykates se Apelit Tirane dhe vendimin nr.640, date 20.02.2003 te Gjykates se shkalles se pare Tirane dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes lidhur me padine.
Tirane, me 07.10.2004

MENDIMI I PAKICËS

Vendimi i gjykates se apelit per pjesen qe shprehet ne lidhje me lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare ne lidhje me pranimin e padise nuk eshte konform kerkesave te nenit 126 te K.Pr.Civile. Nga gjykata e shkalles se pare nuk rezulton te jete caktuar menyra e zgjidhjes se mosmarreveshjes.

Ndonese nga gjykata e apelit arsyetohet se, ndodhemi para rastit te fitimit te pronesise me bashkim e perzierje, bazuar ne nenin 175/4 te K.Civil, zgjidhja e mosmarreveshjes, duhet te ishte siç e kerkon dispozita e siperme dhe jo, sic eshte shprehur gjykata e shkalles se pare, (ne dispozitiv) per njohjen bashkepronar ne pasurine e paluajteshme ne teresi ..., sipas pjeseve takuese te seciles pale, pala paditese objektin, pala e paditur truallin 700 m 2.

Nga gjykata e apelit nuk rezulton te jene vleresuar e interpretuar drejt provat ne lidhje me percaktimin e natyres se marredhenies juridike, qe palet kane krijuar cili eshte lloji i marreveshjes qe kane shprehur vullnetin e perbashket te lidhin, nese kjo marreveshje eshte nje marredhenie juridike tregtare, civile etj. Nese provohet kjo e fundit, duhej te hetohej nese pala, qe ka ndertuar mbi token e tjetrit ka qene ne kushtet e mirebesimit apo keqbesimit, ne lidhje me ndertimin e bere dhe nese ndodhemi para rastit perjashtimor, nga parimi qe e drejta civile pranon, pronesia mbi token shtrihet edhe mbi ndertesat qe ndodhen mbi te, me perjashtim kur me mirebesim eshte ngritur nje ndertese ne token e huaj dhe vlefta e saj eshte me e madhe se vlefta e tokes.

Nese provohet se ka lindur nje bashkepronesi mbi sendin (truallin), gjykata duhet te hetonte, shkaqet e lindjes se saj, ne varesi nga kjo dhe te drejten e pales per te ngritur padine ne gjykim, sipas kerkesave te nenit 5, 16, 17, 31 te K.Pr.Civile.

Sa siper, vendimi i gjykates se apelit duhet prishur dhe ceshtja te dergohet per rigjykim asaj gjykate.
Irma Bala

1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   ...   36


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©atelim.com 2016
rəhbərliyinə müraciət