Ana səhifə

Nr I vendimit Data palët faqe


Yüklə 0.86 Mb.
səhifə16/36
tarix18.07.2016
ölçüsü0.86 Mb.
1   ...   12   13   14   15   16   17   18   19   ...   36

Nr.3032/951 i Regj. Themeltar

Nr.1795 i Vendimit




VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:


Thimjo Kondi Kryesues

Zamir Poda Anetar

Nikoleta Kita Anetare

Irma Bala Anetare

Evjeni Sinoimeri Anetare
ne seancen gjyqesore te dates 14.10.2004 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:
PADITËS: SHOQERIA "AK" sh.p.k, perfaqesuar nga Av. Adnor Shameti

TË PADITUR: DREJTORIA E PERGJITHESHME E DOGANAVE TIRANE.

DEGA E DOGANES DURRES, perfaqesuar nga Av i shtetit Kosta Gazeli
OBJEKTI:

Detyrimin e pales se paditur

te me ktheje shumen 20.885.611 leke,

qe perfaqeson shuma e paguar teper

per zbatim te gabuar te çmimit te referuar

dhe kamate vonesat, duke filluar nga

data e aplikimit te tyre, deri ne ekzekutimin e detyrimit.

Baza Ligjore: Nenet 445-450 te K.Civil,

neni 34, 60 i K.Doganor.

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin nr.3854, date 08.10.2002 ka vendosur:

Pranimin e padise.
Detyrimin e pales se paditur Dega e Doganes Durres dhe Drejtoria e Pergjithshme Doganave Tirane, t’i ktheje pales paditese "AK" sh.p.k. shumen 20.952.310 leke dhe kamat vonesat ne shumen 361.209 leke dhe interesi ditor 1.158 leke.
Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.685, date 29.05.2003 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.3854, date 08.10.2002 te Gjykates se rrethit Tirane, qe u perket paleve paditese Shoqeria "AK" sh.p.k. dhe pala e paditur Drejtoria e Pergjithshme e Doganave dhe Dega e Doganes Durres.


Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs Av. i shtetit dhe kerkon prishjen e vendimit, duke parashtruar sa me poshte:

- Gjate gjykimit u provua se paditesi nuk ka ezauruar rrugen administrative dhe gjykata pa te drejte ka pranuar padine e paditesit.

- Objekti i ngritur nga ana e paditesit nuk ka baze ligjore, pasi nuk ndodhemi para neneve 445 - 450 te K.Civil, por ndodhemi para begatimit pa shkak, neni 665 e vijues te K.Civil, ne rast se provohet.

- Paraqitja e faturave doganore te korigjuara, mosparaqitja e informacioneve te tjera shtese te kerkuara dhe perdorimi i metodes kompjuterike duke iu referuar nje praktike doganore, ka detyruar palen paditese te zbatoje K.Doganor, duke detyruar paditesin te paguaje shumen 20.885.2002 lek.


Kunder ketij vendimi ka bere rekurs edhe pala e paditur, e cila kerkon prishjen e vendimit, duke parashtruar sa me poshte:

- I kemi kerkuar pales paditese te plotesonte kerkesat e nenit 34 te K.Doganor, si informacion shtese apo dokumenta shtese, por nje gje e tille nuk u be nga ajo.

- Gjykata ka pranuar te shqyrtoje ceshtjen pa u shqyrtuar konflikti ne rruge administrative.

- Nga ana e pales paditese ne percaktimin e vleres doganore jane paraqitur dokumenta te pamjaftueshme dhe me kontradita midis tyre.

- Mosparaqitja e dokumentave te sakta dhe te mjaftueshme nga ana e pales paditese ka krijuar dyshime tek ne dhe per kerkimin e dokumentave shtese per te vertetuar transaksionin e kryer.

- Akti i ekspertimit i kryer nga ana e gjykates eshte kundershtuar nga ana jone si i paplote dhe se ekspertja nuk arriti t’i pergjigjej pyetjeve tona.

- Gjykata padrejtesisht ka vendosur te kthehen dy here shuma prej 20.967.279 leke prane shoqerise, pasi nje here e ka terhequr nga Tatim Taksat dhe heren e dyte duhet ka ktheje Dogana.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e gjyqtares Nikoleta Kita, perfaqesuesin e pales paditur Av. i shtetit qe deklaroi se hoqi dore nga rekursi kunder vendimit, perfaqesuesin e pales paditese qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe si shqyrtoi ceshtjen ne teresi,
V Ë R E N

Vendimi nr.685, date 29.05.2003 i Gjykates se Apelit Tirane, eshte rrjedhoje e zbatimit dhe respektimit te ligjit. Per pasoje, ne perputhje me kerkesat e parashikuara nga neni 485/a i Kodit te Proçedures Civile, ai duhet te lihet ne fuqi.

Eshte vertetuar se pala paditese Shoqeria "A.K" sh.p.k, ne objektin e veprimtarise se saj, ka patur importin dhe eksportin, si dhe tregtimin me shumice te artikujve te ndryshem industriale dhe ushqimore.

Ne kete kuader, ajo gjate periudhes janar 2001 - shkurt 2002, ka kryer import te artikujve te ndryshem industriale dhe ushqimore nga Republika e Turqise, sipas kontratave perkatese me Shoqerine "HAYAT KIMYA SANAY" AS.

Per te gjitha rastet eshte perpiluar praktika doganore, ku nga ana e pales se paditur - Dega e Doganes Durres, eshte aplikuar vlera e zhdoganimit, mbi bazen e çmimit te references se artikullit te importuar. Pra me fjale te tjera, nuk eshte aplikuar çmimi i mallit, sipas faturave.

Me padine objekt gjykimi, pala paditese ka kerkuar kthimin e diferences prej 20.885.611 leke, duke pretenduar se jane arketuar padrejtesisht shuma nga aplikimi i çmimit te references, sipas deklaratave doganore, ne nje kohe qe duhet te aplikoheshin ato sipas fatures e kontrates.

Ne te kundert, pala e paditur - Dega e Doganes Durres, ka pretenduar se ne rastin konkret per zhdoganimet jane zbatuar çmimet e references, mbasi jane konstatuar dyshime mbi çmimet.

Mbasi kane zhvilluar gjykimin e çeshtjes, te dy gjykatat kane konkluduar per pranimin e kerkese padise.

Duke pare vendimin nr.685, date 29.05.2003 te Gjykates se Apelit Tirane, si dhe gjykimin e çeshtjes ne teresine e saj, arrihet ne perfundimin se ai eshte i drejte dhe i mbeshtetur ne ligj.

Keshtu, sipas praktikes dokumentare ne dosjen gjyqesore, rezulton se pala paditese nuk eshte pajtuar ne asnje rast me aplikimin e çmimeve te references, duke arsyetuar se ne perputhje me kontratat e lidhura, ne veshtrim te kerkesave te Kodit Doganor, duhet te aplikoheshin çmimet sipas fatures. Per kete ajo ne veshtrim te kerkesave te nenit 249 te Kodit doganor, i eshte drejtuar Deges se Doganes Durres, si dhe Drejtorise se Pergjitheshme te Doganave, per te verifikuar çmimin e mallit, si dhe duke dhene informacione te plota per te.


Me te drejte arsyetohet ne vendimet e gjykatave, duke ju referuar kerkesave te parashikuara ne nenet 34 deri 40 te Kodit Doganor, ku percaktohet proçedura e caktimit te cmimeve per raste te tilla. Keshtu ne nenin 34 saktesohet rregulli, sipas te cilit, ... "vlera doganore e mallrave te importuara eshte vlera e transaktuar qe eshte çmimi realisht i paguar ....".

Me pas ne nenin 35 e vijues te Kodit Doganor, parashikohen rastet kur nuk mund te percaktohet vlera doganore, kur ka dyshime per vertetesine e fatures dhe jepen orientimet se si duhet te veprohet per aplikimin e vlerave doganore.

Ne kete linje eshte edhe Urdheri nr.730, date 07.02.2000 i Drejtorit te Pergjithshem te Doganave, i cili duke zberthyer dispozitat sa siper, percakton se baze per llogaritjen e vleres doganore ne importimin e mallrave, do te jene kerkesat e neneve 34 deri 40 te Kodit Doganor, si dhe te pikave 54 deri 81 te Dispozitave zbatuese. Aplikimi i vlerave te references do te behet ne fund, mbasi te jene pare metodat e percaktuara ne dispozitat e mepareshme.

Efektivisht, sipas kontratave dhe faturave qe lidhen me mallrat e importuara nga ana e pales paditese, cmimet jane te konkretizuara. Keshtu qe pa asnje shkak ligjor, nga ana e pales se paditur, aplikohet çmimi i references.

Objektivisht gjithashtu, arsyetojne te dy gjykatat ne vendimet respektive rreth faktit se nga ana e pales se paditur nuk u soll asnje argument, ose prove qe te vere ne dyshim çmimet e percaktuara ne kontrata apo fatura. Po ashtu gjate shqyrtimit te çeshtjes, te dy palet ne gjykim, nuk kane patur verejtje rreth perllogaritjes se diferences se çmimit te references me ate te fatures.

Per me teper, vete avokati i shtetit, ne cilesine e perfaqesuesit te pales se paditur, sakteson se mbas verifikimeve te bere ne Ministrine e Financave te Turqise, konfirmohet autenticiteti i faturave perkatese. Po ashtu, sipas shkreses Nr.3415/1 date 29.04.2004 te Ministrise se financave, i sugjerohet Drejtorise se Pergjitheshme te Doganave, te kryeje rimbursimin e cmimeve te references qe jane aplikuar ndaj pales paditese.

Sa siper, konkluzionet e te dy gjykatave ne vendimet perkatese jane objektive dhe ne perputhje me kerkesat ligjore.

Persa i perket shkaqeve te parashtruara ne rekursin e paraqitur nga ana e pales se paditur, Kolegji Civil i Gjykates se Larte, arrin ne perfundimin se nuk jane nga ato qe parashikohen ne kerkesat e nenit 472 te K.Pr.Civile. Si te tilla, ato nuk motivojne apo perligjin cenimin e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane.


PER KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te nenit 485/a te K.Pr.Civile,


V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimit nr.685, date 29.05.2003 te Gjykates se Apelit Tirane.


Tirane me 14.10.2004

MENDIMI I PAKICËS

Ndyshe nga shumica kemi mendimin per pushimin e gjykimit te çeshtjes ne Gjykaten e Larte per shkak te heqjes dore nga rekursi kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane.

Me shkresen nr.ekstra, date 14.10.2004 Avokati i shtetit, perfaqesues i pales se paditur Drejtorise se Pergjithshme te Doganave dhe Deges se Doganes Durres, mbeshtetur ne nenin 490 te K.Pr.Civile, deklaroi se hoqi dore nga rekursi i bere kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, per shkak se nga verifikimet e bera prane Ministrise se Financave te Turqise eshte konfirmuar origjinaliteti dhe autenticiteti i faturave te subjektit per rastin konkret. Prezent ne gjykim edhe perfaqesuesi i pales paditese, i cili u vu ne dijeni per heqjen dore nga rekursi, prandaj mbeshtetur ne kerkesat e nenit 490 te K.Pr.Civile jam per pushimin e gjykimit te çeshtjes ne Gjykaten e Larte dhe jo per shqyrtimin e saj.

Nikoleta Kita

1   ...   12   13   14   15   16   17   18   19   ...   36


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©atelim.com 2016
rəhbərliyinə müraciət