Ana səhifə

Nr I vendimit Data palët faqe


Yüklə 0.86 Mb.
səhifə15/36
tarix18.07.2016
ölçüsü0.86 Mb.
1   ...   11   12   13   14   15   16   17   18   ...   36

Nr. 3162/1064 i Regj. Themeltar

Nr. 1793 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:


Zamir Poda Kryesues

Valentina Kondili Anetare

Nikoleta Kita Anetare

Evjeni Sinoimeri Anetare

Irma Bala Anetare
ne daten 14.10.2004, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me nr.3162 akti, qe u perket paleve :
PADITËS : VASIL GJIKA, ne mungese

I PADITUR: SH.P.K. "GINTAS ALBKONTRUKSION" TIRANE, perfaqesuar nga Av. K. Bare dhe O. Samarxhi.


OBJEKTI I PADISË:

Kallzim punimi te ri.

Mase sigurimi padie,

pezullim punimi dhe shembje ndertimi.

Baza Ligjore: Neni 303 i K.Civil

dhe neni 202 e 206 i K.Pr.Civile .


Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.4268 akti, date 24.06.2003 ka vendosur:

Pranimin e kerkeses per sigurimin e padise duke pezulluar punimet ndertimore qe po kryen pala e paditur Shoqeria "Gintas Albkonstruksion" sh.p.k, mbi truallin me siperfaqe 3840 m2 te ndodhur ne Laprake Tirane me nr.pasurie 10/276Z.K 8310 i kufizuar ne veri nr.10/183, lindja 10/183, jugu 10/169, perendimi 10/183.
Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.120, date 16.07.2003, ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit te ndermjetem nr.4268 akti, date 24.06.2003 te Gjykates se shkalles se pare Tirane dhe rrezimin e kerkeses se paditesit Vasil Gjika si te pabazuar ne ligj.

Heqjen e mases se sigurimit te padise per pezullimin e punimeve te vendosur kunder pales se paditur, shoqerise "Gintas-Albkonstruksion" Tirane dhe lejimin e saj te vazhdoje punimet.
Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs paditesi Vasil Gjika, i cili kerkon prishjen e tij, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimi i gjykates se apelit eshte ne kundershtim me ligjen, pasi ne baze te nenit 202 e 206 te K.Pr.Civile, kam provuar me prova shkresore pronesine mbi truallin mbi te cilin ana e paditur ka filluar dhe po nderton nje kompleks ndertimesh pa lejen time si pronar.

- I padituri pranon se nuk ka pronesi trualli por vetem leje ndertimi, pranon se midis nesh nuk ka ndonje marreveshje dhe kontrate, pranon se ndertimi shtrihet ne truallin tim, por nuk provoi asnje shkak qe te lejohet te ndertoje pa lejen time ne token time.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e gjyqtares Irma Bala, perfaqesuesit e pales se paditur Av. K. Bara dhe O. Samarxhi, te cilet kerkuan lenien ne fuqi te vendimeve, si dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E N

Vendimi nr.120, date 16.07.2003 i Gjykates se Apelit Tirane eshte i drejte, si i tille duhet te lihet ne fuqi.

Siç pranon gjykata ka rezultuar se, paditesi Vasil Gjika ka ngritur padi kunder shpk "Gintas Albkonstruksion" Tirane, me objekt kallzimin e nje punimi te ri, bazuar ne nenin 303 te K.Civil.

Sipas paditesit, pala e paditur ka filluar punime ndertimi, ne token prone e tij pa miratimin e tij si pronar dhe kerkon ndalimin e ndertimeve, njohjen e tij si pronar.

Ne seance gjyqesore paditesi ka paraqitur kerkesen me objekt marrje mase sigurimi padie, duke pezulluar punimin deri ne perfundim te gjykimit te ceshtjes me objekt "kallzim punimi te ri".
Gjykata e Apelit Tirane, me te drejte ka ndryshuar vendimin e ndermjetem date 24.06.2003 te Gjykates se shkalles se pare Tirane duke vendosur dhe rrezimin e padise.

Drejte nga gjykata e apelit, eshte arsyetuar se, nuk jane vertetuar rastet qe kerkon neni 202 i K.Pr.Civile, te tilla qe lejojne gjykaten per marrjen e masave per sigurimin e padise. Sipas kesaj dispozite sigurimi i padise lejohet nga gjykata kur:

- padia mbeshtetet ne prova me shkrese.

- paditesi jep garanci ne masen e llojin e caktuar nga gjykata, per demin qe mund t'i shkaktohet te paditurit nga sigurimi i padise.

Sa siper me te drejte padia per marrjen e mases se sigurimit eshte rrezuar, si e pabazuar ne ligj.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485 te Kodit te Proçedures Civile,

V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimit nr.120, date 16.07.2003 te Gjykates se Apelit Tirane.

Tirane, me 14.10.2004







Nr. 3176/1077 i Regj. Themeltar

Nr. 1794 i Vendimit




VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:


Zamir Poda Kryesues

Valentina Kondili Anetare

Nikoleta Kita Anetare

Evjeni Sinoimeri Anetare

Irma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 14.10.2004 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.3176/1077 qe i perket:


PADITËS : GANI ALUSHAJ, ne mungese

I PADITUR: INSTITUTI I SIGURIMEVE (INSIG) SH.A perfaqesuar nga Av. e Shtetit Flutura Guri.


OBJEKTI I PADISË:

Detyrimin per shperblimin e demit.

Baza Ligjore: Neni 640, 113 e vijues i K.Civil,

Dekreti nr.295, date 15.09.1992.


Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.1393, date 03.04.2003, ka vendosur:

Pranimin e padise se paditesit Gani Alushaj.

Detyrimin e pales se paditur "INSIG" sh.a t’i paguaje paditesit shumen 675720 leke si diference e demit real shkaktuar mjetit te paditesit.


Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.935, date 15.07.2003, ka vendosur :

Lenien ne fuqi te vendimit nr.1393, date 03.04.2003 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.


Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs Avokatura e Shtetit, e cila kerkon prishjen e tij, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykatat kane zbatuar gabim ligjin dhe konkretisht nenin 229 te K.Pr.Civile, pasi ndodhemi para dy akteve te ekspertimit me konkluzione te kunderta dhe duhej te perseritej ekspertimi.

- Gjykata nuk mund te anashkaloje aktin e ekspertimit te bere nga ekspertet e pales se paditur, te cilet jane specialiste te mirefillte per kete fushe dhe te merrte te mireqene vetem aktin e ekspertit Merkur Dobi.

- Ka perllogaritje te gabuara te demit. Paditesi ne menyre te padrejte ka perfituar nje shume prej 200.000 leke me teper.


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e anetares Irma Bala, Avokaten e Shtetit Flutura Guri, e cila kerkoi ndryshimin e vendimeve te gjykatave dhe rrezimin e padise, si dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,


V Ë R E N

Vendimi nr.935, date 15.07.2003, i Gjykates se Apelit Tirane duhet prishur dhe ceshtja te dergohet per rigjykim.

Rezulton se ne gjykim eshte nje padi me objekt shperblim demi parashikuar nga kontrata e sigurimit (kasko) lidhur mes paleve ndergjyqesa, bazuar ne nenet 640, 1130 te K.Civil, si dhe ligjet e aktet nenligjore qe rregullojne organizimin e funksionimin e shoqerise te sigurimeve dhe kontraten e vecante "kasko" lidhur mes paleve.

Nga Gjykata e shkalles se pare Tirane, eshte vendosur pranimi i padise dhe detyrimi i INSIG t'i paguaje paditesit shumen 675.720 leke, duke arsyetuar sa jane vertetuar kushtet qe kerkon kontrata e sigurimit dhe demi i shkaktuar, eshte i perfshire ne kategorine e demeve te mbuluara nga kontrata.

Vlera e demit pranuar nga gjykata eshte diferenca tjeter e vleres totale, nje pjese e te ciles prej 496.480 leke, eshte terhequr nga paditesi.

Vendimi i siperm i gjykates eshte lene ne fuqi nga gjykata e apelit.

Nga kjo gjykate vendimi eshte marre jo ne zbatim te dispozitave te K.Civil qe rregullojne ne pergjithesi kontraten e sigurimit 1130, etj., si dhe udhezimeve dhe rregullave perkatese mbi te cilat funksionon shoqeria e sigurimit qe udhezojne me lidhje me kushtet e pergjitheshme e te veçanta te kontrates "kasko", siç eshte Udhezimi nr.3323, date 31.05.2002, menyren e vleresimit te demit, pagesen e demit, pjesen e zbriteshme, etj.

Ne zbatim te nenit 14 te K.Pr.Civile, gjykata ne rishqyrtim, duke analizuar me prova rastin e sigurimit dhe plotesimin e kushteve qe kerkohen te pranohen per te filluar efektet kjo tip kontrate ne lidhje me shperblimin e demit, te konkludohet ne lidhje me vleren reale te demit te mbuluar nga kontrata, qe mund te kerkoje paditesi.

Me eksperte te tjere te fushes se sigurimeve, te sqarohet kontradikta mes demit te vleresuar nga ekspertet e shoqerise se sigurimit INSIG dhe atyre te thirrur nga gjykata dhe shkaku i vleresimeve teresisht te ndryshme.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485 te K.Pr.Civile,
V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.935, date 15.07.2003 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim Gjykates se Apelit Tirane, me tjeter trup gjykues.


Tirane, me 14.10.2004
1   ...   11   12   13   14   15   16   17   18   ...   36


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©atelim.com 2016
rəhbərliyinə müraciət