Ana səhifə

Nr I vendimit Data palët faqe


Yüklə 0.86 Mb.
səhifə12/36
tarix18.07.2016
ölçüsü0.86 Mb.
1   ...   8   9   10   11   12   13   14   15   ...   36

Nr.3164/1066 i Rregj. Themeltar

Nr.1790 i vendimit




VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS


Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:


Thimjo Kondi Kryesues

Zamir Poda Anetar

Nikoleta Kita Anetare

Irma Bala Anetare

Evjeni Sinoimeri Anetare
ne seance gjyqesore date 14.10.2004, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.3164/1066 akti qe i perket:
PADITËS: ZYRA E PERMBARIMIT TIRANE

NDËRHYRES KRYESOR: ALMIRA HAXHIU, ne mungese

TË PADITUR: 1. AGIM MOLLA

2. PRANVERA MOLLA, ne mungese


OBJEKTI:

Vecim i pjeses se debitorit per sendin

e paluajtshem ne bashkepronesi.

Baza Ligjore: Neni 578 i K.Pr.Civile.



Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.5114/443 Akti, date 24.02.2003 ka vendosur:

Lejimin e pjestimit midis paleve ndergjyqesa Agim Molla dhe Pranvera Molla te nje godine te ndodhur ne Rr. "Ferit Xhajko", nr.63/1, te perbere nga kati perdhe: sallon, dhome, banjo, garazh; kati i pare: sallon, tre dhoma, korridor, dy banjo, duke percaktuar pjeset takuese Agim Molla ½ pjese dhe Pranvera Molla ½ pjese.
Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.790, date 17.06.2003 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.5114/443 Akti, date 24.02.2003 te Gjykates se shkalles se pareTirane.


Kunder vendimit te gjykates se apelit dhe te gjykates se shkalles se pare, ne mbeshtetje te nenit 472 te K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs i padituri Agim Molla, i cili kerkon prishjen e vendimeve gjyqesore, duke parashtruar keto shkaqe:

- Ne gjykim ka rezultuar se banesa qe i nenshtrohet ketij pjestimi nuk eshte e lire. Ajo eshte e ngarkuar me barre per llogari te detyrimeve qe une kam ndaj te treteve.

- Pjesa ime takuese mbi kete send qe i nenshtrohet ketij pjestimi nuk eshte e barabarte me ate te te paditures Pranvera.

- Banesa ka qene tre kateshe dhe njeri kat i saj, per shkak te borxheve individuale, ka kaluar ne llogari te te treteve.

- Gjykata e shkalles se pare ka dhene nje vendim te gabuar pasi nuk e mbeshtet ate ne provat e administruara.

- Gjykata ka shkelur ligjin material dhe konkretisht nenin 87 te kodit Civil te meparshem dhe nenin 207 te Kodit Civil ne fuqi. Per percaktimin e pjeseve takuese mbi kete prone duhej te behej vleresimi total i sendit dhe pasi te vecohej pjesa e kaluar per llogari te te treteve per shkak te detyrimeve te mia, gjykata te percaktonte pjeset takuese.


Kunder ketij vendimi ka ushtruar rekurs dhe e paditura Pranvera Molla, e cili kerkon prishjen e vendimeve, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata e shkalles se pare ka shkelur ligjin procedural. Vendimi i saj eshte ne kundershtim me nenet 8 e 29 te K.Pr.Civile. Sendi qe i nenshtrohet ketij pjestimi nuk eshte pasuri bashkeshortore.

- Pjesa e baneses qe gjykata ka vendosur te pjestoje eshte pasuri e imja, pasi i padituri Agim pjesen takuese te tij e ka transferuar tek te tretet, per shkak te borxheve qe ka patur.

- Gjykata ka zbatuar keq dhe ka shkelur ligjin material Nenin 163 e vijues, 207 te Kodit Civil ne fuqi dhe nenet 87/2, 3 te K.C te vitit 1981.

- Banesa qe i nenshtrohet pjestimit eshte ngritur me kontribut te perbashket pas vitit 1991.

- Eshte shkelur ne menyre flagrante e drejta ime mbi kete pasuri duke i njohur te paditurit Agim pjese te barabarta me mua e mbi pjesen e mbetur te baneses, ndonese nje kat te tere ai e ka marre me pare e ka shlyer detyrimet e tij. Keshtu te paditurit Agim i eshte njohur e drejta per 2/3 pjese mbi kete pasuri, ndersa mua per 1/3 pjese.


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e anetares Evjeni Sinojmeri, ne mungese te paleve dhe si shqyrtoi ceshtjen ne teresi,


V Ë R E N

Rekursi i paraqitur nga te paditurit Agim dhe Pranvera Molla permban shkaqe nga ato te parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile, prandaj vendimi i Gjykates se Apelit Tirane nr.790, date 17.06.2003, i cili ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se Rrethit Tirane, duhet te prishet dhe ceshtja te kthehet per rigjykim prane asaj gjykate me tjeter trup gjykues.

Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se me vendimin nr.2007, date 20.06.2000 te Gjykates se Rrethit Tirane, i cili ka marre forme te prere, eshte detyruar i padituri Agim Molla te paguaje ne favor te nderhyreses kryesore Almira Haxhiu shumen 12.000 (dymbedhjete mije) U.S.D. Lidhur me kete vendim eshte leshuar nga gjykata urdhri i ekzekutimit date 12.07.2001 dhe mbi kete baze Zyra e Permbarimit ka njoftuar te paditurin Agim per ekzekutimin vullnetar. Duke qene se ky i fundit nuk ka bere asnje perpjekje per ekzekutimin vullnetar te vendimit te mesiperm, ne daten 04.04.2002, Zyra e Permbarimit ka marre vendimin nr.290, me te cilin ka vene sekuestro mbi pasurine e paluajteshme te rregjistruar ne Zyren e Rregjistrimit te Pasurive te Paluajteshme me numer 820, date 05.04.1993 ne emer te tij. Ka rezultuar se mbi kete pasuri eshte bashkepronare dhe bashkeshortja e te paditurit Agim, e paditura Pranvera Molla, ndaj dhe ne mbeshtetje te nenit 578 te K.Pr.Civile nga Zyra e Permbarimit eshte kerkuar me padi vecimi i pjeses se tij per t’u bere i mundur ekzekutimi i vendimit.

Gjykata e rrethit pranon se sipas vertetimit hipotekor ne pronesi te te paditurve figuron nje ndertese dy kateshe, por kati i siperm i saj (kati i dyte) ka kaluar ne pronesi te personave te tjere per llogari te detyrimit qe i padituri Agim ka patur karshi tyre (kjo sipas shenimit per transkriptimin e saj qe figuron ne vertetimin nga dokumenti hipotekor). Ne keto rrethana gjykata ka lejuar pjestimin vetem te dy kateve - katit perdhes dhe katit te pare, me perberjen dhe siperfaqen e treguar midis dy te paditurve. Lidhur me pjeset takuese, gjykata eshte nisur nga parimi i prezumimit te barazise se pjeseve midis bashkeshorteve, pasi te paditurit nuk kane paraqitur dot prova per kontributet e ndryshme te tyre.

Me te njejtin arsyetim eshte lene ne fuqi ky vendim edhe nga gjykata e apelit.

Por ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se eshte perdorur si baze per te vertetuar pronesine e te paditurit, nje vertetim pronesie qe mban si date leshimi 17.03.2000. Nga ky vertetim rezulton se kati i dyte i godines eshte transkriptuar me numur 1725, date 02.03.1997 ndersa mbi dy katet e tjera eshte vendosur bllokimi i prones deri ne daten 01.04.2000. Megjithese gjykimi ne gjykaten e rrethit eshte zhvilluar ne daten 24.02.2003, gjykata nuk ka kerkuar nje dokument te ri nga Zyra e Rregjistrimit te Pasurive te Paluajteshme per te pare si eshte zgjidhur ceshtja e kesaj prone me mbarimin e afatit te bllokimit, cfare pjese e godines ka mbetur ne pronesi te te paditurve-pra ne fund te fundit cili eshte sendi qe duhet pjestuar. Kjo eshte e rendesishme, pasi gjykimi per vecimin e pjeses se debitorit eshte nje gjykim i natyres se pjestimit te pasurise ne bashkepronesi dhe percaktimi i gabuar i sendit do te kishte pasoja ne gjykimin e fazes se dyte te pjestimit, si dhe ne fazen e ekzekutimit te vendimit. Vlen te theksohet se vazhdimisht i padituri Agim ka pretenduar se prona e tij eshte e ngarkuar me barre per shkak te detyrimeve qe ai ka ndaj te treteve dhe gjykata, duke mos marre nje dokument pronesie qe t’i perkase kohes se gjykimit, e ka anashkaluar kete pretendim pa i dhene pergjigje.

Hetimi i sa me siper, si dhe te tjera probleme qe vete gjykata do te cmoje ne rigjykim, do te cojne ne dhenien e nje vendimi te drejte e te bazuar ne ligj.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te K.Pr.Civile,


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.790, date 17.06.2003 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, por me tjeter trup gjykues.


Tirane, me 14.10.2004

1   ...   8   9   10   11   12   13   14   15   ...   36


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©atelim.com 2016
rəhbərliyinə müraciət