Ana səhifə

Përmbajtja Preambula


Yüklə 356.5 Kb.
səhifə1/3
tarix18.07.2016
ölçüsü356.5 Kb.
  1   2   3
Koalicioni për KOMRA

Projekt Statuti i Komisionit Rajonal për përcaktimin e fakteve mbi krimet e luftës dhe shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut në territorin e Jugosllavisë së dikurshme







Koalicioni për KOMRA, Grupi Punues për hartimin e Statutit të KOMRA-s, tetor 2010.
Përmbajtja
Preambula
PJESA I. – DOMETHËNIA E NOCIONEVE NË KËTË STATUT

Neni 1. – Domethënia e nocioneve në këtë Statut


PJESA II. – DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 2. - Definicioni

Neni 3. - Simbolet

Neni 4. – Selia dhe Sekretariati Ekzekutiv

Neni 5. – Statusi juridik

Neni 6. – Periudha e veprimit

Neni 7. – Përfaqësimi dhe prezantimi

Neni 8. – Përdorimi i gjuhëve

Neni 9. – E drejta për dhënien e kontributit në punën e Komisionit

Neni 10. – Parimet e veprimtarisë së Komisionit


PJESA III. – OBLIGIMI PËR BASHKËPUNIM ME KOMISIONIN

Neni. 11 - Obligimi i shteteve për bashkëpunim me Komisionin


PJESA IV. – QËLLIMET DHE DETYRAT E KOMISIONIT

Neni 12. - Qëllimet e Komisionit

Neni 13. - Detyrat e Komisionit
PJESA V. – KOMPETENCAT E KOMISIONIT

Neni 14. - Kompetencat kohore dhe territoriale të Komisionit

Neni 15. – Veprat nën kompetencën e Komisionit
PJESA VI. – AUTORIZIMET E KOMISIONIT

Neni 16. – Marrja e deklaratave

Neni 17. – Grumbullimi i dokumentacionit dhe burimeve tjera

Neni 18. – Hulumtimet dhe vizitat në terren

Neni 19. – Dëgjimet publike të viktimave dhe personave të tjerë

Neni 20. – Mbajtja e sesioneve tematike

Neni 21. – Rregulloret e Komisionit
PJESA VII. – ZGJEDHJA E ANËTARËVE DHE ANËTAREVE TË KOMISIONIT

Neni 22.– Përbërja e Komisionit

Neni 23.– Kriteret për zgjedhjen e anëtarëve dhe anëtareve të Komisionit

Neni 24. – Njëjtësia e procedurës për zgjedhjen e anëtarëve dhe anëtareve të Komisionit

Neni 25. – Kandidimi i anëtarëve dhe anëtareve të Komisionit

Neni 26. – Përbërja dhe zgjedhja e Këshilleve seleksionues

Neni 27. – Zgjedhja e kandidatëve/kandidateve për anëtarësim në Komision nga ana e këshillit përzgjedhës

Neni 28. - Zgjedhja e anëtarëve dhe anëtareve të Komisionit nga ana e kryetarit/kryesisë të shteteve kontraktuese

Neni 29. – Mbledhja konstituive

Neni 30. – Zgjedhja e kryesuesit/kryesueses dhe miratimi i Rregullores

Neni 31. – Kuorumi dhe vendimmarrja

Neni 32. – Ndërprerja e mandatit të anëtarit/anëtares së Komisionit

Neni 33. – Largimi i përkohshëm nga detyra e anëtarit/anëtares të Komisionit
PJESA VIII. – TË DREJTAT DHE OBLIGIMET E ANËTARËVE/ANËTAREVE DHE PERSONELIT TË KOMISIONIT

Neni 34. – Ndërgjegjja, pavarësia dhe paanshmëria

Neni 35. – Privilegjet dhe imuniteti

Neni 36. – Mbrojtja e burimeve dhe të dhënave konfidenciale

Neni 37. - Statusi i anëtarëve/anëtareve dhe i të punësuarve në Komision
PJESA IX. – STRUKTURA E KOMISIONIT

Neni 38. – Sekretariati ekzekutiv dhe paralelet tematike të Komisionit

Neni 39. – Zyrat e Komisionit në shtetet kontraktuese

Neni 40. – Arkivi i Komisionit


PJESA X. – FINANCIMI I KOMISIONIT

Neni 41. – Financimi i Komisionit

Neni 42. – Raportimi financiar
PJESA XI. – RAPORTI PËRFUNDIMTAR I KOMISIONIT

Neni 43. – Hartimi dhe publikimi e Raportit përfundimtarë

Neni 44. – Përmbajtja e Raportit përfundimtarë

Neni 45. – Gjetjet mbi kryerësit

Neni 46. – Obligimet e parlamenteve dhe qeverive për shqyrtimin e Raportit përfundimtarë
PJESA XII. – TË NDRYSHME

Neni 47. – Veprat penale dhe sanksionet

Neni 48. – Roli i Komisionit në procedimin penal
PJESA XIII. – DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE

Neni 49. – Përfundimi i punës së Komisionit



Preambula
Shtetet kontraktuese
Të vetëdijshme se ngjarjet nga e kaluara e popujve në hapësirat e Republikës Federative Socialiste të Jugosllavisë (RSFJ) së dikurshme, dhe posaçërisht nga ngjarjet e shekullit të njëzetë, dhe mu në fillimin të shekullit njëzetenjë, janë lëndë e manipulimeve të shpeshta;
Të vetëdijshme se të dhënat kundërthënëse historike për Luftën e dytë botërore në këtë rajon janë shfrytëzuar për tu arsyetuar cikli i ri i dhunës, dhe se është e domosdoshme të pengohet që ngjarjet e viteve të njëzeta ti shërbejnë qëllimeve të tilla;
Duke përkujtuar që luftërat në territorin e RSFJ-së së dikurshme, që ndodhen në periudhën kohore nga viti 1991 gjer në vitin 2001, janë karakterizuar me përhapjen e kryerjes së krimeve të rënda e të paskrupullta dhe shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut;
Duke vërejtur se gjykimet para Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish Jugosllavinë dhe në gjykatat vendore, edhe pse kontribuojnë në dënimin e kryerësve të krimit, nuk i përmbushin, në masë të duhur, nevojën e viktimave për drejtësi, dhe as vetvetiu nuk mund të krijojnë kushte të mjaftueshme për arritjen e qetësisë së qëndrueshme në rajon;
Duke vërejtur se iniciativa rajonale, e cila potencon dialogun e hapur, hulumtimin dhe analizimin e provave (fakteve), është rruga më e mirë e të dhënave gjithëpërfshirëse historike mbi krimet të cilat janë kryer në periudhën e përmendur, si dhe për rolin e elitave nacionale, institucioneve dhe individëve në ngjarjet traumatike;
Duke shprehur keqardhje ndaj viktimave të pafajshme të të gjithë popujve në territorin e RSFJ-së së dikurshme, dhe kundërshtim ndaj keqpërdorimit të viktimave me qëllime politike dhe garat në viktimizim;
Të vendosura që në masën më të madhe të mundshme të ndihmojnë për vërtetimin e fatit të një numri të madh të individëve të cilët edhe më tutje evidentohen si të humbur (të pagjetur);
Të vendosura që bashkërisht të kontribuojnë në pranimin e provave (fakteve) mbi krimet e luftës dhe shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut ndaj të gjitha viktimave dhe përtëritjes së mirëbesimit në mes të individëve, popujve dhe shteteve në rajon;
Me qëllim të forcimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të kulturës për respektimin e të drejtave të njeriut,
Ndërsa, sa i përket periudhës kohore gjatë të cilës do të jetë në fuqi Statuti i komisionit, dua të theksoj mospërputhjet e caktuara, sepse në preambulë shkruan se themelimi i KOMRA-së ka të bëjë me periudhën kohore prej vitit 1991 deri 2001. Ndoshta është bërë ndonjë gabim përkthim në gjuhën maqedone, por në tekstin e shkruar në gjuhën maqedone thuhet – “deri” do të thotë se viti 2001 nuk përfshihet në këtë periudhë. (Margarita Nikolovska, Instituti për të drejtat e njeriut, Shkup, Maqedoni, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)
Shpallin

Themelimin e Komisionit rajonal për vërtetimin e fakteve mbi krimet e luftës dhe shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut, të kryera në hapësirat e RSFJ-së së dikurshme, në periudhën nga viti 1991 deri në vitin 2001.

PJESA I. – DOMETHËNIA E NOCIONEVE NË KËTË STATUT
Neni 1.
Domethënia e nocioneve në këtë Statut


  • Anëtari/anëtarja e Komisionit“, është person i zgjedhur nga ana e kryetarit të shtetit kontraktues, me procedurë të paraparë në Pjesën VII të këtij Statuti;




  • Komisioni” është Komision Rajonal për vërtetimin e fakteve për krimet e luftës dhe shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut në territorin e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë së dikurshme (shkurtesa e emrit është: KOMRA)




  • Ministri kompetent për të drejtat e njeriut”, nënkupton ministrin/ministreshën për të drejtat e njeriut dhe të pakicave në shtetet ku një ministri e tillë ekziston, ndërsa në shtetet tjera ministri/ministresha e drejtësisë, gjegjësisht ministri/ministresha për komunitetet dhe kthim;




  • Lufta ose forma tjetër e konfliktit të armatosur”, nënkupton përdorimin e forcës së armatosur ndërmjet shteteve ose dhunës së vazhdueshme të armatosur ndërmjet pushtetit dhe grupeve të armatosura të organizuara, gjegjësisht ndërmjet grupeve të armatosura të organizuara brenda një shteti;




  • Krim lufte”, nënkupton domethënien e terminit “krim lufte” në të drejtën humanitare, gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit;




  • Trupi parlamentar kompetent për të drejtat e njeriut dhe të pakicave”, nënkupton, varësisht nga emri në shtetet e ndryshme kontraktuese, këshillet parlamentare ose komisionet kompetente për të drejtat e njeriut ose marrëdhëniet ndërnacionale;




  • Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë (RSFJ)”, është shteti që e përbënin gjashtë republika, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kroacia, Sllovenia, Serbia dhe dy krahina autonome; Kosova dhe Vojvodina; dhe e cila ka ekzistuar që nga 29 nëntori i vitit 1943 deri de facto, në shpërbërjen e vitit 1991 në konfliktet e armatosura në Kroaci dhe Slloveni, në ndërkohë duke ndryshuar emrin e saj disa herë;




  • Shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut”, përfshijnë: vrasjet, robërimet, burgosjen e padrejtë, torturimin, zhdukjet e dhunshme, depërtimin dhe shpërnguljen e dhunshme të popullsisë, si dhe shkeljet tjera të të drejtave të njeriut, të parapara me Paktet Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të cilat detyrojnë të gjitha shtetet kontraktuese, e për të cilat Komisioni vlerëson se sipas natyrës dhe pasojave kanë karakter “të shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut”;



  • Kryerësi”, është personi i cili ka kryer veprën krim lufte, krim kundër njerëzimit, gjenocid ose vepër që paraqet në një vepër tjetër të rëndë të shkeljes e të drejtave të njeriut; Nocioni përfshinë kryerësit, bashkëkryerësit dhe pjesëmarrësit.




  • Viktimat” janë personat të cilët, individualisht ose në mënyrë kolektive, kanë pësuar dëme, duke përfshirë lëndime fizike ose mendore, vuajtje emocionale, humbje ekonomike ose kufizime të konsiderueshme të të drejtave të tyre themelore përmes veprimeve ose mosveprimeve që paraqesin shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut të pranuara me të drejtën ndërkombëtare, ose shkelje të rëndë të të drejtës humanitare ndërkombëtare. Kur është e përshtatshme, dhe në përputhje me të drejtën vendore, termini viktimë, gjithashtu përfshinë edhe anëtarët e familjes së ngushtë ose personat të cilët viktima në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka mbajtur.


PJESA II. – DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 2.

Definicioni


  1. Komisioni rajonal për vërtetimin e provave (fakteve), mbi krimet e luftë dhe shkeljet tjera të rënda të të drejtave të njeriut në hapësirat e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ) së dikurshme, është Organizatë Ndërkombëtare e themeluar me këtë akt ligjor.


Cilat do të jenë gjuhët e marrëveshjes? A do të jenë të gjitha ato gjuhë të cilat i përmendëm [gjuhët zyrtare të shteteve nënshkruese]? Nëse po, atëherë kemi një problem, sepse ndonjëherë kuptimi i disa gjërave nuk është i njëjtë në të gjitha gjuhët. Në këtë kuptim unë propozoj gjuhën angleze si gjuhë neutrale, ta kemi si gjuhë shtesë. (doc. dr Milan Brglez, Fakulteti për shkenca politike, Universiteti në Lubjanë, Slloveni, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)
Nëse ajo do të duhej të jetë organizata ndërkombëtare, atëherë ku e keni kuvendin e shteteve nënshkruese? (doc. dr Milan Brglez, Fakulteti për shkenca shoqërore, Universiteti në Lubjanë, Slloveni, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)
Këtu thuhet shumë qartë se KOMRA është “organizatë ndërkombëtare e themeluar me këtë akt”. Duke i pas parasysh standardet ndërkombëtare të të drejtës për themelimin e organizatave ndërkombëtare, atëherë statuti nuk është akti me të cilin mund të themelohet një organizatë ndërkombëtare e tillë (...) mendoj se këtë formulim duhet lënë në formën si marrëveshje ndërshtetërore i cili do të ishte akt juridik me të cilin themelohet KOMRA. (Ibro Bulić, Prokuroria e BeH, BeH, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)
(...)versioni origjinal i tekstit do të duhej të jetë në gjuhën angleze, siç është në shumicën e marrëveshjeve ndërkombëtare. (Margarita Nikolovska, Instituti për të drejtat e njeriut, Shkup, Maqedoni Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)
(...) Shtrohet pyetja, a mundet një organizatë ndërkombëtare të themelohet me një akt të tillë juridik? E dyta, poqese është formuar, kush e mbështetë këtë akt juridik, duke pasë parasysh se bëhet fjalë për më shumë shtete? Pra, që kjo të mund të kalojë, nëse asgjë tjetër, të kalojë, sipas mendimit tim, ratifikimin në parlamentet nacionale. (Margarita Nikolovska, Instituti për të drejtat e njeriut, Shkup, Maqedoni Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)
(...) një organizatë ndërkombëtare mund të përcaktohet me statut, si p.sh të themi Karta e Kombeve të Bashkuara apo statuti i Romës i Gjykatës Ndërkombëtare penale. (doc. dr Milan Brglez, Fakulteti për shkenca politike, Universiteti në Lubjanë, Slloveni, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)
Pse të mos e themelojmë një organizatë ndërkombëtare sui generis? Diçka ngjashëm siç është Interpoli. Në kuptimin, si një lëvizje nacionale për KOMRA-në, në bashkëpunim me autoritetet institucionale ekzekutive, që do të thonë një komision i tillë si një organ ndërkombëtarë. (doc. dr Milan Brglez, Fakulteti për shkenca politike, Universiteti në Lubjanë, Slloveni, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)



  1. Shkurtesa është KOMRA.


Neni 7.

Përfaqësimi dhe paraqitja


  1. Komisionin e përfaqëson dhe paraqet kryesuesi/ja i/e Komisionit.

  2. Komisioni mund të vendos që ta përfaqësojë një anëtarë/re tjetër.


Mendoj se këtu do të ishte mirë të ceket se kur, në cilat raste dhe çfarë mund të jetë arsyeja që komisioni paraqet ndonjë nen tjetër, dhe kush e sjell këtë vendimin, si dhe në çfarë mënyre. (Amir Kulaglić, Këshilli Koordinues për KOMRA-në, BeH, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)
Neni 10.

Parimet e veprimit të Komisionit
Anëtarët/anëtaret si dhe personeli i Komisionit janë të obliguar që në punën e tyre të udhëhiqen me këto vlera dhe parime:


  1. respektimi i dinjitetit njerëzor,

  2. pavarësia dhe paanshmëria,

  3. përkushtimi për të vërtetën,

  4. barazia dhe respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut,

  5. përgjegjësia, qasja dhe të qenit të hapur,

  6. hulumtimi me kujdes i fakteve (provave), dhe procedura e drejtë,

  7. integritet, vendosmëri dhe përmbajtje në standardet më të larta profesionale dhe etike,

  8. mbrojtja e veçantë e viktimave të keqtrajtimit seksual si dhe personave të cilët ishin të mitur në periudhën të cilën e përfshinë mandati i Komisionit,


për mua ky nuk është parim, për mua ky mund të jetë qëllim, mund të jetë detyrë e komisionit. (Margarita Nikolovska, Instituti për të drejtat e njeriut, Shkup, Maqedoni, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)


  1. mbrojtja e konfidencialitetit.


PJESA III. – OBLIGIMI PËR BASHKËPUNIM ME KOMISIONIN

Neni 11.

Obligimi i shteteve për bashkëpunim me Komisionin


  1. Të gjitha shtetet kontraktuese janë të detyruara të bashkëpunojnë me Komisionin, dhe ti mundësojnë kryerjen e detyrave në formë efikase në përputhje me Statutin.




  1. Organet kompetente të pushtetit në shtetin kontraktues, në kërkesë të Komisionit, me kohë do të sigurojnë qasje në të dhëna, duke përfshirë edhe marrjen e deklaratave nga përfaqësuesit e institucioneve shtetërore dhe zbatimin e hulumtimeve në teren, përveç nëse me këtë do të shkeleshin dispozitat e shtetit kontraktues mbi konfidencialitetin e të dhënave.




  1. Të dhënat, ose dokumentet, që kanë për qëllim fshehjen e veprës së kryer penale, ose që janë të drejtuara në shkelje të rënda të të drejtave themelore të njeriut, nuk konsiderohen si sekret.


Të dhënat dhe dokumentet kurrë nuk kanë asgjë për qëllim. Të dhënat dhe dokumentet janë të atilla siç janë, dhe ato mund të shfrytëzohen për fshehjen e diçkaje, etj. Pra, do të duhej të jetë ndonjë formulim tjetër. (Miroslav Alimpić, Gjykata e lartë, Novi Sad, Serbi, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)


  1. Në rastin kur shteti konsideron që zbulimi i të dhënave të caktuara ose dokumenteve të cilat i ka kërkuar Komisioni do të jenë në kundërshtim me dispozitat mbi konfidencialitetin e të dhënave, do të ndërmerr të gjitha masat e arsyeshme me qëllim të tejkalimit të situatës kontestuese, me angazhim të përbashkët të Komisionit dhe Shtetit. Këto masa nënkuptojnë:




  1. Sqarimin e Komisionit lidhur me relevancën e të dhënave apo dokumenteve të cilat i kërkon;

dhe/apo



  1. Marrëveshjen mbi kushtet e zbulimit të të dhënave, duke përfshirë, ndër të tjera, zbulimin e pjesshëm të përmbajtjes së dokumenteve, kufizimin në publikimin e të dhënave si dhe zbatimin e masave tjera mbrojtëse mbi konfidencialitetin e të dhënave.


PJESA E IV. – QËLLIMET DHE DETYRAT E KOMISONIT
Neni 12.

Qëllimet e Komisionit
Komisioni ka këto qëllime:


    1. të vërtetojë faktet për krimet e luftës dhe shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut, të kryera në hapësirat e RSFJ-së së dikurshme, në periudhën nga 1 Janari i vitit 1991 deri më 31 Dhjetor të viti 2001, rrethanat shoqërore dhe politike të cilat kanë ndikuar në kryerjen e këtyre veprave dhe pasojat të cilat janë rrjedhojë e këtyre krimeve dhe shkeljeve të të drejtave;


Ti vërtetojmë faktet, ndërsa të vërtetën për fillimin e luftës, për pasojat ti vërtetojë komisioni i historianëve, filozofëve apo kushdo tjetër. (dr Zdravko Grebo, Fakulteti juridik, Universiteti në Sarajevë, BeH, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)



    1. të kontribuojë që elitat politike dhe shoqëritë në shtetet kontraktuese të pranojnë faktet mbi krimet e luftës dhe shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut.


Termi elita, është i papërshtatshëm, do të duhej të jetë termi udhëheqësit politike. (Branislav Radulović, Shoqata e juristëve të Malit të Zi, Mali i Zi, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)
Propozimi im do të ishte, si në vijim – “Të kontribuojë që shtetet nënshkruese t’i pranojnë faktet për krimet e luftës” (...) Pra, pa “elitat politike”, sepse vlerësoj se duke ua dhënë rëndësinë, thjesht po ua mundësojmë atyre elitave që akoma të vendosin për fatin tonë, ndërsa ne të mbetemi vëzhgues pasiv. (Siniša Štimac, avokat, Kroaci, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)
(...) dikush më parë i përmendi elitat politike. Edhe mua po më pengon ajo shprehje, dhe mendoj se do të ishte shprehje më e mirë, ai i cili është përdorë në preambulë, i cili thotë elitat nacionale. Ndoshta ky do të jetë term apo shprehje më e mirë, apo strukturat politike. (Miroslav Alimpić, Gjykata e lartë në Novi Sad, Serbi, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)


    1. të kontribuojë në ndriçimin e fatit të humburve – pagjeturve;


(...) “fati”, do të duhej të shkruhet në shumës “fatet”. (Branislav Radulović, Shoqata e juristëve të Malit të Zi, Mali i Zi, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)



    1. të pranojë padrejtësitë e shkaktuara ndaj viktimave, me qëllim të ndërtimit të kulturës së solidaritetit dhe bashkëndjenjës për viktimat;


Kjo do të duhej të veprojë në tërë opinionin e gjerë, prandaj sipas terminologjisë do të duhej të thuhet kështu – “të pranohen padrejtësitë e shkaktuara viktimave, me qëllim të ndërtimit të kulturës së solidaritetit dhe ndjeshmërisë me viktimat tjera”. (Branislav Radulović, Shoqata e juristëve të Malit të Zi, Mali i Zi, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)
Të pranohen padrejtësitë”, kjo rrjedhë nga vetë faktet të cilat do t’i vërtetojë komisioni, sepse në paragrafin 1, thotë – “të vërtetojë faktet”. Dhe, çfarë arrihet me pranimin e fakteve dhe kujt i referohet pranimi i padrejtësisë? A i konfirmon komisioni ato si të tilla apo do të duhet për secilin, secilit që i referohet padrejtësia, gjegjësisht çdonjëri që në ndonjë mënyrë ka bërë ndonjë padrejtësi, ta pranojë padrejtësinë, në mënyrë që të mund të shkojmë më tutje në ndërtimin e kulturës, solidaritetit, ndjeshmërisë, etj. (Margarita Nikolovska, Instituti për të drejtat e njeriut, Shkup, Maqedoni, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)



    1. të kontribuojë në realizimin e të drejtës së viktimave; dhe




    1. të kontribuojë në pengimin e përsëritjes së krimeve të luftës dhe të shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut.


(...) kur bëjmë vërtetimin e fakteve dhe shkaqeve, atëherë qëllimi do të ishte mirë të shprehet në kuptimin pozitiv, e kjo është mbështetja, gjegjësisht fuqizimi, mbështetja e paqes dhe natyrisht dinjitetit dhe respektimi i të drejtave të njeriut. (Ivo Grga, avokat, Kroaci, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)
Sa u përket qëllimeve të komisionit (...) në vazhdim thuhet – “të kontribuojë në zbardhjen e fatit të të zhdukurve”, do të thotë fokusohet vetëm në një element, ndërsa ne kemi edhe elemente tjera, mes të cilave, siç kam thënë, shpërnguljet e dhunshme, zhvendosjet, apo gjërat tjera të caktuara, Pra, ose do të fokusohemi në të gjitha segmentet e cekura, apo do të duhej të shkruajmë diçka të përgjithshme. (Margarita Nikolovska, Instituti për të drejtat e njeriut, Shkup, Maqedoni, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)
  1   2   3


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©atelim.com 2016
rəhbərliyinə müraciət