Ana səhifə

Nr I vendimit Data palët faqe


Yüklə 0.86 Mb.
səhifə13/36
tarix18.07.2016
ölçüsü0.86 Mb.
1   ...   9   10   11   12   13   14   15   16   ...   36

Nr.3171/1073 i Rregj. Themeltar

Nr.1791 i vendimit




VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:


Thimjo Kondi Kryesues

Zamir Poda Anetar

Nikoleta Kita Anetare

Irma Bala Anetare

Evjeni Sinoimeri Anetare
ne seance gjyqesore date 14.10.2004, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.3171/1073 akti qe i perket:
PADITËS: GJIN SHQALSI

E PADITUR: PREFEKTURA TIRANE, ne mungese


OBJEKTI:

Detyrimi i pales se paditur per te shlyer

detyrimin e pages per 12 muaj

per zgjidhje te kontrates pa shkaqe te arsyeshme.

Shperblim per vjetersi ne pune deri 2 paga mujore.

Baza Ligjore: Nenet 144, 145, 146, 147 te K.Punes.


Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendim nr.451, date 10.02.2003 ka vendosur:

Pranimin e kerkese-padise.

Detyrimin e te paditurit Prefektura e Qarkut Tirane te demshperbleje paditesin Gjin Shqalsi per zgjidhjen e kontrates se punes pa shkaqe te arsyeshme me pagen e 6 muajve.


Gjykata e Apelit Tirane, me vendim nr.867, date 30.06.2003 ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.451, date 10.02.2003 te Gjykates se shkalles se pare Tirane, duke e detyruar palen e paditur Prefektura Tirane te demshperbleje paditesin Gjin Shqalsi per zgjidhjen e kontrates se punes pa shkaqe te arsyeshme per 1 vit kohe, si dhe kater paga mujore per efekt vjetersie ne pune.


Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka ushtruar rekurs pala e paditur, Prefekti Tirane, i cili kerkon prishjen e vendimit dhe kthimin per rishqyrtim ne Gjykaten e shkalles se pare Tirane, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata e apelit ka gabuar ne dhenien e vendimit lidhur me objektin e padise. Ne padi jane kerkuar 2 paga mujore vjetersi, kjo gjykate i ka dhene 4 paga mujore.

- Gjykata ka gabuar dhe lidhur me subjektin e kesaj ceshtje (ndergjyqesine), duke thirrur Prefekturen Tirane si te paditur nderkohe qe duhej te thirrej N.Trajtimit te Studenteve nr.3 te Universitetit Bujqesor Tirane, ku paditesi ka qene drejtor dhe ka mare rrogen ne ate bordero.

- I gabuar eshte dhe referimi i bazes ligjore te konfliktit ne K.Punes, nderkohe qe duhej te referohej ne ligjin "Per prefektin".

- Vendimi i gjykates se apelit eshte marre ne mungesen tone si pale e paditur. Ne date 03.06.2003 erdhi flete-thirrja, por gjykimi eshte shtyre ne date 10.03.2003; u tha se do t’u njoftojme per daten e gjykimit, por nuk patem njoftim te tille, duke u dhene vendimi ne mungese.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e anetares Evjeni Sinojmeri, dhe si shqyrtoi ceshtjen ne teresi,


V Ë R E N

Rekursi i paraqitur nga pala e paditur Prefektura Tirane nuk permban asnje nga shkaqet e parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile, prandaj vendimi i Gjykates se Apelit Tirane nr.867, date 30.06.2003 i cili ka ndryshuar vendimin e gjykates se rrethit dhe ka detyruar palen e paditur te demshperbleje paditesin me pagen e nje viti dhe kater paga vjetersi pune, duhet te lihet ne fuqi.

Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se paditesi ka punuar me detyren e drejtorit te Ndermarrjes se Trajtimit te Studenteve nr.3 Tirane qe prej dates 29.03.1997. Ne daten 09.01.2002 pala e paditur ka vendosur ta largoje ate nga puna “per te meta dhe dobesi ne menaxhimin e punes drejtuese”. Marredheniet financiare jane nderprere ne daten 11.01.2002. Rezulton se kjo mase eshte marre si rrjedhoje e shkeljeve te konstatuara gjate kontrollit te ushtruar prej pales se paditur per te cilat kjo e fundit ka kerkuar qe gjithashtu paditesi te ndiqej penalisht. Por me vendimin e prokurorise prane Gjykates se shkalles se pare Tirane eshte vendosur pushimi i hetimeve te procedimit per mungese te elementeve te vepres penale.
Paditesi ka pretenduar se largimi i tij nga puna ka qene i menjehershem dhe pa shkaqe te arsyeshme dhe per sa siper ka kerkuar shperblimin per nje vit, si dhe per vjetersi ne pune.

Ceshtja ne te dy shkallet e gjykimit eshte shqyrtuar dhe perfunduar para ndryshimeve te bera ne Kodin e Punes me ligjin nr.9125, date 29.07.2003. Te dy gjykatat pranojne ne vendimet e tyre se ne largimin nga puna te paditesit pala e paditur nuk ka respektuar procedurat e parashikuara ne nenin 144 te Kodit te Punes lidhur me njoftimin me shkrim te pakten 72 ore para takimit si dhe njoftimin me shkrim per zgjidhjen e kontrates se punes te pakten 48 ore pas takimit. Edhe nese do te ishin te verteta shkaqet qe pretendoheshin prej saj -arsyetojne gjykatat, - ato nuk mund te sillnin largimin e menjehershem te parashikuar nga pika 4 e dispozites se mesiperme. Shkelja e ketyre kerkesave e ben te pavlefshme zgjidhjen e kontrates dhe per kete shkak pala e paditur duhet ta demshperbleje paditesin. Qendrimet e gjykatave kane qene te ndryshme vetem lidhur me masen e shperblimit. Gjykata e apelit duke patur parasysh kerkesat e nenit 146/3 te Kodit te Punes qe i referohet zgjidhjes se kontrates pa shkaqe te arsyeshme, ka ndryshuar vendimin e gjykates se rrethit qe e kishte detyruar palen e paditur te demshperblente paditesin me pagen e 6 muajve, duke e detyruar me pagen e nje viti. Gjithashtu ne kuptim te nenit 145 paditesit i eshte dhene dhe shperblimi per vjetersi pune ne masen e 4 pagave.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte e gjen te drejte e te bazuar ne ligj vendimin e gjykates se apelit. Ne rrethanat e pranuara nga te dy gjykatat, kur largimi i paditesit eshte bere ne menyre te menjehershme dhe pa respektuar procedurat, me te drejte gjykatat bazuar ne nenin 144 e 146 te K.Punes (para ndryshimeve) e kane konsideruar ate si zgjidhje te kontrates pa shkaqe te arsyeshme dhe e kane detyruar palen e paditur te demshperbleje me nje vit page.

Edhe shperblimi per vjetersi pune i llogaritur nga gjykata eshte bazuar ne kerkesat e nenit 145 te K.Punes, i cili e lidh detyrimisht ate me mungesen e shkaqeve te arsyeshme per zgjidhjen e kontrates se punes. Duke qene se gjykatat kane konstatuar largimin pa shkaqe te arsyeshme, me te drejte paditesi ka perfituar dhe shperblimin per vjetersi, qe sipas dispozites se mesiperme i duhet shtuar shperblimit me rastin e zgjidhjes se kontrates se punes.

Pala e paditur ka pretenduar se ne gjykimin e kesaj ceshtja baza ligjore nuk duhet te jete Kodi i Punes por ligji “Per prefektin”, si dhe disa V.K.M te dala per zbatim te tij. Ky pretendim eshte i pabazuar, sepse marredheniet e punes ne fusha te vecanta rregullohen nga ligjet e posacme dhe i tille per paditesin eshte Kodi i Punes.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, bazuar ne nenin 485/a te K.Pr.Civile,


V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimit nr.867, date 30.06.2003 te Gjykates se Apelit Tirane.


Tirane, me 14.10.2004
1   ...   9   10   11   12   13   14   15   16   ...   36


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©atelim.com 2016
rəhbərliyinə müraciət