Ana səhifə

Nr I vendimit Data palët faqe


Yüklə 0.86 Mb.
səhifə14/36
tarix18.07.2016
ölçüsü0.86 Mb.
1   ...   10   11   12   13   14   15   16   17   ...   36

Nr.2853/793 i Rregj. Themeltar

Nr.1792 i vendimit




VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil I Gjykates se Larte i perbere nga:


Thimjo Kondi Kryesues

Zamir Poda Anetar

Evjeni Sinoimeri Anetare

Nikoleta Kita Anetare

Irma Bala Anetare
ne seance gjyqesore date 14.10.2004, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2853/793 akti qe i perket:
PADITËS: LLAMBI CURRI, perfaqesuar nga av. Margarita Sallavaçi

I PADITUR: DREJTORIA E SHENDETIT PUBLIK PERMET ne mungese

VJOSA BEZATI, LUDMILLA BEKTASHI, FATIME LAMLLARI, perfaqesuar nga av. Haneme Bakija.

PERSON I TRETË: AGJENSIA KOMBETARE E PRIVATIZIMIT, DEGA GJIROKASTER, perfaqesuar nga av. I. Resuli


OBJEKTI I PADISË:

Deklarim i pavlefshmerise se pjesshme absolute

te kontrates se Shitblerjes se farmacise nr.1 Permet,

lidhur midis dy te paditurve ne date 14.10.2002.

Baza Ligjore: Neni 92/a i K.Civil dhe neni 32 i K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Permet, me vendimin nr.12, date 22.01.2003 ka vendosur:

Rrezimin e kerkese-padise.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.132, date 03.4.2003 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.12, date 22.01.2003 te Gjykates se shkalles se pare Permet.
Kunder vendimit te gjykates se apelit ka ushtruar rekurs paditesi Llambi Curi, i cili kerkon prishjen e vendimit, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata nuk ka pasur parasysh VKM nr.192, date 20.03.1998 ndryshuar me vendimin nr.606, date 16.12.1999, ku thuhet se per objektet e sherbimit stomatollogjik dhe farmaceutik, punonjesit specialiste qe sot per sot kane kontrate qiraje, kane te drejten e parablerjes pa ankand. Privatizimi i Farmacise nr.1 Permet eshte bere nga presidentja e personit juridik te farmacise ne fjale, duke me perjashtuar nga privatizimi.

- Ne kohen e privatizimit te aktivitetit une paditesi kam qene punonjes dhe si kolektiv kemi krijuar personin juridik me presidente Vjosa Bezati, e cila na perfaqesonte me te trete. Ajo ka lidhur kontrate qiraje ne emer te personit juridik, pra dhe ne emer te ne ortakeve.

- Fakti qe jam semurur dhe kam dale ne KEMP (ne pension) nuk me heq te drejten e privatizimit te objektit, pasi vazhdoj te jem punonjes, ortak ne kete farmaci, ku dhe jam paguar.


Kunder rekursit ka paraqitur kunderrekurs te paditurat Vjosa Bezati, Ludmilla Bektashi dhe Fatime Lamllari, te cilat kerkojne mospranimin e rekursit duke parashtruar keto shkaqe:

- Paditesi ka nderprere marredheniet e punes me farmacine tone qe ne 01.10.1996.

- Eshte i pakontestueshem V.K.M nr.192, date 20.03.1998 ndryshuar me V.K.M nr.606, date 16.12.1999 ku thuhet se: Per objektet e sherbimit stomatologjik dhe farmaceutik punonjesit qe sot per sot kane kontrate qiraje, kane te drejten e parablerjes pa ankand, … por paditesi nuk kishte dhe nuk ka kontrate qiraje perderisa ai ka dale ne pension pleqerie ne 01.10.1997.

- Privatizimi i sherbimit farmaceutik (dhe jo i nderteses se farmacise) eshte bere ne vitin 1995 dhe jo vetem ne emer te Vjosa Bezatit, por ne emer te gjashte farmacisteve qe punonin me 01.02.1995. Po keshtu nga ana e gjashte farmacisteve u blene dhe barnat qe ishin ne farmaci, duke u paguar me keste. Ne shkurt 1996 Llambi u semur dhe ne tetor 1996 doli ne KEMP, ndersa pas nje viti ne pension pleqerie.

- Ne vitin 1998 eshte larguar farmacistja Violeta Pollo dhe ne vitin 2001 eshte larguar Flutura Halili, ashtu si Llambi kane marre kapitalin qe u takonte nga farmacia.

- Ne 28.9.2002 A.K.P. Dega Gjirokaster, ne baze te dokumentacionit na percaktoi fitues te se drejtes per te blere objektin dhe truallin e farmacise nr.1 Permet dhe ne 06.11.2002 lidhem kontraten e shitblerjes para noterit dhe morem certifikaten e pronesise. Gjithe çka pretendojme ne kete kunderrekurs vertetohet me prova shkresore te ndodhura ne dosje.


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e anetares Evjeni Sinojmeri, perfaqesuesin i pales paditese av. M. Sallavaçi, i cili kerkoi ndryshimin e dy vendimeve dhe pranimin e padise ose kthimin e ceshtjes per rigjykim, perfaqesuesi i pales paditur av.Haneme Bakija, e cila kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykatave, perfaqesuesi i Agjensise Kombetare e Privatizimit av. I. Resuli, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimeve,


V Ë R E N

Rekursi i paraqitur nga pala paditese nuk permban asnje nga shkaqet e parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile. Vendimi i Gjykates se Apelit Gjirokaster nr.132, date 03.04.2003 i cili ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se rrethit Permet qe kishte rrezuar padine, eshte i drejte e i bazuar ne ligj dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.

Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se me kontraten e shitblerjes date 6 nentor 2002 midis te paditurve Drejtoria e Shendetit Publik si shitese dhe Ludmilla Bektashi, Vjollca Bezati dhe Fatime Lamllari si blerese, keto te fundit jane bere pronare mbi nje objekt "Farmacia nr.1" Permet me siperfaqe 145, 57 m2 dhe te truallit nen te. Kjo kontrate nje dite me vone eshte rregjistruar dhe ne Zyren e Rregjistrimit te Pasurive te Paluajtshme. Privatizimi eshte bazuar ne vendimin nr.606, date 16.12.1999, eshte bere pa ankand ne favor te punonjeseve te farmacive (te paditurave) qe deri ne kete moment e mbanin ne kushtet e qirase. Paditesi ka pretenduar se se bashku me te paditurat duhet te ishte perfshire edhe ai ne privatizim per shkak se ne vitin 1995, kur aktiviteti i farmacive u privatizua, ai ka qene bashkepronar me te paditurat i barnave qe gjendeshin ne momentin e privatizimit ne njesi dhe ka punuar se bashku me to ne kete objekt duke qene njekohesisht dhe ortak ne shoqerine "Permeti" te krijuar ne vitin 1995 se bashku me te paditurat. Per sa me siper ai ka kerkuar pavlefshmerine e pjesshme te kontrates se privatizimit vetem persa i perket pjeses se tij.

Nga gjykatat pranohet se paditesi ka punuar fillimisht me te paditurat, por qe ne vitin 1996 ai nuk e ka ushtruar me aktivitetin, sepse ishte i semure tetrapelgjik dhe si i tille perfitonte pension invaliditeti. Ne vitin 1997, per shkak se ka mbushur moshen per pension, eshte paguar prej Sigurimeve Shoqerore. Nga ana tjeter aktiviteti i te paditurave ortake ne shoqerine Tregtare "Permeti" sh.p.k. ka vazhduar dhe drejtuesja teknike e saj Vjosa Bezati i ka perfaqesuar te gjithe te paditurat duke lidhur dhe kontratat e qirase per cdo vit me Drejtorine e Shendetit Publik qe ishte pronar i objektit. Gjithashtu edhe kontratat e punes qe ndodhen prane Sigurimeve Shoqerore jane lidhur midis Vjosa Bezatit si punedhenese dhe dy te paditurave te tjera si punemarrese. Te gjithe te paditurat per cdo vit kane nxjerre dhe licensat perkatese nga Ministria e Shendetesise per ushtrimin e aktivitetit te farmacistit. Ne asnje prej dokumentave te permendura me lart nuk figuron emri i paditesit.

Gjykata e Rrethit Permet ne vendimin e saj pranon se ne momentin e daljes se V.K.M nr.606, date 16.12.1999, paditesi nuk ka qene as punonjes dhe as qiramarres ne godinen objekt konflikti e per rrjedhoje ai nuk mund te fitoje nga privatizimi. Per kete shkak ajo ka rrezuar padine si te pabazuar. Te njejtin qendrim ka mbajtuar dhe Gjykata e Apelit Gjirokaster.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, konkludoi se vendimet e te dy gjykatave jane ne perputhje me ligjin e nuk ka asnje shkak qe ato te cenohen.

Paditesi e ka ngritur padine per pavlefshmerine e kontrates me cilesine e punonjesit farmacist ne godinen objekt gjykimi, pra si person fizik. Pare ne kete kendveshtrim, konkluzioni i arritur nga gjykatat se ai nuk mund te fitoje nga privatizimi eshte i drejte.

Ne V.K.M nr.606, date 16.12.1999 "Per nje ndryshim ne V.K.M nr.192, date 02.04.1998 "Per kriteret e vleresimit te prones shteterore qe privatizohen dhe procedurat e shitjes”, parashikohet: "Per objektet e sherbimit stomatologjik dhe farmaceutik, punonjesit specialiste, qe sot per sot kane kontrate qiraje, kane te drejten e parablerjes pa ankand, ne rastet kur keto objekte dhe trualli nen objekt nuk kane pronare private. Destinacioni i ketyre objekteve te mos ndryshoje per pese vjet”.

Sic shihet nga permbajtja e dispozites se mesiperme, te drejten e privatizimit te ketyre objekteve e kane punonjesit specialiste qe ne momentin e hyrjes ne fuqi te Vendimit te K.Ministrave kane qene qiramarres mbi to. Sic ka rezultuar paditesi qe ne vitin 1996 nuk ka ushtruar me aktivitet ne fushen e tregtimit te barnave dhe produkteve farmaceutike, pra nuk ka qene punonjes ne kete farmaci. Ne emer te tij nuk figuron te jete nxjerre license nga Ministria e Shendetesise per ushtrimin e aktivitetit si farmacist, nuk rezulton te jete lidhur kontrate punesimi per efekt te pageses se sigurimeve shoqerore dhe nuk figuron i rregjistruar si i tille ne certifikaten e rregjistrimit ne organin tatimor te shoqerise “Permeti”, e cila per efekte te pagimit te tatimeve rezulton me tre ortake. Si gjate gjykimeve dhe ne rekursin e paraqitur ai ka pretenduar se eshte bashkepronar me te paditurat i mallrave (barnave) qe ishin gjendje ne farmaci me rastin e privatizimit e per rrjedhoje duhet konsideruar si qiramarres. Me te drejte gjykata e apelit ka rrezuar kete pretendim duke u shprehur se kjo lidhet me detyrimet dhe llogarite reciproke mes paleve, te cilat nuk jane objekt i ketij gjykimi.
Paditesi ka pretenduar gjithashtu se qe nga momenti krijimit dhe deri diten e gjykimit ai ka figuruar si ortak ne shoqerine "Permeti” sh.p.k ne emer te te ciles duhej te behej ne fakt privatizimi i objektit. Sipas tij, me cilesine e ortakut, duhet te perfitonte edhe ai nga privatizimi.

Kolegji konkludon se pavaresisht nga qenia e tij ortak ne shoqeri, edhe nese padine do ta kishte ngritur ne emer te kesaj te fundit paditesi nuk do te legjitimohesh ne ngritjen e saj. Kjo per faktin se funksionimi i shoqerise i nenshtrohet ligjit "Per shoqerite tregtare” ne te cilin jane percaktuar saktesisht se cili eshte organi qe mund ta perfaqesoje shoqerine ne marredhenie me te tretet. Paditesi nuk eshte as administrator dhe as person i ngarkuar me ndonje akt te ligjshem per te bere nje gje te tille. Keshtu edhe ne kete kuptim paditesi nuk mund te godiste kontraten e lidhur mes te paditurve.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te K.Pr.Civile,


V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimit nr.132, date 03.04.2003 te Gjykates se Apelit Gjirokaster.




Tirane, me 14.10.2004


1   ...   10   11   12   13   14   15   16   17   ...   36


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©atelim.com 2016
rəhbərliyinə müraciət