Ana səhifə

Nr I vendimit Data palët faqe


Yüklə 0.86 Mb.
səhifə22/36
tarix18.07.2016
ölçüsü0.86 Mb.
1   ...   18   19   20   21   22   23   24   25   ...   36

Nr.3207/1107 i Regj. Themeltar

Nr.1846 i Vendimit




VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:


Zamir Poda Kryesues

Nikoleta Kita Anetare

Agron Lamaj Anetar

Evjeni Sinoimeri Anetare

Shpresa Beçaj Anetare
ne seancen gjyqesore te dates 22.10.2004 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS TË K/ PADITUR: NAZMI ZEKJA, RASIM ZEKJA, RUHIJE ZEKJA, ZYDI ZEKJA, ATLIJE ZEKJA, SABAHET ZEKJA, KUJTIM ZEKJA, BLERIM ZEKJA, perfaqesuar nga Av. Gjon Brunga dhe Av. Rexhe Mergjeka

I PADITUR K/PADITËS: AVNI HOXHA, perfaqesuar nga Av. Ilia Ilia

I PADITUR NGA K/PADIA: BASHKIA DURRES

NDERHYRËS DYTESOR: RUSHDI DELIALLISI, ZIHNI DERVISHI, perfaqesuar nga Av. Edmond Saliu

PERSONA TË TRETË: AGJENSIA KOMBETARE E PRIVATIZIMIT, perfaqesuar nga Lefteri Lleshi, me autorizim

DREJTORIA EKONOMIKE DHE E SHERBIMEVE PRANE KESHILLIT TE QARKUT DURRES, ne mungese

SUZANA DELIALLISI, ne mungese

DHURATA BOZDO, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:

1. Lirim dhe dorezim trualli

i zene prej te paditurit k/padites Avni Hoxha,

ose pagimin e vleres se truallit te zene prej tij.

2. Te konstatohen te pavlefshme

kontrata e shitblerjes date 28.04.1995,

kontrata nr.1630/395, date 29.04.1995

dhe kontrata e shitjes nr.5609/1818, date 31.10.1997

dhe te kthehen palet ne gjendjen e meparshme.

3. Detyrimin e N.N.I.Durres te paguaje

ne favor te paditesve qirane e truallit

qe nga date 23.11.1994, si dhe te fitimit te munguar.

4. Detyrimin e AKP Durres te njohe

te drejten e parablerjes se paditesve

mbi objektet e zones D-3 te N.N.I. Durres.

Baza Ligjore: Neni 296, 298, 640 e 644 te K.Civil.

OBJEKTI I K/PADISË:

Kundeshtim i vendimit nr.692, date 23.11.1994

te K.K.K.Pronave prane Bashkise Durres.

Baza Ligjore: Neni 27/a te ligjit 7698, date 15.04.1993

dhe udhezimit nr.3, date 21.06.1993.


Gjykata e Rrethit Durres, me vendimin nr.318, date 27.02.1995 ka vendosur:

Pranimin e pjesshem te kerkese-padise se paditesve te k/paditur Nazmi Zekja, Rasim Zekja, Ruhije Zekja (Tafaj), Zydi Zekja, Atlije Zekja (Beshiraj), Sabahet Zekja, Kujtim Zekja, dhe Blerim Zekja, etj., duke detyruar te paditurin k/padites Avni Hoxha dhe nderhyresat dytesore Zihni Dervishi dhe Rushdi Deliallisi t’i lirojne dhe dorezojne paditesve te k/paditur siperfaqen e truallit 2270 m2 te ndodhur ne lagjen nr.14 Shkozet Durres me kufij: V- Rruge Lagje; J- pjesa e siperfaqes fuksionale 14.317 m2; L- toke private; P- kanal kullues, ose t’i paguaje paditesve te k/paditur vleren e truallit te zene me nje çmim prej 4.300 leke per m2.

Rrezimin e kerkimit te kerkese-padise me objekt konstatimin e pavlefshmerise se kontrates se shitjes date 28.04.1995 te kontrates 1630/395, date 29.04.1995 dhe nr.5609/1818, date 31.10.1997 si te pabazuar ne prova dhe ne ligj.

Pushimin e gjykimit per kerkimet e tjera te kerkese-padise per qirane e truallit dhe te fitimit te munguar per shkak te heqjes dore prej kerkesave nga paditesat e k/paditur.

Rrezimin e kunderpadise te te paditurit k/padites Avni Hoxha me objekt anullimin e pjesshem te vendimit nr.692, date 23.11.1994 te K.K.K.Pronave


Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.378, date 01.07.2003 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit civil nr.318, date 27.02.2003 te Gjykates se rrethit Durres.


Kunder ketij vendimi kane bere rekurs, Avni Hoxha, e Zihni Dervishi e Ruzhdi Deliallisi, duke parashtruar sa me poshte:

- Objekti - Linja e prodhimit te betonit eshte blere nga N.N.I. Durres nepermjet A.K.P ne vitin 1995 me kontrate te rregullt dhe nuk eshte konstatuar e pavlefshme edhe nga gjykata.

- Siperfaqja e truallit prej 2270 m2 qe pretendohet nga paditesat eshte siperfaqe funksionale e objektit dhe nuk mund t’u kthehet atyre sipas nenit 296 te K.Civil.

- Ne kemi lidhur kontrate qiraje per kete siperfaqe trualli me shtetin dhe me vendin gjyqesor nr.1506, date 19.11.2002 te Gjykates se rrethit Durres na eshte njohur edhe e drejta e privatizimit te tij.

- Perderisa gjykata rrezoi padine per pavlefshmerine e kontrates se shitjes se objektit ishte e detyruar te rrezonte padine edhe per lirimin e siperfaqes 2270 m2 si siperfaqe funksionale e objektit.

- Pa te drejte gjykata ka rrezuar kunder padine per anullimin e vendimit te K.K.K.Pronave nr.692, date 23.11.1994 ne favor te paditesave si ish pronare. Komisioni ka kthyer si te lire siperfaqen 2270 m2 ne nje kohe qe duke qene siperfaqe funksionale e objektit, ne baze te Ligjit 7698, date 15.04.1993 dhe Udhezimi i Keshillit Ministrave ne zbatim te tij nr.3, date 21.06.1993, duhet te trajtohej si siperfaqe e zene.

- Nuk eshte formuar drejt ndergjyqesia, sepse ne gjykim duhej te thirrej si e paditur edhe shoqeria "Beton SIAC" qe ushtron aktivitetin ne truallin objekt gjykimi.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relatimin e çeshtjes nga antarja Nikoleta Kita, perfaqesuesit e te paditurve k/padites, qe kerkuan ndyshimin e dy vendimeve, perfaqesuesen e A.K.P., qe kerkoi ndryshimin e dy vendimeve, perfaqesuesit e paditesave te kunderpaditur, qe kerkuan lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit, mbasi shqyrtoi dhe analizoi ceshtjen ne teresi,


V Ë R E N

Vendimi i Gjykates se Apelit Durres eshte i drejte dhe duhet te lihet ne fuqi.

Rezulton se K.K.K.Pronave prane Bashkise Durres me vendimin nr.692, date 23.11.1994 ka vendosur t’u njohe paditesave familjes Zekja pronesine per nje siperfaqe toke prej 13 dynym te ndodhur ne Shkozet Durres me kufij te percaktuar dhe t’u ktheje prej saj si te lire nje siperfaqe prej 5000 m2, vendim i cili eshte regjistruar edhe ne regjistrin Hipotekor me nr.706, date 22.06.1995.

Me pretendimin se nje pjese e kesaj siperfaqe prej 2270 m2 mbahet nga te paditurit, mbeshtetur ne nenin 296 te K.Civil, paditesat kane kerkuar prej tyre lirimin dhe dorezimin e kesaj siperfaqe trualli.

I padituri Avni Hoxha ka paraqitur kunderpadi dhe ka kerkuar anullimin e pjesshem te vendimit te K.K.K.Pronave nr.692, date 23.11.1994 vetem per kthimin e siperfaqes 2270 m2, me pretendimin se ajo eshte siperfaqe funksionale e linjes se prodhimit te betonit, aktivitet i shoqerise "Beton SIAC" dhe si e tille nuk eshte e lire por e zene dhe nuk duhej t’u kthehej ish pronareve ne baze te Ligjit 7698, date 15.04.1993.

Ne perfundim, Gjykata e shkalles se pare Durres ka vendosur pranimin e padise duke detyruar te paditurin Avni Hoxha, nderhyresat dytesore te lirojne dhe dorezojne siperfaqen e truallit prej 2270 m2 me kufij te percaktuar, ose te paguajne vleren e truallit me nje çmim prej 4300 lek per m2 dhe rrezimin e kunderpadise te ngritur nga Avni Hoxha si te pabazuar ne ligj.

Paditesat kane patur edhe kerkime te tjera ne padi, si: pavlefshmeria e kontrates se shitjes se objektit te linjes prodhimit betonit ne vitin 1995 ne favor te te paditurve, apo njohjen e te drejtes se parablerjes se ketij objekti nga ana e tyre, por qe pjeserisht kane hequr dore prej tyre gjate gjykimit ose jane rrezuar nga gjykata, sikunder shprehet ne vendim dhe nuk kane bere ankim, keshtu perfundimisht konflikti midis paleve lidhet me objektin e padise per lirimin e siperfaqes se truallit prej 2270 m2 dhe objekti i kunderpadise per anullimin e vendimit te K.K.K.Pronave ne favor te paditesave per siperfaqen e lartpermendur.

Gjykata e Apelit Durres ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se shkalles se pare Durres.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres kane bere rekurs te paditurit, por shkaqet e parashtruara ne te nuk gjejne mbeshtetje ne nenin 472 te K.Pr.Civile.

Ne kundershtim me sa parashtrohet ne te, gjykata ka zbatuar drejt ligjin ne zgjidhjen e konfliktit midis paleve, si ate material dhe procedural dhe nuk gjendet shkelje qe ta beje ate te cenueshem.
Shkaqet e parashtruara ne rekurs jane te njeta me ato te paraqitura ne ankim ne gjykaten e apelit dhe kjo e fundit ju ka dhene pergjigje, duke i analizuar me hollesi ato.

Simbas vendimit te K.K.K.Pronave Bashkia Durres nr.692, date 23.11.1994 paditesat jane njohur pronare mbi nje siperfaqe 13.000 m2 dhe prej saj ju eshte kthyer si e lire nje siperfaqe 5000 m2. Brenda kesaj siperfaqe ndodhet siperfaqja prej 2270 m2 ku te paditurit ushtrojne aktivitet ne linjen e prodhimit te betonit, prandaj kjo eshte bere edhe burim konflikti midis paleve. Gjykatat kane administruar provat e nevojshme lidhur me funksionimin e linjes se betonit dhe kane arritur ne perfundimin se ajo eshte nje kompleks makinerish te levizshme qe nuk jane trupezuar ne menyre te qendrueshme me token dhe nuk gjenden te pasqyruara ne hartat perkatese si objekte te paluajteshme. Ne kete rast ato i jane referuar edhe kerkesave te nenit 142 te K.Civil qe percakton llojet e sendeve ne te luajteshme dhe te paluajteshme dhe konkluzioni i tyre qe objektet e linjes se betonit nuk jane sende te paluajteshme eshte i drejte dhe i mbeshtetur ne ligj. Perderisa nuk jane objekte me karakter te perhershem ato mund te çvendosen ne siperfaqen tjeter qe perdorin te paditurit per te njejtin qellim e per rrjedhoje edhe siperfaqja ku ndodhen ato nuk mund te konsiderohet e zene konform pikes 1 dhe 2 te Udhezimit te Keshillit Ministrave nr.3, date 21.06.1993, sipas te cilave trojet konsiderohen te zena kur mbi to jane vendosur ndertesa ose objekte me karakter te perhershem.

Ne rrethanat si me siper, mbi padine e ngritur ne baze te nenit 296 te K.Civil, me te drejte gjykata ka detyruar te paditurit t’u lirojne paditesave siperfaqen prej 2270 m2 te njohur dhe kthyer me vendim Komisioni te K.K.K.Pronave si ish pronare. Ne vendimin e tyre gjykatat kane percaktuar edhe nje alternative tjeter detyrimi per te paditurit, duke i detyruar ata te paguajne ne favor te ish pronareve vleren e truallit, i cili nuk eshte kundershtuar prej tyre, ndersa sa per çmimin e caktuar per meter katror kjo eshte percaktuar nga specialiste te caktuar nga gjykata, prove e administruar prej saj dhe qe nuk ka te beje me zbatim te keq te ligjit si parashikon neni 472 i K.Pr.Civile.

Shoqeria "Beton SIAC", mbi bazen e marreveshjes me te paditurit ushtron aktivitet ne truallin objekt konflikti, por ndryshe nga sa parashtron ne rekurs ana e paditur nuk kishte arsye qe ajo te thirrej e paditur ne gjykim. Shoqeria "Beton SIAC" ushtron aktivitet ne truallin objekt konflikti mbi bazen e nje akt marreveshje te lidhur midis saj dhe te paditurve ne vitin 1997. Linjen e betonit te percaktuar si "Zona D-3" te ish N.N.I.Durres ajo nuk e ka te regjistruar si kapital i shoqerise dhe ndodhur para ketij fakti ajo nuk paraqet ndonje interes te ligjshem per pronesine mbi linjen e betonit, apo truallin ku eshte instaluar ai, prandaj me te drejte nuk eshte thirrur ne gjykim. Ne kete rast edhe detyrimi nga gjykata per lirimin e dorezimin e truallit nuk rendon mbi shoqerine "Beton SIAC", por mbi te paditurin Avni Hoxha, pavaresisht nga marreveshjet qe mund te kete ai me persona te trete per shfrytezimin e linjes betonit.

I pabazuar gjendet edhe pretendimi i te paditurve, sipas te cileve ata kane fituar te drejten e privatizimit te truallit me vendim gjyqesor te formes prere te Gjykates se Rrethit Durres nr.1796, date 19.11.2001. Eshte e vertete qe me kete vendim A.K.P. Dega Durres detyrohet te privatizoje siperfaqen e truallit ne favor te Zihni Dervishit, por ne kete gjykim paditesit nuk kane qene pale dhe duke ju referuar nenit 451/a te K.Pr.Civile, me te drejte gjykata arsyeton se ai nuk sjell pasoja per ta. Perderisa me vendim te K.K.K.Pronave paditesat jane bere pronare te siperfaqes objekt konflikti dhe ky vendim gjendet i ligjshem, ato do te gezojne edhe te gjitha te drejtat qe burojne nga e drejta e pronesise.

Vendimi i gjykates se apelit dhe ai i gjykates se shkalles se pare jane rezultat i nje analize te thelle te provave dhe i zbatimit te drejte te ligjit, prandaj duhet te lihen ne fuqi.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile,


V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimit nr.378, date 01.07.2003 te Gjykates se Apelit Durres.


Tirane, me 22.10.2004

MENDIMI I PAKICËS

Pakica eshte e mendimit se te dy vendimet e gjykatave duhet te ndryshohen, duke u vendosur rrezimi i kerkese-padise dhe pranimi i kunder-padise.

Sikunder del nga gjykimi i çeshtjes, pala e paditur ka blere nga A.K.P. Durres linjen e betonit te percaktuar si "Zona D.3", e cila i perkiste me pare ish N.N.I.Durres. Me privatizimin e kesaj linje, pala e paditur ne te njejten kohe ka blere edhe truallin nen objekt, si edhe ate funksional qe lidhet me te.

I gjithe objekti, perfshire edhe siperfaqen funksionale, gjendet brenda hapesires se rrethuar te ish N.N.Industriale Durres.

Sipas kerkesave te Ligjit nr.7698, date 15.4.1993 "Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve", konkretisht neni 4, "u njihet e drejta e pronësisë dhe u kthehen ish-pronarëve apo trashëgimtarëve të tyre të gjitha pronat që në momentin e daljes së këtij ligji ekzistojnë në formën e trojeve të pazëna……". Efektivisht, siç edhe u permend me lart, siperfaqja prej 2270 m2, objekt mosmarreveshje, eshte e perfshire brenda siperfaqes se pergjithshme qe ka zene objekti linje betoni dhe ne kete gjendje ka qene e eshte gjate gjithe periudhes, para e pas daljes se ligjit te permendur.

Sa siper, kjo siperfaqe, duhet te trajtohet si e zene dhe per rrjedhoje nuk ka vend qe te trajtohet nga ana e Ligjit te cituar. Keshtu qe edhe vendimi nr.692, date 23.11.1994 i K.K.K.Pronave, duke qene se bie ndesh me kerkesat e ligjit, pikerisht per siperfaqen prej 2270 m2, duhet te anullohet.

Jane teresisht te pambeshtetura pretendimet e bera nga ana e pales paditese gjate gjykimit, si dhe arsyetimet e te dy gjykatave, se linja e betonit eshte nje kompleks makinerish te levizshme, te cilat nuk jane te trupezuara me token. Pakica eshte e mendimit se ne rastin konkret behet fjale per nje veprimtari (ndermarrje) ekonomike-linja e betonit, e cila ka funksionuar si e tille per nje periudhe te gjate kohe, si para ashtu edhe pas daljes se ligjit te permendur "per kthimin e kompensimin e pronave". Me fjale te tjera, kemi te bejme me nje linje makinerish per prodhim betoni, te palevizeshme dhe te lidhur me siperfaqen e tokes ku eshte vendosur prej nje periudhe kohore teper te gjate, e cila ka funksionuar dhe funksionon si e tille aktualisht. Kjo linje makinerish, ne cilesine e nje kompleksi industrial eshte e vendosur mbi nje siperfaqe trualli te domosdoshme per kryerjen e veprimtarise se saj. Keshtu qe si ne veshtrimin ligjor, ashtu edhe ne ate praktik, siperfaqja e truallit prej 2270m2-objekt mosmareveshje, duhet te trajtohet si truall i zëne.


Evjeni Sinoimeri Zamir Poda
1   ...   18   19   20   21   22   23   24   25   ...   36


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©atelim.com 2016
rəhbərliyinə müraciət