Ana səhifə

Nr I vendimit Data palët faqe


Yüklə 0.86 Mb.
səhifə17/36
tarix18.07.2016
ölçüsü0.86 Mb.
1   ...   13   14   15   16   17   18   19   20   ...   36

Nr.3197/1097 i Regj. Themeltar

Nr.1799 i Vendimit




VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:


Zamir Poda Kryesues

Irma Bala Anetare

Evjeni Sinoimeri Anetare

Shpresa Beçaj Anetare

Valentina Kondili Anetare
ne seancen gjyqesore te dates 20.10.2004, mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:
PADITËS: MYFTAR GUZA, ne mungese

I PADITUR: MINISTRIA E TRANSPORTEVE TIRANE, ne mungese

DREJTORIA E PERGJITHSHME E RRUGEVE TIRANE, perfaqesuar nga av. Alban Qafa
OBJEKTI I PADISË:

Pagimin i shumes 368.000 leke

si detyrim qe rrjedh nga shpronesimi i

230 m2 toke bujqesore per interes publik,

ndertimi i superstrades Vore - Durres.

Pagim i interesit bankar

per shkak te voneses se pageses.

Baza Ligjore: Neni 41/4, 5 i

Kushtetutes se Republikes se Shqiperise,

neni 153 i K.Civil,

Nenet 2/1, 3, 6/5, 14/1, 16/2 e 4, etj

te ligjit 8561, date 22.12.1999

"Per shpronesimet e pasurive te paluajteshme

per interes publik".


Gjykata e shkalles se pare Durres, me vendimin nr.1936, date 09.12.2002 ka vendosur:

Pranimin e padise te paditesit Myftar Qamil Guza, duke detyruar palen e paditur Ministrine e Transportit dhe Telekomunikacionit Tirane dhe Drejtorine e Pergjithshme te Rrugeve prane Ministrise se Transportit dhe Telekomunikacionit Tirane te paguajne paditesit shumen 368.000 leke si shpronesim i tokes bujqesore prej 230 m2 per interes publik, ndertimin e superstrades Vore-Durres, ne pronesi te paditesit, sipas vertetimit te pronesise Z.R.P.Paluajteshme Durres nr.2255, date 03.04.2001, nr.pasurise 24/4 ne Koxhas- Komuna Xhafzotaj-Durres, ne baze te ligjit nr.8561, date 22.12.1999 "Per shpronesimet dhe marrjen ne perdorim te perkohshem te pasurise private per interes publik" dhe neneve 100 te Kushtetutes se Shqiperise.

Pushimin e gjykimit te ceshtjes per pjesen e objektit qe ka te beje me pagimin e interesit bankar, per pagesen ne vonese, per faktin se paditesi ka hequr dore nga gjykimi, ne baze te nenit 299/b i K.Pr.Civile.


Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.185, date 08.04.2003 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit civil nr.1936, date 19.12.2002 te Gjykates se shkalles se pare Durres.


Kunder vendimit te Gjykates Apelit Durres, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve, e cila kerkon prishjen e ketij vendimi, si dhe vendimin e Gjykates se shkalles se pare Durres nr.1936, date 19.12.2002 e dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e shkalles se pare Durres, duke parashtruar keto shkaqe:

- Nuk jane respektuar nenet 65 dhe 68 te K.Pr.Civile lidhur me caktimin e vleres se padise.

- Gjykatat nuk kane patur parasysh nenet 137 dhe 140 te Kodit Civil lidhur prekluzivitetin dhe dekadencen, si dhe nuk kane patur parasysh afatin e parashikuar ne nenin 22 te ligjit nr.8561, date 22.12.1999.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili, ne mungese te paleve dhe si shqyrtoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N

Gjykata e apelit e ka zgjidhur mosmarreveshjen drejt dhe per rrjedhoje vendimi i dhene prej saj duhet te lihet ne fuqi.

Paditesi Myftar Guza ka paditur Ministrine e Transporteve Tirane dhe Drejtorine e Pergjithshme te Rrugeve Tirane, duke kerkuar pagimin e shumes prej 368.000 leke si detyrim qe rrjedh nga shpronesimi i 230 m2 toke bujqesore per interes publik, i marre per ndertimin e superstrades Vore-Durres.

Paditesit Myftar Guza i eshte shpronesuar per interes publik nje siperfaqe toke 1152 m2, per te cilen jane marre vendimet perkatese dhe eshte shperblyer.

Gjate zbatimit te vendimit te shpronesimit paditesit, ana e paditur perveç siperfaqes se cituar ne dy vendimet e shpronesimit, i ka marre dhe nje siperfaqe toke prej 230 m2 ne funksion te ndertimit te autostrades, gjate zbatimit te projekteve.

Ana paditese e ndodhur para rrethanave faktike, ka kerkuar shperblimin e demit, duke vertetuar faktin se eshte pronare e siperfaqes prej 230 m2 dhe kjo siperfaqe ishte marre padrejtesisht. Perfaqesuesi i anes paditur i ka pranuar rrethanat faktive, por ka pretenduar se nuk ka akt ligjor per dhenien e shperblimit per token e marre dhe se paditesi duhet te kish kundershtuar vendimin e shpronesimit ne kohen e shpalljes se tij.

Pretendimet e pashtruara prej anes se paditur nuk gjejne mbeshtetje ligjore, pasi paditesi ne kohen e zbatimit te procedurave te shpronesimit nuk e dinte dhe nuk kish mundesi ta dinte, se faktikisht gjate ndertimit te superstrades do t’i merrej dhe nje siperfaqe prej 230 m2 tjeter. Ne kete rast me marrjen e siperfaqes prej 230 m2 toke bujqesore ana e paditur i ka cenuar paditesit interesat si pronar duke i shkaktuar dem, prandaj dhe per demin e ardhur duhet te pergjigjet.

Ana proçedurale per shpronesimin e tokes prej paditesit duhet te kerkohet te zbatohet kur se pari duhet te zbatohej prej anes se paditur, ne te kundert paditesi me te drejte ka zgjedhur si menyre mbrojtje te se drejtes se tij te pretenduar te shkelur paraqitjen e padise per shperblimin e demit.

Perderisa ana e paditur nuk ka zbatuar kerkesat e nevojshme ligjore per shpronesimin e siperfaqes prej 230 m2 edhe pretendimet e saj lidhur me ankesat e paraqitura ne rekurs nuk gjejne baze ligjore. Ne keto rrethana, kolegji çmon se vendimi i dhene eshte i drejte dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegjit Civil i Gjykates se Larte, ne baze te neni 485/a te K.Pr.Civile,
V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimit nr.185, date 08.04.2003 te Gjykates se Apelit Durres.

Tirane, me 20.10.2004

Nr.2760 i Regj. Themeltar

Nr.1800 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:


Zamir Poda Kryesues

Shpresa Beçaj Anetare

Irma Bala Anetare

Evjeni Sinoimeri Anetare

Valentina Kondili Anetare
ne seancen gjyqesore te dates 20.10.2004, mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: 1. "CALZATURIFICIO TOMALBA" Sh.p.k. ne mungese

2. "CALZATURIFICIO TIRALBA" Sh.p.k. ne mungese

I PADITUR: DEGA E TATIM TAKSAVE TIRANE perfaqesuar nga av. i shtetit Flutura Guri

OBJEKTI I PADISË:

1. Anullimi teresisht i akteve administrative

Raport kontrolli i dates 20.12.2003

dhe njoftim vleresimi tatimor e dates 20.01.2004

me nr.609 prot. te te paditurit

dhe detyrimin e te paditurit D.T.T.Tirane

te rimbursoje paditesin "C. Tomalba" sh.p.k.

ne vleren 11.656.829 leke

dhe ta demshperbleje per demin e shkaktuar

si rrjedhim i voneses ne rimbursim te shumes se siperpermendur

dhe t’i shperbleje demin si pasoje e inflacionit te lekut.

2. Anullimi teresisht i akteve administrative

Raport kontrolli i dates 20.12.2003

dhe njoftimi i vleresimit tatimor date 20.01.2004

me nr.609 prot.te te paditurit

dhe detyrimin e te paditurit D.T.T.Tirane

te rimbursoje paditesin "C. Tiralba" sh.p.k.

ne vleren 7.644.811 leke dhe ta demshperbleje

per demin e shkaktuar si rrjedhim i voneses

ne rimbursim te shumes se siperpermendur

dhe t’i shperbleje demin si pasoje e inflacionit te lekut.

Baza Ligjore: Neni 419, 420, 445, 450, 454, etj. i K.Civil.

Neni 31, 32, 161, 324, 325, 328, 330, 331, etj. i K.Pr.Civile

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.4904 i aktit date, 15.09.2004 ka vendosur:

Nxjerrjen e ceshtjes civile me nr.4904 i regj.themel. jashte juridiksionit gjyqesor.
Kunder vendimit te Gjykates se shkalles se pare Tirane, ne baze te nenit 59 te Kodit te Proçedures Civile, ka ushtruar ankim te vecantë Shoqeria "Tomalba" sh.p.k. dhe "Tiralba" sh.p.k., e cila kerkon prishjen e vendimit te ndermjetem te dates 15.09.2004 te Gjykates se shkalles se pare Tirane dhe pranimin e ceshtjes per shqyrtim nga ana e kesaj gjykate si ceshtje brenda juridiksionit gjyqesor, duke parashtruar keto shkaqe;

- Parapagimi i shumes eshte fakt i kryer pasi i padituri na detyrohet te dy shoqerive 19.301.640 leke dhe e ka arketuar shume kohe perpara lindjes se konfliktit.

- Ne si padites i kemi konsumuar te gjitha rruget dhe mundesite e apelimit administrativ.

- Gjykata, duke vendosur nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te ceshtjes, na kthen ne gjendjen e meparshme duke mos i dhene zgjidhje problemit per nje kohe te gjate ku nuk jemi ne qe nuk paguajme detyrimet fiskale, por jane tatimoret qe nuk kane kryer detyren per kthimin e shumes.

- Ligjerisht apelimi administrativ i bere nga ana jone sipas shkalleve te apelimit quhet i pranuar, pasi Komisioni i Tatimeve ne Ministrin e Financave eshte mbledhur jashte afatit prej 30 ditesh.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili, ne mungese te anes paditese, pasi degjoi perfaqesuesen e anes se paditur av.shtetit Flutura Guri qe kerkoi lenien e vendimit ne fuqi dhe si shqyrtoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E N

Ana paditese "Calzaturificio Tomalba" Sh.p.k dhe "Calzaturificio Tiralba" Sh.p.k, me seli te shoqerive ne Tirane, kane paditur Degen e Tatim Taksave Tirane duke kerkuar anullimin e akteve perkatese ne lidhje me vleresimet tatimore.

Ana e paditur ka ushtruar kontroll ne lidhje me veprimtarine e anes paditese, qe jane dy shoqeri qe kane te njejtin administrator dhe objekt te njellojte te veprimtarise se tyre, ne lidhje me perpunimin e faqeve te kepuceve, etj.

Ana e paditur per shkeljet e konstatuara ka njoftuar anen e paditur ne lidhje me vleresimin tatimor me shkresen nr.609 prot., date 20.01.2004, duke percaktuar shumen perkatese per secilen shoqeri.

Ana paditese ka kundershtuar vleresimin tatimor prane Deges se Tatim Taksave Tirane, e cila i ka kthyer pergjigje "se shkeljet e vertetuara jane te mbeshtetura plotesisht ne dispozitat ligjore ………"

Ne vazhdim te proçedurave te ankimit ana paditese ka paraqitur ankese prane Komisionit te Apelimit Tatimor prane Ministrise se Financave, i cili me vendimin e dates 04.05.2004 ka vendosur te mos marre ne shqyrtim kerkesat ankimore, pasi subjekti nuk ka kryer parapagimin.

Ana paditese ka paraqitur ankim edhe prane Drejtorise se Pergjitheshme te tatimeve per TVSH-ne, e cila eshte shprehur se detyrimi tatimor per TVSH-ne do te mbetet ne fuqi.

Ana paditese me pas ka paraqitur kerkese padine, si mjet mbrojtje te interesave te pretenduara te cenuara nga organet tatimore.

Ka rezultuar se ana paditese nuk ka plotesuar kerkesat e nenit 42 te ligjit nr.7928, date 27.04.1995 "Per tatimin mbi vleren e shtuar" ne lidhje me parapagimin e TVSH-se, e per rrjedhoje nuk mund te legjitimohet per te paraqitur ankim ne gjykate.

Ne keto rrethana, duke patur parasysh kerkesat e ligjit nr.7928, date 27.04.1995 "Per tatimin mbi vleren e shtuar", si dhe te atij nr.8560, date 22.12.1999 "Per proçedurat tatimore ne Z.P.Shqiperise", gjykata e shkalles se pare ka konkluduar drejt se ana paditese nuk ka konsumuar rrugen administrative te ankimit qe lidhet dhe me parapagim te TVSH-se, prandaj per rrjedhoje ne kete situate ligjore çeshtja nuk hyn ne rrethin e mosmarreveshjeve qe mund te shqyrtohen nga gjykata dhe me te drejte eshte nxjerre jashte juridiksionit gjyqesor.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te neni 59 te K.Pr.Civile,


V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimit nr.4904, date 15.09.2004 te Gjykates se shkalles se pare Tirane, per nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor.

Tirane, me 20.10.2004

1   ...   13   14   15   16   17   18   19   20   ...   36


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©atelim.com 2016
rəhbərliyinə müraciət