Ana səhifə

Nr I vendimit Data palët faqe


Yüklə 0.86 Mb.
səhifə6/36
tarix18.07.2016
ölçüsü0.86 Mb.
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   36

Tirane, me 05.10.2004

Nr.3157/1060 i Rregj. Themeltar

Nr.1762 i Vendimit




VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga;


Thimjo Kondi Kryesues

Zamir Poda Anetar

Nikoleta Kita Anetare

Irma Bala Anetare

Evjeni Sinoimeri Anetare
ne seancen gjyqesore te dates 07.10.2004, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.3157/1060 akti qe i perket:
PADITËS: MIT’HAT DAUTAJ

TE PADITUR: DEGA E POLICISE NDERTIMORE TIRANE

DREJTORIA E PERGJITHSHME E POLICISE SE NDERTIMIT
OBJEKTI:

Te anullohen dy aktet administrative

me nr.46, date 04.12.2002 dhe nr.428, date 12.12.2002

te Deges se Policise se Ndertimit

dhe Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Ndertimit.

Baza Ligjore: Neni 324 e vijues te K.Pr.Civile.


Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.5140, date 23.12.2002 ka vendosur:

Te pranoje padine e ngritur nga paditesi Mit’hat Dautaj si te bazuar ne prova e ne ligj.

Te anulloje dy aktet administrative me nr.46, date 04.12.2002 dhe nr.428, date 12.12.2002 te leshuar nga Dega e Policise se Ndertimit Tirane dhe Drejtoria e Policise se Ndertimit.


Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.910, date 10.07.2003 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.5140, date 23.12.2002 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.


Kunder vendimit te gjykates se apelit dhe te Gjykates se shkalles se pare Tirane, ka ushtruar rekurs avokatura e shtetit, e cila kerkon ndryshimin e vendimeve dhe rrezimin e kerkese-padise, duke parashtruar keto shkaqe:

- Paditesi nuk legjitimohet ne ngritjen e kesaj padie se pse nuk ka certifikate pronesie qe te vertetoje se pronen e ka te rregjistruar ne Z.RR.P.Paluajteshme.

- Paditesi nuk e ka zgjidhur akoma pronesine e truallit.

- Paditesi nuk ka paraqitur dokumentacionin ligjor qe shoqeron lejen e ndertimit, plan-vendosjen, akt-kolaudimin, etj.

- Gjykata e apelit duhej te pranonte kerkesen e te paditurit per marrjen e proves perfundimtare nga arkivi i shtetit qe vertetonte se leja e ndertimit e paraqitur nga paditesi nuk ka qene e rregullt.

- Gjykata e apelit nuk ka marre parasysh konstatimin qe ka bere pala e paditur prane arkivit qendror qe leja e ndertimit nr.109, date 06.11.1991 nuk i perket paditesit, por eshte nje vendim me nje objekt tjeter.


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e anetares Evjeni Sinojmeri, perfaqesuesin e pales paditese Av. M. Dauti, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykatave dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,


V Ë R E N

Rekursi i paraqitur nga Avokatura e Shtetit nuk permban asnje nga shkaqet e parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile. Vendimi i Gjykates se Apelit Tirane nr.910, date 10.07.2003, i cili ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se rrethit Tirane, eshte i drejte e i bazuar ne ligj dhe per rrjedhoje ai duhet te lihet ne fuqi.

Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se ne emer te paditesit ka dale vendimi nr.46, date 04.12.2002 i Deges se Policise se Ndertimit Tirane per prishjen e nje objekti prone e tij, me arsyetimin se ndertimi eshte i kunderligjshem. Ky vendim mbi ankimin e paditesit eshte shqyrtuar edhe nga Drejtoria e Policise se Ndertimit, e cila me vendimin nr.428, date 12.12.2002 ka vendosur lenien e tij ne fuqi. Pikerisht keto akte ka kundershtuar gjyqesisht paditesi me pretendimin se ka ndertuar mbi bazen e nje leje te rregullt ndertimi dhe dokumentacionit shoqerues te saj.
Eshte pranuar nga gjykatat se paditesi ka ndertuar nje objekt me siperfaqe 13.5 m2 mbi bazen e lejes se ndertimit nr.109, date 06.11.1991 te leshuar nga Komiteti Ekzekutiv i rajonit nr.3. Per kete objekt ka bere vertetimin gjyqesor te faktit me vendimin nr.3203, date 20.06.1994 te Gjykates se Rrethit Tirane, vendim ky qe eshte rregjistruar ne daten 7 korrik 1994 edhe ne Zyren e Hipotekes. Midis paditesit dhe ish pronareve te truallit, te cileve Komisioni i Kthimit te Pronave ua kishte kthyer ne gjendje te lire truallin nen objekt, eshte zhvilluar nje gjykim ne perfundim te te cilit, me vendimin nr.6320, date 29.09.1995, eshte ndryshuar vendimi i K.K.K.Pronave, duke u konsideruar si e zene me ndertimin e paditesit siperfaqja objekt konflikti.

Nisur nga sa me siper, gjykatat kane konkluduar se ndertimi i paditesit eshte bere ne perputhje me ligjin e kohes dhe se aktet e dala nga pala e paditur per prishjen e tij duhet te anullohen.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte e konsideron te drejte e te bazuar ne ligj vendimin e mesiperm. Kjo per sa kane arsyetuar edhe gjykatat se ndertimi eshte bere mbi bazen e lejes qe gjendet e administruar ne dosje dhe ne respektim te kondicioneve urbanistike. Jo vetem kaq, por ligji i kohes lejonte rregjistrimin ne Zyren e Hipotekes edhe te vertetimit gjyqesor te fakteve dhe paditesi e ka permbushur edhe kete detyrim. Ne rekursin e paraqitur, avokatura e shtetit ka pretenduar se ne zbatim te ligji nr.7843, date 13.07.1994 paditesi nuk eshte i pajisur me certifikaten e pronesise te leshuar nga Zyra e Rregjistrimit te Pasurive te Paluajteshme e kjo mungese nuk e legjitimon ne ngritjen e padise. Ky pretendim eshte i pabaze per faktin se pajisja ose jo e paditesit me dokumentacionin perkates te pronesise lidhet me zgjidhjen ne themel te ceshtjes, ndersa ajo qe e legjitimon paditesin ne ngritjen e padise eshte se akti administrativ i Policise se Ndertimit ka dale ne emer te tij dhe mund te kundershtohet vetem prej tij.

Ne rekurs eshte pretenduar gjithashtu se nga ana e gjykates nuk eshte marre parasysh verifikimi i bere nga pala e paditur prane Arkivit Qendror te shtetit, nga ku sipas tyre, leja e ndertimit me numer dhe date te pranuar ne vendimin e gjykates, nuk i perket paditesit, por lidhet me nje objekt tjeter. Eshte e vertete se pala e paditur e ka ngritur kete pretendim qe gjate gjykimit ne gjykaten e apelit. Por ne favor te tij ajo nuk ka sjelle asnje prove qe ta vertetoje ate. Sipas nenit 12 te K.Pr.Civile "pala qe pretendon nje te drejte, ka detyrim qe, ne perputhje me ligjin, te provoje faktet mbi te cilet bazon pretendimin e saj". Jo vetem kaq, por leja e ndertimit (origjinali i te ciles u administrua nga gjykata e apelit) perben nje akt zyrtar, i cili ne kuptim te nenit 253 te K.Pr.Civile mund te goditet vetem per fallsitet e perderisa nje gje e tille nuk ka ndodhur ajo perben prove te plote ne ceshtjen ne gjykim.

Nga sa me siper nuk rezulton te kete shkak ligjor qe te beje te cenueshem vendimin e gjykates.
PËR KËTO ARSYE

1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   36


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©atelim.com 2016
rəhbərliyinə müraciət