Ana səhifə

Nr I vendimit Data palët faqe


Yüklə 0.86 Mb.
səhifə5/36
tarix18.07.2016
ölçüsü0.86 Mb.
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   36

Tirane, me 05.10.2004



Nr. 3154/1058 i Regj. Themeltar

Nr. 1751 i Vendimit




VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:


Zamir Poda Kryesues

Valentina Kondili Anetare

Nikoleta Kita Anetare

Irma Bala Anetare

Evjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 05.10.2004, mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe i perket:


PADITËS: SHOQERIA "AGLI", perfaqesuar nga Av. D. Rexhepi

E PADITUR : BASHKIA TIRANE, perfaqesuar nga juristi L. Troja

PERSON I TRETË: POLICIA E NDERTIMIT, perfaqesuar nga Avokati i Shtetit D. Isufi
OBJEKTI:

Pavlefshmeri e aktit administrativ.

Baza Ligjore: Nenet 115/a, 116/b

te Ligjit nr.8560, date 22.12.1999

Ligji nr.8652, date 31.07.2000,

neni 54 i Ligjit nr.8405, date 17.09.1998,

Ligji nr.7697, date 04.07.1993.

Gjykata e shkalles se pare Tirane me vndimin nr.1446, date 07.04.2003 ka vendosur:

Pranimin e padise.

Anullimin e aktit adminstrativ Urdherit nr.178/2, date 20.06.2002 te Kryetarit te Bashkise, si i pambeshtetur ne prova dhe ligj.


Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.83, date 05.06.2003, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.1446, date 07.04.2003 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.


Kunder vendimit te gjykates se apelit, ka ushtruar rekurs pala e paditur, e cila kerkon prishjen e vendimeve, duke parashtruar keto shkaqe:

- a. Ne reference te nenit 140 dhe 141 te K.Pr.Civile paditesi eshte jashte afateve ligjore per ngritjen e padise. Paditesi duhej te godiste kete akt administrativ brenda afatit nje mujor, duke iu referuar nenit 328 te K.Pr.Civile.

- b. Ne lidhje me objektin e padise nuk jemi para rasteve qe parashikon ligji per pavlefshmeri absolute, pasi shkresa nr.178/2, date 20.06.2002 ka formen e kerkuar nga ligji.

c. Ne baze te Nenit 12 te K.Pr.Civile, barra e proves i bie paditesit dhe jo te paditurit per te vertetuar se kur paditesi e ka marre shkresen.

- d. Shkresa me nr.178/2, date 20.06.2002, eshte nje akt administrativ i dale plotesisht ne mbeshtetje te Ligjit “Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, Ligjit “Per kundravajtjet administrative”, V.K.M nr.228, date 27.05.1992 “Per ruajtjen e mjediseve urbane nga ndotja dhe demtimet” pika 5, Vendimit te Keshillit Bashkiak nr.6, date 26.01.2001 “Per vendosjen e gjobave nga Bashkia Tirane”, Urdherit te Kryetarit te Bashkise Tirane nr.690, date 04.10.2001 “Mbi ngritjen e Komisionit te Apelimeve”.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e anetarit Zamir Poda,

pasi degjoi perfaqesuesin e pales se paditur, i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe rrezimin e kerkeses,

pasi degjoi perfaqesuesin e personit te trete, i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe rrezimin e kerkeses,

pasi degjoi perfaqesuesin e pales paditese, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit,
V Ë R E N

Vendimi nr.83, date 05.06.2003 i Gjykates se Apelit Tirane, eshte rrjedhoje e mosrespektimit te ligjit. Per pasoje, ne perputhje me kerkesat e parashikuara nga neni 485/c te Kodit te Procedures Civile, ai duhet te prishet dhe ceshtja te kthehet per rigjykim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.


Eshte vertetuar se Inspektoret e Drejtorise se Kontrollit te Territorit te Bashkise se Tiranes, me date 06.6.2002 kane ushtruar kontroll ne objektin qe nderton Shoqeria “Agli” shpk, ne Rr. “T. Tashko”, nga ku ka rezultuar se ndertimi ze nje hapesire publike me siperfaqe prej 25 m2.

Pas kesaj me Urdherin nr.178/2, date 20.06.2002 te Kryetarit te Bashkise Tirane, duke referuar kerkesat e vendimit nr.6, date 26.01.2001 te Keshillit Bashkiak, eshte vendosur gjobe ne shumen 1.000.000 leke, ndaj paditesit-Shoqeria “Agli sh.p.k, per zenie hapesire publike. Vendimi ne fjale eshte vleresuar si i ligjshem edhe nga Prefektura e Qarkut Tirane.

Gjate gjykimit te ceshtjes, paditesi ka pretenduar se Urdheri i permendur eshte i pavlefshem, mbasi per te njejten shkelje ai eshte gjobitur me pare nga Policia e Ndertimit.

Ne te kundert, pala e paditur ka pretenduar se urdheri eshte nxjerre ne perputhje me ligjin dhe se padia eshte ngritur jashte afateve ligjore.

Mbasi kane zhvilluar gjykimin e ceshtjes, te dy gjykatat, si ajo e shkalles se pare, ashtu edhe ajo e apelit, kane konkluduar per pranimin e kerkese padise.

Duke pare ne teresine e tij gjykimin e ceshtjes dhe vendimin e gjykates se apelit, ne raport me aktet e administruara ne dosje dhe kerkesat ligjore, Kolegji Civil i Gjykates se Larte, cmon se ai eshte i pambeshtetur ne ligj.

Sikunder u permend me lart, pala paditese - Shoqeria “Agli” shpk, e cila eshte rregjistruar si person juridik me vendimin nr.21988, date 20.9.1999 te Gjykates se shkalles se pare Tirane, ka patur ne objekt te veprimtarise se saj edhe ate te ndertimit. Me vendimin nr.121, date 16.02.2000 te K.K.RR.T prane Bashkise Tirane, ne favor te saj eshte akorduar leje ndertimi per nje godine ne Rr. “Tefta Tashko”.

Eshte e vertete se gjate ndertimit te objektit, pala paditese ka konsumuar kundervajtje administrative, mbasi ne katin e pare, ka zene nje hapesire publike prej 25 m2. Ne kete kuader, konstatimi inspektoreve te Drejtorise se Kontrollit te Territorit prane Bashkise Tirane, eshte i drejte. Mirepo nga ana e gjykimit, duke vepruar ne kundershtim me kerkesat e nenit 12 dhe 14 te K.Pr.Civile, nuk eshte zhvilluar nje hetim i plote i gjithanshem, per t’i dhene pergjigje te gjitha pretendimeve te paleve ne gjykim.

Keshtu pala paditese ka pretenduar se per te njejten shkelje ajo eshte ndeshkuar me pare nga ana e Policise se Ndertimit me 500.000 leke gjobe, shume te cilen e ka paguar. Ne kete kuader duhet te zgjerohej hetimi gjyqesor, duke administruar te gjithe praktiken e mepareshme qe lidhej me kete kontroll te policise se ndertimit, per te pare se per cfare shkelje behej fjale dhe, nese edhe rasti i dyte i konstatuar nga Bashkia Tirane, ishte i njejte me te parin.

Po ashtu ka vend te sqarohet edhe rreth pretendimit te pales se paditur Bashkia Tirane, se padia eshte ngritur jashte afateve ligjore. Edhe ne kete rast te administrohet e gjithe praktika origjinale qe ndodhet prane Bashkise Tirane, qe lidhet me procesverbalin e konstatimit te shkeljes, ankimin prane Kryetarit te Bashkise, kthimin e pergjigjes, si dhe njoftimin e ankuesit.

Mbajtja parasysh sa me siper, si dhe kryerja e te tjera veprimeve qe eventualisht mund te lindin gjate rigjykimit, do te lejoje gjykaten e apelit, qe ne perputhje me kerkesat e parashikuara nga neni 465 i Kodit te Procedures Civile, ka te drejte te perserise pjeserisht apo teresisht hetimin gjyqesor, te mund te arrije ne perfundime te drejta dhe objektive, lidhur me zgjidhjen e ceshtjes.

Nga sa u tha dhe analizua, cmohet se jane kushtet ligjore qe motivojne apo perligjin cenimin e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te kerkesave te ne nenit 485/c te K.Pr.Civile,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.83, date 05.06.2003, te Gjykates se Apelit Tirane dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.



1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   36


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©atelim.com 2016
rəhbərliyinə müraciət