Ana səhifə

Nr I vendimit Data palët faqe


Yüklə 0.86 Mb.
səhifə7/36
tarix18.07.2016
ölçüsü0.86 Mb.
1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   ...   36

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, bazuar ne nenin 485/a te K.Pr.Civile,

V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimit nr.910, date 10.07.2003 te Gjykates se Apelit Tirane.


Tirane, me 07.10.2004



Nr.3151/1055 i Regj. Themeltar

Nr.1763 i Vendimit




VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:


Thimjo Kondi Kryesues

Zamir Poda Anetar

Evjeni Sinoimeri Anetare

Irma Bala Anetare

Nikoleta Kita Anetare
ne seancen gjyqesore te dates 07.10.2004, mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:
PADITËS: TRASHEGIMTARET E ISUF HOXHA, AMALIA HOXHA, IRFAN HOXHA, BARDHYL HOXHA, ne mungese

E PADITUR: XHEMALIE HOXHA, ne mungese

PERSON I TRETË: RUSTREM HOXHA, KUMNIJE HOXHA (GJUMI), FERIT HOXHA, FARUK HOXHA, YLVIJE HOXHA, ne mungese

OBJEKTI:


Pjestim pasurie mbi nje siperfaqe trualli.

Baza Ligjore: Neni 207 K.Civil,

368 vijues K.Pr.C.

Gjykata e rrethit Shkoder, me vendimin nr.1315, date 19.11.2002 ka vendosur:

Zhdukjen e bashkepronesise ndermjet pales paditese trashegimtaret e Isuf Hoxhes dhe te paditures Xhemalie Hoxha, duke marre ne pronesi trashegimtaret e Isuf Hoxhes, Bardhul Isuf Hoxhes, Irfan Isuf Hoxhes, Amalia Ndoc Hoxha, truallin prej 301 m2 te vendosur ne lagjen "Partizani", rruga "Reshit Rusi", te kufizuar nga veriu, lindja dhe jugu me truallin e Xhemalie Hysen Hoxhes dhe nga perendimi me truallin e Muhamet Shales, qe ne skice eshte shenuar me ngjyre te verdhe.

E paditura Xhemalie Hysen Hoxha merr ne pronesi truallin prej 1784 m2 te vendosur ne adresen e siperpermendur, te kufizuar nga: veriu - me rruge kalimi, nga lindja - me truallin e trashegimtarve te Qazim Hoxhes, nga jugu - me pronen e vet, trashegimtaret e Isuf Hoxhes dhe truallin e Muhamet Shales, nga perendimi - me truallin e trashegimtarve te Isuf Hoxhes, truallin e Muhamet Shales e truallin e Ridvan Ivzikut e qe ne skicen eshte shenuar me ngjyre te kuqe.



Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin nr.79, date 10.03.2003 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.1315, date 19.11.2002 te Gjykates se rrethit gjyqesor Shkoder.
Kunder ketij vendimi kane bere rekurs, pala paditur Xhemalie Hoxha, e cila parashtron sa me poshte:

- 1. Gjykata ka gabuar ne lidhje me orarin e gjykimit, pasi e ka zhvilluar gjyqin jo ne 1300, sic isha njoftuar, por ne oren 1000, duke bere te pamundur pjesemarrjen time ne gjyq.

- 2. Gjykata ka shkelur ligjin material, duke mos ju dhene pergjigje ligjore kerkesave te parashtruara ne kerkesen ankimore.

- 3. Varianti i pjestimit nr.3 i vendosur nga gjykata eshte teper i gabuar, pasi ndan nje prone te nje pronari ne dy pjese dhe paditesit i lipset patjeter qe te kerkoje servitut kalimi dhe siperfaqja e servitutit te kalimit mund te jete e barabarte me siperfaqen e truallit te marre me kete variant.

- 4. I kemi kerkuar gjykates te pranoje si variant pjestimi variantin nr.5, i cili ka dalje direkt ne rruge, pasi i respekton te gjitha kondicionet urbanistike.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e gjyqtares Nikoleta Kita, ne mungese te paleve dhe si bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N

Vendimi i Gjykates se Apelit Shkoder eshte i drejte dhe duhet te lihet ne fuqi.

Me vendim te fazes se pare te pjestimit, qe ka marre formen e prere eshte lejuar pjestimi i nje siperfaqe trualli prej 2085 m2 ndodhur ne qytetin e Shkodres ne bashkepronesi te paleve pjesemarrese ne proçes, duke i takuar prej saj paditesit 301 m2 dhe te paditurve 1784 m2.

Ne fazen e dyte te pjestimit, per te pare mundesine e ndarjes ne natyre te sendit gjykata ka marre edhe mendimin e ekspertit, i cili ka dhene 5 variante te mundeshme per pjestimin e truallit. Mbasi ka marre edhe mendimin e paleve gjykata ka gjetur me te pershtatshem variantin e katert dhe mbi bazen e tij ka vendosur pjestimin e truallit midis paleve ndergjyqese.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs paditesja Xhemalie Hoxha, por ndryshe nga sa parashtrohet ne te shkaqet nuk jane te bazuara dhe nuk gjejne mbeshtetje ne asnje nga rastet e parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.C.

Nga variantet e paraqitura nga eksperti gjykata ka perzgjedhur variantin e 4 si me te pershtatshem per pjestimin e sendit dhe ka analizuar me hollesi ne vendim te saj arsyet pse ka pranuar kete variant. Gjykata i ka lene paditesit ne pronesi siperfaqen qe ishte me afer baneses se tij çka bente me te lehte edhe perdorimin e saj, siperfaqe e cila ka qene ne perdorim edhe me pare nga trashegimlenesit e tij sikunder kane patur pjesen tjeter ne perdorim edhe trashegimlenesit e te paditurve, pra mbas pjestimit ju ka lene ne pjese paleve ne gjykim pothuaj siperfaqet sikunder i kane mbajtur ne perdorim edhe trashegimlenesit e tyre.

Ndrysha nga sa thuhet ne rekurs, gjykata e shkalles se pare dhe ajo e apelit i kane dhene pergjigje pretendimeve te pales paditur pse nuk pranohen variantet e tjera te pjestimit dhe konstatohet se ajo ka bere nje zgjidhje te drejte te konfliktit midis paleve.

Ne rekurs pretendohet pse gjykata ka pranuar variantin e trete te ekspertit, ne nje kohe qe ne dy vendimet behet e qarte se eshte pranuar varianti i katert, çka tregon qe edhe vete pala ka qene e paqarte lidhur me vendimin e gjykates, prandaj konstatohet qe e kundershton ate per shkaqe qe ne fakt nuk qendrojne.

Ne rastin konkret nuk ka edhe shkaqe procedurale qe te bejne vendimin e cenueshem.

Seanca e fundit ne Gjykaten e Apelit Shkoder me date 10.03.2003 eshte zhvilluar ne mungese te perfaqesuesit te te paditures Xhemalije Hoxha, por nga permbajtja e procesverbalit te seances gjyqesore rezulton qe ky i fundit te kishte dijeni per kete date nga seanca e meparshme, fakt te cilin edhe nuk e kundershton. Sa per orarin e seances, ndryshe nga sa pretendon pala e paditur, nga aktet nuk rezulton te kete patur ngaterrese nga ora 930 ne oren 1300. Ne rast se do te kishte ndodhur keshtu kjo do te ndikonte njelloj per te dy palet, gjykimi i çeshtjes eshte zhvilluar me date 10.03.2003, ora 930 dhe pala paditese ka qene present, çka tregon se njoftimi nga seanca e mepareshme ka qene i sakte.

Perderisa pala e paditur kishte dijeni dhe nuk u paraqit per shkaqe te perligjura, me te drejte gjykata e apelit gjykon ceshtjen ne mungese te saj dhe nuk verehet, keshtu asnje shkelje procedurale qe ta beje vendimin e cenueshem.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te nenit 485/a te K.Pr.Civile,


V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimit nr.79, date 10.03.2003 te Gjykates se Apelit Shkoder.


Tirane, me 07.10.2004


1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   ...   36


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©atelim.com 2016
rəhbərliyinə müraciət