Ana səhifə

Nr I vendimit Data palët faqe


Yüklə 0.86 Mb.
səhifə3/36
tarix18.07.2016
ölçüsü0.86 Mb.
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   36

Nr. 1869/168 i Rregj. Themeltar

Nr. 1410 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS




Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues

Agron Lamaj Anetar

Evjeni Sinoimeri Anetare

Nikoleta Kita Anetare

Shpresa Beçaj Anetare


ne seancen gjyqesore te dates 24.06.2004 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket pjesemarresve ne proçes:
PADITËS: A.K.P. DEGA DURRES, ne mungese

ALI KOSOVA, perfaqesuar ne gjykim nga Av. Liljana Ruli

TË PADITUR: KATERINA RIZI, VIOLETA NGJELA, SPIRO RIZI, KALIROI RIZI, PETRAQ RIZI, perfaqesuar ne gjykim nga Av. Dashamir Kore

PERSON I TRETË: N.T.U.S. DURRES, ne mungese


OBJEKTI:

Pavlefshmeri kontrate,

kthim i paleve ne gjendjen e mepareshme,

anullim i vendimit te K.K.K.Pronave,

bllokim dhe çregjistrim i prones nga ZRRPP,

ne baze te Nenit 92 § a dhe 154 te K.C.

dhe ligjes nr.7698, date 15.04.1993.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.479, date 07.10.2002 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.478, date 07.04.2000 te Gjykates se Rrethit Durres.

Kunder ketij vendimi ka paraqitur rekurs ana e paditur Familja Rizi, e cila me pretendimin se vendimi i gjykates eshte ne zbatim te gabuar te ligjit (Nenit 472 a te K.Pr.C.) dhe konkretisht se:

- Ka marre te mireqena pretendimet e paditesit.

- Pala paditese Familja Kosova nuk legjitimohet ne ngritjen e padise, pasi nuk ka titull pronesie.

- Gjykata nuk merr per baze vendimin e Gjykates se Kasacionit nr.2166, date 22.11.1994.

- Kerkon prishjen e vendimit te gjykates se rrethit dhe te apelit dhe rrezimin e kerkese padise.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, degjoi pretendimin e perfaqesuesit te te paditurve, i cili kerkoi pranimin e rekursit, d.m.th. prishjen e vendimeve dhe rrezimin e kerkese padise, perfaqesuesen e paditesit, e cila kerkoi rrezimin e rekursit d.m.th. lenien e vendimit ne fuqi, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen,


V Ë R E N

Vendimi i Gjykates se Apelit Durres, eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj dhe si i tille, duhet te lihet ne fuqi.

Rezulton nga aktet se, Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave prane Bashkise Durres, me vendim nr.406, date 01.04.1994, i ka njohur paditesit Ali Kosova, etj., pronesine mbi nje siperfaqe trualli prej 1830 m2, ndodhur ne Lagjen 11, Durres dhe te drejten e parablerjes se nje lokali bar bufe "Pranvera", me siperfaqe 615 m2, e ndodhur brenda kesaj siperfaqe dhe qe eshte kati i pare i nje pallati pese katesh ndertuar nga shteti.

Me vone me vendim tjeter nr.715/1, date 02.02.1995, K.K.K.Pronave po prane Bashkise Durres, ju ka njohur pronesine per siperfaqen 520 m2 te paditurve Katerina Rizi, Violeta Ngjela, etj. dhe te drejten e parablerjes per lokalin bar bufe "Pranvera".

Mbi bazen e ketij vendimi, pala e paditur realizoi te drejten e parablerjes dhe lidhi kontraten e shitblerjes se lokalit, me date 07.02.1995.

Mbi sa siper, me qene se Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, per te njejten prone kishte disponuar dy here ne favor te paleve pjesemarrese ne gjykim, eshte krijuar konflikt midis tyre dhe per zgjidhjen e tij paditesi Ali Kosova, me padi drejtuar gjykates ka kerkuar anullimin e vendimit te K.K.K.Pronave nr.715/1, date 02.02.1995, ne favor te te paditurve Violeta Ngjela, etj. dhe pavlefshmerine e kontrates se shitblerjes se lokalit bar bufe "Pranvera", realizuar mbi bazen e ketij vendimi te K.K.K.Pronave.

Ne perfundim, Gjykata e shkalles se pare Durres ka vendosur pranimin e padise per anullimin e vendimit te K.K.K.Pronave nr.715/1, date 02.02.1995, ne favor te te paditurve dhe konstatimin e pavlefshmerise te kontrates se shitblerjes se lokalit bar bufe "Pranvera", ne favor te te paditurve duke i kthyer palet ne gjendjen e mepareshme, vendim i cili eshte lene ne fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Durres.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres, ka bere rekurs pala e paditur por ndryshe nga sa parashtrohet ne te, shkaqet nuk jane te bazuara ne ligj, ne asnje nga rastet e parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile.

Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave prane Bashkise Durres, me vendimin nr.406, date 01.04.1994, ka disponuar ne favor te familjes Kosova, si per efekt njohje dhe te drejte parablerje per pronen objekt gjykimi. Keshtu me gjithe kerkesen e pales se paditur nuk kishte me te drejte te dispononte perseri per te njejten prone, me vendim tjeter ne vitin 1995 ne favor te te paditurve. Vetem per kete shkak vendimi i dyte i K.K.K.Pronave, eshte i paligjshem dhe ne rast se palet kishin pretendime pronesie per te njejtin objekt, ju takonte atyre ta zgjidhnin midis tyre ne rruge gjyqesore.

Familja Kosova me padi ka kerkuar anullimin e vendimit te K.K.K.Pronave te vitit 1995, ne favor te te paditurve, ndersa te paditurit as me padi te vecante apo kunderpadi ne kete gjykim, nuk kane patur asnjehere pretendime dhe as kane kerkuar anullimin e vendimit nr.406, date 01.04.1994 te K.K.K.Pronave, ne favor te familjes Kosova.

Perderisa ky vendim nuk eshte bere objekt i shqyrtimit gjyqesor dhe nuk eshte vene ne diskutim ligjshmeria e tij, ai ngelet ne fuqi me te gjitha pasojat juridike qe vine prej tij, ndersa vendimi i K.K.K.Pronave i vitit 1995, eshte ne kundershtim me ligjin per shkak se eshte disponuar per te dyten here mbi te njejten prone.

Pervec sa siper, nga ana formale procedurale vendimi i K.K.K.Pronave i vitit 1995, ka rezultuar i pambeshtetur edhe ne themel. Gjykata ka administruar ne kete drejtim te gjitha provat e nevojshme dhe konstatohet se i ka cmuar drejt ato konform kerkesave te nenit 29 te K.Pr.Civile, ne baze te bindjes se saj te brendshme te formuar nga shqyrtimi ne teresine e tyre i rrethanave te ceshtjes.

Me te drejte, ajo ka konkluduar se K.K.K.Pronave ka vepruar ne kundershtim me kerkesat e nenit 22 te Ligjit 7698, date 15.04.1993, sepse per efekt te njohjes se pronesise pala e paditur nuk ka paraqitur asnje dokument nga organet perkatese per rregjistrimin e pasurise se paluajteshme, apo ne mungese te tyre vendim gjyqesor per vertetimin e pronesise.

Palet kane patur me pare nje konflikt pronesie, per te njejten siperfaqe trualli, i cili ka perfunduar me heqje dore nga e drejta e pronesise nga familja Kosova dhe Gjykata e Kasacionit me vendim nr.2166, date 22.11.1994, ka vendosur prishjen e vendimeve te mepareshme dhe rrezimin e padise, por ndryshe nga sa pretendohet kjo nuk mund te interpretohet si zgjidhje ne favor te pales se paditur.

Ky interpretim eshte bere nga ish Drejtori i Ligjshmerise prane Gjykates se Kasacionit, me shkresen nr.D8, date 30.01.1995, mbi te cilen eshte bazuar kryesisht edhe K.K.K.Pronave, ne vitin 1995 e cila jo vetem ishte ne kundershtim me ligjin dhe jashte kompetencave te tij, por nuk mund te zevendesonte kurre aktet e pronesise per efekt njohje apo kthim te ish prones si kerkon neni 22 i Ligjit 7698, date 15.04.1993.

Per sqarimin e ketij problemi te krijuar, Kolegji Civil i Gjykates se Kasacionit me vendim nr.3166/1, date 26.01.1996, ka bere intepretimin e vendimit te mepareshem te tij, te heqjes dore nga e drejta e padise dhe gjithashtu te permbajtjes se shkreses te Drejtorit te Ligjshmerise, prandaj ne rrethanat e lartpemendura kur vendimi i K.K.K.Pronave nuk mbeshtetej ne kerkesat e ligjit, me te drejte eshte anulluar prej saj.

Per zgjidhjen drejt te konfliktit midis paleve, gjykata ka caktuar edhe eksperte te cilet kane dhene mendimin se midis dy pronave te trajtuara nga K.K.K.Pronave, ka mbivendosje prej 520 m2 dhe prona e te paditurve sipas akteve te paraqitura prej tyre, vendoset ne nje siperfaqe tjeter dhe jo aty ku ka vendosur K.K.K.Pronave.

Ne vendimet e gjykates pranohet gjithashtu se, pala e paditur per pronen qe pretendon eshte shpronesuar dhe shperblyer me vleren e plote te saj, para vitit 1944, duke permendur me hollesi aktet ligjore ne kete drejtim, prandaj pa hyre ne provat dhe analizen e tyre ne kete drejtim konstatohet se gjykata i ka cmuar drejt ato.

Gjykata gjithashtu ne vendimet e saj, analizon ne menyre te hollesishme edhe provat e paraqitura nga pala paditese, lidhur me pretendimet e saj per pronen objekt gjykimi dhe ndryshe nga sa kerkon pala e paditur, me te drejte ka arritur ne konkluzionin se ajo legjitimohet plotesisht ne kerkimet e saj per anullimin e vendimit te K.K.K.Pronave dhe pavlefshmerine e kontrates se shitblerjes lidhur mbi bazen e tij.

I pabazuar ne ligj gjendet edhe pretendimi tjeter i pales se paditur se, ne rastin konkret jemi para gjëse se gjykuar, si parashikon neni 451/a i K.Pr.Civile.

Konflikti i meparshem midis paleve ne gjykim, ka patur per objekt njohje pronesie per objektin ne gjykim.

Ne Gjykaten e Kasacionit me date 22.11.1994, pala paditese familja Kosova, ka hequr dore nga e drejta e padise, per shkak se nderkohe kishte marre ne favor te saj vendimin e K.K.K.Pronave nr.406, date 01.04.1994, e perderisa kishte realizuar te drejtat e saj, ne rrugen e parashikuar ne ligj, ka pare te arsyeshme nderprerjen e gjykimit me palen e paditur.

Sipas paragrafit te II te nenit 451/a te K.Pr.Civile, vendimi qe ka marre forme te prere ka fuqi vetem per çka eshte vendosur midis po atyre paleve, per te njejtin objekt dhe per te njejtin shkak. Nje konflikt qe eshte zgjidhur me vendim te formes se prere, nuk mund te gjykohet perseri, pervec kur ligji parashikon ndryshe.

Pra duke ju referuar elementeve te gjëse se gjykuar, ne rastin konkret, nuk jane te njejtat pale ne gjykim, nuk eshte i njejti objekt, prandaj nuk ndodhemi para gjëse se gjykuar dhe as mund te pranohet qe konflikti midis paleve eshte zgjidhur me vendim te meparshem te formes se prere.

Ne baze te paragrafit te II te nenit 201 te K.Pr.Civile, ne cdo faze te gjykimit, paditesi mund te heqe dore nga e drejta e padise dhe nuk ka te drejte te ngreje perseri po ate padi, por duke patur parasysh sa me siper, rezulton qe paditesi nuk ka ngritur te njejten padi.

Me padi drejtuar gjykates, ai kerkon anullimin e vendimit te K.K.K.Pronave dhe pavlefshmerine e kontrates, shitblerjen qe ju perkasin vitit 1995, pra tjeter objekt dhe per fakte juridike qe kane ndodhur mbasi ai ka hequr dore nga e drejta e padise.

Meqenese vendimi i K.K.K.Pronave ne favor te te paditurve cenon interesat e paditesit ai legjitimohet plotesisht ne ngritjen e padise si me siper dhe ne vartesi me provat e paraqitura dhe bazueshmerine ne ligj i takon gjykates te vendose per pranimin apo rrezimin e saj, por ne asnje menyre nuk mund ta rrezoje ate pse jemi para gjëse se gjykuar.

Vendimet e dy gjykatave, si ai i gjykates se shkalles se pare dhe ai i apelit, jane te bazuara ne ligj, rezultat i nje analize te thelle te provave te administruara, te arsyetuara dhe argumentuara per menyren e zgjidhjes se konfliktit dhe nuk gjendet asnje shkak t'i beje ato te cenueshem.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te nenit 485 § a te K.Pr.Civile,

V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimit nr.479, date 07.10.2002 te Gjykates se Apelit Durres.



Tirane, me 01.07.2004

MENDIMI I PAKICËS

Pakica mbron mendimin mendimin se ne rastin konkret paditesit Kosova i eshte rrezuar padia e ngritur prej tij per njohje pronesie, vendim i cili eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Kasacionit me vendimin nr.2166, date 22.11.1994.

Mbi kete fakt (qe paditesi e ngre perseri), te provuar me nje vendim te formes se prere, nuk mund te merret asnje vendim ose prove e re. Forma e prere e vendimit eshte kusht mohues proçedural, eshte nje pengese proçesuale qe ne te vertete nuk ndalon nje shqyrtim te ri te çeshtjes, por ndalon dhenien e nje vendimi ne kundershtim me ate qe ka marre forme te prere.

Ne keto rrethana gjykojme se padia e paditesit duhej te rrezohej.
Evjeni Sinoimeri Agron Lamaj

1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   36


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©atelim.com 2016
rəhbərliyinə müraciət