Ana səhifə

Shpetimi ne shqiperi nje qint perqint e hebrejve


Yüklə 269.5 Kb.
səhifə1/6
tarix18.07.2016
ölçüsü269.5 Kb.
  1   2   3   4   5   6




SHPETIMI NE SHQIPERI



NJE QINT PERQINT E HEBREJVE

NE SHQIPERI

TE SHPETUAR NGA HOLOKAUSTI

  

SHPËTIMI NË SHQIPËRI

Historia e patreguar e Fisnikëve Shqipëtar

të cilët i shpëtuan hebrejte

nga Holokausti

Shkruar nga



Harvey Sarner

 

Edhe para se të fillonte Lufta e Dytë Botërore Shqipëria ishte nje parajsë për hebrejtë të cilët përpiqeshin të shpëtonin nga kthetrat e nazistëve. Janë me mijëra ata që mundën të merrnin visa për të kaluar nëpër Shqipëri, ose edhe për të qëndruar, sipas dëshires. Hebrejtë gjëndeshin në Shqipëri që në fillim të erës së re, duke u shtuar në prurjet më të mëdha në shekulline XIX - të. Kur nazistët i kërkuan listat e hebrejve më 1943, qeveria shqiptare kundërshtoi t'i dorëzonte ato. Si përgjigje ndaj kësaj, populli shqiptar, musliman apo kristian pa dallim, iu dha strehe, bukë e mbrojtje dhe bëri që asnjë prej tyre të mos bëhej pre e Holokaustit. Deri vonë, Shqipëria, vendi i mbyllur i Ballkanit ndoqi një politikë izoluese, kështu që askush nuk mundi t'i bënte te njohura veprimet e fisnikëve shqiptarë. Ne vitin 1991, shumica e bashkësisë hebreje u vendos në Izrael. Atasollën me vete dokumente të cilat tregonin se si shqiptarët i kishin shpëtuar duke rrezikuar veten e tyre e që pikërisht ky akt i madh unik, njerzor duhej të gëzonte nderin që i takonte.



 

 

Harvey Sarner

 

 

SHPETIMI NE SHQIPERI



 

 

NJE QINT PERQINT E HEBREJVE



NE SHQIPERI

TE SHPETUAR NGA HOLOKAUSTI

 

 



 

 

Përktheu nga anglishtja



Mal Berisha

Botimi shqip i librit është bërë nën kujdesin e Lidhjes Qytetare Shqiptaro - Amerikane në Nju Jork dhe personalisht nga Presidenti i saj, ish Kongresmeni Joe DioGuardi

 

Shtypur në Shtëpinë Botuese KOHA, Tirane 1998.



 

Copyright C 1997 prej Brunswick Press. Gjithçka i takon autorit. Asnjë pjese e librit nuk mund të riprodhohet në asnjë formë të saj pa leje me shkrim nga botuesi.

Një libër xhepi i titulluar, "Hebrejtë e Shqipërisë" është publikuar në vitin 1992 prej të njejtit autor dhe botues, kështu që pjesë të tij janë përmbledhur në këtë botim.

Numri i kartes së katalogut te Bibliotekës së Kongresit është 96-08023

Shtypur në Shtetet e Bashkuara te Amerikës

 

Botimi i Parë



1997

Published by Brunswick Press

Po. Box. 2244 Cathedral City, CA 92235

Co-published by the Frosina Foundation

 

 

LIDHJA QYTETARE AMERIKANO - SHQIPTARE



Në tërë historinë e tyre të gjatë, shqiptarët e kanë dashur dhe inkurajuar paqen dhe bashkëpunimin midis popujve. Ata i kanë mirëpritur vizitorët e huaj ne brigjet e tyre duke shpalosur shpirtin e tyre miqësor. Kur refugjatet hebrej e gjetën rrugën e shpëtimit nëpër Shqipëri, populli shqiptar iu dha atyre strehë dhe mbrojtje pa marrë parasyshë rrezikun që sillte ky veprim.

Gjate pushtimit fashist ne Shqipëri, sikundër edhe ne vendet e tjera te pushtuara gjatë Luftës së Dytë Botërore, autoritetet naziste e mbajtën nën vëzhgim të rreptë popullatën hebreje duke u përpjekur të rregjistronin secilin prej tyre qoftë vendas apo i ardhur. Hebrejtë në Shqipëri lëviznin sa në një qytet në një tjetër por më së shumti në Vlorë dhe Durrës për vetë rëndësinë strategjike që kishin këto qytete. Në një kohë kur nazistët i kërkonin hebrejte jo-shqiptar, shqiptaret pa marrë parasysh asnjë rrezik i ndihmuan ata fshehtas që të mos dorëzoheshin e më pas të dërgoheshin në kampet shfarosëse naziste.Në shtëpitë shqiptare ata gjetën bukë, strehë, mjete jetese e ngrohtësi familjare njerëzore.

Janë të shumta rastet kur familjet hebreje për t'i shpëtuar rrezikut kalonin nga një familje tek tjetra, nga një fshat në një tjetër dhe nga një qytet tek tjetri. Disa herë atyre iu siguruan pasaporta false nga mikëpritësit e tyre shqiptar. Ata provuan të veshnin edhe rrobet e fshatarëve shqiptarë te cilat ata vetë ua jepnin vetëm e vetëm për të mos i lëshuar në duart e nazistëve. Në këto përpjekje mbinjerëzore, shqiptarët jo rrallë u bënë pre e ndjekjeve, persekutimit e rrezikut për jetën e tyre.

Liga Civile Amerikano - Shqiptare u themelua në Janar të vitit 1989 për të shprehur vullnetin e 400.000 shqiptaro-amerikanëve për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe shqetësimin për gjendjen e shtatë milionë shqiptarëve të cilët jetojnë ndamas në atdheun e tyre Ballkanik, Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë Perëndimore, Serbinë Jugore, (Preshevë ), Veriun e Greqisë ( Çamëri) e në Mal të Zi.

Si antar i Dhomës së Përfaqësuesve nga viti 1985 deri më 1989 dhe si kryetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, që në atë kohë e kam ngritur alarmin në mënyrë të përsëritur rreth trajtimit brutal që Sllobodan Milosheviç i bën popullit shqiptar në Kosovë dhe në pjesë të tjera të Ballkanit të influencuara prej tij. Gjate shumë udhëtimesh në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri kam drejtuar delegacione kongresmenësh, aktivistësh të Drejtave të Njeriut si dhe gazetarësh, për të vënë në pah kushtet e tmerrshme nën të cilat shqiptarët kanë qenë të detyruar të jetonin - nën komunizëm në Shqipëri për pesëdhjetë vjet që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore dhe nën regjimin armiqësor sllav në ish - Jugosllavi.

Udhëtimin tim të parë në Shqipëri e kam bërë në qershor të vitit 1990 së bashku me kongresmenin Tom Lantosh, një hebre hungarez i shpëtuar nga Holokausti. Gjatë këtij udhëtimi na u dha mundësia që të shtinim në dorë një dosje e cila përmbante dokumente mbi veprat heroike të shqiptarëve, deri atëherë të papublikuara, ku bëhej fjale për shpëtimin e hebrejve gjatë luftës së Dytë Botërore. Në të vërtetë, ishte vetë presidenti i atëhershëm komunist i cili e ndjente frikën e ndryshimeve të detyrueshme, ai që ia dorëzoj zotit Lantosh dosjen, me synim qe të fitonte simpatinë e tij. Më tej, mbas kërkimesh të pandërprera u arrit që Yad Vashemi të njihte kombin shqiptar për veprimet e tij unike si një komb fisnik i cili kishte ditur dhe guxuar të mbronte jo vetëm hebrejtë e vet por gjithashtu edhe te gjithë ata që i kishin ikur nazizmit nga Europa dhe ishin strehuar në Shqipëri. Ky liber dëshmon qartë se sa të shtrenjte e ka populli shqiptar lirine, jo vetëm për veten e tij por edhe për të tjerët. Vepra e fisnikëve shqipëtar bën që të krenohemi përpara botës së qytetëruar por edhe të kërkojmë prej saj që të mbajë të njëjtin qëndrim ndaj kërkesave tona të ligjshme humane e kombëtare.

Botimi i këtij libri ështe homazh ndaj virtytit shqiptar deri tani jo dhe aq të njohur. Në të njejtën kohë ai ka filluar te kete ndikim te madh tek njerezit qe e lexojne duke i sensibilizuar ndenjat e tyre ndaj nje kombi te tille.

Por qëllimi tjetër po kaq i madh është që tu tregojë shqiptarëve kudo në botë se kombet e forta mund të ngrihen edhe pas dymijë vjet përpjekjesh mbinjerëzore. Që të arrihet deri aty më së pari duhet kontributi i çdo individi të kombit, i harmonizuar me veprimet kolektive. Në këtë drejtim çdo shqiptari, kudo që ndodhet i bie barra të mendojë për të ardhmen e kombit tone.

Me rastin e botimit shqip të këtij libri dëshiroj të falenderoj të gjithë miqtë e mij të Lidhjes Qytetare Shqiptaro - Amerikane, shumë miq të mij hebrej në ShBA dhe në botë si dhe përkthyesin, mikun tim Mal Berisha, për dëshiren që shfaqi për ta sjellë tek shqipëfolesit këtë histori për të cilën çdo shqiptar duhet të ndjehet krenar.

Hon. Joseph DioGuardi

Lidhja Qytatare Shqiptaro - Amerikane

61 Central Ave

Ossining,NY10562

Tel: (914) 762-5530

 

 



KONGRESI I NJEQINTE E PESTE

KONGRESI I SHTETEVE TE BASHKUARA

KOMITETI I MARDHENJEVE NDERKOMBETARE

DHOMA E PERFAQESUESVE

Uashington D.C 20515

 

Shpëtimi në Shqipëri, shkruar nga Harvey Sarner, një filantrop amerikano - hebrej, është një pasqyrë historike shumë e veçantë ku tregohet se si shqiptarët e rrezikuan jetën e vet për t'i mbrojtur hebrejtë shqiptarë dhe ata të huaj gjatë kohës së Holokaustit.

Raportet se si danezët dhe bullgarët morën mbi vete rrezik të madh për t'i shpëtuar bashkëqytetaret e vet hebrej, janë të mirënjohura nëpërmjet të studimeve historike dhe dokumentare. Mbetet të ndriçohet e njëjta histori e guximit dhe humanizmit të shumë shqiptarëve gjatë ditëve të errta të Luftës së Dytë Botërore e cila është e panjohur për shumicën e amerikanëve, pasi asnjë kërkim ose studim i njëmendtë shkencor nuk është bërë mbi këtë temë.

Pra kjo është një histori që duhet të tregohet dhe një histori e tillë prej së cilës na nevoitet të mësojmë shumë e më shumë. Harvey Sarner i ka bërë një shërbim të madh kësaj çështje, duke i mbledhur episodet e historisë së sakrificës dhe humanizmit të popullit shqiptar për mbrojtjen e jetëve të hebrejve.

Ky libër përshkruan gjithashtu shumë shembuj, në të cilët shqiptarët demonstruan angazhimin e tyre ndaj paqës dhe drejtësise. Në fillim të kësaj dekade populli shqiptar i hoqi qafe prangat e komunizmit dhe përqafoi demokracinë. E megjithate për shkak të mosnjohjes së rrugëve që të çojnë në demokraci, ligjeve të ekonomisë së tregut të lirë, Shqipëria është ballafaquar përsëri me trazira politike, ekonomike dhe sociale te epokës post - komuniste.

Përtej kufijve të shtetit shqiptar jeton një popullatë e madhe, etnikisht shqiptare, ne Kosove dhe Maqedoni. Ndërsa këta shqipëtar flasin të njejtën gjuhë, kanë të njëjten kulturë, vlera dhe angazhime ndaj drejtësisë si dhe të afërmit e tyre që jetojnë brenda kufijve të Shqipërisë, ata janë ballafaquar me një situatë tjetër të ndryshme në tokat e tyre stërgjyshore.

Shqiptarve të Kosovës u janë mohuar edhe të drejtat më elementare. Autonomia që ata gëzonin më parë në ish - Jugosllavi, është kufizuar sistematikisht e më pas është shkatërruar nën një rregjim të ashpër nacionalist serb i cili ka ardhur duke u bërë gjithnjë e më agresiv gjatë dhjetë vjetëve të fundit. Shqiptarët të cilët kërkojnë të ushtrojnë të drejtat e tyre themelore civile, u janë nënshtruar arrestimeve sistematike, rrahjeve, torturave dhe, edhe më keq se kaq, kohëve të fundit janë bërë objekt i veprimeve të dhunshme ushtarake dhe spastrimit etnik prej autoriteteve serbe.

Shqiptarët në Maqedoninë fqinje janë të ballafaquar gjithashtu me diskriminimin. Përpjekjet për të hapur një universitet me një program mësimor në gjuhën shqipe dhe për të ngritur një flamur shqipëtar përkrah me atë maqedon në Gostivar, janë ndaluar me dhunë policore.

Eshtë një ironi tragjike që fëmijët, nipërit dhe mbesat e shqiptarëve të cilët i ndihmuan hebrejtë në Shqipëri që të shpëtonin gjatë Luftes së Dytë, tani ballafaqohen me diskriminim e dhunë në Kosove e Maqedoni. Eshtë e rëndësishme që të kuptohet se pikërisht e kaluara e shqiptarëve është një ndër arsyet që ne ju ftojme që të gjeni kohë për të lexuar librin "Shpëtimi në Shqipëri". Kjo është një histori prej së cilës mund të fitojë çdo njeri prej nesh. Në të njejten kohë ne duhet të angazhohemi për të parë se si fëmijët, nipërit dhe mbesat e atyre heronjëve trima, historia e të cilëve përshkruhet në këtë botim, na thërret që të mos bëhemi viktima të forcës së të keqes dhe shtypjes e cila në çdo kohë punon për të shtypur liritë njerzore.

Tom Lantosh Benjamin A. Gilman

Antar i Kongresit Antar i Kongresit

Kaliforni Nju Jork

 

Të përmendësh Holokaustin do të thotë të evokosh errësirën, imazhin e pashpresë. Edhe në ato kohëra të terrorit, tiranisë, torturës, vdekjes dhe pashpresës, gjëndej një dritë që regëtinte, një dritë që kurrsesi nuk donte të shuhej. Si një fëmije i Holokaustit - një fëmije i fshehur - unë i shpëtova makines vrasëse naziste, sepse dikush më ndihmoi që të mbetesha një dritë e ndezur.



A ishte një përson i vetëm, apo një grup i një lloji të veçantë njerëzish që u ndihmuan hebrejve? Për më të shumtët e njerëve ishte më lehtë tua kthenin krahet, të shikonin hallet e tyre dhe të mos përziheshin ne punë aq të rrezikshme të atyre kohëve të vështira.

Sidoqoftë ishin ata të paktë njerëz trima të cilët guxuan të ndihmonin hebrejtë, bile edhe kur vetë jetën e vet dhe të fëmijëve e vunë në rrezik. Shpirtra të tillë përbëjnë larminë e rracës njerëzore. Ata vinin prej të gjitha udhëve të jetës - puntorë fabrikash dhe fermash, mjekë dhe juristë, priftërinjë dhe murgesha. Ata vepruan here here individualisht, e here here si pjesë e grupeve të padukshme.Por pat raste kur ata vepruan si komb edhe pse për vete ishin të pushtuar nga nazizmi:

Shumë prej ketyre akteve të guximshme janë tashmë të njohura. Oskar Schinder dhe "lista" e tij e famshme në Gjermani; murgeshat në manastiret e Belgjikës e të Francës; Populli i Danimarkes i cili nën udhëheqjen e mbretit të vet me përpjekje të guximshme mundi t'i shpëtonte hebrejtë e vet përveç katërqintve që ishte e pamundur; Bullgaria dhe Finlanda të cilat kundërshtuan me vendosmëri kërkesat e nazistëve për dorëzimin e hebrejve.

Dhe tani le t'i kthehemi një historie ende të pa treguar.

Ajo përmban faktin e spikatur që populli shqiptar, shumica e të cilit përbëhet prej muslimanesh, e mbrojti dhe e ruajti të tërë popullsinë hebreje. Ky komb i vogël, jo vetëm që i mbrojti "hebrejtë e vet" por nuk lejoi asnjë hebre tjetër i cili fatmirsisht kishte arritur në këtë vend, të dorëzohej tek nazistet. Rrjedhoja e një përpjekje të ngjashme me atë të Davidit nuk mund të neglizhohet vetëm pse numri i hebrejve ne Shqipëri nuk i kalonte të njëmijët

Çdo jetë njeriu e shuar përmban historinë e një trashëgimie të jashtëzkonshme. Pa marrë parasyshë rreziqet me pasoja të pallogaritshme, shqiptaret i bënë ballë forcës kryqëzuese të nazistëve dhe me këtë ata i bëne vend vetes në histori si një komb midis kombeve fisnike.

Në mbarim të vitit 1944, Enver Hoxha e shpalli Shqipërine një shtet komunist dhe vet u kthye në një diktator absolut. Historia se si shpëtuan hebrejtë në Shqipëri ka qenë e varrosur për dekada të tëra për shkak të politikës së tejskajshme izolacioniste të udhëheqjes totalitare të Shqiperisë. Megjithatë, e drejta nuk humb kurrë. E kur është fjala për Holokaustin, kjo fjalë e urtë merr një vlerë të re: Përpjekjet heroike të shqiptarëve Fisnike duhet t'i behën të njohura njerëzimit.

Pa u zgjatur, historira si kjo tregojnë qartë se brenda vetvetes njerëzimi përmban raste nga më të ndryshmet. Rasti i Shqiperise përbën një model që mund të frymezojë luftën kundër fanatizmit të sëmure dhe shtypjes... të cilat fillojnë gjithmonë si pa u ndjerë, për të patur përfundime të tmerrshme. Kjo e riforcon besimin se njerëzimi nuk do ta kërkojë forcën tek e keqja por tek heronjtë e vet. Shqipëria përbën një shembull për këtë..

Abraham H. Foxman.

Drejtori Kombëtar

i Lidhjes se për Mbrojtjen e

Hebrejve


PERMBAJTJA

Joe DioGuardi, President i Lidhjes Qytetare Shqiptaro - Amerikane në Nju Jork

Kongresmenët, Tom Lantosh (Kaliforni) dhe Benjamin Gilman, (Nju Jork)

Lidhja e Anti - Defamacionit..................................VIII

Harvey Sarner.............................................................1

Hartë............................................................................30

Bibliografi..................................................................95

Fotografi..............................................................97-105



Kapitulli i Parë

Shqipëria në luftë..................................................4



Greqia

Lufta civile

Kapitulli i dytë

Emigrimi.................................................................8



Vala e Parë

Vala e Dytë - Nga Selaniku dhe Spanja.

Vala e Tretë - Nga Janina ne Vlore

Romaniotët

Vlora

Kapitulli i Tretë

 

Ambasadori Bernshtain dhe Mesia fallse................16 



Mesia fallse

Kapitulli i Katërt 

Muslimanët shqiptar gjatë periudhes osmane.........20 



Lëvizja për pavarsi

Sistemi i Miletit

Hebrejte në Ushtrinë Osmane

Korfzi

Kapitulli i Pestë. 

Periudha midis luftrave.........................................26 



Janina

Katër Vilajetet

Harta e Katër Vilajeteve

Kapitulli i gjashtë 

Refugjatët hebrej.................................................32



Qeveria shqiptare

Mbështetja financiare dhe ndihma te tjera

Italia dhe pushtimi italian

Territoret e aneksuara

Kapitulli i shtatë 

Gjermanët...............................................................42

 

Kërkesat për listat e hebrejve

Bisedimet.

Kapitulli i tetë 

Fisniket dhe Holokausti............................................45 



Historia e Mihal Lekatarit

Familjet Veseli dhe Mandili

Atif e Ganimet Toptani

Familja Nosi, Vasili dhe motra e tij Adelina

Beqir Qoqja

Metin, Azis dhe Shpresa Ruli - Ali Kuci

Familja Budo

Besim dhe Aishe Kadiu

Shyqyri Myrto

Fisnikë të tjerë jo-hebrej

Kapitulli i Nentë 

Te mbijetuarit tregojnë historitë e tyre...................58



Johana Jutta Neumann

Tregimet e Dr. Ana Kohen

Irene Grunbaum

"Perse?"

Kodi moral i shqiptarëve

Kapitulli i Dhjetë 

Pas Luftes se Dytë.................................................66 



Hebrejtë pas luftes

Nën komunistët

Izraeli

Shteti ateist

Jeta e hebrejve para dhe pas periudhës ateiste

Varrimet

Rabinët

Synetet

Sinagoget

Martesat

Kosher

Festat

Gjuha hebreje

Shtëpite

Anti-semitizmi

Tregtia dhe profesionet

Asimilimi dhe shndrrimi në fe tjera

Emrat

Parate për të blerë tokë në Izrael

Emigracioni nga Shqipëria përpara vitit 1991

Kapitulli i Njëmbëdhjetë 

Fisnikët midis kombeve........................................84 



Programi për fisnikët jo-hebrej.

Fisnikët jo-hebrej vizitojnë Izraelin

Eksodi i viti 1991

Emigracioni, 1991

Shqipëria sot.

 

 



Ky liber i kushtohet

 

Kujtimit të Josef Jakoel

 

Një Mose

i Shekullit të XX - të

i cili iu priu bashkëatdhetarëve të tij drejt

Tokës së Premtuar

 

 



 

 

..



 

 

Hyrje

Ky liber nuk është një histori e plotë e Shqipërise, bile as një histori e hebrejve në Shqipëri. Ajo që e ka nxitur shkrimin e tij ka të bëjë me tërheqjen e vëmëndjes së atyre njerëzve të cilët nuk kanë dëgjuar për veprën e mrekullueshme që populli shqiptar bëri ndaj hebrejve, qofshin ata vendas apo të huaj për t'i mbrojtur nga Holokausti. Fakti që kjo histori e mrekullueshme nuk është rrëfyer deri më sot, lidhet drejtpërsëdrejti me izolimin e thellë që e shoqëroi Shqipërine, nën diktaturën komuniste që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore e deri ne fillim te viteve '90.

Shqipëria është i vetmi vend në Europën e pushtuar nga fashizmi, ku hebrejte nuk u bënë viktima të makinës vrastare naziste.(1) Për të kuptuar se si kanë shpëtuar hebrejtë në Shqipëri, është e nevojshme të dihet se si shkuan dhe kur shkuan ata në atë vend.

Përpara se të merresha me "Fisnikët" me kombësi jo-hebreje,(2) e vetmja dijeni që kam patur për Shqipërine ka qenë një shënim i bërë në pasaportën time ku ajo përcaktohej si një ndër katër vëndet ku pasaporta ime ishte e pavlefshme. Gjithashtu kisha mësuar se Shqipëria ishte vendi më i varfer i Europës dhe vendi i vetëm me shumicë muslimane në atë kontinent. Muslimanet përbëjne rreth 70% të popullsisë dhe i mbrojtën hebrejte jo me pak se ç'bënë kristianët.

Unë kisha mësuar gjithashtu faktin befasues se Shqipëria ishte nje vend që ishte pushtuar nga fashistët por që e shmangu persekutimin gjerman ndaj hebrejve duke mbajtur rekordin 100% të shpëtimit të tyre. Po ashtu isha befasuar nga fakti se në fundin e Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria ishte i vetmi vend që kishte më shume hebrej se sa kishte patur në fillim të saj.

Një hebre amerikan, Herman Bernshtain, kur shërbente si Ambasadori i SHBA - ve në Shqipëri, në vitet '30 e ka vlerësuar popullin shqiptar si populli më pak anti - semitist në bote.

Arsyeja e dytë që e ka nxitur shkrimin e këtij libri është dëshira për të vënë në pah përpjekjet heroike të Josef Jakoelit (3) dhe vajzës së tij Feliçita të cilët realizuan emigrimin e thuajse të tërë hebrejve nga Shqipëria në Izrael, në vitin 1991. Josef Jakoel jetoi mjaft gjatë sa të shihte eksodin për në Izrael dhe i kaloi muajt e fundit të jetës së tij në Eretz Izrael, toka e Izraelit. Ai ishte me të vërtete një Mose që i drejtoi njerëzit drejt tokës së tyre të premtuar.

Që nga viti 1967 deri në fund të vitit 1990, Shqipëria ishte një shtet ateist dhe një shoqëri e mbyllur, në të vërtetë aq e mbyllur sa që vlerësohej si një krim po të lexoje literaturë të huaj dhe aq ateist sa njeriu nuk mund t'i vinte emër fetar ose biblik fëmijës së tij. Ndryshimet që bëri Shqipëria duke kaluar nga një vend i mbyllur dhe shoqëri ateiste në një vend që po shkonte drejt demokracisë dhe tregut të lire u bënë në të njëjten kohë me emigracionin e hebrejve drejt Izraelit.

Jakoel i karakterizon hebrejtë shqipëtar si pasardhës të "romaniotëve", trashëgimtar të një kulturë të lashtë hebreje. Shumë pak shkruhet në Enciklopedinë Hebreje rreth romaniotëve, bile sipas Jakoelit edhe ato që shkruhen nuk i afrohen aq shumë të vërtetës. Romaniotët dallohen nga zakonet, por nuk ka asnjë dyshim se ata janë hebrej.

Ç'është e vërteta, shpesh kemi të bëjmë me të dhëna kontradiktore. Me dëshirën e mirë për t'i çuar ato drejt një minimumi të mundshëm, le të kthehemi tek qëllimi ynë kryesor: Çfare ka ndodhur me hebrejtë në Shqipëri dhe sa ka qenë numri i tyre ndër kohra?

 

Harvey Sarner



Palm, Springs, California.

Shënime:

1.- Familja hebreje Ardet është vrarë prej nazistëve pasi ishin arrestuar si familje partizane e jo si hebreje.

2.- "Fisnikë jo hebrej" quhen ata persona të cilit kanë rrezikuar jetën e tyre për të strehuar hebrejtë gjatë kohës së Holokaustit.

3.- Josef Jakoel është lindur në Vlorë në vitin 1922. Eshtë arsimuar në Shkollen Teknike Tregtare Italiane dhe ka kryer Universitetin Shtetëror të Tiranës. Dhjetë vitet e fundit të jetës ai punoi si lektor ekonomie në Institutin e Lartë Bujqësor në Kamëz. Pjesa më e madhe e këtij libri është shkruar në bazë të letrave, shënimeve dhe bisedave me të.

 

  1   2   3   4   5   6


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©atelim.com 2016
rəhbərliyinə müraciət