Ana səhifə

Kujtesa, kjo mrekulli njerëzore!


Yüklə 158.5 Kb.
səhifə4/4
tarix26.06.2016
ölçüsü158.5 Kb.
1   2   3   4

Stavër Bobo

Hall mbi hall

Thonë se kur njeriu është në hall, i shfaqen si pasqyrë momentet nga më pikantet e jetës. Kush i ka përjetuar, i përcjell si rrëfenja.

“Namuzlleshë, kokulur, si nusja e Metes nuk ka në lagje”, opinion ky që e shoqëronte përditë të renë sa herë kalonte në rrugicë e përshëndetej me të moshuarit ngulur në sofatet e gurta të portave.

- Ashtu qoftë, si thoni,- u dha shkurt një duman lëvdatave Ikbalja, një grua e zgjuar, pesë lekë njeri po farmak nga gjuha. Dhe kishte të drejtë, se tjetrit mos i vërë re gunën, po punën. Nusja vërtet ecte me sytë përdhe, por këta lloj njerëzish janë si thëngjilli i mbuluar që djeg më shumë.

E vërteta vonon, por nuk harron. Dashje pa dashje, sado ta mbash fshehur, ajo një ditë vjen e del në shesh.

- Na vonoi Mineja, - u mundua të shfajësohej ime më për vonesën se kishin kaluar më shumë kohë nga sa duhej për një vizitë ngushëllimi. Gratë tona e kanë si traditë që në të mirë a në vaki shkojnë së toku duke vënë në krye më të moshuarat.

M’u duk si diçka e pazakontë që të bëhej pengesë një grua e mbajtur etalon korrektese nga sa e njihnin, ndaj e cyta më tej:

- Nxora çorapet nga komodina dhe i kisha vënë këtu, ja këtu mbi tavolinë,- u kishte treguar Mineja shoqeve jo aq për t’u justifikuar, sa për të nxjerrë dufin.- Kërko çorape, kërko andej e këtej e s’ka. M’u duk se bënë këmbë e unë vija rrotull si e harruar, pa mend në kokë.

- Moj nuse, çorapet i vura këtu, mos t’i ka zënë syri?!- iu drejtova së resë.

- Moj pisanjose, moj shushkë,- m’u kthye nusja e djalit si të isha një shërbëtore harraqe,- ja tek i ke. Moj pise, mbi tavolinë vihen çorapet?!

Një drithërimë më përshkoi trupin dhe për një çast thashë se më ra pika. E bërë dyll e verdhë plaka e urtë nuk kishte bërë zë. Si somnabule kishte veshur çorapet e në heshtje të plotë me sytë përdhe, si të kërkonte të falur për vonesën ishte bashkuar me shoqet. Tërë kohën rrinte mendueshëm me sy të përlotur. I kishin thënë pisanjoze edhe kujt se, asaj që të gjithë e mbanin në gojë si model të pastërtoreve dhe me të drejtë e quanin “sterile”.

Shtëpia shkëlqente në bardhësinë e gëlqeres, vijat i ndante me furçë penel, shtresat pala e trëndafilit, rrobat si laheshin, hekuroseshin e u kalohej një parfumosje e lehtë erëndjellëse. Çdo gjë e gjithçka ishte në vendin e vetë dhe gjendej në mes të natës edhe me sy mbyllur. E tillë ishte kjo grua, nënë e vjehrrë. Kontrasti i vlerësimit të së resë me atë të të njohurve ra aq shumë në sy, sa fqinjët filluan të pëshpërisnin po askush nuk besonte se drita e diellit nuk mbulohet me shoshë.

Plakat, si më të prekurat nga infeksione të tilla, menjëherë e kaluan gjuhën në karantinë dhe nuk munguan të bëjnë diagnostikimin e sëmundjes së shfaqur për të mos u bërë epidemi në lagje.

Edhe pse e vetme e mes gjithë të mirash, nuses nuk i hynin në sy përkujdesjet e pekulet me të cilat e mbante e vjehrra që i gëzohej pa masë dhe mbante një barrë shumë më të rëndë nga sa e lejonte mosha dhe shëndeti. Këtë e bënte vetëm e vetëm të shihte me sytë e vetë lumturinë e çiftit, aq të dëshiruar sa rrallëkush e merr me mend. Po ja që e mira nuk u ditkërka, ndaj kot nuk thonë “të mirën bëje dhe hidhe në lumë..., se, nëse zhytet, nuk mbytet”. Vjen një ditë dhe e vërteta del në dritë.

Si shumë shoqe të tjera, nusja e kishte bërë tetë në qaset, mendjen top e kishte bërë dhe vetëm në një vrimë i binte kavallit, të ndahej me çdo kusht nga prindërit e burrit. Dëshira për ta jetuar jetën sipas mënyrës së vet u bë mani, fiksim para të cilit nuk kishte pengesë që e ndalte, ndaj kërkonte dritën jeshile, nuk la gur e kusur për t’ia arritur qëllimit, paçka se kishte para një familje që jo vetëm e kishte lindur e rritur burrin e saj, por edhe ky kishte detyrime reciproke për gjithësa kohë prindërit e tij të jenë gjallë. Të pandalur në rrugën e vetë më të rinjtë makutë shkelin mbi zemrat e nënave e baballarëve. Të shkelësh mbi dashurinë atërore është si të shkelësh mbi tabu. Dënimi vjen si një ndëshkim atëherë dhe aty ku nuk e pret. Këto dukuri janë të pranishme e bashkëkohore.

Të lumtur janë ata që u hapen sytë shpejt e gjejnë rrugën pa vonesë.

Duke përjetuar të tilla ndodhi më vjen ndër mend thënia e një hallexhiu që po i binte shtëpia. Shkon për të qarë hallin në një zyrë, por kur e gjen gafil zyrtarin, i qan hallin. “Unë kam hall, por ti paske hall mbi hall”, i thotë dhe merr rrugën nga kishte ardhur. Sot e kësaj dite përcillet në breza fjala e urtë e popullit: “Halli-hallit nuk i ngjan”.

Mjerë kush ka hall, se nuk e zgjidh as paraja e as malli, po vetëm drita e mendjes në udhë të mbarë që në gusht e nga një grusht.

I mençur është ai që ecën përpara, por nuk harron të kthejë kokën edhe pas të mos ngatërrojë tërragën e udhës nga ka ardhur deri këtu.



Namik Gjoni

Vjen Enveri në Myzeqe

Herë-here Enver Hoxha shkulej nga zyra e tij për t’u ulur “gju më gju me popullin”. Këtë herë kishte vendosur të shkonte në Lushnje.

“Do të më çoni në një familje të thjeshtë myzeqare”, porositi ai.

Ishte caktuar data dhe ora. Strukturat partiake kishin përzgjedhur fshatarin, i cili u instrukturua se si mund të pyetej e si duhej të përgjigjej. Fshatari i moshuar mbi 90 vjeç u tregua më i zgjuar nga ç’e kishin parashikuar. Për ta kënaqur të parin e vendit për zhvillimin e rritjen e nivelit të jetesës së popullit kudo që shkonte Enveri, shtëpitë pajiseshin me mobilje të reja. Kështu bënë edhe me fsahtarin lushnjar. Enveri u prit mirë e bukur dhe u ul ballë për ballë me plakun e moçëm.

-Me sa po shoh jetokeni mirë.

- Nuk jemi keq.

-Ja pra, partia komuniste qe ajo që e shpëtoi myzeqarin nga beu dhe agai që i merrte frymën.

-Aaa, unë nuk e di se si kanë qenë bejlerët e tjerë, por beu ynë ka qenë burrë i mirë, i ndershëm dhe bujar. Nuk mund ta shaj, u prehtë i qetë ku ka rënë!

-Po ja, i gjithë populli ka vuajtur në ato vite. Sot ti e ke shtëpinë të re e të mobiluar.

-Po, po, shtëpinë me shumë mundime e përfundova, por mobiljet nuk i kam të miat, or shoku Enver. M’i kanë sjellë këta të partisë. Pas jush do të boshatiset dhe shtëpia.

Enveri e dinte mirë këtë lojë që bënin drejtuesit në bazë dhe e aprovonte në heshtje, por nuk ia kishin përplasur kurrë kështu në fytyrë.

Ai, mbasi u hodhi një vështrim kërcënues atyre që kishte për rreth, të cilëvet iu kaloi një rëqethje në trup dhe u zverdhën në fytyrë, iu drjetua plakut me një dashamirësi aktoreske gjë që dinte ta bënte aq mirë vetëm ai duke vënë në punë gjithë hipokrizinë e tij:

-Jo, jo, jo kështu. Këto kolltuqe nuk do të dalin që këtu. Këto janë të kësaj shtëpie.

-Po janë të shtëpisë së kulturës, o shoku Enver.

-E mora vesh. tani do të jenë tuajat. T’i gëzosh, - e uroi ai plakun duke i vënë dorën mbi sup gjithë hipokrizi.

Dikush që ka lexuar “David Koperfildin” do ta krahasonte atë veprim me atë ç’ka bënte personazhi më i neveritshëm i romanit i quajtur Uriahip.

Plaku i mençur ua hodhi servilëve të pushtetit e të partisë.

Luftar Spahiu

Sondazh parashikimi për fituesin e Botërorit

Gjatë këtyre ditëve të Botërorit munda të tërheq mendimin e 400 sportdashësve të qytetit tonë se cili ekip do të jetë fituesi i këtij botërori:

Brazili: 102,

Gjermania: 96,

Italia: 60,

Holanda: 45,

Anglia: 32,

Argjentina 30.

Përse humbën Holanda, Zvicra e Spanja?

Që të nxjerrësh konkluzion sa më të drejtë për humbjet e këtyre ekipeve në turin e dytë, duhet vlerësuar më parë edhe merita e ekipeve fituese, sepse rezultatet nuk mund të quhen surpriza të këtij botërori.



Holanda-Portugalia. Pavarësisht që në 400 parashikues 45 ishin me Holandën dhe vetëm 6 me Portugalinë, por kjo nuk do të thotë se ky rezultat nuk pritej. Edhe pse trajneri i Holandës Van Basten gjatë një interviste fliste me një siguri për ndeshjet e ardhshme, përsëri këtë nuk e pamë, veçanërisht në sulm. Mungesa e sulmuesit kryesor Van Sterloit, ka ndikuar në zbehjen e fuqisë konkluduese të sulmit holandez.

Zvicra-Ukraina. Ekipe me forca të ekuilibruara, që e paraqitën më së miri edhe gjatë takimit. Loja me shtesë mund të kishte rrjedhë tjetër, nëse gjyqtari nuk do të ndëshkonte Zvicrën me 11 metërsh të dyshimit, siç është kritikuar edhe nga media sportive ndërkombëtare.

Spanja-Franca. Nëse loja e francezëve erdhi duke u rritur, ajo e spanjollëve binte. Është e pranueshme se në ekipin spanjoll mugonin futbollistë cilësorë ashtu sikundër i pamë në ekipin francez, e kjo përbënte një avantazh në lojë e në rezultat, ndaj që edhe një humbje e spanjollëve përballë francezëve pritej.
Vlash Pambuku

Rezultatet e fundit të ndeshjeve

24.06.2006.

Bind Gjermania, “zgjohet” Podolski!



Gjermani-Suedi 2-0. Shënues: Podolski 4’, 12’. Dy gola në 12 minutat e para nga “Princ Poldi” hedhin Suedinë. Skuadra e Klismanit në çerekfinale.

24.06.2006.

“Maksi” Argjentina “peshkon” Gjermaninë

Argjentinë-Meksikë 2-1 (120 min).

Shënues: Markez 5’, Krespo 9’, Maksi Rodriguez 98’. Një gol i mesfushorit në kohën shtesë i jep skuadrës së Pekermanit fitoren 2-1 ndaj Meksikës. Në horizont shfaqet Gjermania.

25.06.2006.

Bekam “nga hija në diell!”



Angli-Ekuador 1-0. Shënues: Bekam 60’. Kapiteni tërësisht jashtë forme gjatë ndeshjes, shënon me specialitetin e tij dhe kualifikon Anglinë.

25.06.2006.

Portugalia, me “shpirt ndër dhëmbë!”. Portugali -Holandë 1-0. Shënues Manike 23’. Djemtë e Skolarit eliminojnë Holandën e brishtë, duke mbrojtur me të gjitha forcat golin e Manikes.



26.06.2006.

Italia, fati nuk i ndahet



Itali-Australi 1-0. Shënues: Totti 94’ (kohë e rregullt). Kur dukej se po afrohej shtesa, “axurrët” realizojnë gjatë një penalltie dhe mbajnë gjallë shpresën.

26.06.2006.

Ukraina fiton “ruletën ruse”.



Ukrainë -Zvicër 0-0 (120 min) 0-3 penallti. Në një ndeshje pa gola, ukrainasit janë më të saktë me gjuajtjet e 11 metërshave dhe arrijnë kualifikimin historik.

27.06.2006

Roni histori, Brazili detyrën.

Brazil-Ganë 3-0

Shënues: Ronaldo 5’, Adriano 45’, Ze Roberto 84’. Sulmuesi kalon rekordin e Gert Mulerit, teksa seleçao thyen lehtësisht Ganën dhe arrin në çerekfinale.



27.06.2006.

“Gjelat” më në fund këndojnë!



Spanjë-Francë 1-3. Shënues: Vija 28’ (pen) Riberi 41’, Viera 83’, Zidane 92’. Në fazën e grupeve, të dyja skuadrat ishin paraqitur ndryshe, por në sfidën direkte “ndërruan rolet”.

Vangjel Buda



Shënuesit e kampionatit:

Klosses Gjermani 4 gola,

Tores, Vija, Spanjë 3 gola,

Krespo, Maksi Rodrigues, Argjentinë, 3 gola,

Podolski, Gjermani 3 gola,

Ronaldo Brazil 2 gola.

Gjyqtarët, në qendër të stuhisë

Gjyqtarët e këtij Botërori nuk janë në atë nivel që pritej. Ata nuk po e bëjnë 100% punën e tyre. Ata e nxjerrin shumë shpejt kartonin e verdhë, i cili më pas bëhet i kuq. Kjo e dëmton ecurinë e lojës dhe nuk i bën mirë entuziasmit të tifozëve për futbollin.



Por cilët janë gjyqtarët që do të mbahen mend dhe për mendimin tim s’duhet të arbitrojnë më?

1. Graham Poli (Angli), tre kartona të verdhë për lojtarin e kroacisë Josip Sinuniç, në takimin Kroaci- Australi 2-2, kur dihet që një lojtar duhet dënuar me dy kartona të verdhë.

2. Valentin Ivanovit (Rusi). Rekordin me 4 kartona të kuq të nxjerrë në një ndeshje të kupës së botës në Portugai-Holandë: 1-0.

3. Luis Media Kaptaleno (Spanjë) që nxjerr nga fusha Marko Materacin dhe në sekondat e fundit akordoi një 11 metërsh për skuadrën “Axurre”, falë të cilit, Italia siguroi kualifikimin për më tej.

Por shumë ekspertë i kanë quajtur të padrejta këto vendime.

Ky Botëror po thyen shumë rekorde në aspektin e kartonave të verdhë e të kuq.

Në 1998 u dhanë 22 kartona të kuq në 64 ndeshje, ndërsa në këtë Botëror janë dhënë 25 të kuq në 56 ndeshje. Rekordi është thyer edhe në aspektin e të verdhave kur në 2002 janë dhënë 272 kartona në 64 ndeshje, aktualisht janë dhënë 275 paralajmërime. Deri në fund të turneut do të rritet më rekordi i kartonave të verdhë e të kuq.



Vangjel Buda

Ronaldo, mbreti i kampionateve

15 gola në tri kampionate që ka marrë pjesë. Ronaldo bëhet kështu mbreti i kampionateve botërore, duke lënë pas gjermanin Gerd Myler, 14 gola dhe francezin Fonten, 13 gola. Por ndërsa braziliani Ronaldo ka shënuar në tre botërore, Myler i ka shënuar në dy botërore (1970- 10 gola e 1974- 4 gola). Por francezi është mbi të gjithë me 13 gola të shënuar në një botëror të vetëm (1958).



15 gola të Ronaldos

Goli i parë: 16.06.1998 Brazil- Marok 3-0

Goli i dytë dhe i tretë: 27.06.1998 Brazil -Kili 4-1

Goli i katërt: 07,07, 1998 Brazil- Holandë 1-1 (4-2 pen),

Goli i pestë: 03.06 2002 Brazil- Turqi 2-1,

Goli i gjashtë: 08,06.2002 Brazil- Kinë 4-0,

Goli i shtatë dhe i tetë 13.06.2002 Brazil- Kosta Rika 5-2,

Goli i nëntë: 17.06.2002 Brazil -Belgjikë 2-0,

Goli i dhjetë: 26.06.2006 Brazil-Turqi 1-0

Goli i njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë 30.06.2002 Brazil-Gjermani 2-0.

Goli i trembëdhejtë e katërmbëdhjetë 22.06.2002 Brazil-Japoni 4-1

Goli i psëmbëdhjetë 27.06 2006 Brazil-Ganë.

Vangjel Buda
Rast i rrallë në sportin tone

Fatmir Elezi, figurë e njohur sportive për të gjithë sportdashësit e vendin në sportin e radioamatorizmit, disa herë kampion dhe rekordmen ka dhënë kontribute në ecurinë e këtij sporti në Berat. Tashmë Fatmiri qysh prej 6-vjetëve banon në Tiranë.

Dëshira e pasioni për këtë sport që prej më shumë se një dekade u fshih nga lista, e nxiti të hyjë në rrugën e këtij sporti, por jo si sportist, por si trajner, për të dhënë përvojën dhe ndihmesën e tij.

Në Tiranë në saj të përpjekjeve ngriti një ekip për të rinj, stërviti ata dhe javën e kaluar konkuroi në garat e kampionatit kombëtar të këtij sporti për t ërinj që u zhvillua në Librazhd. Ekipi doli kampion.

Ajo që është e veçanta, ekipi ka marrë emrin “Tomori”.

Fakti që Fatmir Elezi përgatiti dhe përfaqësoi në kampionat ekipin me emrin “Tomori” është dëshmi e patriotizmit qytetar për vendlindjen, një qëndrim që drejtuesit e klubit të shumësporteve dhe sportdashësit beratas e përshëndesin.


V. Pambuku

Në prag të emërtimit të poligonit të qitjes “Vangjel Shkurti”

Janë dy foto nga arkivi sportiv të fiksuar në periudha të ndryshe nga gazetari sportiv Vlashi Pambuku


Veprimtari mbarëkombëtare në pingpong

Kupa “Ibrahim Rugova”

Në Peshkopi javën që kaloi u zhvilluan takimet në lojën e pingpongut për Kupën “Ibrahim Rugova”. Në këtë veprimtari ku morën pjesë pingpongistë shumica veteranë të këtij sporti, morën pjesë edhe 3 pingpongistë veteranë të “Tomorit”, Xhoxhi Skufi, trajneri i ekipit “Tomori” dhe i ekipit kombëtar, Sali Hoxha dhe Gëzim Shkëmbi.

Organizmi i kësaj vperimtarie është dëshmi e vlerësimit që i bëhet figurës të ish-Presidentit Ibrahim Rugova, përpjekjeve të mëdha dhe të vazhdueshme që ka bërë ai për demokraci e pavarësi të Kosovës.

Burrat e Mangalemit



Kjo foto është fiksuar në vitin 1943 në faqen shkëmbore të Kalasë nga fotografi Xhimitiku. Më kujtohen vitet e fëmijërisë kur shikoja burra të lagjes sime të veshur bukur, në ditë feste e të dielave bënin shëtitje në bulevardin e qytetit, vizita në familje apo kur shkonin në kodrat piktoreske të qytetit.
1   2   3   4


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©atelim.com 2016
rəhbərliyinə müraciət