Ana səhifə

Kujtesa, kjo mrekulli njerëzore!


Yüklə 158.5 Kb.
səhifə3/4
tarix26.06.2016
ölçüsü158.5 Kb.
1   2   3   4

Botë e trazuar
Ishte një natë e mrekullueshme me hënën që dukej si mbretëreshë e kristaltë. Me gjithë lodhjen e ditës, gjumi magjik nuk po më rëndonte akoma mbi qepalla. I mbylla sytë, por gjumi nuk po më merrte. M’u duk në atë errësirë sikur përpara meje u hap një ekran i madh i kujtesës, ku unë shikoja jetën. Përpara meje u shfaq jeta e shoqërisë njerëzore e mbuluar nga errësira dhe vdekja. Sot bota po mbulohet nga vrasjet, droga dhe sëmundjet. Njerëzit i shtyjnë ditët duke mos ditur se çfarë po humbasin. A ka një shpresë për ta që të çlirohen nga ambjenti ku jetojmë? A e dinë njerëzit që jeta e tyre po merr fund pak nga pak pa e kuptuar? Kush e gëzoi këtë jetë? Njerëzit sot janë bërë të etur për para e pushtet dhe mendojnë vetëm për interesin e tyre, duke ditur që një pjesë e popullsisë po vdes nga vuajtjet dhe mjerimi. Ja pra, kjo është arsyeja që ne nuk mund të jetojmë të lumtur, sepse vendi ynë drejtohet nga njerëz egositë që në vend të zemrës kanë gurë. A e dinë njerëzit që secili ka një bombë çudibërëse, “zemrën”? Zemra është ajo që fal dashurinë, mirësinë, dhimbjen, guximin dhe me anë të saj mund të ndryshojnë çdo gjë.

Jeta është e bukur po të dish ta jetosh!.


Një pjesë nga jeta në parajsë!

Kur një ditë të shkoj në qiell, do të shijoj ditët e mia atje si një vogëlushe e përkëdhelur, së bashku me gjyshen time të dashur. Shpresoj që kur gjyshja ime të jetë në parajsë, ajo do të jetë duke pritur ardhjen e mbesës së saj të preferuar. Parajsa është vendi ku kalohen çaste të gëzuara. Me flokët e thinjura, e shëndoshë dhe tepër gazmore ajo ngjante si motra e plakut të Vitit të Ri. Ne shkonim çdo ditë në parkun e lojërave, ku zhvilloheshin aktivitete të ndryshme për fëmijë. Aty ndodheshim si në parajsë. Për ne të dyja ajo fushë e blertë ishte planeti i mrekullive. Sa herë që rrija me gjyshen aty nuk e ndieja shumë mungesën e prindërve, pasi gjyshja me përrallat e saj të këndshme më bënte gjithnjë e më shumë për vete. Por historia më e bukur për mua ishte kur gjyshja më tregoi për ditën e lindjes sime. Ajo më tha: “Ditën kur ti erdhe në këtë jetë unë fluturova nga gëzimi ,sepse ti ishe vajza e parë në familjen tonë, të adhuroja jashtë mase dhe që nga ajo ditë ti je njeriu më i dashur dhe më i veçantë për mua.”

Që nga ajo ditë me gjyshen e derisa u rrita dhe isha në gjendje të përjetoja të kalaurën, nuk e kisha kuptuar se ajo më kishte dhuruar një ditë të mrekullueshme në fushën e blertë, një pjesëz të shkëputur nga “jeta në parajsë”.
Vrasësi mizor
Ajo ecte e shkudjesur dhe e përhumbur në mendime në çdo hap që hidhte. Gjendja e saj shpirtërore përngjante me një vullkan në shpërthim. Të rinjtë ishin dashuruar marrëzisht dhe i kishin premtuar njëri-tjetrit që do ta ndërtonin të ardhmen e tyre si një perandori e shenjtë, e cila do të lulëzonte duke realizuar atë çka ata kishin në zemër. Por, papritur, gjithçka e paramenduar u zhduk përgjithmonë. Mbeti veç një ëndërr imagjinare. Një telefonatë e mallkuar i shuajti të gjitha. Për një çast vajza u gjend në dyert e një spitali. Hyri në dhomë dhe në shtrat tashmë pa një njeri krejt tjetër nga princi i ëndrrave të saj. Një njeri krejt të shpërfytyruar: të dobët, të verdhë, të mavijosur në fytyrë, që vazhdimisht e ngacmonte një kollë e thatë. Ata u përshëndetën. Rreth vajzës çdo gjë u bë e pakuptimtë, e akullt. Gjithë ai mall dhe ajo dashuri e pastër u kthye në një dilemë të përjetshme. Kjo ndodhi, sepse ai ishte mbartës i një virusi të mallkuar, vdekjeprurës. Ky hendek i lartë solli ndarjen ndërmjet tyre. Vajza doli nga dhoma me zemër të thyer. Vraponte e tmerruar dhe korridori i spitalit iu duk i gjatë, i gjatë si në pafundësi. Këmbët nuk i komandonte më. Shpresat e saj u shuan si shiu në shkretëtirë. Kush është fajtor për ndarjen e një dashurie krejt të pafajshme? Deri kur do të na ndjekë hija e këtij vrasësi të mallkuar, të pashpirt, i cili po merr jetë njerëzish dita-ditës duke lënë pas familje të shkatërruara, ëndrrat e të rinjve kudo nëpër botë, male, vuajtje, lot shumë lot?!

Deri kur...?

Alba Shahini
Forumi i ndjenjës kombëtare

Nga

Sokol Muhadri, hasian

Forumi i ndjenjës kombëtare është detyrë dhe nder për çdo qytetar i kujdto kombësie që të jetë ai. Shembull i ndritur për këtë janë qytetarët e Amerikës, këtij vendi mik që përmbi se një shekull është bërë ëndrra, shpresa dhe shtylla jonë mbrojtëse dhe pse jo streha jonë e sigurt. Larmia e rrugëve, larmia e metodave, e veprimtarive për të forcuar ndjenjat kombëtare dhe për të patur sukses në këtë drejtim është e gjerë dhe shumë e madhe. Pa dyshim se njëra nga këto rrugë dhe themelorja është dhe mbetet si gjithmonë edukimi i dashurisë për gjuhën.

Gjuha shqipe për fatin tonë të shkëlqyer është një ndër gjuhët më të vjetra dhe më të bukura të botës. Nuk e kam ndër mend këtu të bëj historinë e saj, apo të sjell arguemtne, se këtë në shekuj e ka bërë populli ynë, e kanë bërë studiuesit tanë dhe ata ndërkombëtarë, të cilët kanë qenë e mbeten avokatrit e padiskutueshëm të shqipes sonë të mrekullueshme.

Qëndresa e shqiptarit përballë rreziqeve që janë kanosur, përballë atentatit që për qëllim kishin asgjësimin tonë kombëtar, është pikërisht qëndresa e gjuhës. Për vetë arsyet historike që i kanë drejtuar lëvizjet e shqiptarëve gjuha shqipe sot flitet dhe ka një shtrirje gjeografike marramendëse. Le të kujtojmë për një çast të përkulemi para atyre shqiptarëve të cilët ndonëse të shpërngulur në shekuj nga Konja e Turqisë, nga Kalabria, Zvicra nga Libani e ruajnë dhe e flasin gjuhën e të parëve.

Shembulli i mrekullueshëm dhe tipik për këtë kanë qenë dhe mbeten shqiptarët e Amerikës. Tregues dhe dëshmi të tjera ka plot. Mbi të gjitha në këtë pikë flamurtare është Kosova, janë shqiptarët në Preshevë e Bujanovc, shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre në Maqedoni e Çamëri, arvanitësit në Greqi e arbëreshët në Itali..

Mirëpo me dhimbje duhet të pohoj se në këtë drejtim si kudo në vendet e Evropës edhe këtu në Amerikë ka neglizhencë në drejtim të edukimit patriotik nëpërmjet gjuhës. Thënia e të ndriturit Athanas se unë nuk jam një baba i mirë si babai im, se fëmijët e mi nuk flasin shqipen, është një këmbanë që duhet të zgjojnë ndërgjegjen e shqiptarëve, në radhë të parë të atyre që janë nëna dhe baballarë kudo që ata ndodhen. Pa gjuhë nuk ka identitet. Pa e njohur gjuhën amtare, nuk mund të ruhash lidhjet me kombin. Të dish sa më shumë gjuhë është vetë mrekullia. Të njohësh gjuhët e botës siç është anglishtja është sa detyrë qytetare aq edhe patriotike. Duke e mësuar gjuhën njeriu i ndërgjegjshëm nuk kënaqet kurrë. Kujto Shekspirin e madh, që në vitet e fundit të jetës pat thënë se e vetmja gjë për të cilën kam vuajtur është se nuk e dija si duhet anglishten. Duke vërejtur mjediset shqiptare këtu në Amerikë duhet të pranojmë se ka një rënie, ka një regres ndërgjegjeje në drejtim të ruajtjes së gjuhës dhe fatkeqësisht kjo më shumë ndodh tek ata shqiptarë të Shqipërisë, të Kosovës dhe të viseve të tjera që në SHBA kanë ardhur këto dhjetëvjeçarët e fundit. e njëjta gjë ka ndodhur e po ndodh edhe në vendet e Evropës. Me shqetësim deri të alarmuar e vërejnë këtë dukuri sa negative aq edhe me pasoja. Nuk flas këtu për fëmijët, nuk flas këtu për adoleshentët që nuk flasin shqipen. Jo, jam i tmerruar për nënat e pse jo edhe për baballarët, të cilët me indiferentizëm deri në mospërfillje kur me dhimbje ua ngre këtë problem të thonë: “Nuk kemi ç’të bëjmë, ne u flasim shqip, por ata nuk kuptojnë, ata përgjigjen në anglisht, , se në shkollë e mësojnë atë gjuhë dhe shoëkt me të cilët kontaktojnë e flasin anglishten ...” E justifikime deri te shprehja: “Çfarë ju duhet shqipja?...”, shprehja e fundit vjen pikërisht nga pridnër që nuk kanë as 15 vjet këtu.

Shteti i demokracisë së madhe, Amerika, ka krijuar hapësira të shkëlqyera për të mësuar anglishten që nga kurset dhe deri tek shkollat më moderne, ashtu siç kanë bërë e bëjnë demokracitë e vendeve evropiane, ku veç të tjerash ekzistojnë si vlerë e pazëvendësueshme shkollat plotësuese shqipe. Po sjell dy tre shembuj që më kanë emocionuar dhe më kanë bërë krenar.

Aty nga viti 1999 punoja si mësues në një shkollë plotëseuse shqipe në në Gjermani.

Një natë ftohem për darkë në një familje drenicase. Kur shkova, sipas zakonit, më takojën të gjithë anëtarët e familjes, fëmijë gra e burra. Për një moment vëreja se aty plasi një e qeshur nga të gjithë. Në fillim u shqetësova, se mendova se mos në ndonjë mënyrë isha bërë unë objekt për atë atë të qeshur... Njëri nga anëtarët e familjes duke qeshur më thotë: “Mësues a vërejte gjë?

- Jo,- i them,- Idriz.

- Po nusja e Fadilit, Margarita është gjermane,- dhe ngriti gishtin tregues në drejtim të saj.

I them :

- Si gjermane? Po ajo më foli shumë bukur shqip.

Margarita e buzëqeshur më thotë:

- E kam mësuar shqipen me burrin... Nuk kam veç 5 vjet martesë. E si do flisja unë me vjehrrën në Drenicë?

- More po duhet t’u flasim fëmijëve shqip, mësues. Qysh në fillim me Margaritën kemi bërë kontratën gjuhësore: ajo na mëson gjermanisht dhe ne shqip.

Bisedova me të gjithë, por më shumë me gjermanen e re, e cila sinqerisht me një shqipe të kulluar shprehte konsideratën për gjuhën tonë.

Dy shembuj këtu në Nju-York.

Në një familje e cila ka mbi 4 dekada në Amerikë më takon të shkoj mbasi kryefamiljari ishte miku im i rinisë dhe mbas 45 vjetësh e takoja. Nga fundi para se të largohesha e pyes:

- Tonin, gëzohem për ty, po bashkëshorten nga cila krahinë shqiptare e ke marrë?

Ai duke qeshur më thotë:

- Gruan e kam të huaj.

Prapë ndjeva të njëjtin emocion si në Gjermani.

I them:

- Si more, unë mendova jo nga Gjakova, jo nga Elbasani, por ajo e flet shqipen shkëlqyeshëm.

Tonini modest më përgjigjet duke qeshur:

- Pa dyshim që nga ana e gjuhës duhet të jetë edhe shqiptare.

Në një takim me familjen e Gjon Lekës takoj vajzën dhe djalin e tij. Më drejtohen duke më folur me shqipen e bukur. I gëzuar i përgëzova.

Nikoleta, e shoqja e Gjonit më thotë entuziaste:

- Jo vetëm fëmijët e mi e kanë folur dhe e dinë shqipen, por unë nuk i toleroj as dhe nipërit e mbesat. Unë atyre u flas vetëm shqip dhe ata e dinë shumë mirë gjuhën tonë.

Dhe shton:

- Po na jemi shqiptarë, bre, e ç’u kuptua, po nuk e mësuem gjuhën tonë?

I solla këto shembuj shumë pozitivë për të dëshmuar se ka familje ku me të vërtetë gjuha amtare vlerësohet ashtu siç duhet vlerësuar dhe siç e meriton. Mirëpo, jo kështu ndodh me masën e familjeve tona në mërgim.

Është e pafalshme kur dëgjon: “Sonila, kamin hir, moj gocë”, ose “Oj Vlora, kam hir ç’ka” dhe këto të fundit janë raste mbizotëruese. Për të shkuar më tej me këto shqetësime ndeshesh edhe tek elementi intelektual që vitet e fundit u ka buzëqeshur fati të gëzojnë mrekullinë amerikane. Tek ky soj personash vërehet shfaqja e mëndjemadhësisë, e mungesës së edukatës, e të dukurit, e boshllëkut patriotik, që dëmton jo vetëm kulturën, por edhe identitetin tonë. Ka raste të deklaratave: “E kemi më të lehtë të merremi vesh (shqiptarja me shqiptaren) në anglisht, se shqipen e kemi harruar”.

Çfarë do të na thonë ata fëmijë të shqiptarëve, prindërit e të cilëve kanë mbi 50 vjet mërguar? Çfarë do të thoshin burrat dhe burrëreshat e kombit që jetën e tyre e kanë shkrirë dhe po e shkrijnë për çështjen kombëtare për gjuhën e bukur të Naimit? Çfarë do t’u thonë fëmijët kur të rriten prindërve , që me dashje ose pa dashje, u sjellin atyre njërën nga fatkeqësitë më të mëdha, humbjen e identitetit gjuhësor, që për mua s’është gjë tjetër veçse pjesë thelbësore e identitetit kombëtar? Sa herë, me të drejtë, në ekranet tona të televizionit na janë shfaqur djemtë dhe vajzat tona me kurrize të qëndisura barbarisht, nga fshikujt e kamzhikut, vetëm pse nuk kanë ditur të përgjigjen greqisht, serbisht, maqedonisht, etj. Vetëm se janë deklaruar me emrat e tyre Lulëzim, Drita e Vjollca etj. Gjuha jonë është çelësi i krenarisë sonë kombëtare. Emrat Trojë, Atlas etj. nuk shpjegohen as në greqishten e vjetër, as në latinisht dhe as në një gjuhë tjetër veçse në vazhdimin e ilirishtes që është shqipja jonë e bukur. Fjala shqipe ka fluturuar nga trojet tona në Azi, në malet e Meksikës, në lartësitë e Perusë. Gjuha jonë ilire është krenaria jonë historike. Indiferentizmi i disa individëve e grupeve individësh edhe pse në të shumtën e rasteve buron nga naiviteti, nga mungesa e kulturës, nga niveli i ulët arsimor, edhe në ndonjë rast nga pesimizmi apo mërzitje momentale për shkak të udhëkryqeve politike dhe ekonomike, që po kalon Shqipëria, është shkatërrues dhe vetëvrasës. Largësinë nga Atdheu sot e ka shkurtuar televizioni, radioja, shtypi, e kanë shkurtuar historikisht intelektualët tanë patriotë të djeshëm dhe të sotëm që me njëmijë peripecira “botojnë libra e gazeta shqipe”. E pafalshme është që shtypi ynë në Amerikë e vende të tjera të mos lexohet, të mos ndihmohet, të mos financohet. Që gazetat e revistat, librat shqipe të kthehen në stoqe e të mos blihen. Mjafton në disa ditë të mos blesh 3 ose 4 lëngje frutore, por të pish dy nga to dhe të kesh në shtëpi një gazetë që preferon.

Më shkaktoi hidhërim kur në një reportazh nga një ceremoni mortore e patriotit Luan Gashi pjesëmarrja nga shqiptarët ishte minimale.

Shikoni hebrejtë, turqit, shikoni të tjerë mërgimtarë të kombeve të tjera si organizohen. Ç’bëjnë ata për të edukuar veten dhe fëmiëjt e tyre atdhetarisht e në radhë të parë nëpërmjet gjuhës! Intelektualët tanë këtu, e në radhë të parë mësuesve u bije detyra dhe barra t’i thonë NDAL këtij indiferentizmi dhe të gjejnë rrugë ligjore që lejojnë të punohet për ta kultivuar gjuhën tek brezi i ri i mërgatës. Pa e ndarë në asnjë moment nxitjen që ata të mësojnë anglishten e gjuhë të tjera për t’u integruar më shpejt në vendet ku jetojnë. Përvoja pozitive këtu në Amerikë nuk ka munguar kurrë edhe sot veprohet e punohet, nuk mungojnë ceremonitë kulturore, veperimtaritë politike, por duhet edhe intensifikimi i tyre, duhen rrugë e modele të reja. Duhet patjetër që të puohet për gjuhën. Duhet që gjuha shqipe brez pas brezi të tingëllojë siç e meriton me tërë bukurinë dhe madhështinë e saj. Të mos i harrojmë dritaret e shpuara nga plumbat në gjokset e qëndisura me trëndafila gjaku të shqiptarëve, të mos harrojmë rilindasit tanë, dëshirat e martirëve të shqipes, të mos i harojmë porositë e Naimit, Nolit e Fishtës, të mos harrojmë Konicën në boston me kostum kombëtar. Të gjithë të punojmë që të edukohemi nëpërmjet gjuhës vetë dhe t’i edukojmë fëmijët me aromën kombëtare të gjuhës së ëmbël shqipe. Gjuha jonë është e pandarë nga flamuri ynë kuq e zi, e pandarë nga historia jonë, e pandarë nga dhimbja dhe malli për atdheun.


Mësuesi, muzikanti

i nderuar Koço Korçari

Rinia e lagjes Goricë që në kohë të hershme organizohej e këndonte jo vetëm këngën popullore qytetare. Por ajo ka kënduar plot hijeshi serenatën goricare gjatë mbrëmjeve në rrugët e lagjes drejt Kishës së Shën Thanasit, në sebepe e dasma shokësh. Serenata goricare ka vazhduar të këndohet nga të rinjtë e lagjes deri në vitet 1975. Janë për t’u përmendur të rinjtë e këtyre viteve, si Fani Angjeliu, Petrit Angjeliu (nuk jeton), Xhovan Kajana, Thoma Kajana, Llazar Kajana, Filip Nia, Thimi Saveta, Raqi Shyti, Sifi Qako. Ky grup ka patur dy kitaristë, të cilët së bashku shoqëronin këtë grup shoqëror, siç ishin Fan Angjeliu dhe Thoma Kajana.

Në vitet 1940, grupi i të rinjve goricarë, kanë qenë në kulmin e të kënduarit të serenatave të bukura. Banorët e lagje Mangalem shuanin dritat e dilnin nëpër dritare e i shijonin duke i dëgjuar me kënaqësi. Këto kanë vazhduar si traditë nga djem të apasionuar goricar dhe në vitet e pas çlirimit, nga muzikanti Koço Korçari dhe grupi i tij, ku bënin pjesë Koço Xheblati, Nikollaq Sallabanda, Miti Sylari, Gaqi Kajana, Nikollaq Shyti. Veçori e këtij grupi ka qenë se në formacionin muzikor kanë qenë mandolinat dhe kitarat. Sidomos rënia e kitareve me gishta nga Gaqi Kajana, Miti Sylari, Nikollaq Shyti, i jepnin ëmbëlsi melodisë në këngët që këndonin.

Muzikanti Koço Korçari, kujtonte: “Stërgjyshi Petro Kuklina thoshte se në Korçë këndohej që në ato vite (bëhet fjalë para 100 vjetësh) kënga “Edhe gurët e sokakut” me të njëjtën melodi, por disi të ndryshuara, jo si në Berat”. Ne nuk e vëmë në dyshim. Kënga është beratase. Por logjika të shpie në shekujt e kaluar kur Berati si qytet jetonte prej shekujsh dhe qyteti i Korçës nuk ekzistonte. Kënga popullore qytetare dhe serenatat këndoheshin edhe te ne.



Jeta dhe aktiviteti i Koço Korçarit

Koço Korçari lindi më 19.08.1923 në familjen e Nikollaq Korçarit, në fshatin Boboshticë të Korçës. E ëma Ksanthipi ishte bijë nga Thraka e Greqisë, ardhur familjarisht në fshatin Boboshticë, këtu u njohën me Nikollaq Korçarin e u martuan. Gjyshi i Nikollaq Korçarit, Petro Kuklina dhe Stavri Kuklina e njerëz të tjerë të fisit, emigruan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Boston e Miçigan Detroit, të cilët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në politikën amerikane për Shqipërinë.

Familja e Koço Korçarit kanë lidhje gjaku me familjen e Artur Lionidhit që drejton kishën shqiptaro-amerikane në Boston si dhe me vëllanë e tij, at Nikolla Lionidhi, që drejton Kishën e Shën Thomait në Miçigan Detroit të SHBA. Stavri Kuklina, daja i Koços, ka qenë në sferat e larta të politikës amerikane e miku i Çarl Niksonit. Ka qenë ushtarak madhor, derisa doli në pension. Familja e Koços (Nikollaq Korçarit, në vitin 1932, e ndjekur nga shivonistët serbë, vjen dhe jeton përgjithmonë në Berat, në lagjen Goricë. Koçua sa kishte mbushur 9 vjetët. Ishte djalë me temperament, energjik, i shkathët, këndonte bukur. Kishte një zë të fuqishëm si i ati i tij Nikollaqi dhe mjaft harmonik. Atij i pëlqente të shoqërohej me djem më të rritur, të cilët mblidheshin e këndonin këngët e bukura popullore qytetare beratase. Në moshën 15-vjeçare filloi t’i binte veglave muzikore me tela mandolinës e kitarës. Këtyre veglave i binte Nikollaqi si dhe Mezire Korçari (Angjeliu) motra e Koço Korçarit që jeton akoma në lagjen Goricë. Me të rinjtë e asaj kohe, rreth viteve 40, Koço Korçari organizoi dhe ngriti kursin e mandolinës në lagje, ku përgatiti disa instrumentistë, si Gaqi Kajana, Miti Sylari, Nikollaq Shyti etj., së bashku me shokët e tjerë që pëmend më lart, organizoi grupin shoqëror që argëtoheshin mbrëmjeve duke kënduar serenatat. Me pushtimin fashist, Koçua u angazhua në fillim me rininë e Ballit, por nuk shkoi shumë. Duke parë se lëvizja antifashiste po merrte përpjestime të gjera, e cila kishte përfshirë një masë të konsiderueshme të rinjsh, u angazhua në këtë lëvizje, ku punoi në ilegalitet me vajzën e lagjes e shoqen e klasës. Margarita Tutulani, me të cilën mbaroi shkollën qytetëse të Beratit. Pas çlirimit Koço Korçari, caktohet mësues në shkollën 7-vjeçare të lagjes Mangalem. Pas një kohe të shkurtër kalon në zonën e Skraparit mësues në Çepan. Koço Korçari, duke patur prirje për muzikën si dhe për krijimtari, arriti të mësojë fizarmonikën në mënyrë autodidakte.

Pas një periudhe pesëvjeçare në zonën e Skraparit si mësues e emërojnë shef muzike në shtëpinë e pionierit Berat për të drejtuar aktivitetin muzikor për fëmijë.

Këtë artist të muzikës siç ishte Koço Korçari kam patur rastin ta njoh nga afër kur qesh i organizuar në aktivitetin e shtëpisë së pionierit.

Pas viteve 1960 Koço Korçari e ndërpret aktivitetin artistik në qytetin e Beratit. Këtë mungesë të largimit të tij e ndienë më shumë se kurrë fëmijët, të cilëve u kishte imponuar dashurinë me sjelljen dhe punën e tij si prind. Koços iu komunikua transferimi në qytetin e Kuçovës. Kuçova në atë periudhë ishte qendra e punëtorisë (qytet naftëtar) me shumë specialistë të huaj, sidomos me shumë sovjetikë në fushën e naftës. “Po ju dërgojmë në Kuçovë për të organizuar e drejtuar artin në këtë qytet, sepse ka nevojë për ty”, kështu i thanë. Koçua nuk e bëri fjalën dy. Po “zotërinjtë e Partisë” në rreth me gjithë punën e përkushtuar për artin në qytetin e Beratit, nuk i thanë një fjalë të mirë për t’ia ngrohur shpirtin e zemrën për atë punë të madhe fisnike që i kishte dhënë qytetit të tij. Por ai nuk u lodh dhe nuk u tërhoq, sepse arti ishte pasioni i tij. Por sistemi asnjëherë nuk e vlerësoi. Pse? Çfarë bëri? Në Kuçovë Koçua caktohet drejtor në shtëpinë e pionierit dhe shefi i muzikës. Në këtë qytet aktiviteti i këtij artisti ishte i shumëllojshëm dhe i larmishëm, i cili e ka mbajtur të gjallë jetën artistike të fëmijëve dhe të vetë qytetit. Koço Korçari tashmë kishte fituar dhe krijuar një eksperiencë të madhe në fushën e krijimtarisë, të kompozimit e të drejtimit muzikor.

Krahas muzikës Koçua në Kuçovë ngre kursin e analfabetizmit, ku i mësoi shkrim e këndim shumë të moshuarve, të cilët e kishin mësuesin e tyre.

Për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve, në shtëpinë e pionierit hapi rrethe të ndryshme, siç ishin ai i teatrit, poligrafisë, muzikës, kinematografisë, i tornos, i punimit me dru, i letrarëve, i valleve, i pikturës, i skulpturës, i regjisurës. Këto rrethe kishin specialistët e tyre që përgatisnin fëmijtë me njohuri teorike e praktike. Nga ky mjeshtër i muzikës, siç ishte Koço Korçari, kanë dalë mjaft fëmijë të talentuar që sot janë të nderuar, si Gaqo Çako, Burhan Spahia, këngëtar i operas, Xhuljeta Hoxha, Fatos Azizi, trompist, Valentn Veizi, kompozitor, Koço Devole, Agim Shuka (s’jeton), Genc Hasani, etj.

Koço Korçari në shumë festivale, lokale e kombëtare, me grupet e ansambleve ka zënë vende nderi. Ka marrë mbi 300 çmime të para për këngë për fatosa dhe pionierë, ka bërë tekstet dhe muzikën, si dhe 132 këngë për të rritur. Ka punuar me artistë të mëdhenjë të muzikës, Gaqo Tërpini, Zef Leka, Nito Lala etj.

Krahas punës artistike me fëmijtë ai ka drejtuar ansamble, ku ka bërë emër në fushën e dirizhimit, siç ishin ansambli i madh me specialistët dhe inxhinierët rusë dhe familjet e tyre. Ansambël ku u kënduan këngë ruse për miqësinë midis dy popujve. Këto kanë lënë mbresa që të kujtohen dhe sot e kësaj dite. Po kështu ka drejtuar ansamble të ndërmarrjeve të mëdha të naftës, si ato të shpim-kërkimit, shpim-shfrytëzimit etj. Po kështu ka drejtuar ansamblin e shtëpisë së ushtarakëve në Kuçovë, me të cilin ka dhënë koncerte kushtuar aviatorëve, shqponjave të ajrit, si dhe tabllo muzikore.

Banorët e Kuçovës e kujtojnë me respekt emrin e këtij artisti e mësuesi.

Ata kujtojnë: “Sa herë shkëmbëheshim me të do ta përshëndesnin me fjalët që na delnin nga shpirti: “Mirëmëngjes, edukator, Mirëdita, mirëmbrëma edukator”.

Po, Koço Korçari ishte edukator për të gjithë, sepse e donin dhe i deshte shumë. Ishe edukator me të vërtetë.

Koço Korçari gjithë jetës së tij punoi si mësues dhe u mor me muzikë dhe me krijimtari letrare. Ka qenë anëtar i lidhjes së shkritmarëve të Shqipërisë që nga viti 1976. Ka qenë shef muzike. Megjithëse autodidakt, por ishte shumë i saktë me autoritet profesional, këmbëngulës, që gëzonte dashurinë e të gjithëve.Gjithë jetës së tij Koçua ia kushtoi fëmijëve.

Aktiviteti i tij ndahet në dy periudha. Periudha e parë ishte nga vitet e pas çlirimit deri në vitin 1960, periudhë të cilën e kaloi si mësues e muzikant e me krijimtari letrare kryesisht për fëmijët. Punoi në Berat në organizmin dhe zhvillimin e aktiviteteve kulturore me fëmijtë në shtëpinë e pionierit.

Koçua ishte dirigjent dhe kompozitor shumë i talentuar dhe në fushën e operetës. Në qytetin e Beratit ai ka vënë disa tabllo muzikore për fëmijtë. Por më e spikatura ishte tablloja muzikore “Bardho-bardhoshja”, në të cilën kanë marrë pjesë fëmijë të asaj kohe, si Flutura Lleshi, Stavri Bobo, Shane Hasko (Balili), Mimi Kumati, Marjeta Dasho, Isuf Baba, Xhevdet Dervishi.

Njihte italishten, frëngjishten, rusishten dhe greqishten. Ishte me një horizont të gjerë.

Me dekret, nr. 1237, Tiranë më datë 28, 09, 1995, të Presidiumit të kuvendit Popullor, i jepet titulli “Mësues i Popullit” me motivacionin “Për një punë pasionante, rezultative për disa dekada në arsim”. Me vendim të këshillit të bashkisë të qytetit të Kuçovës i jepet titulli “Qytetar Nderi”. Shkolla 8-vjeçare në lagjen “1 Maji” mban emrin “Koço Korçari”.Koço Korçari ka lënë gruan e tij Llambrininë, bijë e lagjes Goricë nga familja Xheblati, e cila ka punuar në fushën e edukimit të fëmijëve si edukatore. Gjithë jetën e saj ia kushtoi fëmijëve. Ka katër fëmijë, dy vajza e dy djem. Dy vajzat Marjeta është mjeke, Valnetina ka mbaruar për veterinere, djali i madh Nikolla ka qenë punëtor i nderuar, zotëron veglat muzikore, mandolinën e kitarën. Veglave i bie vetëm në sebepe shokësh, trashëgim nga i ati, gjithashtu këndon dhe bukur. Në Greqi bëri një kurs aktrimi, grimier. Është krijues. Shkruan vjersha të cilat do t’i botojë. Është pjesëtar në grupin e punës për hartimin e enciklopedisë “Kuçova”. Djali i dytë, Stavri, ka mbaruar shkollën e mesme për instrumentin oboj. Ndodhet në Greqi. Është krijues këngësh. Kjo është vazhdimësia e traditës në familjen e mësuesit e artistit të muzikës Koço Korçari.


1   2   3   4


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©atelim.com 2016
rəhbərliyinə müraciət