Ana səhifə

Parazite, hyrja dhe perhapja e te cileve brenda territorit te kosoves eshte e ndaluar


Yüklə 0.67 Mb.
səhifə4/6
tarix26.06.2016
ölçüsü0.67 Mb.
1   2   3   4   5   6
. Irani, Iraku, Meksika, Nepali, Pakistani, Afrika e Jugut dhe SH.B.A. ku Tilletia indica Mitra është njëhur të jetë hasur.

Deklarimi zyrtar që farat janë me origjinë nga një zonë ku Tilletia indica Mitra është njohur të jetë hasur. Emri i zonës duhet të jetë përmendur në certifikatën fitosanitare parashikuar në Artikullin 7.

54. Kokrat e drithit nga bimë të gjinive Triticum, Secale dhe X Triticosecale nga Afganistani, India. Irani, Iraku, Meksika, Nepali, Pakistani, Afrika e Jugut dhe SH.B.A. ku Tilletia indica Mitra është njëhur të jetë hasur.



Deklarimi zyrtar që,

(i) drithi është me origjinë nga një zonë ku Tilletia indica Mitra nuk është njohur të jetë hasur. Emri I zonës ose zonave duhet të jetë përmendur në certifikatën fitosanitare parashikuar në Artikullin 7, në rubricën “vendi I origjinës” ose

(ii) asnjë symptomë e Tilletia indica Mitra nuk është vërejtur mbi bimët në vendin e prodhimit gjatë ciklit të tyre të plotë vegjetativ dhe mostra përfaqësuese të kokrave të drithit të mara në kohën e korrjes po ashtu edhe para transportimit ka qenë testuar dhe është gjetur e pastër nga Tilletia indica Mitra në këto teste; kjo duhet të jetë përmendur në certifikatën fitosanitare parashikuar në Artikullin 7, në rubricën “emir I produktit” po ashtu “testuar dhe gjetur I pastër nga Tilletia indica Mitra”.




Seksioni II
BIME, PRODUKTE BIMORE DHE OBJEKTE TE TJERA

ME ORIGJINE NE KOSOVË


Bimët, produktet bimore dhe objekte të tjera

Kërkesa të vecanta

2. Druri I Platanus L., përfshirë dru i cili nuk ka ruajtur sipërfaqen e rrumbullakët natyrale të tij


(a) Deklarimi zyrtar që druri është me origjinë nga zona të njohura të jenë të pastra nga Ceratocystis fimbriata f.sp. platani Walter;

ose


(b) duhet të jetë evidente me anë të një vule “Kiln-dried”, “KD” ose të një stampe tjetër të pranuar në nivel ndërkombëtar, e vendosur mbi dru ose mbi paketimin e tij në pajtim me përdorimin tregëtar të kohës, që druri I është nënshtruar një procesi kiln-drying (tharje me furrë) deri në 20% përmbajtje lagështie, e shprehur kjo si një përqindje ndaj lëndës së thatë, në kohën e fabrikimit, e arritur përmes zbatimit të një skede përkatëse kohë/temperatureë

4. Bimët e Pinus L. të planifikuara për mbjellje, të ndryshme nga farat


Deklarimi zyrtar që asnjë symptomë e Scrirrhia pini Funk and Parker nuk është vërejtur në vendin e prodhimit ose në afërsi immediate me të që prej fillimit të ciklit të fundit, të plotë vegjetativ.

5. Bimët e Abies Mill., Larix Mill., Picea A. Dietr., Pinus L., Pseudotsuga Carr. Dhe Tsuga Carr., të planifikuara për mbjellje, të ndryshme nga farat.


Pa cënuar kërkesat e aplikueshme për bimët e listuara në Aneksin IV(A)(II)(4), përkatësisht, deklarimi zyrtar që asnjë simptomë e Melampsora medusae Thümen nuk është vërejtur në vendin e prodhimit ose në afërsi immediate me të që prej fillimit të ciklit të fundit, të plotë vegjetativ.

6. Bimët e Populus L., të planifikuara për mbjellje, të ndyshme nga farat

Deklarimi zyrtar që asnjë simptomë e Melampsora medusae Thümen nuk është vërejtur në vendin e prodhimit ose në afërsi immediate me të që prej fillimit të ciklit të fundit, të plotë vegjetativ

7. Bimët e Castanea Mill. dhe Quercus L., të planifikuara për mbjellje, të ndryshme nga farat



Deklarimi zyrtar që:

(a) bimët janë me origjinë nga zona të njohura të jenë të pastra nga Cryphonectria parasitica (Murrill) Barr

ose

(b) asnjë symptomë e Cryphonectria parasitica (Murrill) Barr nuk është vërejtur në vendin e prodhimit ose në afërsi immediate me të që prej fillimit të ciklit të fundit, të plotë vegjetativ.



8. Bimët e Platanus L., të planifikuara për mbjellje, të ndryshme nga farat


Deklarimi zyrtar që:

(a) bimët janë me origjinë nga nga një zonë e njohur të jetë e pastër Ceratocystis fimbriata f.sp. platani Walter

ose

(b) asnjë symptomë e Ceratocystis fimbriata f.sp. platani Walter, nuk është vërejtur në vendin e prodhimit ose në afërsi immediate me të që prej fillimit të ciklit të fundit, të plotë vegjetativ.



9. Bimët e Amelanchier Med., Chaenomeles Lindl., Cotoneaster Ehrh., Crataegus L., Cydonia Mill.,

Eriobotrya Lindl., Malus Mill., Mespilus L., Photinia davidiana (Dcne.) Cardot, Pyracantha Roem., Pyrus L. and Sorbus L.,të planifikuara për mbjellje, të ndryshme nga farat



Deklarimi zyrtar:

(a) bimët janë me origjinë nga zona të pranuara të jenë të pastra nga Erwinia amylovora (Burr.) Winsl. et al.

ose

(b) tqë bimët në fushën e prodhimit dhe në afërsi immediate me të, që kanë shfaqur simptoma të Erwinia amylovora (Burr.) Winsl. et al., janë asgjësuar.



10. Bimët e Citrus L., Fortunella Swingle, Poncirus Raf., dhe hibridet e tyre, të ndryshme nga frutat dhe farat



Deklarimi zyrtar që:

(a) bimët janë me origjinë nga zona të njohura të jenë të pastra nga Spiroplasma citri Saglio et al., Phoma tracheiphila (Petri), Kanchaveli and Gikashvili, Citrus vein enation woody gall dhe Citrus tristeza virus (shtame Europiane);

ose

(b) bimët rrjedhin nga një skemë certifikimi duke kërkuar që ato të kenë rrjedhur në vijë të drejtë nga materiali I cili është mbajtur në kushte të caktuara dhe ka qenë subject I testimit zyrtar individual së paku për Citrus tristeza virus (shtamet Europiane) dhe Citrus vein enation woody gall, duke përdorur indicatorët përkatës ose metoda ekuivalente, të miratuara në pajtim me procedurën e përshkruar në Artikullin 18(2), dhe janë rritur në mënyrë të përherëshme në një serë të mbrojtur nga insektet, ose në një kafaz të izoluar, mbi të cilat asnjë symptomë e Spiroplasma citri Saglio et al., Phoma tracheiphila (Pandri) Kanchaveli and Gikashvili, Citrus tristeza virus (shtamet Europiane) dhe Citrus vein enation woody gall nuk është vërejtur;



ose

(c) bimët:



    bimët rrjedhin nga një skemë certifikimi duke kërkuar që ato të kenë rrjedhur në vijë të drejtë nga materiali I cili është mbajtur në kushte të caktuara dhe ka qenë subject I testimit zyrtar individual së paku për Citrus tristeza virus (shtamet Europiane) dhe Citrus vein enation woody gall, duke përdorur indicatorët përkatës ose metoda ekuivalente, të miratuara në pajtim me procedurën e përshkruar në Artikullin 18(2), dhe në këto testime janë gjetur të pastra nga Citrus tristeza virus (shtamet Europiane), dhe certifikuar të pastra për të paktën Citrus tristeza virus (shtamet Europiane) në testime zyrtare individuale të kryera sipas metodave të përmenduar në këtë kryerradhë,

dhe

janë inspektuar dhe asnjë symptomë e Spiroplasma citri Saglio et al., Phoma tracheiphila (Pandri) Kanchaveli et Gikashvili, Citrus vein enation woody gall dhe Citrus tristeza virus nuk është vërejtur që prej fillimit të ciklit të fundit, të plotë vegjetativ.



11. Bimët e Araceae, Marantaceae, Musaceae, Persea spp. dhe Strelitziaceae, të rrënjëzuara ose me terren rritës të bashkëngjitur ose të shoqëruar



Deklarimi zyrtar që:

(a) asnjë kontaminim nga Radopholus similis (Cobb) Thorne nuk është vërejtur në vendin e prodhimit që prej fillimit të ciklit të fundit, të plotë vegjetativ;

ose

(b) toka dhe errënjët prej bimëve të dyshuara për prekje, që prej fillimit të ciklit të fundit të plotë vegjetativ, kanë qenë subject i testimit zyrtar nematologjik të paktën për Radopholus similis (Cobb) Thorne dhe në këto testime janë gjetur të pastra nga ai parazit.



12. Bimët e Fragaria L., Prunus L. dhe Rubus L., të planifikuara për mbjellje, të ndryshme nga farat



Deklarimi zyrtar që:

(a) bimët janë me origjinë nga zona të njohura të jenë të pastra nga parazitët përkatës;

ose

(b) asnjë simptomë e sëmundjeve të shkaktuara nga parazitët përkatës nuk është vërejtur mbi bimët në vendin e prodhimit që prej fillimit të ciklit të fundit të plotë vegjetativ.



Parazitët përkatës janë:

    mbi bimët e gjinisë Fragaria L.:

    Phytophthora fragariae Hickman var. fragariae

    Arabis mosaic virus

    Raspberry ringspot virus

    Strawberry crinkle virus

    Strawberry latent ringspot virus

    Strawberry mild yellow edge virus

    Tomato black ring virus

    Xanthomonas fragariae Kennedy and King


    mbi bimët e gjinisë Prunus L.:

    Apricot chlorotic leafroll mycoplasm

    Xanthomonas campestris pv. pruni (Smith) Dye

    mbi Prunus persica (L.) Batsch:

Pseudomonas syringae pv. persicae (Prunier et al.) Young et al.,

    Mbi bimët e gjinisë Rubus L.:

    Arabis mosaic virus

    Raspberry ringspot virus

    Strawberry latent ringspot virus


Tomato black ring virus.

13. Bimët e Cydonia Mill., dhe Pyrus L., të planifikuara për mbjellje, të ndryshme nga farat



Pa cënuar kërkesat e aplikueshme për bimët e listuara në Aneksin IV(A)(II)(9), deklarimi zyrtar që:

(a) bimët janë me origjinë nga zona të njohura të jenë të pastra nga Pear decline mycoplasm;

ose

(b) bimët në vendin e prodhimit dhe në afërsi immediate me të, të cilat kanë shfaqur simptoma duke ngritur dyshimin e kontaminimit nga Pear decline mycoplasm, janë asgjësuar në vend për tre cikle të fundit të plota vegjetative.



14. Bimët e Fragaria L., të planifikuara për mbjellje, të ndryshme nga farat



Pacënuar kërkesat e aplikueshme për bimët e listuara në Aneksin IV(A)(II)(12), deklarimi zyrtar që:

(a) bimët janë me origjinë nga zona të njohura të jenë të pastra nga Aphelenchoides besseyi Christie;

ose

(b) asnjë simptomë e Aphelenchoides besseyi Christie nuk është vërejtur mbi bimët në vendin e prodhimit që prej fillimit të ciklit të fundit të plotë vegjetativ:



ose

(c) në rastin e bimëve in vitro, bimët kanë rrejdhur nga bimët në përputhshmëri me seksionin (b) të kësaj pike, ose janë testuar zyrtarisht me anë të metodave nematologjike përkatëse, dhe janë gjetur të pastra nga Aphelenchoides besseyi Christie.



15. Bimët e Malus Mill., të planifikuara për mbjellje, të ndryshme nga farat



Pa cënuar kërkesat e aplikueshme për bimët e listuara në Aneksin IV(A)(II)(9), deklarimi zyrtar që:

(a) bimët janë me origjinë nga zona të njohura të jenë të pastra nga Apple proliferation mycoplasm;

ose

(b) (aa) bimët, të ndryshme nga ato të rritura nga fara, janë:



    megjithëse të certifikuara zyrtarisht sipas një skeme certifikimi, të rrjedhura në vijë të drejtë nga material I cili është mbajtur në kushte të caktuara dhe ka qenë subjekt I testimit zyrtar të paktën për Apple proliferation mycoplasm duke përdorur indikatorët përkatës ose metoda ekuivalente dhe në këto testime është gjetur I pastër nga ai parazit,

ose

    rrjedhur në vijë të drejtë nga materiali I cili është mbajtur në kushte të caktuara dhe të paktën një herë brenda 6 cikleve të fundit të plota vegjetative, ka qenë subjekt I testimit zyrtar të paktën për Apple proliferation mycoplasm duke përdorur indikatorët përkatës ose metoda ekuivalente dhe në këto testime janë gjetur të pastra nga ai parazit;

(bb) asnjë symptomë e sëmundjes së shkaktuar nga Apple proliferation mycoplasm nuk është vërejtur në vendin e prodhimit, ose mbi bimët e ndjeshme në afërsi immediate me të, që prej fillimit të tre cikleve të fundit të plota vegjetative.

16. Speciet e bimëve të gjinisëPrunus L që pasojnë, të planifikuara për mbjellje, të ndryshme nga farat:

    Prunus amygdalus Batsch,

    Prunus armeniaca L.,

    Prunus blireiana Andre,

    Prunus brigantina Vill.,

    Prunus cerasifera Ehrh.,

    Prunus cistena Hansen,

    Prunus curdica Fenzl and Fritsch.,

    Prunus domestica ssp. domestica L.,

    Prunus domestica ssp. insititia (L.) C.K. Schneid,

    Prunus domestica ssp. italica (Borkh.) Hegi.,

    Prunus glandulosa Thunb.,

    Prunus holosericea Batal.,

    Prunus hortulana Bailey,

    Prunus japonica Thunb.,

    Prunus mandshurica (Maxim.) Koehne,

    Prunus maritima Marsh.,

    Prunus mume Sieb. and Zucc.,

    Prunus nigra Ait.,

    Prunus persica (L.) Batsch,

    Prunus salicina L.,

    Prunus sibirica L.,

    Prunus simonii Carr.,

    Prunus spinosa L.,

    Prunus tomentosa Thunb.,

    Prunus triloba Lindl.; specie të tjera Prunus L. të ndjeshme ndaj Plum pox virus

Pa cënuar kërkesat e aplikueshme për bimët e listuara në Aneksin IV(A)(II)(12), deklarimi zyrtar që:

(a) bimët janë me origjinë nga zona të njohura të jenë të pastra nga Plum pox virus;

ose

(b) (aa) bimët, të ndryshme nga ato të rritura nga fara, janë:



    megjithëse të certifikuara zyrtarisht sipas një skeme certifikimi, të rrjedhura në vijë të drejtë nga material I cili është mbajtur në kushte të caktuara dhe ka qenë subjekt I testimit zyrtar të paktën për plum pox virus duke përdorur indikatorët përkatës ose metoda ekuivalente dhe në këto testime është gjetur I pastër nga ai parazit,

ose

    rrjedhur në vijë të drejtë nga materiali I cili është mbajtur në kushte të caktuara dhe të paktën një herë brenda tre cikleve të fundit të plota vegjetative, ka qenë subjekt I testimit zyrtar të paktën për Plum pox virus duke përdorur indikatorët përkatës ose metoda ekuivalente dhe në këto testime janë gjetur të pastra nga ai parazit;

(bb) asnjë symptomë e sëmundjes së shkaktuar nga Plum pox virus nuk është vërejtur në vendin e prodhimit, ose mbi bimët e ndjeshme në afërsi imediate me të, që prej fillimit të tre cikleve të fundit të plota vegjetative.

(cc) bimët në vendin e prodhimit që kanë shfaqur simptoma të sëmundjeve të shkaktuara nga viruse të tjerë, ose patogjenë si-viruse, janë asgjësuar.



17. Bimët e Vitis L., të ndryshme nga frutat dhe farat


Deklarimi zyrtar që symptoma të Grapevine Flavescence dorée MLO dhe Xylophilus ampelinus (Panagopoulos) Willems et al. nuk janë vërejtur në bimët mëmë në vendin e prodhimit që prej fillimit të dy cikleve të fundit të plota vegjetative.

18.1. Tuberët e Solanum tuberosum L., të planifikuar për mbjellje


Deklarimi zyrtar që:

(a) kushtet e Komunitetit (BE) për luftimin e Synchytrium endobioticum (Schilbersky) Percival janë plotësuar;

dhe

(b) gjithashtu tuberët janë me origjinë nga një zonë e njohur të jetë e pastër nga Clavibacter michiganensis ssp. sepedonicus (Spieckermann and Kotthoff) Davis et al. ose kushtet e Komunitetit (BE) për luftimin e Clavibacter michiganensis ssp. sepedonicus (Spieckermann and Kotthoff) Davis et al. janë plotësuar;



dhe

(c) tuberët janë me origjinë nga një fushë e njohur të jetë e pastër nga Globodera rostochiensis (Wollenweber) Behrens dhe Globodera pallida (Stone) Behrens;

dhe

(d) (aa) gjethashtu, tuberët janë me origjinë nga zona në të cilat Pseudomonas solanacearum (Smith) Smith nuk është njohur të jetë hasur, ose



(bb) në zonat ku Pseudomonas solanacearum (Smith) Smith është njohur të jetë hasur, tuberët janë me origjinë nga një vend prodhimi që është gjetur I patër nga Pseudomonas solanacearum (Smith) Smith, ose është konsideruar të jetë I pastër si pasojë e implementimit të një procedure të vacantë me qëllim c’rrenjësjen e Pseudomonas solanacearum (Smith) Smith;

dhe


(e) gjithashtu, tuberët janë me origjinë nga zona në të cilat Meloidogyne chitwoodi Golden et al. (të gjitha populacionet) dhe Meloidogyne fallax Karssen nuk janë njohur të jenë hasur, ose në zona ku Meloidogyne chitwoodi Golden et al. (të gjitha populacionet) dhe Meloidogyne fallax Karssen janë njohur të jenë hasur:

    gjithashtu, tuberët janë me origjinë nga një vend prodhimi I cili është gjetur I pestër nga Meloidogyne chitwoodi Golden et al. (të gjitha populacionet) dhe Meloidogyne fallax Karssen bazuar mbi vrojtime vjetore të bimëve strehuese me anë të inspektimit visual të bimëve strehuese në kohë të caktuara; me anë të inspektimit visual të tuberëve nga jashtë dhe duke I prerë ata pas vjeljes së bimëve të patates të rritur në vendin e prodhimit, ose

pas vjeljes janë marë mostra tuberësh me rastësi dhe, janë kontrolluar për praninë e simptomave sipas metodave përkatëse, ose janë testuar në laborator, po ashtu janë inspektuar vizualisht nga jashtë dhe duke I prerë tuberët, në kohë të caktuara dhe në të gjitha rastet në kohën e mbylljes së paketimit ose konteinerëve përpara tregëtimit, në pajtim me Direktivën e Keshillit të BE, 66/403/CEE e 14 Qershorit 1996 mbi tregëtimin e patates së farës dhe nga ku ka rezultuar që simptoma të Meloidogyne chitwoodi Golden et al. (gjithë populacionet) dhe Meloidogyne fallax Karssen nuk janë gjetur

18.2. Tubers of Solanum tuberosum L., të planifikuara për mbjellje, të ndryshme nga tuberët e atyre varjeteteve të pranuara zyrtarisht në një ose më shumë Shtete Anëtare, në përputhje me Direktivën e Këshillit 70/457/EEC të datës 29 Shtator 1970, mbi katalogun e përgjithshëm të varjeteteve të specieve bimore bujqësore



Pa cënuar kërkesat e vecanta të aplikueshme për tuberët të listuara në Aneksin IV(A)(II)(18.1), deklarimi zyrtar që tuberët:

    i përkasin seleksinimeve të përparuara, një deklarim I tillë të jetë treguar në një lloj mënyre në dokumentin që shoqëron tuberët përkatës,

dhe

kanë rrjedhur drejtpërdrejt nga materiali I cili është mbajtur në kushte të caktuara dhe brenda Komunitetit ka qenë subjekt I testimit zyrtar karantinor sipas metodave përkatëse dhe në kërto testime është gjetur I patër nga parazitët.



18.3. Bimët e specieve stolon ose tuber formuese të Solanum L., ose hibridet e tyre, të planifikuara për mbjellje të ndryshme nga ato tuberë të Solanum tuberosum L. të specifikuara në Aneksin IV (A)(II)(18.1) ose (18.2), dhe të ndryshëm nga materiali I mbajtur kulturë I ruajtur në banka gjenetike ose në koleksione gjenetike stok


(a) bimët duhet të jenë mbajtur në kushte karantine dhe duhet të jenë gjetur të pastra nga cdo parazit në testimet karantinore;

(b) testimet karantinore të referuara në (a) duhet:

(ba) të jenë mbikqyrur nga organizmi zyrtar I mbrojtjes bimëve të Shtetit Anëtar përkatës dhe I egzekutuar nga një staf I trajnuar shkencërisht I atij organizmi, ose nga një trupë e miratuar zyrtarisht;

(bb) të jetë egzekutuar në një vend të plotësuar me pajisjet përkatëse, të mjaftueshme për të mbajtur parazitët dhe për të ruajtur materialin përfshirë edhe bimët indikatore në një mënyrë të tillë që të eleminohet cdo rrezik I përhapjes së parazitëve;

(bc) të jetë egzekutuar mbi cdo njësi të materialit,


    me anë të egzaminimeve vizuale në intervale të rregullta kohe gjatë zgjatjes së plotë I të paktën një cikli vegjetativ duke vlerësuar simptomat e shkaktuara nga parazitët në tipin e materialit dhe stadet e tij të zhvillimit gjatë programit të testimit,

    me anë të testimit sipas metodave të përcaktuara, të shqyrtuara nga Komiteti (kupto: Komiteti i shëndetit të bimëve – shën. i prkth.) të referuara në Artikullin 18(2):



    në rastin e gjithë materialit patate, të paktën për

    Andean potato latent virus,

    Arracacha virus B. oca strain,

    Potato black ringspot virus,

    Potato spindle tuber viroid,

    Potato virus T,

    Andean potato mottle virus,

    Viruset e zakonshme të patates A, M, S, V, X dhe Y (përfshirë Yo, Yn dhe Yc) dhe Potato leaf roll virus,



    Clavibacter michiganensis ssp. sepedonicus (Spieckermann and Kotthoff) Davis et al.,

    Pseudomonas solanaceanum (Smith) Smith;

    në rastin e farës së vërtetë të patates, të paktën për viruset dhe viroidet e listuara më sipër;



me anë të testimit përkatës të cdo simptome tjetër të vrojtuar, më qëllim identifikimin e parazitëve që kanë shkaktuar simptoma të tilla;

(c) cdo material, që nuk është gjetur I pastër në testimet e specifikuara në pikën (b) nga parazitët e specifikuar në pikën (b), duhet të jetë shkatërruar menjëherë, ose të ketë qenë subject I procedurave që eleminojnë parazitin (tët);

(d) cdo organizëm ose trupë kërkimore që mban këtë material duhet të informoje shërbimin zyrtar të mbrojtjes bimëve për materialin e mbajtur.


18.4. Bimët e specieve stolon ose tuber formuese të Solanum L., ose hibridet e tyre, të planifikuara për mbjellje të ruajtura në banka gjenetike ose në koleksione gjenetike stok

Cdo organizëm ose trupë kërkimore që mban një material të tillë, duhet të informoje shërbimin zyrtar të mbrojtjes bimëver për materialin e mbajtur.

18.5. Tuberët e Solanum tuberosum L., të ndryshëm nga ata të përmendur në Aneksin IV(A) (II)(18.1), (18.2), (18.3) or (18.4)


Duhet të jetë evidentuar me anë të një numuri regjistrimi të vendosur mbi ambalazhin, ose në rastin e patateve rifuxho të transportuara në sasi të madhe, mbi mjetin transportues të patateve, që patatet janë rritur nga një prodhues i rregjistruar zyrtarisht, ose janë me origjinë nga qendra kolektive të ruajtjes ose shpërndarjes të regjistruara zyrtarisht të lokalizuara në vendin e prodhimit, duke treguar që tuberët janë të pastër nga Pseudomonas solanacearum (Smith) Smith dhe që

(a) kushtet e Komunitetit (BE) për luftimin e Synchytrium endobioticum (Schilbersky) Percival;

dhe

(b) respektivisht kushtet e Komunitetit (BE) për luftimin e Clavibacter michiganensis ssp. sepedonicus (Spieckermann and Kotthoff) Davis et al. janë plotësuar;



18.6. Bimët e Solanaceae të planifikuara për mbjellje, të ndryshme nga farat dhe të ndryshme nga bimët e përmendura në Aneksin IV(A)(II)(18.4) ose (18.5)


Pa cënuar kërkesat e aplikueshme për bimët të listuara respektivisht në Aneksin IV(A)(II)(18.1), (18.2) dhe (18.3), deklarimi zyrtar që:

(a) bimët janë me origjinë nga zona të njohura të jenë të pastra nga Potato stolbur mycoplasm;

ose

(b) asnjë symptomë e Potato stolbur mycoplasm nuk është vërejtur mbi bimët në vendin e prodhimit që prej fillimit të ciklit të fundit, të plotë vegjetativ.



18.7. Bimët e Capsicum annuum L., Lycopersicum

lycopersicum (L.) Karsten ex Farw., Musa L., Nicotiana L., dhe Solanum melongena L., të planifikuara për mbjellje, të ndryshme nga farat

Pa cënuar këtkesat e aplikueshme për bimët të listuara respektivisht në Aneksin V(A)(II)(18.6), deklarimi zyrtar që:

(a) bimët janë me origjinë nga zona të cilat janë gjetur të pastra nga Pseudomonas solanacearum (Smith) Smith; ose

(b) Asnjë symptomë e Pseudomonas solanacearum (Smith) Smith nuk është vërejtur mbi bimët në vendin e prodhimit që prej fillimit të ciklit të fundit, të plotë vegjetativ.


19. Bimët e Humulus lupulus L. të planifikuara për mbjellje, të ndryshme nga farat

Deklarimi zyrtar që asnjë simptomë e Verticillium albo-atrum Reinke and Berthold dhe e Verticillium dahliae Klebahn nuk janë vërejtur mbi lupulin në vendin e prodhimit që prej fillimit të ciklit të fundit, të plotë vegjetativ.

20. Bimët e Dendranthema (DC) Des Moul., Dianthus L. dhe Pelargonium l'Hérit, ex Ait. Të planifikuara për mbjellje, të ndryshme nga farat

Deklarimi zyrtar që::

(a) asnjë shenjë e Heliothis armgera Hübner ose Spodoptera littoralis (Boisd.) nuk është vërejtur në vendin e prodhimit që prej fillimit të ciklit të fundit, të plotë vegjetativ;.

ose

(b) bimët I janë nënshtruar trajtimeve përkatëse për mbrojtjen e tyre nga parazitët e përmendur.



21.1. Bimët e Dendranthema (DC) Des Moul. Të planifikuara për mbjellje, të ndryshme nga farat

Pa cënuar kërkesat e aplikueshme për bimët të listuara në Aneksin IV(A)(II)(20), deklarimi zyrtar që:

(a) bimët nuk janë më shumë se gjeneracioni I tretë I stokut, janë të rrjedhura nga materiali I cili është gjetur I pastër nga Chrysanthemum stunt viroid gjatë testimeve virologjike, ose kanë rrjedhur direct materiali prej të cilit një mostër përfaqësuese, të paktën 10% është gjetur e pastër nga Chrysanthemum stunt viroid gjatë një inspektimi zyrtar të kryer në kohën e lulëzimit;

(b) bimët ose copat kanë ardhur nga ngastra:


    të cilat janë inspektuar zyrtarisht të paktën cdo muaj gjatë tre muajve para shpërndarjes dhe mbi të cilat asnjë symptomë e Puccinia horiana Hennings nuk është vërejtur gjatë asaj periudhe, dhe në afërsi imediatë të të cilave asnjë symptomë e Puccinia horiana Hennings nuk është njohur të jetë hasur gjatë tremuajve para tregëtimit,

ose

    ngarkesa I është nënshtruar trajtimit përkatës kundra Puccinia horiana Hennings;

(c) në rastin e copave të pa rrënjëzuara, asnjë symptomë e Didymella ligulicola (Baker, Dimock and Davis) v. Arx nuk është vërejtur si mbi copat ashtu dhe bimët nga të cilat kanë rrjedhur copat, ose që, në rastin e copave të rrënjëzuara, asnjë symptomë e Didymella ligulicola (Baker, Dimock and Davis) v. Arx nuk ishte vërejtur si mbi copat ashtu dhe në shtratin e rrënjëzimit.

21.2. Bimët e Dianthus L. të planifikuara për mbjellje, të ndryshme nga farat


Pa cënuar kërkesat e aplikueshme për bimët të listuara në Aneksin IV(A)(II)(20), deklarimi zyrtar që:

    bimët kanë rrejdhur drejtpërdrejt nga bimë mëmë që janë gjetur të pastra nga Erwinia chrysanthemi pv. dianthicola (Hellmers) Dickey, Pseudomonas caryophylli (Burkholder) Starr and Burkholder dhe Phialophora cinerescens (Wollenw.) van Beyma nga testimet zyrtare të miratuara, të kryera të paktën një herë brenda dy viteve të mëparëshme,

asnjë simptomë e parazitëve të mësipërm nuk është vërejtur mbi bimët.

22. Bulbat e Tulipa L. dhe Narcissus L., të ndryshme nga ato, për të cilat duhet të jetë evidente me anë të ambalazhit të tyre ose me mjete të tjera, që ato janë të destinuara për t’u shitur tek konsumatori I fundit që nuk është I përfshirë në prodhimin professional të luleve të prera

Deklarimi zyrtar që asnjë symptomë e Ditylenchus dipsaci (Kühn) Filipjev nuk është vërejtur mbi bimët që prej fillimit të ciklit të fundit, të plotë vegjetativ.

23. Bimët e specieve barishtore, të destinuara për mbjellje, të ndryshme nga:

    bullbat,

    drithi,


    bimë të familjes Graminaceae

    rhizomat,

    farërat,

    tuberët,





Pa cënuar kërkesat e aplikueshme për bimët në Aneksin IV, Pjesa A, Seksioni II(20), (21.1) ose (21.2), deklarimi zyrtar që:

(a) bimët janë me origjinë nga një zonë e njohur të jetë e pastër nga Liriomyza huidobrensis (Blanchard) dhe Liriomyza trifolii (Burgess),

ose

(b) gjithashtu asnjë shenjë e Liriomyza huidobrensis (Blanchard) dhe Liriomyza trifolii (Burgess) nuk janë vrojtuar në vendin e prodhimit nga inspektimet zyrtare të kryera së paku cdo muaj gjatë tre muajve të fundit para vjeljes,



ose

(c) menjëherë para trgëtimit, bimët janë inspektuar zyrtarisht dhe janë gjetur të pastra nga Liriomyza huidobrensis (Blanchard) dhe Liriomyza trifolii (Burgess) dhe kanë qenë subject I trajtimeve përkatëse kundra Liriomyza huidobrensis (Blanchard) and Liriomyza trifolii (Burgess)



24. Bimët me rrënjë, të mbjella ose të planifikuara për mnjellje, të rritura në fushë të hapur

Duhet të jetë evidentuar që vendi I prodhimit është njohur të jetë I pastër nga Clavibacter michiganensis ssp. sepedonicus (Spieckermann and Kotthoff) Davis et al., Globodera pallida (Stone) Behrens, Globodera rostochiensis (Wollenweber) Behrens dhe Synchytrium

endobioticum (Schilbersky) Percival.

25. Bimët e Beta vulgaris L., të planifikuara për mbjellje, të ndryshme nga farat



Deklarimi zyrtar që::

(a) bimët janë me origjinë nga zona të njohura të jenë të pastra nga Beet leaf curl virus;

ose

(b) Beet leaf curl virus nuk është njohur të jetë hasur në zonën e prodhimit dhe asnjë symptomë e Beet leaf curl virus nuk është vërejtur në vendin e prodhimit ose në afërsi immediate me të, që prej fillimit të ciklit të fundit, të plotë vegjetativ.



26. Farat e Helianthus annuus L.


Deklarimi zyrtar që:

(a) farat janë me origjinë nga një zonë e njohur të jetë e pastër nga Plasmopara halstedii (Farlow) Berl. and de Toni;

ose

(b) farat, të ndryshme nga ato që janë prodhuar nga varjetete rezistente ndaj të gjitha racave të Plasmopara halstedii (Farlow) Berl. and de Toni prezente në zonën e prodhimit, kanë qenë subject I një trajtimi të vacantë kundra Plasmopara halstedii (Farlow) Berl. and de Toni.



26.1. Bimët e Lycopersicon lycopersicum (L.) Karsten ex Farw., të planifikuara për mbjellje, të ndryshme nga farat

Pa cënuar kërkesat e aplikueshme për bimët, përkatësisht listuar në Aneksin IV(a)(II)(18.6) dhe (23), deklarimi zyrtar që:

(a) bimët janë me origjinë nga vende të njohura të jenë të pastra nga Tomato yellow leaf curl virus;

ose

(b) asnjë symptomë e Tomato yellow leaf curl virus nuk është vërejtur mbi bimët;



dhe

(aa) bimët janë me origjinë nga zona të njohura të jenë të pastra nga Bemisia tabaci Genn;

ose

(bb) vendi I prodhimit është gjetur I pastër nga Bemisia tabaci Genn. Nga inspektimet zyrtare të kryera së paku cdo muaj gjatë tre muajve para eksportimit;



ose

(c) asnjë symptomë e Tomato yellow leaf curl virus nuk është vërejtur në vendin e prodhimit dhe vendi I prodhimit ka qenë subject I një trajtimi të vacantë dhe I regjimit të monitorimit për të siguruar pastërtinë nga Bemisia tabaci Genn.



27. Farat e Lycopersicon lycopersicum (L.) Karsten ex Farw.


Deklarimi zyrtar që farat janë prftuar me anë të një metode të caktuar ekstraktimi me acid, ose një metodë ekuivalentetë aprovuar në pajtim me procedurën e vendosur në Artikullin 18(2);

dhe


(a) gjithashtu farat janë me origjinë nga zona ku Clavibacter michiganensis ssp. michiganensis (Smith) Davis et al. ose Xanthomonas campestris pv. vesicatoria (Doidge) Dye nuk jnë njohur të jenë hasur;

ose


(b) asnjë prej simptomave të sëmundjeve të shkaktuara nga ata parazitë nuk janë vërejtur mbi bimët në vendin e prodhimit gjatë ciklit të fundit, të plotë vegjetativ të tyre; ose

(c) farat kanë qenë subject I testimit zyrtar të paktën për ata parazitë, të një mostre përfaqësuese dhe duke përdorur metoda përkatëse, dhe në këto testime janë gjetur të pastra nga ata parazitë.



28.1. Farat e Medicago sativa L.

Deklarimi zyrtar që:

(a) asnjë symptomë e Ditylenchus dipsaci (Kühn) Filipjev nuk është vërejtur në vendin e prodhimit që prej fillimit të ciklit të fundit të plotë vegjetativ dhe Ditylenchus dipsaci (Kühn) Filipjev nuk është zbuluar nga testimet laboratorike të një mostre përfaqësuese;

ose

(b) është kryer fumigimi para tregëtimit.



28.2. Farat e Medicago sativa L.


Pa cënuar kërkesat e aplikueshme për bimët listuar në Aneksin IV(A)(II)(28.1), deklarimi zyrtar që:

(a) farat janë me origjinë nga zona të njohura të jenë të pastra nga Clavibacter michiganensis spp. insidiosus Davis et al.;

ose

(b) Clavibacter michiganensis ssp. insidiosus Davis et al. nuk është njohur të jetë hasur në fermë ose ngjitur me të, që prej fillimit të 10 viteve të kaluara,



dhe

    bima është e një varjeteti të pranuar të jetë me rezistencë të lartë ndaj Clavibacter michiganensis ssp. insidiosus Davis et al.,

ose

    bimët në atë ngastër nuk kanë pas filluar ende ciklin e katërt të plotë vegjetativ që nga mbjellja, në kohën kur është vjelur fara, dhe nga ato bimë nuk është vjelë më shumë se një herë farë,

ose

    përmbajtja e lëndës inerte e cila është përcaktuar sipas rregullave të aplikueshme për certifikimin e farës së tregëtueshme në Komunitet, nuk kalon 0,1% të peshës,

    asnjë simptomë e Clavibacter michiganensis ssp. insidiosus Davis et al. nuk është vërejtur në vendin e prodhimit, ose mbi bimët e Medicago sativa L. të cdo ngastre fqinjë me të, gjatë ciklit të fundit të plotë vegjetativ, ose përkatësisht dy ciklet e fundit vegjetativë,

bimët janë rritur në një ngastër në të cilën gjatë tre viteve të fundit para mbjelljes, nuk ka qenë prezente bimësi e Medicago sativa L.

29. Farat e Phaseolus L.

Deklarimi zyrtar që::

(a) farat janë me origjinë nga zona të njohura të jenë të pastra nga Xanthomonas campestris pv. phaseoli (Smith) Dye; ose

(b) një mostër përfaqësuese e farave ka qenë testuar dhe në këto testime është gjetur e pastër nga Xanthomonas campestris pv. phaseoli (Smith) Dye.


30.1. Frutat e Citrus L., Fortunella Swingle,

Poncirus Raf., dhe hibridet e tyre

Në ambalazhin e tyre duhet të jetë vendosur dukshëm një vulë/stampë përkatëse e origjinës.

1   2   3   4   5   6


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©atelim.com 2016
rəhbərliyinə müraciət