Ana səhifə

Parazite, hyrja dhe perhapja e te cileve brenda territorit te kosoves eshte e ndaluar


Yüklə 0.67 Mb.
səhifə2/6
tarix26.06.2016
ölçüsü0.67 Mb.
1   2   3   4   5   6

Seksioni I



BIME, PRODUKTE BIMORE DHE OBJEKTE TE TJERA ME ORIGJINE JASHTE KOSOVËS

Bimëët, produktet bimore dhe objekte të tjera

Kërkesa të vecanta

1.1. Eshtë listuar apo jo në kodet CN në Aneksin V, Pjesa B, druri i konifereve (Coniferales), pervec atij të Thuja L., i ndryshëm nga:

  • ashkla, copeza, pluhur sharre, tallash, mbeturina druri, ose copra të përftuara tërësisht ose pjesërisht nga këto konifere,

  • material amballazhi prej druri në formë arkash ambalazhi, kutish, koshash, çikrikësh dhe ambalazhe të ngjajshme, paleta, paleta kuti dhe dërrasa të tjera ngarkese, koshave tip palete, që përdoren aktualisht në transportin e objekteve të të gjitha llojeve,

  • dru i përdorur për të ndarë ose mbështetur ngarkesë (kargo) me material jo drusor,

- dru i Libocedrus decurrens Torr., ku evidentohet që druri është procesuar ose është përdorur për prodhimin e lapsave duke përdorur trajtim me nxehtësi për të arritur një minimum temperature prej 82 °C për një periudhë prej 7-8 ditë, por duke përfshirë atë që ruan sipërfaqen e tij natyrale, me origjinë nga Kanadaja, Kina, Japonia, Republika e Koresë, Maksika, Taivani dhe SH.B.A., ku dihet që Bursaphelenchus xylophilus (Steiner et Bührer) Nickle et al. është prezent.

Deklarim zyrtar që druri i është nënshtruar një trajtimi përkatës përmes:
trajtimit me nxhtësi për të arritur një minimum temperature to zëmrës prej 56 °C për të paktën 30 minuta. Kjo duhet të jetë evidentuar me anë të një stampe ‘HT’ të vendosur mbi dru ose mbi cdo material paketimi në pajtim me përdorimin trgëtar të kohës, dhe në certifikatat që i referohen Artikullit 13.1.(ii),

ose


fumigimit sipas një specifike të miratuar në pajtim me procedurën e vendosur në Artikullin 18.2. Duhet të jenë evidentuar në certifikatat që i referohen Artikullit 13.1.(ii), lënda active, minimumi i temperatureës së drurit, raporti (g/m3) dhe koha e ekspozimit në orë (h),

ose


imprenjimit kimik me presion me një product të miratuar në pajtim me procedurën e vendosur në Artikullin 18.2. Në certifikatat që i referohen Artikullit 13.1.(ii), duhet të jenë evidentuar lënda aktive, presioni (psi ose kPa) dhe koncentrimi (%).

1.2. Eshtë listuar apo jo në kodet CN në Aneksin V, Pjesa B, druri i konifereve (Coniferales), përvec atij të Thuja L., në formë:

  • ashkla, copëza, pluhur sharre, tallash, mbeturina druri dhe skrap të perftuara teresisht ose pjeserisht prej këtyre konifereve,

me origjinë nga Kanadaja, Kina, Japonia, Republika e

Koresë, Maksika, Taivani dhe SH.B.A, ku



Bursaphelenchus xylophilus (Steiner et Bührer) Nickle et

al. dihet që është present.






Deklarim zyrtar që druri i është nënshtruar një trajtimi përkatës përmes:
trajtimit me nxhtësi për të arritur një minimum temperature të zemrës prej 56 °C për të paktën 30 minuta; trajtimi i fundit duhet të tregohet në certifikatat që i referohen Artikullit 13.1.(ii),

ose


fumigimit sipas një specifike të miratuar në pajtim me procedurën e vendosur në Artikullin 18.2. Duhet të jenë evidentuar në certifikatat që I referohen Artikullit 13.1.(ii), lënda active, minimumi i temperatureës së drurit, raporti (g/m3) dhe koha e ekspozimit në orë (h).

1.3. Eshtë listuar apo jo ndër kodet CN në Aneksin V, Pjesa B, druri i Thuja L., i ndryshëm nga dru ne formen e:

  • ashklave, copëzave, pluhur sharre, tallash, mbeturina druri dhe skrap druri,

  • material ambalazhi prej druri, në formën e arkave të ambalazhit, kutive, koshave, çikrikëve dhe materialeve të ngjajshme të paketimit, paletave, paletave kuti dhe dërrasave të tjera ngarkese, koshave tip palete; që përdoren aktualisht në transportin e objekteve të cdo lloji,

- drurit të përdorur për ndarjen ose mbështetjen e kargos me material jo drusor, me origjinë nga Kanadaja, Kina, Japonia, Republika e Koresë, Meksika, Taivani dhe SH.B.A., ku dihet që Bursaphelenchus xylophilus (Steiner et Bührer) Nickle et al. është present.

Deklarimi zyrtar që druri:

Eshtë I qëruar, pa lëvore

ose

I është nënshtruar procesit të tharjes në furrë (kiln drying) për të arritur lagështinë nën 20%, e shprehur si një përqindje e lëndës së thatë, e siguruar përmes zbatimit të një skede përkatëse të raportit kohë/temperatureë. Kjo duhet të jetë evidentuar me anë të një stampe “kiln dried” (tharë në furrë) ose “KD”, ose ndonjë stampë tjetër të njohur në nivel ndërkombëtar, të vendosur mbi dru ose mbi cdo material ambalazhi, në pajtim me përdorimin trgëtar ttë kohës,



ose

I është nënshtruar një trajtimi përkatës me nxehtësi për të arritur një temperatureë të zemrës 560C për të paktën 30 minuta. Kjo duhet të jetë evidentuar me anë të një stampe “HT” të vendosur mbi dru, ose mbi cdo material ambalazhi, në pajtim me përdorimin trgëtar të kohës dhe në certifikatat që I referohen Artikullit 13.1.(ii),

ose

fumigimit sipas një specifike të miratuar në pajtim me procedurën e vendosur në Artikullin 18.2. Duhet të jenë evidentuar në certifikatat që I referohen Artikullit 13.1.(ii), lënda active, minimumi i temperatureës së drurit, raporti (g/m3) dhe koha e ekspozimit në orë (h),



ose

I është nënshtruar një imprenjimi përkatës kimik me presion me një produkt të miratuar në pajtim me procedurën e vendosur në Artikullin 18.2. Duhet të jenë evidentuar në certifikatat që I referohen Artikullit 13.1.(ii), lënda aktive, presioni (psi ose kPa) dhe koncentrimi në (%).



1.4. Eshtë listuar apo jo ndër kodet CN në Aneksin V, Pjesa B, druri i Thuja L., në formën e:

  • ashklave, copëzave, pluhur sharre, tallash, mbeturina druri dhe skrap druri, me origjinë Kanadaja, Kina, Japonia, Republika e Koresë, Maksika, Taivani dhe SH. B. A., ku dihet që Bursaphelenchus xylophilus (Steiner et Bührer) Nickle et al. është present.

Deklarimi zyrtar që druri:

(a) është prodhuar nga druri I rumbullakët I qëruar nga lëvorja,

ose

(b) I është nënshtruar tharjes në furrë nën një lagështi 20%, e shprehur si një përqindje e lëndës së thatë, e arritur përmes zbatimit të një skede përkatëse kohë/temperatureë,



ose

(c) I është nënshtruar një fumigimi përkatës sipas një specifike të miratuar në pajtim me procedurën e vendosur në Artikullin 18.2. Duhet të jenë evidentuar në certifikatat që I referohen Artikullit 13.1.(ii), lënda aktive, temperature minimale e drurit, raporti (g/m³) dhe koha e ekspozimit në orë (h),

ose

(d) I është nënshtruar një trajtimi përkatës me nxehtësi për të arritur një temperatureë të zemrës 560C për të paktën 30 minuta, trajtimi i fundit duhet të tregohet në certifikatat që i referohen Artikullit 13.1.(ii),



1.5. Eshtë listuar apo jo në kodet CN në Aneksin V, Pjesa B, druri i konifereve (Coniferales), i ndryshëm nga: ashkla, copeza, pluhur sharre, tallash, mbeturina druri, ose copra të përftuara tërësisht ose pjesërisht nga këto konifere, material amballazhi prej druri në formë arkash ambalazhi, kutish, koshash, çikrikëve dhe ambalazhe të ngjajshme, paleta, paleta kuti dhe dërrasa të tjera ngarkese, koshave tip palete, që përdoren aktualisht në transportin e objekteve të të gjitha llojeve, druri i përdorur për ndarjen ose mbështetjen e kargos me material jo drusor, por duke përfshirë atë që nuk ka ruajtur sipërfaqen natyrale të rrumbullakët të tij, me origjinë nga Rusia, Kazakistani dhe Turqia

Deklarimi zyrtar që druri:

(a) Eshtë me origjinë nga zona të njohura si të pastra nga:

- Monochamus spp. (jo-Europiane)

- Pissodes spp. (jo-Europiane)

- Scolytidae spp. (jo-Europiane)

Zona duhet të jetë shënuar në certifikatat që I referohen Artikullit 13.1.(ii), në rubrikën “vendi I origjinës”,

ose

(b) është I qëruar prej lëvores dhe I pastër nga vrimat e larvave, të shkaktuara nga gjinia Monochamus spp. (jo-Europiane), të përcaktuara për këtë qëllim, ato që janë më të mëdha se 3 mm në seksion tërthor,



ose

(c) I është nënshtruar procesit të tharjes në furrë (kiln-drying) për të arritur lagështinë nën 20%, e shprehur sin jë përqindje e lëndës së thatë, e siguruar përmes zbatimit të një skede përkatëse të raportit kohë/temperatureë. Kjo duhet të jetë evidentuar me anë të një stampe “kiln dried” (tharë në furrë), ose “KD”, ose ndonjë stampë tjetër të njohur në nivel ndërkombëtar, të vendosur mbi dru ose mbi cdo material ambalazhi, në pajtim me përdorimin tregëtar të kohës,

ose

(d) I është nënshtruar një trajtimi përkatës me nxehtësi për të arritur një temperatureë të zemrës 560C për të paktën 30 minuta. Kjo duhet të jetë evidentuar me anë të një stampe “HT” të vendosur mbi dru, ose mbi cdo material ambalazhi, në pajtim me përdorimin trgëtar të kohës dhe në certifikatat që I referohen Artikullit 13.1.(ii),



ose

(e) I është nënshtruar një fumigimi përkatës sipas një specifike të miratuar në pajtim me procedurën e vendosur në Artikullin 18.2. Duhet të jenë evidentuar në certifikatat që I referohen Artikullit 13.1.(ii), lënda aktive, temperature minimale e drurit, raporti (g/m³) dhe koha e ekspozimit në orë (h),

ose

(f) I është nënshtruar një imprenjimi përkatës kimik me prison me një product të miratuar në pajtim me procedurën e vendosur në Artikullin 18.2. duhet të jenë evidentuar në certifikatat që i referohen Artikullit 13.1.(ii), lënda aktive, presioni (psi ose kPa) dhe koncentrimi në (%).



1.6. Eshtë listuar apo jo në kodet CN në Aneksin V, Pjesa B, druri i konifereve (Coniferales), i ndryshëm nga:

  • ashkla, copeza, pluhur sharre, tallash, mbeturina druri, ose copra të përftuara tërësisht ose pjesërisht nga këto konifere,

  • material amballazhi prej druri në formë arkash ambalazhi, kutish, koshash, çikrikëve dhe ambalazhe të ngjajshme, paleta, paleta kuti dhe dërrasa të tjera ngarkese, koshave tip palete, që përdoren aktualisht në transportin e objekteve të të gjitha llojeve,

  • druri i përdorur për ndarjen ose mbështetjen e kargos me material jo drusor, por duke përfshirë atë që nuk ka ruajtur sipërfaqen natyrale të rrumbullakët të tij, me origjinë nga vendet e trata (jo anëtare të BE), të ndryshëm nga:

  • Rusia, Kazakistani dhe Turqia

  • Vendet Europiane

  • Kanadaja, Kina, Japonia, Republika e Korese, Meksika, Taivani dhe SH.B.A,

Ku dihet që Bursaphelenchus xylophilus (Steiner et Bührer) Nickle et al. është present.

Deklarimi zyrtar që druri:

(a) Eshtë i qëruar prej lëvores dhe I pastër nga vrimat e larvave, të shkaktuara nga gjinia Monochamus spp. (jo-Europiane), të përcaktuara për këtë qëllim, ato që janë më të mëdha se 3 mm në seksion tërthor,

ose

(b) I është nënshtruar procesit të tharjes në furrë (kiln-drying) për të arritur lagështinë nën 20%, e shprehur sin jë përqindje e lëndës së thatë, e siguruar përmes zbatimit të një skede përkatëse të raportit kohë/temperatureë. Kjo duhet të jetë evidentuar me anë të një stampe “kiln dried” (tharë në furrë), ose “KD”, ose ndonjë stampë tjetër të njohur në nivel ndërkombëtar, të vendosur mbi dru ose mbi cdo material ambalazhi, në pajtim me përdorimin tregëtar të kohës,



ose

(c) I është nënshtruar një fumigimi përkatës sipas një specifike të miratuar në pajtim me procedurën e vendosur në Artikullin 18.2. Duhet të jenë evidentuar në certifikatat që I referohen Artikullit 13.1.(ii), lënda aktive, temperature minimale e drurit, raporti (g/m³) dhe koha e ekspozimit në orë (h),

ose

(d) I është nënshtruar një imprenjimi përkatës kimik me prison me një product të miratuar në pajtim me procedurën e vendosur në Artikullin 18.2. duhet të jenë evidentuar në certifikatat që i referohen Artikullit 13.1.(ii), lënda aktive, presioni (psi ose kPa) dhe koncentrimi në (%).



ose

(e) I është nënshtruar një trajtimi përkatës me nxehtësi për të arritur një temperatureë të zemrës 560C për të paktën 30 minuta. Kjo duhet të jetë evidentuar me anë të një stampe “HT” të vendosur mbi dru, ose mbi cdo material ambalazhi, në pajtim me përdorimin trgëtar të kohës dhe në certifikatat që I referohen Artikullit 13.1.(ii),



1.7. Eshtë listuar apo jo në kodet CN në Aneksin V, Pjesa B, dru në formë ashkla, copeza, pluhur sharre, tallash, mbeturina druri, dhe skrap druri të përftuara tërësisht ose pjesërisht nga koniferet (Coniferales), me origjinë nga:

- Rusia, Kazakistani dhe Turqia

- Vendet jo Europiane të ndryshëm nga Kanadaja, Kina, Japonia, Republika e Korese, Meksika, Taivani dhe SH.B.A, ku dihet që Bursaphelenchus xylophilus (Steiner et Bührer) Nickle et al. është present.


Deklarimi zyrtar që druri:

(a) Eshtë me origjinë nga zona të njohura si të pastra nga:

- Monochamus spp. (jo-Europiane)

- Pissodes spp. (jo-Europiane)

- Scolytidae spp. (jo-Europiane)

Zona duhet të jetë shënuar në certifikatat që I referohen Artikullit 13.1.(ii), në rubrikën “vendi I origjinës”,

ose

(b) Eshtë prodhuar nga dru I rumbullakët prej të cilit lëvorja është qëruar,



ose

(c) I është nënshtruar procesit të tharjes në furrë (kiln-drying) për të arritur lagështinë nën 20%, e shprehur sin jë përqindje e lëndës së thatë, e siguruar përmes zbatimit të një skede përkatëse të raportit kohë/temperature,

ose

(d) I është nënshtruar një fumigimi përkatës sipas një specifike të miratuar në pajtim me procedurën e vendosur në Artikullin 18.2. Duhet të jenë evidentuar në certifikatat që I referohen Artikullit 13.1.(ii), lënda aktive, temperature minimale e drurit, raporti (g/m³) dhe koha e ekspozimit në orë (h),



ose

(e) I është nënshtruar një trajtimi përkatës me

nxehtësi për të arritur një temperatureë të zemrës

560C për të paktën 30 minuta. Trajtimi I fundit duhet

të jetë treguar në certifikatat që I referohen Artikullit

13.1.(ii),



2. Materiali ambalazh prej druri, në formë arkash ambalazhi, kutish, koshash, çikrikëve dhe ambalazhe të ngjajshme, paleta, paleta kuti dhe dërrasa të tjera ngarkese, koshave tip palete, që përdoren aktualisht në transportin e objekteve të të gjitha llojeve, përvec drurit të pa përpunuar me trashësi 6 mm ose më pak, dhe drurit të procesuar të prodhuar me ngjitës (tutkall), nxehje dhe shtypje, ose me kombinim të tyre, që vjen nga vendet e treat, përvec Zvicrës.


Materiali ambalazh prej druri duhet:

- të jetë bërë prej druri të rrumbullakët dhe të qëruar prej lëvores, dhe

- të jetë subject i njërës nga masat e aprovuara sic është specifikuar në Aneksin I të Standardit Ndërkombëtar për Masat Fitosanitare Nr. 15, nxjerrë nga FAO, me titull: Udhëzues për rregullat për materialin ambalazh prej druri në tregëtinë ndërkombëtare, dhe

- të tregojë një stampë me

(a) kodin e vendit ISO prej dy gërmash (psh. Shqipëria = AL), një kod që identifikon prodhuesin dhe kodi identifikues I mënyrës së aprovuar të dezinfektimit që është zbatuar në materialin ambalazh prej druri në stampën sic është specifikuar në Aneksin II të Standardit Ndërkombëtar për Masat Fitosanitare Nr. 15, nxjerrë nga FAO, me titull: Udhëzues për rregullat për materialin ambalazh prej druri në tregëtinë ndërkombëtare. Gërmat “DB” duhet të shtohen tek shkurtimi I masës së aprovuar, të përfshirë në stampën e thënë më sipër.

dhe


(b) gjithashtu logon sic është specifikuar në Aneksin II të Standardit të FAO të thënë më sipër, në rastin kur materiali ambalazh prej druri është prodhuar, riparuar ose ricikluar pas 1 Marsit 2005. Megjithatë, kërkesa nuk është e zbatueshme përkohësisht deri më 31 Dhjetor 2007 në rastin e materialit ambalzh prej druri të prodhuar, riparuar ose të ricikluar para 28 Shkurtit 2005

Kryerradha e parë, që kërkon që materiali ambalazh prej druri të jetë bërë me dru të rrumbullakët dhe të qëruar prej lëvores, do të zbatohet nga 1 Janari 2009. Ky paragraph do të rishihet në 1 Shtator 2007.



2.1. Dru i Acer saccharum Marsh., duke përfshirë drurin që nuk ka ruajtur sipërfaqen natyrale të rrumbullakët të tij, I ndryshëm nga druri në formën e:

- dru I parashikuar për prodhimin e fletëve të rimesos,

- ashkla, copëza, pluhur sharre, tallash, mbeturina druri dhe skrap druri, me origjinë nga SH.B.A. dhe Kanadaja.


Deklarimi zyrtar që druri i është nënshtruar procesit të tharjes në furrë (kiln-drying) për të arritur lagështinë nën 20%, e shprehur si një përqindje e lëndës së thatë, e siguruar përmes zbatimit të një skede përkatëse të raportit kohë/temperatureë. Kjo duhet të jetë evidentuar me anë të një stampe “kiln dried” (tharë në furrë), ose “KD”, ose ndonjë stampë tjetër të njohur në nivel ndërkombëtar, të vendosur mbi dru ose mbi cdo material ambalazhi, në pajtim me përdorimin tregëtar të kohës,

2.2. Dru I Acer saccharum Marsh., parashikuar për prodhimin e fletëve të rimesos, me origjinë nga SH.B.A dhe Kanadaja.

Deklarimi zyrtar që druri është me origjinë nga zona të njohura si të pastra nga Ceratocystis virescens (Davidson) Moreau dhe është parashikuar për prodhimin e fletëve të rimesos.

3. Dru i Quercus L., i ndryshëm nga druri në formën e:

- ashklave, copëzave, pluhurit të sharrës, tallashit, mbetrurinave dhe skrapit të drurit,

- bucelace, fucive, kadeve, vaskave dhe produkteve të tjera të vozapunuesit dhe pjesët prej druri, përfshirë rrypat e vozave, ku evidentohet në mënyrë të dokumentuar që druri është prodhuar apo fabrikuar duke përdorur trajtim me nxehtësi për të arritur një minimum temperature prej 1760C për 20 minuta por duke përfshirë drurin i cili nuk ka ruajtur sipërfaqen e rrumbullakët natyrale të tij, me origjinë nga SH.B.A.



Deklarimi zyrtar që druri:

(a) është bërë me formë katrore aq sa ka humbur plotësisht sipërfaqen e rrumbullakët,

ose

(b) është I qëruar prej lëvores dhe përmbajtja e ujit është nën 20%, e shprehur kjo si një përqindje ndaj lëndës së thatë,



ose

(c) është I qëruar prej lëvores dhe është dezinfektuar me anë të një trajtimi përkatës me ajër të nxehtë, ose ujë të nxehtë,

ose

(d) nëse është sharruar, me ose pa mbeturina të lëvores



së mbetur në dru, i është nënshtruar procesit të

tharjes në furrë (kiln-drying) për të arritur lagështinë

nën 20%, e shprehur si një përqindje e lëndës së

thatë, e siguruar përmes zbatimit të një skede

përkatëse të raportit kohë/temperatureë. Kjo

duhet të jetë evidentuar me anë të një stampe “kiln

dried” (tharë në furrë), ose “KD”, ose ndonjë stampë

tjetër të njohur në nivel ndërkombëtar, të vendosur

mbi dru ose mbi cdo material ambalazhi, në pajtim

me përdorimin tregëtar të kohës,



4. ëdeleted]




5. Dru I Platanus L., përvec atij në formën e ashklave, copëzave, pluhurit të sharrës, tallashit, mbeturinave dhe skrapit të drurit, por përfshirë drurin i cili nuk ka ruajtur sipërfaqen e rrumbullakët natyrale të tij, me origjinë nga SH.B.A. ose Armenia.



Deklarim zyrtar që druri i është nënshtruar procesit të tharjes në furrë (kiln-drying) për të arritur lagështinë nën 20%, e shprehur sin jë përqindje e lëndës së thatë, e siguruar përmes zbatimit të një skede përkatëse të raportit kohë/temperatureë. Kjo duhet të jetë evidentuar me anë të një stampe “kiln dried” (tharë në furrë), ose “KD”, ose ndonjë stampë tjetër të njohur në nivel ndërkombëtar, të vendosur mbi dru ose mbi cdo material ambalazhi, në pajtim me përdorimin tregëtar të kohës,

6. Dru I Populus L., përvec atij në formën e ashklave, copëzave, pluhurit të sharrës, tallashit, mbeturinave dhe skrapit të drurit, por përfshirë drurin që nuk e ka ruajtur sipërfaqen e rrumbullakët natyrale të tij, me origjinë nga kontinenti Amerikan.

Deklarim zyrtar që druri:

- është i qëruar prej lëvores

ose

- që druri i është nënshtruar procesit të tharjes në furrë



(kiln-drying) për të arritur lagështinë nën 20%, e

shprehur sin jë përqindje e lëndës së thatë, e siguruar

përmes zbatimit të një skede përkatëse të

raportit kohë/temperatureë. Kjo duhet të jetë evidentuar

me anë të një stampe “kiln dried” (tharë në furrë), ose

“KD”, ose ndonjë stampë tjetër të njohur në nivel

ndërkombëtar, të vendosur mbi dru ose mbi cdo

material ambalazhi, në pajtim me përdorimin tregëtar të

kohës,


7.1. Eshtë i listuar apo jo në kodet CN në Aneksin V, Pjesa B, druri në formën e ashklave, copëzave, pluhurit të sharrës, tallashit, mbeturinave dhe skrapit të drurit, të përfituara tërësisht ose pjesërisht nga:

- Acer saccharum Marsh., me origjinë nga SH.B.A. dhe

Kanadaja,

- Platanus L., me origjinë nga SH.B.A., ose Armenia,

- Populus L., me origjinë nga kontinenti Amerikan


Deklarimi zyrtar që druri:

Eshtë prodhuar nga dru i rrumbullaket e i qëruar prej lëvores,

ose

I është nënshtruar procesit të tharjes në furrë (kiln-drying) për të arritur lagështinë nën 20%, e shprehur si një përqindje e lëndës së thatë, e siguruar përmes zbatimit të një skede përkatëse të raportit kohë/temperatureë,



ose

I është nënshtruar një fumigimi përkatës sipas një specifike të miratuar në pajtim me procedurën e vendosur në Artikullin 18.2. Duhet të jenë evidentuar në certifikatat që I referohen Artikullit 13.1.(ii), lënda aktive, temperature minimale e drurit, raporti (g/m³) dhe koha e ekspozimit në orë (h),

ose

I është nënshtruar një trajtimi përkatës me



nxehtësi për të arritur një temperatureë të zemrës

560C për të paktën 30 minuta, trajtimi I fundit

duhet të jetë treguar në certifikatat që i referohen

Artikullit 13.1.(ii),



7.2 Eshtë i listuar apo jo në kodet CN në Aneksin V, Pjesa B, druri në formën e ashklave, copëzave, pluhurit të sharrës, tallashit, mbeturinave dhe skrapit të drurit, të përfituara tërësisht ose pjesërisht prej Quercus L. me origjinë nga SH.B.A.

Deklarimi zyrtar që druri:

I është nënshtruar procesit të tharjes në furrë (kiln-drying) për të arritur lagështinë nën 20%, e shprehur si një përqindje e lëndës së thatë, e siguruar përmes zbatimit të një skede përkatëse të raportit kohë/temperatureë,

ose

I është nënshtruar një fumigimi përkatës sipas një specifike të miratuar në pajtim me procedurën e vendosur në Artikullin 18.2. Duhet të jenë evidentuar në certifikatat që I referohen Artikullit 13.1.(ii), lënda aktive, temperature minimale e drurit, raporti (g/m³) dhe koha e ekspozimit në orë (h),



ose

I është nënshtruar një trajtimi përkatës me

nxehtësi për të arritur një temperatureë të zemrës

560C për të paktën 30 minuta. Trajtimi I fundit

duhet të jetë treguar në certifikatat që I referohen

Artikullit 13.1.(ii).


1   2   3   4   5   6


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©atelim.com 2016
rəhbərliyinə müraciət