Ana səhifə

Hyrje Identiteti dhe kombformimi shqiptar


Yüklə 0.99 Mb.
səhifə14/19
tarix25.06.2016
ölçüsü0.99 Mb.
1   ...   11   12   13   14   15   16   17   18   19

Shteti qytetar versus dezentralizimi etnik

Me të lexuar jo vetëm këtë të fundit, porse edhe autorë të tjerë, fitohet mbresa se teoritë e këtyre kanë ndikim real e të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme. Kjo sepse mëtimet e këtilla themeltare nuk janë të panjohura për Kosovën dhe mund të hasen jo rrallë në diskursin politik edhe tjetërkund nëpër Ballkan. Kësisoj po i qasem tani parakushtit të tretë: shtetit qytetar dhe inkluzioni. Në nënkapitullin e fundit të këtij libri mëtoj ta analizoj „Propozimi Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës“, që u bë i njohur më 2 shkurt 2007 nga i ngarkuari i posaçëm i OKB-s Martti Ahtisaari.573 Ky dokument i përmbyll negociatat midis Kosovës e Serbisë përkitazi me statusin politik, të cilat u zhvilluan në harkun kohor shkurt 2006 dhe mars 2007. Nuk është e qartë se mbi çfarë përvojash u orientua Ahtisaari dhe nëse ky u angazhua për krijimin e një shteti qytetar që këtu u shtrua si çështje më vete. Para se ta trajtojmë këtë çështjeje, është e nevojshme që të kemi qartësi përkitazi me nocionin.



Shteti qytetar është një koncept normativ politik, që për si parim të një bashkësie politike e preferon mujshinë ose pushtetin politik të të gjithë qytetarëve. Këtu kombi nuk është në qendër të shtetit, siç është me rastin e formave të shteteve konservative. Së këndejmi, ky është një sistem politik, i cili synon që një shoqërie shumetnike t’ia ofrojë një formë qëllimplote të qeverisjes. Për Taras Kuzio-n ky lloj shteti ishte zhvilluar që nga shek. 19 dhe sot ky është një fenomen tjetër në krahasim me shtetin qytetar të para Luftës së Dytë Botërore.574 Kuzio ka treguar se disa shtete qytetare tipike – Britania e Madhe, Franca, Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara – nuk e kanë pasur gjithmonë të njëjtën formë e përmbajtje dhe se kombet e tyre dhe bashkësitë e tyre politike kanë ndryshuar vazhdimisht. Autorë të tjerë mendojnë se deri tani ka pasur jo vetëm një formë, por ekzistojnë tipe nga më të ndryshmet të shteteve qytetare.575 Së këndejmi, nocioni përdoret këtu në kontekstin e Evropës Juglindore, ku ka vende që po i bëjnë për të vetat aspekte të rëndësishme të formës së organizimit politik të shtetit qytetar perëndimor. Që nga koha e rënies së komunizmit, në Evropën Juglindore ka disa shtete që janë përpjekur të arrijnë një konsensus politik për një gjë të tillë. Për këto vende, shteti qytetar është forma më e përshtatshme e sistemit politik për ta evituar potencialin konfliktuoz të nacionalizmit etnik dhe për t’i integruar në një bashkësi politike identitetet e ndryshme. Ka porse edhe vende të tjera në të cilat nuk ka kurrfarë interesimi për këtë lloj shteti: Serbia është në Ballkan, Bjellorusia në Evropën Lindore.

Paraprakisht do thënë se në Marrëveshjen e propozuar, e njohur përgjithësisht si Pakoja apo Plani i Ahtisaarit, nuk e përmendet as nocioni shtet e as shtet qytetar. Në Raportin e tij për Këshillin e Sigurimit të OKB-ës Ahtisaari konstaton: „I have come to the conclusion that the only viable option for Kosovo is independence, to be supervised for an initial period by the international community.576 Me Planin e tij ky synoi që për problemet ekzistuese në Kosovë të ofronte zgjidhje konkrete – zgjidhje që do të pranoheshin nga popullata vendëse dhe nga bashkësia ndërkombëtare. Kjo është arsyeja pse ky dokument u pranua jo vetëm nga elita vendore, porse edhe nga SHBA, nga institucione të rëndësishme të BE-së, nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, nga NATO-ja dhe institucione të tjera. Dokumenti ofron para se gjithash zgjidhje që mund t’i pranonte Serbia dhe kundërshtarë të tjerë të pavarësisë së Kosovës. Megjithatë, Serbia e Rusia e kundërshtuan Planin: për shkak të presionit rus, procesi që e synonte nxjerrjen njëzëri të një rezolute në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dështoi. Askush nuk e di sot nëse ky dokument do të jetësohet në Kosovë me një rezolutë të OKB-ës apo pa të. Ai në Kosovë u pranua sepse paraqet një bazë të mirë për shtetin e ardhshëm dhe për njohjen ndërkombëtare të tij. Megjithatë, kjo nënkuptonte për Kosovën njëkohësisht edhe kompromise të dhembshme. Le të përmenden këtu vetëm dy sfera kompromisesh: Së pari, të drejtat e zgjeruara për minoritetin serb në rrafshin qendror e lokal e vënë në dyshim a priori tërësinë politike e territoriale të vendit.577 Së dyti, prania e madhe në numër dhe masive e bashkësisë ndërkombëtare, e bëjnë Kosovën njërin ndër entitetet dhe shtetet më të kontrolluara.578



Qëkur ky Plan u bë i njohur, besohet gjithnjë e më shpesh se ai ngërthen bazën për një shtet qytetar. Për si i këtillë ai mund të interpretohet pjesërisht, sakohë që Kosova paraqitet këtu si bashkësi politike e qytetarëve të saj. Mirëpo, njëkohësisht duhet konstatuar që në bazë të tij në Kosovë nuk ka as një komb titular e as një popull shtetformues. Shumica shqiptare, e cila në Kosovë paraqet një identitet historik kombëtar, nuk përmendet për si popull shtetformues. Kosova nuk përshkruhet as si shtet i shqiptarëve dhe i grupeve të tjera etnike që jetojnë në këtë vend, që në të vërtetë do të ishte një definicion real. Po të kihet parasysh përbërja etnike e popullsisë ku proporcioni është 90 % shqiptarë me 10% serbë, turqë, myslimanë sllavë (goranë, boshnjakë) dhe romë (romë, egjyptas, hashkali), bëhet e qartë se çfarë formacioni politik është Kosova. Tek mospërmendja e një kombi titular një rol e ka luajtur rrethana që kombi serb e sheh veten këtu për si popull shtetformues dhe Kosovën e kupton për si pjesë të Serbisë. Megjithatë, në këtë dokument Kosova nuk definohet as si shtet qytetar; por janë vetëm disa elemente, që shpijnë në këtë drejtim interpretimi. Sakohë që kësaj forme shtetërore i atribuohen institucione politike, territori dhe mirëqenia e një bashkësie politike, në këtë dokument mund të gjenden aty-këtu elemente të shtetit qytetar. Në këtë frymë mund të interpretohen disa rreshta të këtij dokumenti, në të cilët lexohet:579
1.1. Kosova do të jetë shoqëri shumetnike, e cila qeveriset në mënyrë demokratike, dhe me respektim të plotë të sundimit të ligjit, përmes institucioneve të veta legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore.

1.4. Kosova do të ketë ekonomi të hapur të tregut me konkurrencë të lirë.

1.5. Kosova do të gëzoj të drejtën e negocimit dhe lidhjes së marrëveshjeve ndërkombëtare dhe të drejtën për të kërkuar anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

1.6. Gjuhë zyrtare në Kosovë do të jenë gjuha shqipe dhe serbe.

1.7. Kosova do të ketë simbolet e veta të veçanta kombëtare, përfshirë flamurin, stemën dhe himnin, të cilat pasqyrojnë karakterin shumetnik të saj.

1.8. Kosova nuk do të ketë pretendime territoriale ndaj asnjë shteti apo pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë bashkim me asnjë shtet apo pjesë të ndonjë shteti.”
Kosova paraqitet për si bashkësi politike edhe tjetërkund. Nocionet qytetarë (citizens) dhe nënshtetësia (citizenship) përdoren këtu në kontekstin politik. Ka raste, kur këta qytetarë përmenden si banorë (inhabitans). Bie në sy që në këtë dokument nuk ka as një shumicë shqiptare e as pakica të tjera. Bashkësitë nacionale shënjohen me nocionin Komunitete (Communites) të cilat këtu definohen si „Banorët të cilët i përkasin të njëjtit grup kombëtar apo etnik, gjuhësor apo fetar të cilët tradicionalisht janë të pranishëm në territorin e Kosovës”.580 Me këtë rast janë përcaktuar të drejtat e tyre si në rrafshin simbolik e të identitetit kombëtarë ashtu edhe në atë material e publik. Është rregulluar si psh. përfaqësimi i tyre në parlament duke ua rezervuar këtyre vendet; e drejta e vetos kur është puna për të drejtat e tyre jetësore, pjesëmarrja në qeverinë qendrore, në sistemin juridik etj..581 E jashtëzakonshme është që ky dokument merret kryesisht - rrafsh 70% - me të drejtat dhe me masat mbrojtëse për serbët lokalë. Por, megjithatë, nocioni “Komunitete” nuk e nënkupton popullatën shumicë. Popullata shumicë shqiptare është herë-herë identike me emrin „Kosova“, ndonjëherë edhe me “Institucionet Qeverisëse”.582 Kosova, si bashkësi politike e ka territorin e vet. Ky, ç’është e drejta, nuk është definuar për si territor shtetëror, porse është paraqitur në kuadrin e institucioneve të sigurisë dhe të sigurisë në rajon. Këtu është fjala para se gjithash për rolin e institucioneve vendëse të sigurisë dhe për praninë ndërkombëtare civile e ushtarake që ka të bëjë me kontrollimin e kufinjëve. Në dokument, përkitizi me këtë, shkruan: 583
Territori i Kosovës do të definohet nga vija kufitare e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës brenda Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ashtu siç kanë qenë këto vija kufitare më 31 dhjetor 1988, përveç ndryshimit të vijës kufitare nga marrëveshja e demarkacionit në mes të Republikës Federative të Jugosllavisë dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë me 23 Shkurt 2001.”
Territori dhe elementet e tjera të përmendura më lart dëshmojnë se institucionet qeverisëse qendrore mund të cilësohen për si të përbashkëta dhe të një bashkësie politike. Mirëpo, këtu nuk kemi të bëjmë, me një shtet qytetar të mirëfilltë, sikundër do ta dëshironte popullata dhe elita vendëse shqiptare dhe ashtu siç mund të pritej nga një Marrëveshje ndërkombëtare. Kjo sepse, në strumbullarin e shtetit nuk janë këtu as qytetarët e as qytetari si parim politik; për më tepër këtu nuk ka as shumicë shqiptare dhe minoritet të tjera, sepse këtu askund nuk përmenden fjalët as shumicë dhe pakicë. Në fakt, në qendër të shtetit janë këtu bashkësitë etnike e kulturore, përkatësisht „Komunitetet“. Për këtë arsye, ky dokument krijon parakushtet që aplikimi i idesë bazë të qytetarisë në procesin e shtetformimit të bëhet më i vështirë. Kjo sepse shteti modern e vë për kusht një autoritet të fortë e efektiv të qeverisë qendror, i cili pushtetit mund ta ushtrojë mbi gjithë popullsinë përbrenda kufinjëve të tij. Por, ky realitet nuk ndodhi edhe në Kosovë: Që nga qershori i vitit 1999 as UNMIK-u e as institucionet vendore qeverisëse nuk qenë në gjendje që serbët lokalë të Kosovës dhe të regjionit verior përreth Mitrovicës t’i sillnin në kontrollin politik të tyre. As bashkësia ndërkombëtare nuk shfaqi në këtë drejtim ndonjë përkrahje kushedi sa të madhe, që qeveria e Kosovës, si institucioni më i lartë, ta ushtronte në këtë trevë pushtetin e saj politik.584 Ky segment nuk është paraparë as në këtë dokument. Sadoqë synohen një shoqëri shumetnike dhe institucione të përbashkëta të qeverisjes, të gjitha këto vehen – praktikisht - në pikëpyetje përmes decentralizimit etnik e territorial.

Përmes decentralizimit, serbëve lokalë u ofrohet një pozitë asimetrike, e cila thjesht e veçon një jetë publike dhe një territor midis serbëve e pjesës tjetër të popullatës së Kosovës. Këtu parashihet të krijohen komuna të cilat do të vlejnë si çati për gjithë popullatën serbe të Kosovës dhe që, vështruar në aspektin etnik, do të përbëheshin kryesisht nga pjesëtarë të minoritetit serb. Këto komuna kanë kompetenca në fushën e arsimit, të shëndetësisë, policisë, çështjeve sociale, kulturës etj. të cilat, normalisht, u takojnë qeverive qendrore, njësive federale ose kantoneve.585 Përbrenda Kosovës, këto mund të bashkëpunojnë - përmes një partneriteti – në të gjitha rrafshet e jetës dhe të veprojnë si një njësi në vete.586 Këto komuna mund të bashkëpunojnë me institucionet qeveritare të Serbisë dhe të përkrahen financiarisht e me personel nga Beogradi.587 Pakoja parasheh edhe që të krijohen zona të mbrojtura për manastiret dhe për kishat ortodokse, të cilat ngërthejnë më vete hapësira të mëdha; që kanë të drejta e privilegje të jashtëzakonshme çfarë nuk kanë asnjëra nga bashkësitë fetare apo monumente të tjera kulturore.588 Plani në fjalë i ofron pra minoritetit lokal serb prej 7 % të drejta çfarë nuk i ka asnjë minoritet në Evropë. S’ka dyshim që ky vëllim i të drejtave i kapërcen kufinjtë e të gjitha standardeve evropiane, edhe kur është fjala për pozitën e serbëve lokalë në institucionet qendrore apo lokale qeveritare.



Për shkak të presionit nga Ahtisaari, Prishtina ishte e shtrënguar që - në kuadrin e decentralizimit - ta bënte edhe një kompromis tjetër të madh, i cili e vë në pikëpyetje tërësinë e vendit dhe që në perspektivë do të shkaktojë tensione etnike në Kosovë: U pranua që qyteti i Mitrovicës, i cili para qershorit të vitit 1999 ishte i banuar kryesisht nga shqiptarët, të ndahet në dy komuna të veçanta– një shqiptare e një serbe.589 Përveç kësaj, ekziston droja që qëndrim final i Beogradit është ndarja etnike e territoriale të trevës veriore dhe ndajmbathja e saj Serbisë. Sadoqë ndarja nuk është shtruar në tavolinë si mundësi potenciale as nga pala serbe dhe bashkësia ndërkombëtare deri më tani, nuk mund të besohet aspak që për shkak të situatës në Mitrovicë, popullata mund të kapërcejë kufirin etnik e territorial dhe të integrohet në një bashkësi të përbashkët politike. Së këndejmi nuk mund të përjashtohet mundësia që me rastin e implementimit të këtij Plani, përbrenda shtetit të ardhshëm të Kosovës të krijohet një entitet serb. Kjo sepse tani nuk mund të parashihet nëse me rastin e implementimit të decentralizimit mbi bashkësinë serbe lokale pushtetin do ta ushtrojë Prishtina apo Beogradi. Beogradi, i cili këtë Marrëveshje nuk do ta pranojë kurrë, e ka një rol të rëndësishëm në implementimin e saj.590 Përmes presionit politik e financiar, Beogradi mund t’i keqpërdor edhe më tej komunat serbe për ta krijuar këtu një „konflikt të ngrirë“ të ri. Kjo do ta shkaktonte dështimin e krijimit të një bashkësie të përbashkët politike dhe veprimin e një nacionalizmi regjional të serbëve lokalë kundër shtetit të ri, nacionalizëm ky që në pjesën veriore të Kosovës do të shkaktonte instabilitet, segregacion e madje edhe separatizëm. Për pasojë, qytetarët e Kosovës do të shihen më tej si bashkësi të ndara kulturore. Kombi do të kuptohej këtu edhe për kohë të gjatë si një bashkësi e gjakut ose e kulturës, që do të mbisundojë mbi bashkësinë e përbashkët politike dhe do ta ushqejë ekskluzionin.

Përmbledhje
Ky kapitull i fundit konstaton se debati rreth ekskluzionit dhe inkluzionit politik e shoqëror është në të vërtet një debat rreth kombit dhe nacionalizimit dhe se me njohjen ndërkombëtare të shtetit të pavarura të Kosovës do të marrë fund krijimi i shteteve të reja në Ballkan përgjatë vijave nacionale. Mirëpo, kjo nuk donë të thotë që nacionalizmi i bashkësive më të vogla kulturore nuk do të ndikojë edhe më tej mbi formën e shtetit dhe mbi organizimin e jetës politike. Këtu kam diskutuar në rrafshin teorik edhe çështjen e natyrës se nacionales për të treguar se ndarja në kombin etnik dhe kombin qytetar është vetëm një përshkrim i idealizuar, dhe se këto forma të idealizuara mund të ndeshen jo vetëm tek autorë perëndimor, por edhe tek elitat ballkanike. Në Evropë apo Ballkan këto tipe të kombeve nuk përputhen gjithmonë me realitetet historike dhe politike. Ndër popuj të Ballkanit ishte përhapur forma e nacionalizmit etnik, i cili shkaktoi jo vetëm segregacion dhe shprishje shteti, porse edhe integrim e shtetformim përbrenda një bashkësie kulturore. Jo vetëm gjatë historisë, porse edhe sot kombi ishte në këtë hapësirë një fakt kulturor dhe jo politik. Përkundër kësaj, jam i mendimit se në Ballkan nuk mund të ketë ndonjë kundërthënie midis kombit dhe politikës, përfshirë këtu edhe rastin e Kosovës. Së këndejmi, nuk ka kurrfarë opozite midis kombit dhe qytetarisë apo nënshtetësisë nëse kemi të bëjmë me qytetarin e tipit republikan. Kjo sepse përbrenda një bashkësie politike, kombi dhe forma republikane e nënshtetësisë qëndrojnë në raport dinamik. Natyrisht që këto janë, në rrafshin konceptual, të ndryshme, por megjithatë autentike dhe asnjëri nuk synon të triumfojë mbi tjetrin: Kombi dhe qytetaria kanë nevojë njëri për tjetrin dhe ekzistojnë në raport ndërvartësie duke e përkrahur njëritjetrin.

Forma më e përshtatshme për një ndërvartësie të tillë është shteti qytetar, i cili është dëshmuar për si sistem i suksesshëm politik. Këso elementesh, të cilat Kosovën mund ta shndërrojnë në një bashkësi të përbashkët politike, mund të gjenden pjesërisht në Planin e të ngarkuarit të posaçëm të OKB-ës për statusin e Kosovës Martti Ahtisaari. Mirëpo, Kosova nuk është paraqitur në këtë dokument as si shtet qytetar, sikundër thuhet herë pas here, e as si shtet nacional i cili do të ishte „në pronësi“ të popullatës shqiptare shumicë dhe të minoriteteve që jetojnë në këtë vend. Forma e qeverisjes është skicuar në këtë Plan ashtu që Kosova del të jetë një shtet kulturor neutral i „Komuniteteve“. Në qendër të shtetit këtu nuk janë as qytetarët, as shumica shqiptare sepse në këtë dokument nuk ka as shumicë as pakicë. Në qendër të shtetit këtu janë bashkësitë etnike e kulturore të cilat shënjohen me nocionin „Komunitete“. Së këndejmi, që Ahtisaari e ka propozuar sipas mendimit tim një denacionalizim apo deetnizim të shtetit i cili nuk i takon asnjë kombi, por që do të duhej të funksiononte si një ndërmarrje e udhëhequr racionalisht. Mirëpo, kjo vlen sa u përket institucioneve qendrore qeverisëse të Kosovës. Kjo sepse, denacionalizimi apo deetnizimi i shtetit vihet në pikëpyetje për shkak të të drejtave të jashtëzakonshme për minoritetin serb: decentralizimi i bën vetëm serbët vendorë pronarë të komunave lokale të cilat janë të banuara me shumicë nga serbët. Qeverisë së Kosovës, si autoritet qendror, i është shkurtuar dora sa i përket ushtrimit të pushtetit në këto komuna dhe këto të fundit janë të ndara nga pjesa tjetër e jetës publike. Me Plan, së këndejmi, nuk janë krijuar parakushte për krijimin e një bashkësie politike dhe për integrimin në të të serbëve të Kosovës. Përkundrazi: nëse me rastin e implementimit të tij, ai nuk interpretohet në përputhje me realitetin, mund të pasojë segregacioni i serbëve lokalë i cili mund të drejtohet nga separatizmi dhe nacionalizmi regjional në pjesën veriore të Kosovës. Siç u tregua këtu, ky Plan mund të kritikohet në rrafshin akademik në shumë pikëpamje, por Ahtisaari ka ofruar zgjidhje të cilat - sipas pikëpamjes së tij - në një hark afatgjatë kohor do të rezultojnë me integrim në një bashkësi politike që do ta shemb digën e segegracionit.

Barry, Brian: Nationalisms versus Liberalism, in: Nations and Nationalism 2, 3, 430-435.

Beran, Harry: Border Disputes and the Right of National Self-Determination, in: History of European Idea 16, 4-6, 1993, 479-86.


Ignatieff, Michael: Blood and Belonging: Journeys into the New Nationalism, London: Chatto und Windus 1993.

Jelavich, Charles und Jelavich Barbara: The Establishment of the Ballkan National States. Seattle u.a. 1977.

Keating, Michael: Spain: Peripheral Nationalism and State Response, in: John McGarry and Brendan O’Leary (Hrsg.), The Politics of Ethnic Conflict Regulation, London, New York : Routledge 1997, 204–226.

Kedourie, Elie: Nationalism, London 1960.

Kelmendi, Migjen und Desku, Arlinda: Who is Kosovar? Kosovar Identity, Prishtinë: Java 2005.

Kitromilides, Paschalis: ‘Imagined communities’ and the origins of the national question in the Ballkans, in: European History Quarterly 19, 1989, 2, 149-92.

Kohn, Hans: Nationalism: Its Meaning and History, Princeton 1955.

Kohn, Hans: The Idea of Nationalism, New York 1967.

Kuzio, Taras: The Myth of the Civic State: A Critical Survey of Hans Kohn’s Framework for Understanding Nationalism, in: Ethnic and Racial Studies 25, 1, 2002, 20-39.

Kymlicka, Will: Multicultural Citizenship, Oxford: Oxford University Press 1995.

Kymlicka, Will: Politics in Vernacular: Nationalism, Multiculturalism and Citizenship, Oxford: Oxford University Press 2001.

Margaret Moore (Hrsg.), National Self-Determination and Session, Oxford: Oxford University Press, 1998.

Malcolm, Noel: Kosovo: A Short History, London: Macmillan 1998.

Mazower, Mark: The Ballkans, London: Phoenix Press 2000.

Meinecke, Friedrich: Weltbürgertum und Nationalstaat: Studien zur Genesis des Deutschen Nationalstaates, München und Berlin: R. Oldenburg 1919.

Miller, David: On Nationality, New York: Oxford University Press 1995.

Renan, Ernst: What is a Nation, in: Geoff Eley and Ronald Grigor Suny (Hrsg.). Becoming National: A Reader. New York: Oxford University Press

Roudometof, Victor: Invented Traditions, Symbolic Boundaries, and National Identity in Southeastern Europe: Greece and Serbia in Comparative Historical Perspective (1830-1880), in: East European Quarterly 32 H 4, 1998, 429-468.

O’Leary, Brendan und McGarry, John: The Politics of Antagonism: Understanding Northern Ireland, London: The Athlone Press 1993.

O’Leary, Brendan: An Iron Law of Nationalism and Federation? A (neo-Diceyian) Theory of the Necessity of a Federal Staatsvolk, and of Consociational Rescue, in: Nations and Nationalism 7, 3, 2001, 273-296.

Patten, Alan: The Autonomy argument for Liberal Nationalism, in: Nations and Nationalism 5, 1, 1999, 1-17.

Schöpflin, George: The Rise and Fall of Yugoslavia, in: John McGarry und Brendan O’Leary (Hrsg.), The Politics of Ethnic Conflict Regulation, London, New York: Routledge, 1997, 179-204.

Popov Nebojsa: The Road to War in Serbia: Trauma and Catharsis, Budapest: Central European University Press 2000.

Schöpflin, George: Nations, Identity, Power: The New Politics of Europe. London: Hurst 2000.

Schwandner-Sievers, Stephanie und Fischer, J., Bernd (Hrsg.): Albanian Identities: Myth and History. London: Hurst 2002.

Seton-Watson, Hugh: Nations and States. London: Westview Press 1977.

Skendi, Stavro: Zgjimi kombëtar shqiptar, Tirana 2000 (The Albanian National Awakening 1878-1912, Princeton 1967).

Smith, D., Anthony: The Ethnic Origins of Nations, Oxford und Cambridge: Blackwell 1988.

Smith, D., Anthony: National Identity, Reno, Las Vegas, London: University of Nevada Press 1991.

Smith, D., Anthony: Nationalism and Modernism, London, New York: Routledge 1998.

Soysal, N. Yasemin: Limits of Citizenship: Migrants and Postnational Membership in Europe, Chicago: Chicago University Press 1994.

Stavenhagen, Rodolfo: Ethnic Conflicts and Nation-State: Basingstoke: Macmillan 1996.

Sundhaussen, Holm: Der Einfluß der Herderschen Ideen auf die Nationsbildung bei den Völkern der Habsburger Monarchie, München 1973.

Sundhaussen, Holm: Nationsbildung und Nacionalizmi im Donau-Ballkan-Raum, in: Forschungen zur osteuropäischen Geschichte 48, 1993, 233-258.

Sundhaussen, Holm, Kosovo: Eine Konfliktgeschichte, in: Jens Reuter und Konrad Clewing (Hrsg.), Der Kosovo Konflikt: Ursachen, Verlauf, Perspektiven, Klagenfurt u.a.: Wieser 2000, 65-89.

Tamir, Yael: Liberal Nationalism, Princeton, NJ: Princeton University Press. 1993.

Taras, Roy: Liberal or Illiberal Nationalisms, Macmillan: London 2002.

Todorava, Maria: Ballkan Identities: Nation and Memory, Hurst and Company: London 2004.

Wimmer, Andreas: Nationalist Exclusion and Ethnic Conflict: Shadow of Modernity, Cambridge: Cambridge University Press 2002.

Winter, Elke: Neither ‘America’ nor ‘Quebec’: constructing the Canadian multicultural nation, in: Nations and Nationalism 13, 3, 2007, 481-505.

Yack, Bernard: The Myth of the Civic Nation, in: Critical Review 10, 2, 1996, 193-211.




Literatura

Akademia e Shkencave e Shqipërisë/Instituti i Historisë (ed.). 2000. Historia e popullit shqiptar II: Rilindja kombëtare, vitet 30 të shek. XIX-1912. Tiranë: Toena.

1   ...   11   12   13   14   15   16   17   18   19


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©atelim.com 2016
rəhbərliyinə müraciət