Ana səhifə

Republika e Maqedonisë Ministria e Vetëqeverisjes Lokale njoftim konkurs për pikturë


Yüklə 11.18 Kb.
tarix18.07.2016
ölçüsü11.18 Kb.
Republika e Maqedonisë

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale


NJOFTIM KONKURS PËR PIKTURË











Dita e Bashkëpunimit Europian
Të festojmë Ditën e Bashkëpunimit Europian nëpërmjet pikturave të cilat përfaqësojnë bashkëpunimin midis njerëzve në Europë!
Me rastin e Ditës së Bashkëpunimit Europian, IPA Programi për Bashkëpunim Ndërkufitar Maqedoni-Shqipëri do të organizojë konkurs për pikturë me temat e përcaktuara “Kufi pa kufij” dhe “Të punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë” në Hotel “DRIN” Strugë, më 22 Tetor 2013.
Kush mund të aplikojë: fëmijët (mosha 6-18 vjeç) nga Republika e Maqedonisë dhe Shqipërisë.
Afati i fundit për aplikim: 14 Tetor 2013
Si të marrësh pjesë: piktura duhet të jetë e dizenjuar në një letër A3 (420mm x 297mm) me temat “Kufi pa kufij” dhe “Të punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë”. Fëmijet mund të përdorin materialet artistike si laps, laps ngjyrues, ngjyra uji, etj.
Vlerësimi: Pikturat do të vlerësohen në bazë të origjinalitetit, kreativitetit, cilësisë dhe rëndësisë mbi temat e mësipërme.
Pikturat e përzgjedhura do të prezantohen në një ekspozitë publike.
Çmimet: Fituesit e përzgjedhur do marrin Çertifikatën e meritës dhe dhurata përkatëse.
Fituesit do të shpallen më 22 Tetor 2013 ora 14:00, në Hotel “Drin” Strugë.
Për të mbrojtur punën e të gjithë fëmijëve, ju lutemi nënshkruani pikturën tuaj. Prapa pikturës duhet të gjenden këto informacione:

Ju lutemi të na dërgoni punimin tuaj me të cilin do merrni pjesë para datës 14 Tetor 2013 nëpërmjet postës ose dorazi në adresat e mëposhtme:


Republika e Maqedonisë:
IPA Cross-Border Cooperation Programme Macedonia – Albania

Joint Technical Secretariat Struga

Str. Boro Duni bb, 6330 Struga, R. Macedonia
Republika e Shqipërisë:
IPA Cross-Border Cooperation Programme Macedonia – Albania

Antenna Elbasan



Str. Lagja “Brigada 17 S”, Rruga “11 Nëntori”,

Prefektura Elbasan , kati i 3-të      


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©atelim.com 2016
rəhbərliyinə müraciət