Ana səhifə

Raport për Konferencën e Seksionit të Shkencave Ekonomike


Yüklə 93 Kb.
tarix24.06.2016
ölçüsü93 Kb.





Raport për Konferencën e Seksionit të Shkencave Ekonomike

Duke falenderuar Grupin e Punës për organizimin e tubimit shkencor të Prishtinës, në mënyrë të posaçme Dr.Ardian Harri-n, Grupin e Recensimit për konferencën e seksionit të shkencave ekonomike, Dr.Niko Qafoku-n dhe Dr.Ardian Maçi-n për konsulencën operative mes dy sesioneve shkencore të konferencës sonë dhe gjithë pjesmarrësit e konferencës për bashkëpunimin e tyre aktiv për mbarëvajtjen e konferencës, dorëzoj këtë raport për të dokumentuar ecurinë e konferencës së shkencave ekonomike mbajtur në datë 15 gusht 2007.

Hyrje
Në Seksionin e Shkencave Ekonomike u paraqitën 12 punime gjithsej, nga të cilat pas procesit të recensimit të abstrakteve u miratuan për prezantim në Konferencën që do të mbahej në Prishtinë dhjetë ligjërata dhe kumtesa. Një nga abstraktet e paraqitura u tërhoq. Për paraqitjen e punimeve u planifikuan dy sesione shkencore me nga pesë tema të parashikuara në secilin sesion që do të mbahej në datën 15 gusht 2007. Puna për organizimin e kësaj konference u drejtua nga Dr.Ardian Harri në bashkëpunim me znj.Lindita Komani. Dr.Ardian Harri e pati të pamundur pjesmarrjen në konferencë. Në mungesë të Dr.Harri përgjegjëse për organizimin në zhvillim të konferencës së këtij seksioni qe znj.Komani.

Ecuria e Konferencës


Si më poshtë do të paraqitet ecuria e konferencës, vërejtje, sugjerime dhe përfundime të dala gjatë dhe pas përfundimit të saj nga pjesmarrësit.
1. Në konferencën, e cila u mbajt në daten 15 gusht 2007 në një prej sallave të seminareve në Fakultetin e Shkencave Teknike të Universitetit të Prishtinës, mundën të paraqiten vetëm shtatë nga dhjetë ligjëratat dhe kumtesat e parashikuara. Tre nga pjesmarrësit e parashikuar, prof.Mihallaq Kotro, Dr.Etleva Gërmenji dhe Dr.Mithat Mema munguan dhe një e katërt, znj.Xhevaire Dulja, u gjend në Prishtinë në gjendje shëndetësore jo të mirë dhe pamundësi për t’u paraqitur në konferencë.
Në hyrje të konferencës pas konstatimit të mungesave u bë me dije vendimi i marrë nga Kryesia e Punës së Konferencës pas mbarimit të Seancës Plenare të tubimit shkencor në Hotel Grand, që punimet e studiuesve që nuk u paraqitën në konferencë, nuk do të pranohen për publikim në edicionin special të revistës ANASH që do t’i kushtohet tubimit shkencor të Prishtinës.

Znj.Mimoza Koka, kolege e znj.Dulja në Universitetin Bujqësor të Tiranës, bëri me dije pas konstatimit të mungeses së znj.Dulja në hyrje të sesionit të parë shkencor, se ndoshta do të duhej të bëhej një përjashtim, duke qene se qenë shkaqe shëndetësore që e detyronin studiuesen të mos paraqitej për prezantim. Përjashtimi mund të ishte i natyrës që konferenca të zgjatej dhe në datën 16 gusht dhe znj.Dulja të siguronte në këtë mënyrë të drejtën e paraqitjes së punimit. Në pushimin midis dy sesioneve znj.Lindita Komani u konsultua lidhur me këtë temë me Dr.Niko Qafoku-n dhe Dr.Ardian Maçi-n. Në hyrje të sesionit të dytë shkencor tema u shtrua dhe njëherë në diskutim nga znj.Komani dhe u kërkua zgjedhje me votën e pjesmarresve mbi dy mundësi: shtyrjen e konferencës dhe në ditën në vijim 16 gusht me qëllim prezantimin nga znj.Dulja të punimit të saj, dërgimin e punimit nga znj.Dulja përmes adresës elektronike në adresë të pjesmarrësve në konferencë. Pjesmarrësit votuan unanimisht për variantin e dytë.


2. Znj.Xhevaire Dulja në mbrëmjen e datës 15 gusht në një bisedë me znj.Komani bëri me dije shqetësimin e saj që tema e paraqitur prej saj për tubimin shkencor nuk ishte e përshtatshme për konferencën e shkencave ekonomike, por më shumë për konferencën e shkencave të tokës, bujqësise dhe mjedisit. Znj.Komani ia bëri me dije këtë kërkesë Dr.Niko Qafoku-t dhe në kthimin e saj në Tiranë pas tubimit shkencor ia bëri me dije këtë gjë me email Dr.Ardian Harri-t përgjegjësit të parë për konferencën e shkencave ekonomike. Dr.Qafoku dhe Dr.Harri shqyrtuan kërkesën e znj.Dulja dhe mbërritën në përfundimin, që punimi është më me vend të paraqitet në konferencën e seksionit të shkencave ekonomike.
3. Në konferencë u paraqit dhe një studiues, prof.Ramiz Livoreka nga Universiteti i Prishtinës, i cili kish mësuar vonë për zhvillimin e tubimit shkencor përmes një bisede që kish pasur me prof.Jahja Kokaj-n. Prof.Livoreka shfaqi dëshirën që të kish mundësi ta paraqiste punimin e vet para pjesmarrësve të konferencës. Në pushimin mes dy sesioneve shkencore znj.Komani u konsultua lidhur me këtë temë me Dr.Niko Qafoku-n dhe Dr.Ardian Maçi-n. Në vijim dëshira e prof.Livorekës u shtrua për shqyrtim nga znj.Komani mes pjesmarrësve në konferencë. Duke parë se numri i studiuesve të paraqitur qe më i vogël se i parashikuari, u shikua me vend që prof.Livoreka të kishte të drejtën e paraqitjes së punimit të vet, të cilin më pas do të duhej ta dërgonte për shqyrtim për një pranim përfundimtar që do mund të ndodhë sikurse është parashikuar deri në datën 31 tetor 2007. Prof.Livoreka e paraqiti punimin në mbyllje të paraqitjes së punimeve të parashikuara sipas programit.
4. Rradha e paraqitjes së punimeve u ndryshua nga ajo e parashikuar në program. Arsye qe zgjatja e kohës së dhënë për diskutim për dy punimet e parat e parashikuara për sesionin e parë të konferencës. Kjo detyroi spostimin e paraqitjes së punimit të znj.Mimoza Koka për sesionin e dytë të konferencës dhe shkurtimin e kohës në dispozicion për punimet e këtij sesioni. Për shkak të këtij spostimi të detyruar znj.Komani propozoi që znj.Esmeralda Gashi të kishte mundësinë e një paraqitjeje më të gjatë të punimit të saj.
Në sesionin e parë të mbajtur në ora 15-17.00 nën moderimin e Lindita Komani (Graz, Austri) u prezantuan: punimi i parë me titull „Reformat institucionale për transformimin e ekonomisë shqiptare në një ekonomi tregu dhe një zhvillim të qëndrueshëm afatgjatë“ me autorë Ardian Harri dhe Lindita Komani - prezantimi u bë nga Lindita Komani. Punimi i dytë me titull „Determinantët e emigracionit dhe remitancave: rasti i Kosovës“ u prezantua nga autori i tij Avdullah Hoti.
Në sesionin e dytë të mbajtur në ora 17.30-19.30 nën moderimin e Avdullah Hoti (Prishtinë), Mujë Gjonabalaj (Prishtinë), Lindita Komani (Graz, Austri) u prezantuan: punimi i parë me titull “Bilanci i produkteve agroushqimore si bazë e politikave qeveritare” me autorë Mujë Gjonbalaj dhe Halim Gjergjizi - prezantimi u bë nga prof.Mujë Gjonbalaj. Punimi i dytë me titull “Politika europiane e zhvillimit të firmave të mesme dhe të vogla në Shqipëri” u prezantua nga autorja e tij Esmeralda Gashi. Punimi i tretë me titull “Banka botërore dhe FMN si organizata jofitimprurëse (Gjendja e tyre e sotshme në nivel ndërkombëtar dhe lokal me rastin e Shqipërisë dhe Kosovës dhe propozime për përmirësimin e saj nën përfshirjen e posaçme të marrëdhënies së tyre me shtetet, zgjedhësit dhe studiuesit e shkencave sociale dhe ekonomike) u prezantua nga autorja e tij Lindita Komani. Punimi i katërt me titull “Integrimi ekonomik kombëtar dhe ndërkombëtar i shqiptarëve në rajon” u paraqit nga autori i tij prof.Ramiz Livoreka.

5. Në programin e konferencës znj.Komani konstatoi se titulli i punimit të saj kish mbetur ai që ish dërguar prej saj në versionin e parë të abstraktit para procesit të recensimit. Mbas vërejtjeve të marra në këtë proces, titulli dhe përmbajtja e abstraktit ndryshoi, por kjo nuk ish reflektuar në programin e konferencës dhe as në buletinin e programit të tubimit shkencor, shpërndarë disa ditë pas përfundimit të konferencës. Në dërgimin e punimit të saj të plotë për botim, znj.Komani do ta paraqesë punimin me titullin e ri dhe ky titull i ri do të përfshihet dhe në listën e titujve të kumtesave te seksionit të shkencave ekonomike

6. Në buletinin e shpërndarë disa ditë pas përfundimit të konferencës në Tiranë dhe Prishtinë ekzistojnë këto pasaktësi: punimi i Dr.Ardiana Gashi është i paraqitur në program, ndonëse Dr.Gashi e tërhoqi këtë punim pas procesit të recensimit. Në program figuron i paraqitur dhe titulli i punimit të Dr.Lekë Sokoli-t, i cili në fakt do duhej të ish paraqitur në një konferencë të shkencave shoqerore, e cila nuk mundi të organizohej dhe zhvillohej. Dr.Lekë Sokoli nuk u njoftua lidhur me këtë zhvillim, znj.Lindita Komani nuk kishte dijeni lidhur me një vendim eventual (i cili në Prishtinë nuk u konstatua të ish marrë si vendim) që në konferencën e seksionit te shkencave ekonomike do të përfshiheshin dhe tema nga seksioni i shkencave shoqërore, ashtu siç figuron në buletinin e publikuar.

7. Vërejtje erdhën nga pjesmarrësit në këta drejtime: së pari, lidhur me mospraninë e kryetarit të seksionit të shkencave ekonomike (nga znj.Esmeralda Gashi) në konferencën e parë të këtij seksioni (mungesë e kushtëzuar nga afate projektesh dhe udhëtim për në takime lidhur me projekte kërkimore që Dr.Ardian Harri i ka pasur të parashikuara më parë) si dhe të disa studiuesve të tjerë, të cilët ishin parashikur të zhvillonin prezantimet e tyre, çka e bën të vihet në dyshim vlera e dërgimit të punimeve në konferencën e ardhshme dhe vendimit për një pjesmarrje ose jo në të; së dyti, për vonesën në paraqitjen e programit përfundimtar për konferencën. Shembull konkret qe ai i znj.Mimoza Koka, e cila në mbledhjen e datës 13 gusht të mbajtur në Tiranë nga Dega e Shqipërisë e Institutit, kërkoi të dinte, nëse ajo duhej të nisej të nesërmen në Prishtinë për prezantim. Së treti, duhej të kish pasur një koordinim më efektiv mes trupit që merrte vendim për programin përfundimtar, përgjegjësit në Grupin e Punës për hartimin e dokumentit përfundimtar të programit dhe përgjegjësve për shtypjen e buletinit.

8. Pjesmarrësit e vlerësuan përgjithësisht në mënyrë pozitive mënyrën sesi u organizua dhe zhvillua konferenca. Në një email të dërguar nga znj.Komani në adresë të pjesmarrësve në konferencë në datën 21 gusht, u kërkua që secili prej tyre të jepte vërejtje të vetat dhe propozime për mënyrën, sesi do të mund të organizohej më mirë konferenca e ardhshme e seksionit të shkencave ekonomike. Propozime konkrete për përmirësimin e punës organizative nuk pati.

9. Përfundime, propozime përmbyllëse:

Bazuar në zhvillimin e konferencës dhe në vërejtjet që erdhën gjatë dhe pas përfundimit të saj propozoj që Kryesia e Punës për tubimin shkencor t’i mbetet vendimit të marrë para fillimit të konferencave të veçanta shkencore në datë 15 gusht, që punimet e studiuesve që nuk u paraqitën në konferencë të mos pranohen për procesin e recensimit përfundimtar dhe publikimit në edicionin e posaçëm të revistës ANASH.

Puna për hartimin e programit të plotë të konferencave të ardhshme përfshi ndryshimet më të fundit në titujt e punimeve dhe abstrakteve të paraqitura do të ishte mirë të përfundonte të paktën tre javë para zhvillimit të konferencave dhe pjesmarrësit si prezantues në to të njoftohen menjëherë pas miratimit të këtij programi përfundimtar për vendin e tyre si prezantues në konferencë.

Për programin e konferencës së seksionit tonë për vitin e ardhshëm do të propozoja që të lihej mundësi për një larmi më të madhe temash, që do të kërkonte dy ose tre tema të mëdha, të cilat do të mund të degëzoheshin më tej, konferenca të zgjatej në dy ose më tre ditë dhe të kish hapësirë më të madhe për diskutim në vazhdim të paraqitjes së temave të veçanta dhe lidhur me zhvillimin e seksionit shkencor, diskutim i cili do të mund të kthehej në një mbledhje vjetore të anëtarëve të seksionit shkencor.

Për grupimin e temave në sesione shkencore të shihet mundësia e koordinimit me seksionet e tjerë shkencorë, të cilët kanë lidhje për nga natyra me tema që trajtohen dhe në shkencat ekonomike: seksioni i shkencave shoqërore, i shkencave të drejtësisë, i shkencave inxhinjerike dhe teknologjisë. Kjo ndoshta do të jepte mundësinë e kryqëzimit më efektiv mes seksioneve shkencore dhe lindjes së temave dhe zhvillimit të kërkimit interdisciplinar brenda institutit Alb-Shkenca.

Lindita Komani

Prishtinë-Tiranë-Graz, 15 gusht – 25 shtator 2007

Shtojcë:
Ballafaqim i programit të derguar me email në adresën grupune@alb-shkenca.org në datën 12 gusht nga Dr.Nebi Caka që u shfrytezua në moderimin e konferencës së seksionit të shkencave ekonomike me programin e paraqitur në buletinin e publikuar me rastin e tubimit shkencor (shpërndarë në Tiranë dhe Prishtinë disa ditë pas tubimit shkencor) dhe programin real të konferencës.



(1) Programi i dërguar me email në adresën grupune@alb-shkenca.org në datën 12 gusht nga Dr.Nebi Caka që u shfrytëzua në moderimin e konferencës së seksionit të shkencave ekonomike:


Konferenca : Konferenca e shkencave ekonomike

Vendi : Fakultetet Teknike të Universitetit të Prishtinës

Data : 15.08.2007


15:00

Hapja e Konferencave shkencore

15:00 – 17:00

Sesioni i parë

Ligjërata/Kumtesa


Moderatorë: Mihallaq Kotro, Lindita Komani


  1. Ardian Harri Lindita Komani: Reformat institucionale për transformimin e ekonomisë shqiptare në një ekonomi tregu dhe një zhvillim të qëndrueshëm afatgjatë. Department of Agricultural Economics, Mississippi State University, USA – Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Ekonomike, Universiteti Karl-Franzens, Graz, Austri.

  2. Avdullah Hoti: Determinantët e emigracionit dhe remitancave: rasti i Kosovës. Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë.

  3. Etleva Gërmenji1, Ilir Gedeshi2, Richard Black3: Highly skilled migration from Albania: an assessment of current trends and the ways ahead. 1Department of Economics and Applied Economics, Katholieke Universiteit, Leuven, Belgium; 2 Centre for Economic and Social Studies, Albania; 3 Development Research Centre on Migration, Globalisation and Poverty, University of Sussex, United Kingdom.

  4. Mimoza Koka: Motivimi dhe fenomeni i “rrjedhjes së trurit” në Shqipëri. Universiteti Bujqësor Tiranë, Fakulteti i Bujqësisë.

  5. Mithat Mema: Turizmi dhe plazhi në Durrës – rezultate dhe sfida. Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, Fakulteti i Ekonomisë dhe Administrimit.




17:00 – 17:30

Pushim

Holi i Fakulteteve Teknike

17:30 – 19:00

Sesioni i dytë

Kumtesa


Moderatorë: Avdullah Hoti, Mujë Gjonbalaj


  1. Mujë Gjonbalaj, Halim Gjergjizi. Bilanci i produkteve agroushqimore si bazë e politikave qeveritare. Fakulteti i Bujqësisë, Universiteti i Prishtinës.

  2. Lindita Komani: Banka botërore dhe FMN si organizata jofitimprurëse (Gjendja e tyre e sotshme dhe propozime për përmirësimin e saj nën përfshirjen e posaçme të marrëdhënies së tyre me shtetet, zgjedhësit dhe studiuesit e shkencave sociale dhe ekonomike). Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Ekonomike, Universiteti Karl-Franzens, Graz, Austri.

  3. Esmeralda Gassie: Politika europiane e zhvillimit të firmave të mesme dhe të vogla në Shqipëri. Department of Economics; University of Limerick; Ireland.

  4. Mihallaq Kotro, Albana Jupe, Leonidha Peri: Ekonomia pyjore – hapësirë punësimi, të ardhurash, dhe faktor zhvillimi, në veçanti për popullatën e zonave rurale. Universiteti Bujqësor i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Pyjore.

  5. Xhevaire Dulja1, Concetta Vazzana2, Cesare Pacini2, Jenny Calabrese3: Një sistem i integruar i llogaritjes mjedisore për të vlerësuar qëndrueshmërinë e sistemeve të prodhimit të ullirit në rajonin e Puglias. 1 Universiteti Bujqësor i Tiranës, Departamenti i Ekonomisë dhe i Politikave Bujqësore; 2 Departamentit i Agronomisë dhe i Menaxhimit të Tokës, Universiteti i Firences, Itali; 3 Instituti Mesdhetar i Barit, Itali.

(2) Programi sipas buletinit të shpërndarë në Tiranë dhe Prishtinë pak ditë pas përfundimit të tubimit shkencor të Prishtinës
Fq.85
Shkencat ekonomike dhe shoqerore
Moderatorë:

Avdullah Hoti, Mujë Gjonbalaj, Mihallaq Kotro, Lindita Komani


PERMBAJTJA
Ligjerata/Kumtesa
1.Ardian Harri, Lindita Komani:

Reformat institucionale për transformimin e ekonomisë shqiptare në një ekonomi tregu dhe një zhvillim të qëndrueshëm afatgjatë

2.Avdullah Hoti:



Determinantët e emigracionit dhe remitancave: rasti i Kosovës

3.Etleva Germenji, Ilir Gedeshi, Richard Black:



Highly skilled migration from Albania: an assessment of current trends and the ways ahead.

4.Lekë Sokoli:



Rinia dhe tregu i punës në Shqipëri.

Mimoza Koka:



Motivimi dhe fenomeni i “rrjedhjes së trurit” në Shqipëri.

6.Mujë Gjonbalaj, Halim Gjergjizi:



Bilanci i produkteve agroushqimore si bazë e politikave qeveritare.

7.Mithat Mema:



Turizmi dhe plazhi në Durrës – rezultate dhe sfida.

8.Lindita Komani:



Banka Botërore dhe FMN si organizata jofitimprurëse (gjendja e tyre e sotme dhe propozime për përmirësimin e saj nën përfshirjen e posaçme të marrëdhënies së tyre me shtetet, zgjedhësit dhe studiuesit e shkencave sociale dhe ekonomike).

9.Ardiana Gashi:



The interaction beween human capital development and technological change:

Implications for Kosova

10.Esmeralda Gassie:



Politika europiane e zhvillimit të firmave të mesme dhe të vogla në Shqipëri.

11.Mihallaq Kotro, Albana Jupe, Leonidha Peri:



Ekonomia pyjore – hapësirë punësimi, të ardhurash dhe faktor zhvillimi, në veçanti për popullatën e zonave rurale.

12.Xhevaire Dulja, Concetta Vazzana, Cesare Pacini, Jenny Calabrese:



Një sistem i integruar i llogaritjes mjedisore për të vlerësuar qëndrueshmërinë e sistemeve të prodhimit të ullirit në rajonin e Puglias.

(3) Programi real i zhvilluar në konferencë:

Konferenca : Konferenca e shkencave ekonomike

Vendi : Fakultetet Teknike të Universitetit të Prishtinës

Data : 15.08.2007


15:00 – 17:00

Sesioni i parë

Ligjërata/Kumtesa


Moderatorë: Mihallaq Kotro, Lindita Komani
1. Ardian Harri Lindita Komani: Reformat institucionale për transformimin e ekonomisë shqiptare në një ekonomi tregu dhe një zhvillim të qëndrueshëm afatgjatë. Department of Agricultural Economics, Mississippi State University, USA – Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Ekonomike, Universiteti Karl-Franzens, Graz, Austri.

2. Avdullah Hoti: Determinantët e emigracionit dhe remitancave: rasti i Kosovës. Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë.



17:30 – 19:00

Sesioni i dytë

Kumtesa


Moderatorë: Avdullah Hoti, Mujë Gjonbalaj, Lindita Komani
3. Mimoza Koka: Motivimi dhe fenomeni i “rrjedhjes së trurit” në Shqiperi. Fakulteti i Bujqesisë, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Shqipëri.

4. Mujë Gjonbalaj, Halim Gjergjizi. Bilanci i produkteve agroushqimore si bazë e politikave qeveritare. Fakulteti i Bujqësisë, Universiteti i Prishtinës.

5. Esmeralda Gassie: Politika europiane e zhvillimit të firmave të mesme dhe të vogla në Shqipëri. Department of Economics; University of Limerick; Ireland.

6. Lindita Komani: Banka Botërore dhe FMN si organizata jofitimprurëse (Gjendja e tyre e sotshme në nivel ndërkombëtar dhe lokal me rastin e Shqipërisë dhe Kosovës dhe propozime për përmirësimin e saj nën përfshirjen e posaçme të marrëdhënies së tyre me shtetet, zgjedhësit dhe studiuesit e shkencave sociale dhe ekonomike). Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Ekonomike, Universiteti Karl-Franzens, Graz, Austri.

7. Ramiz Livoreka: Integrimi ekonomik kombëtar dhe ndërkombëtar i shqiptarëve në rajon. Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës, Kosovë.

8. Xhevaire Dulja , Concetta Vazzana, Cesare Pacini, Jenny Calabrese: Një sistem i integruar i llogaritjes mjedisore për të vlerësuar qëndrueshmërinë e sistemeve të prodhimit të ullirit në rajonin e Puglias. Departamenti i Ekonomisë dhe i Politikave Bujqësore, Universiteti Bujqesor i Tiranës, Shqipëri. (Për dërgim me e-mail)




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©atelim.com 2016
rəhbərliyinə müraciət