Ana səhifə

PËr vitin 2014 miratohe t shkëlqim cani ministër program – trajnimi


Yüklə 264 Kb.
tarix18.07.2016
ölçüsü264 Kb.

DREJTORIA E PËRGJITHSHME RREGULLATORE DHE KONTROLLUESE

NJËSIA QENDRORE E HARMONIZIMIT PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM

PROGRAMI

I TRAJNIMIT TË VIJUESHËM TË DETYRUESHËM PËR AUDITUESIT E BRENDSHËM NË SEKTORIN PUBLIK

PËR VITIN 2014

M I R A T O H E T

SHKËLQIM CANI

_________________

MINISTËR

PROGRAM – TRAJNIMI

PËR ZHVILLIMIN E TRAJNIMIT TË VIJUESHËM TË DETYRUESHËM PËR AUDITUESIT E BRENDSHËM NË SEKTORIN PUBLIK
PËR VITIN 2014


Qëllimi i trajnimit:

Trajnimi i vijueshëm i detyrueshëm synon t’u japë audituesve të brendshëm të sektorit publik njohuri të nevojshme dhe të përditësuara lidhur me fushën e auditimit të brendshëm. Njohuritë e fituara gjatë këtij programi trajnimi do t’u shërbejnë audituesve të brendshëm të sektorit publik për të përditësuar dhe përshtatur dijet dhe aftësitë e tyre me standartet, praktikat e punës dhe zhvillimet përkatëse në fushën e auditimit të brendshëm dhe njëkohësisht në fushat që janë subjekt i auditimit. Programi i trajnimit është hartuar si një përmbledhje e kërkesave dhe nevojave për trajnim të audituesve të brendshëm, të identifikuara sipas formatit nr.4 të planit vjetor të konsoliduar të sistemit të auditimit të brendshëm për vitin 2014.

Në këtë sesion trajnimesh nëpërmjet trajtimit teorik dhe praktik të auditimeve të performancës, pajtueshmërisë dhe shërbimeve të konsulencës, synohet që audituesit të marrin njohuri të duhura dhe të krijojnë koncepte bazë të këtyre llojeve të auditimit, duke arritur që të vlerësojnë përdorimin e secilit lloj të auditimit të brendshëm, për të përshtatur qëllimin dhe misionin e tij me veçantitë e subjektit për t’u audituar. Për më tepër audituesit do të njihen me sistemin e menaxhimit të riskut në organizatë, si përgjegjësi e drejtpërdrejtë e drejtimit të lartë dhe vlerësimin e tyre nga auditimi i brendshëm. Gjithashtu, në këtë modul trajnimi ofrohen dhe koncepte të auditimit të teknologjisë së informacionit (TI). Audituesit do të marrin njohuri të përdorimit të teknikave dhe metodave të auditimit të TI, mbi kontrollet dhe menaxhimin e infrastrukturës së TI, menaxhimit të sigurisë, zhvillimit dhe mirëmbajtjes së aplikacioneve si dhe përdorimin e veprimeve të kompjuterizuara për të kontrolluar aplikimin e teknollogjisë.

Në këtë modul trajtohet mënyra se si duhet të planifikohet dhe administrohet puna audituese për të realizuar një shërbim efektiv auditimi të fokusuar në vlerësimin e risqeve të mundshme duke siguruar një cilësi të lartë pune për njësinë ekonomike që auditohet. Gjithashtu, në këtë trajnim do të ofrohen njohuri mbi specifikat e auditimit të fondeve të BE, si një kërkesë e NjAB-ve të atyre institucioneve që menaxhojnë fonde të BE. Pjesëmarrësit do të trajnohen mbi koncepte të auditimit që bazohet në sisteme, si një metodë e cila duhet të përdoret nga audituesit e brendshëm për t’u siguruar nëse sistemi funksionon dhe kontrollohet në mënyrën e duhur. Moduli i trajnimit ofron njohuri mbi teknikat e ndryshme që audituesit mund të përdorin për të realizuar punën e tyre. Ai trajton gjithashtu se çfarë evidence duhet të grumbullojë audituesi gjatë realizimit të çdo angazhimi auditimi. Trajtimi i mënyrës dhe procedurave të raportimit të auditimit do ti shërbejë audituesve për komunikimin e rezultateve të veprimtarisë së tyre në përputhje me standardet e miratuara.

Nëpërmjet trajtimit të procedurave të sigurimit të cilësisë, në këtë cikël trajnimi u jepet drejtuesve dhe audituesve mënyra dhe mjetet me të cilat mund të rritet cilësia e punës audituese, referuar standarteve të auditimit të brendshëm si dhe manualit të auditimit të brendshëm, lidhur me ngritjen dhe ushtrimin e sistemit të kontrollit dhe sigurimit të brendshëm të cilësisë.



OBJEKTIVAT

Në fund të këtij cikli trajnimi pjesëmarrësit të jenë të aftë të:



  • Krijojnë koncepte bazë të auditimit të performancës dhe të shërbimeve të konsulencës, duke arritur që të vlerësojnë përdorimin e secilit lloj të auditimit të brendshëm, duke përshtatur qëllimin dhe misionin e tij me veçantitë e objektit/subjektit për t’u audituar.

  • Krijojnë koncepte bazë të auditimit të prokurimeve dhe të konçensioneve të lidhura me auditimin e pajtueshmërisë, si pjesë e shërbimeve të funksionit të auditimit të brendshëm.

  • Përdorin dhe zbatojnë metodën e auditimit me bazë në sistem dhe me bazë në risk si dhe të përdorin teknikat e ndryshme të auditimit.

  • Kryejnë një angazhim të auditimit të brendshëm në përputhje me MAB dhe standartet e AB.

  • Trajtojnë, raportojnë dhe të adresojnë gjetjet e angazhimit të auditimit si dhe të komunikojnë rezultatet e veprimtarisë së tyre audituese.

  • Përshkruajnë karakteristikat kryesore të kontrollit të cilësisë të punës audituese dhe të identifikojnë treguesit përkatës të performancës së punës audituese.

  • Kuptojnë koncepte të auditimit të teknologjisë së informacionit duke arritur të përdorin teknika dhe metoda të auditimit të TI mbi kontrollet, riskun e sigurisë dhe menaxhimin e infrastrukturës së TI.

  • Planifikojnë veprimtarinë audituese për periudha Strategjike e Vjetore si dhe në kuadrin e një angazhimi auditimi.

  • Të kuptojnë veçoritë dhe karakteristiket e auditimeve të fondeve të BE të lidhura me rolin dhe përgjegjesitë e NjAB.


Përmbajtja: Cikli i “Trajnimit të Vijueshëm të Detyrueshëm” është programuar që të zhvillohet në gjashtë tema si më poshtë:

Tema 1: Auditimi i performancës, pajtueshmërisë dhe shërbimet e konsulencës.

Tema 2: Metodat dhe teknikat e auditimit.

Tema 3: Materialiteti dhe risku i auditimit.

Tema 4: Auditimi i Teknologjisë së Informacionit

Tema 5: Planifikimi Strategjik/Vjetor dhe Raportimi Periodik i Veprimtarisë së NjAB

Tema 6: Kryerja e angazhimit/misionit të auditimit të brendshëm, raportimi dhe

dokumentimi i kësaj veprimtarie.



Forma e organizimit të trajnimit: Temat do të zhvillohen me bazë leksionesh të kombinuara me zhvillimin e ushtrimeve praktike përkatëse. Ushtrimet praktike do jenë interaktive dhe do të zënë një pjesë të konsiderueshme të secilës temë të trajtuar.

Grupet e synuara: Të gjithë audituesit e brendshëm të punësuar në sektorin publik.

Numri maksimal: Pjesëmarrja në këtë veprimtari trajnuese do të jetë rreth 390 persona (auditues të brendshëm në detyrë), të ndarë në 7 grupe trajnimi, me 55-56 pjesëmarrës.

Ngarkesa e orëve: Programi i këtij cikli trajnimi është parashikuar të zhvillohet në 42 orë mësimore me 60 minuta secila. Shtrirja e programit do të jetë në shtatë faza gjatë muajve qershor, shtator, tetor, nëntor 2014, sipas një kalendari përkatës të shpëndarjes së pjesmarrësve.

Sistemi i vlerësimit: Në përfundim të procesit të trajnimit, pjesëmarrësit që kanë ndjekur ciklin e plotë dhe i janë nënshtruar vlerësimit të njohurive të përftuara sipas temave të trajtuara, konsiderohen të kenë përmbushur detyrimin vjetor për trajnimin e vijueshëm. Për këtë qëllim do të hartohet edhe rregjistri i audituesve të brendshëm në detyrë, i cili do të përditësohet me të dhënat përkatëse sipas pjesmarrjes dhe vlerësimit të audituesve të trajnuar.

PROGRAMI I LËNDËS

TEMA 1: Auditimi i performancës, pajtueshmërisë dhe shërbimet e konsulencës. 6 orë

Pjesa 1: Auditimi i performancës

1.1 Auditimet e performancës dhe objektivat e tij, si një nga llojet e auditimeve të

shërbimit të sigurisë.

1.2 Teknikat e auditimit të performancës dhe llojet e evidencave përkatëse.



Pjesa 2: Shërbimet e konsulencës

2.1 Auditimet mbi shërbimet e konsulencës dhe objektivat e tij si një nga pjesët e

shërbimit të funksionit të auditimit të brendshëm.

Pjesa 3: Auditimi i pajtueshmërisë. Prokurimet dhe Koncensionet

3.1 Auditimet e prokurimeve të lidhura me auditimin e pajtueshmërisë, si një nga shërbimet e funksionit të auditimit të brendshëm.

3.2 Auditimet e koncensioneve të lidhura me auditimin e pajtueshmërisë, si një nga shërbimet e funksionit të auditimit të brendshëm.

Pjesa 4: Veprimtari praktike.

4.1 Ushtrime praktike mbi auditimin e performancës, shërbimet e konsulencës

dhe auditimin e pajtueshmërisë lidhur me prokurimet dhe koncensionet.


TEMA 2: Metodat dhe teknikat e auditimit 6 orë

Pjesa 1: Metodat dhe teknikat

1.1 Metodat e auditimit me bazë në sistem dhe me bazë në risk.

1.2 Etapat dhe zhvillimi i auditimit me bazë në sisteme, avantazhet dhe

disavantazhet.

2.2 Metodat dhe teknikat e auditimit.

Pjesa 2: Veprimtari praktike.

2.1 Ushtrime praktike mbi metodat, metodologjitë dhe teknikat e AB.



TEMA 3: Risku dhe materialiteti i auditimit. 6 orë

Pjesa 1: Risku dhe materialiteti

    1. Kuptimi mbi riskun e auditimit dhe materialiteti.

    2. Evidentimi, analiza dhe menaxhimi i riskut të auditimit.

Pjesa 2 : Risku i organizatës

2.1 Vlerësimi i riskut dhe planifikimi vjetor mbi bazë risku.

2.2 Vlerësimi i riskut të organizatës para hartimit të programit të auditimit.

2.3 Llojet ekryesore të risqeve që shoqërojnë sektorin publik dhe format e shfaqjes së tyre.



Pjesa 3: Veprimtari praktike

3.1 Ushtrime praktike mbi vlerësimin e materialitetit dhe riskut të auditimit.



TEMA 4: Auditimi i Teknollogjisë së Informacionit 6 orë

Pjesa 1: Procesi i Auditimit të Teknollogjisë së Informacionit

1.1 Qëllimi dhe misioni i Auditimit të Teknologjisë së Informacionit.

1.2 Teknikat dhe metodat e auditimit të teknollogjisë së informacionit.

1.3 Zhvillimi i Proçesit të Auditimit të Teknologjisë së Informacionit.



Pjesa 2: Veprimtari praktike

2.1 Ushtrime praktike mbi auditimin e Teknologjisë së Informacionit.



TEMA 5: Planifikimi strategjik /vjetor dhe Raportimi periodik i veprimtarisë së NjAB-së 6 orë

Pjesa 1: Planifikimi vjetor dhe strategjik i veprimtarisë audituese.

1.1 Hartimi i programeve/planeve vjetore dhe strategjike të veprimtarisë së njësisë së auditimit të brendshëm.

1.2 Menaxhimi i burimeve njerëzore dhe materiale.

Pjesa 2: Raportimi i periodik i veprimtarisë audituese të NjAB-së

2.1 Hartimi i raporteve periodike konsoliduese për veprimtarinë e njësisë

së auditimit të brendshëm në sektorin publik.

2.2 Formatet standarte për planifikimin/programimin dhe raportimin e veprimtarisë së NjAB-së.



Pjesa 3: Veçoritë e auditimit të brendshëm për auditimin e fondeve të BE.

3.1 Roli njësive të auditimit të brendshëm në auditimin e fondeve të BE.

3.2 Kërkesat specifike dhe veçoritë që lidhen me auditimin e fondeve të BE.

Pjesa 4: Veprimtari praktike.

4.1 Ushtrime praktike mbi planifikimin dhe raportimin e auditimit.

4.2 Ushtrime praktike mbi auditimin e fondeve të BE.


TEMA 6: Zhvillimi (kryerja) e angazhimit/misionit të auditimit të brendshëm,

raportimi dhe dokumentimi i kësaj veprimtarie. 12 orë

Pjesa 1: Zhvillimi i angazhimit të auditimit sipas hapave/ fazave përkatëse

    1. Planifikimi i një angazhimi auditimi.

    2. Zhvillimi i angazhimit të auditimit.

    3. Rishikimi i brendshëm dhe sigurimi i cilësisë së punës.

    4. Kontrolli i jashtëm i cilësisë së punës audituese dhe sigurimi i zbatimit

të standardeve të auditimit.

Pjesa 2: Raportimi i rezultateve të angazhimit të auditimit

2.1 Raportimi, trajtimi dhe adresimi i gjetjeve të angazhimit të auditimit.

2.2 Raportimi i rekomandimeve të angazhimit të auditimit.

2.3 Adresimi i konkluzioneve të angazhimit të auditimit.

2.4 Ligji për Inspektimin Financiar. Lidhja midis shërbimit të auditimit të brendshëm dhe inspektimit financiar.

Pjesa 3: Dokumentimi i veprimtarisë së Auditimit të Brendshëm

3.1 Qëllimi dhe standartet e letrave të punës.

3.2 Dokumentat e auditimit dhe administrimi i tyre.

Pjesa 4: Veprimtari praktike

4.1 Ushtrim praktik mbi zhvillimin e një angazhimi/misioni të auditimit të brendshëm, raportimi dhe dokumentimi i kësaj veprimtarie.



APROVOHET

___________________________

KESJANA HALILI

DREJTOR I PËRGJITHSHËM





NDARJA E GRUPEVE TË TRAJNIMIT VITI 2014





































NR

INSTITUCIONI

Nr. AB sipas NJAB

Trajnim i vijueshem i detyrueshem 2014

Qershor
9-17

Qershor
23-1 ko

Shtator
8-16

Shtator
22-30

Tetor
6-14

Tetor
20-28

Nentor
3-11

1

NJQH/AB

4

1

 

 

1

 

1

1

2

Min. e Financave

6

 

1

1

1

1

1

1

3

Min.Zhvill.Ekon.Tregt.&Siperm

4

 

1

1

 

1

 

1

4

Ministria Energjise&Industrise

6

1

1

 

1

1

1

1

5

Min.Zhvill.Urban & Turizmit

2

 

 

 

 

 

1

1

6

Min. Bujq.Zhvill Rural &Ad.Uj.

5

 

 

1

1

1

1

1

7

Min.e Transportit & Infrastruk.

6

 

1

1

1

1

1

1

8

Min.Mirqenies Soc.& Rinise

3

 

1

 

1

 

 

1

9

Min.e Shëndetësisë

7

1

1

1

1

1

1

1

10

Min.e Drejtësisë

5

 

 

1

1

1

1

1

11

Min.e Mbrojtjes

13

2

2

2

2

2

1

2

12

Min.e Brendshme

8

1

2

1

1

1

1

1

13

Min.Punëve të Jashtme

5

 

 

1

1

1

1

1

14

Min.e Arsimit & Sportit

5

 

1

1

1

1

 

1

15

Min.e Kulturës

4

 

 

1

1

 

1

1

16

Min.e Mjedisit

5

1

1

1

1

 

 

1

17

Drejtoria e Pergj. Doganave

8

1

1

1

1

1

1

2

18

Drejtoria e Pergj. Tatimeve

7

1

1

1

1

1

1

1

19

Inst. Sig. Shoqerore

15

2

2

2

3

2

2

2

20

INSIG

4

 

 

 

1

1

1

1

21

Agjensia Trajtimit Kredive

1

1

 

 

 

 

 

 

22

Sherb.Komb.Punesimit

3

1

1

1

 

 

 

 

23

Sherb.Social Shteteror

3

 

1

1

1

 

 

 

24

ASHR

3

 

 

1

1

1

 

 

25

QSUT Nene Tereza

6

1

1

1

1

1

 

1

26

Q.Spitalore Vlore

2

 

1

1

 

 

 

 

27

KESH sha

6

1

1

1

1

1

 

1

28

Albpetrol Fier (Patos)

6

1

1

1

1

1

1

 

29

OST Tirane

4

 

1

1

1

1

 

 

30

A. K. Ushqimit

3

1

1

1

 

 

 

 

31

AZHBR

2

 

 

 

1

 

1

 

32

D.Pergj.Burgjeve

3

 

 

 

1

 

1

1

33

Z.Qendrore Regj.Pas.

5

1

1

 

1

1

1

 

34

D.Pergj.Rezervave Shtetit

2

1

 

 

 

 

 

1

35

D.Pergj.Policise

5

1

1

 

1

1

1

 

36

Aut.Portual Durres

3

1

1

 

 

 

1

 

37

D.Pergj.Transp.Rrugor

3

1

 

 

 

1

1

 

38

Enti Kombetar Banesave

4

1

 

 

1

1

1

 

39

D.Pergj. Hekurudhave

3

1

 

1

 

 

1

 

40

ALBCONTROL

3

 

 

1

1

 

1

 

41

ALUIZNI

4

1

 

1

1

 

1

 

42

Ujesjelles Kanalizime Korce

1

 

 

1

 

 

 

 

43

Ujesjelles Kanalizime Tirane

2

 

 

1

 

 

1

 

44

Universiteti Tiranes

3

1

 

 

1

 

1

 

45

Universiteti Polit. Tiranes

1

 

 

 

1

 

 

 

46

Universiteti Bujqesor Tiranes

2

 

 

1

 

1

 

 

47

Universiteti i Mjekesise

1

 

 

 

1

 

 

 

48

Posta Shqipare

23

3

4

4

3

3

3

3

49

Kuvendi

2

 

 

 

 

 

 

2

50

Zyra Adm.Buxhetit Gjygjesor

3

 

 

1

 

1

1

 

51

Shërb.Inform. Shtet.

3

1

1

 

 

1

 

 

52

Prokuroria e Pergjithshme

2

 

 

 

1

1

 

 

53

Instituti i Statistikave

2

 

 

 

1

1

 

 

54

Inst. Sig.Kujd. Shend.

16

2

2

3

2

2

3

2

55

Radio Televizioni Shqiptar

3

 

1

1

1

 

 

 

56

Autoriteti i Mbik. Financiare

1

 

 

 

 

1

 

 

57

Prefektura Berat

4

 

1

 

 

1

1

1

58

Prefektura Dibër

4

 

1

1

 

 

1

1

59

Prefektura Durres

4

 

1

 

 

1

1

1

60

Prefektura Fier

4

 

1

1

 

 

1

1

61

Prefektura Gjirokaster

4

 

1

1

 

 

1

1

62

Prefektura Elbasan

5

 

1

1

 

1

1

1

63

Prefektura Korce

5

 

1

1

 

1

1

1

64

Prefektura Kukes

4

 

1

1

 

 

1

1

65

Prefektura Lezhe

4

 

1

1

 

 

1

1

66

Prefektura Shkoder

4

 

1

1

 

 

1

1

67

Prefektura Tirane

4

1

 

 

 

1

1

1

68

Prefektura Vlore

2

1

 

 

 

 

 

1

69

N/Prefektura Lushnje

2

1

 

 

 

 

 

1

70

N/Prefektura Kavaje

2

1

 

 

 

 

 

1

71

N/Prefektura Sarande

2

1

 

 

 

 

 

1

72

Bashkia Tiranë

13

2

2

1

2

2

2

2

73

Sektor Auditimi Nd.1 B. Tirane

1

 

 

1

 

 

 

 

74

Bashkia Kamëz

3

 

 

 

 

1

1

1

75

Bashkia Kavaje

2

 

 

 

1

1

 

 

76

Bashkia Korçe

2

 

1

 

1

 

 

 

77

Bashkia Pogradec

1

 

 

 

 

 

1

 

78

Bashkia Bilisht

1

 

 

 

 

 

1

 

79

Bashkia Gjirokastër

1

1

 

 

 

 

 

 

80

Bashkia Tepelene

1

 

 

 

1

 

 

 

81

K.Qarkut Peshkopi

1

1

 

 

 

 

 

 

82

Bashkia Bulqize

1

1

 

 

 

 

 

 

83

Bashkia Burrel

1

1

 

 

 

 

 

 

84

K.Qarkut Durres

2

 

1

 

 

 

1

 

85

Bashkia Durres

4

1

1

 

1

 

1

 

86

Bashkia Kruje

1

1

 

 

 

 

 

 

87

K.Qarkut Lezhe

1

1

 

 

 

 

 

 

88

Bashkia Lezhe

2

 

1

 

 

1

 

 

89

Bashkia Elbasan

3

1

1

1

 

 

 

 

90

Bashkia Gramsh

1

 

1

 

 

 

 

 

91

Bashkia Fier

3

 

 

1

1

 

 

1

92

Bashkia Ballsh

1

 

 

 

 

 

 

1

93

Bashkia Patos

3

 

 

 

1

1

 

1

94

Bashkia Sarande

2

 

1

1

 

 

 

 

95

Bashkia Delvine

1

 

1

 

 

 

 

 

96

Bashkia Vlore

3

1

 

1

 

1

 

 

97

Bashkia Orikum

1

 

 

 

 

1

 

 

98

Bashkia Shkoder

2

1

 

1

 

 

 

 

99

K.Qarkut Berat

1

 

 

 

 

1

 

 

100

Bashkia Berat

3

1

 

 

 

1

1

 

101

Bashkia Kuçove

2

1

 

 

 

1

 

 

102

Bashkia Lushnje

3

1

 

 

1

1

 

 

103

Bashkia Librazhd

1

1

 

 

 

 

 

 

104

Bashkia Kukes

4

1

1

 

1

1

 

 

105

Bashkia Prrenjas

1

1

 

 

 

 

 

 

 

GJITHSEJ

388

55

56

56

55

55

56

55


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©atelim.com 2016
rəhbərliyinə müraciət