Ana səhifə

Nr. 1050. Regjistri Themeltar Nr. 764. Vendimi


Yüklə 144.5 Kb.
tarix25.06.2016
ölçüsü144.5 Kb.


REPUBLIKA E SHQIPERISE

GJYKATA E APELIT

TIRANE

­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­

Nr.1050.Regjistri Themeltar Nr.764.Vendimi




V E N D I M

NE EMER TE REPUBLIKES



Gjykata e Apelit Tirane e perbere nga:
KRYESUES : ASTRIT HAXHIALUSHI

ANETAR : FATOS QATO

ANETAR : TOM NDRECA
Asistuar nga sekretare Miranda Gignasi, ne Tirane, sot me dt.13.07.2012 mori ne shqyrtim ne shkalle te dyte çeshtjen penale qe i perket :
TË PANDEHURIT: Sokol Zeneli, i biri i Xhemalit dhe i Bashkies, i

Datëlindjes 16.02.1987, lindur dhe banues ne Tirane, Rr. » Njazi meka », nr.93/1, me arsim tete klase, i padënuar më parë,me shtetësi e kombësi shqiptar, (ne mungese). Mbrojtur ne gjykim nga avokate Klarita Marku e caktuar kryesisht nga gjykata.



NËN AKUZËN: Për kryerjen e veprës penale të “Plagosjes e lehte me dashje”, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Prokuroria ne gjykim u perfaqsua nga Prokurori i Apelit Tirane Nezir Gjoka.


Nga aktet qe ka fashikulli i gjykimit rezulton se :
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin Nr.474 date 27.03.2012 ka vendosur :

Deklarimin fajtor të të pandehurit Sokol Xhemal Zeneli, për veprën penale të “Plagosjes se lehte me dashje” , parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal , dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 150 000 (njeqind e pesedhjete mije) leke gjobe.

- Afati i pagimit te gjobes do te jete 1(nje) viti nga dita e marrjes forme te prere te vendimit.

Kunder vendimit ka bere ankim i pandehuri Sokol Zeneli duke kerkuar: Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Sokol Zeneli per akuzen qe rendon mbi te.

Mbrojtja parashtron :


  1. Me provat e administruara gjate gjykimit nuk vertetohet akuza e ngritur.

  2. Gjykata pa analizuar provat e administruara pranon ashtu sic parashtron prokurori ne kerkesen e tij per gjykim.

  3. I pandehuriu Sokol Zeneli ka vepruar per tu mbrojtur dhe ne asnje moment nuk e ka goditur xhaxhain e tij.


GJYKATA APELIT TIRANE
Pasi degjoi relatimin e çeshtjes nga gjyqtari Astrit Haxhialushi, pasi degjoi avokate Klarita Marku qe kerkoi ndryshimin e vendimit te gjykates duke e deklaruar te pafajshem te pandehurin Sokol Zeneli per akuzen qe rendon mbi te, pasi degjoi prokurorin i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates, si shqyrtoi e bisedoi ne teresi ceshtjen,
V E R E N

Vendimi Nr.474 date 27.03.2012 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane eshte i drejte, ndaj cmohet nga ky kolegj qe ky vendim te lihet ne fuqi.

Me aktet qe ka fashikulli i gjykimit, prova te marra gjate gjykimit ne shkalle te pare ka rezultuar se :

Me date 01.10.2010, rreth ores 10.00, shtetasi Xhevat Zeneli se bashku me bashkeshorten e tij Hamide Zeneli, jane fyer e kercenuar nga vellai i tij Xhemal Zeneli dhe djali, shtetasi Sokol Zeneli.Grindja mes tyre ka ndodhur pasi shtetasi Xhevat Zeneli nuk ka lejuar qe ata te lyenin banesen e tyre. meqenese i benin pis murin e shtepise se tij, pasi shtepite jane shume afer njera tjetres.Meqenese konflikti eshte ashpersuar, te dy palet jane shoqeruar ne Komisariatin e Policise Nr.4 Tirane, deri rreth ores 15.00 dhe pas nje ballafaqimi kane ikur nga Komisariati duke u shprehur qe kete problem ta zgjidhin me mirekuptim midis tyre ose nepermjet Inspektoriatit te Ndertimit te Bashkise Tirane.

Rreth ores 18.00 te po kesaj date, shtetasi Xhemal Zeneli ka vazhduar perseri te lyeje murin e mbetur dhe perseri palet jane acaruar, pasi Xhemali vazhdonte kercenimet duke i thene vellait te tij “ do e lyej shtepine se nuk ke çfare na ben, nuk te pyesim ty, une kam tre djem e ta rregullojne qejfin etj.”.I pranishem ka qene edhe djali i Xhemalit, shtetasi Sokol Zeneli, i cili pas fjaleve te te atit ka hyre ne banesen e xhaxhait te tij dhe e ka qelluar ate me grushta e shkelma ne pjese te ndryshme te fytyres dhe trupit, duke i shkaktuar demtim te hundes, humbje te ndjenjave.Keto veprime shtetasi Sokol Zeneli i ka kryer brenda ne shtepine e xhaxhait te tij dhe me pas eshte larguar. Me pas jane shoqeruar per ne komisariast shtetasit Xhemal Zeneli dhe Sokol Zeneli.

Sipas aktit te ekspertimit mjekoligjor Nr.1093, date 02.10.2010, te Institutit te Mjeksise ligjore eshte arritur ne konkluzionin se:

-Ne trupin e shtetasit Xhevat Zeneli u konstatuan thyerje e kockes ndarese te hundes , hematoma e dermishtje

-Keto demtime jane shkaktuar me mjet te forte mbretes .

-Demtimet e mesiperme futen ne kategorine e demtimeve qe shkaktojne humbje te aftesise se perkoheshme ne pune ne masen mbi 9 ( nente ) dite.



Sipas aktit te ekspertimit mjekoligjor Nr.1110, date 04.10.2010, te Institutit te Mjeksise ligjore eshte arritur ne konkluzionin se:

-Ne trupin e shtetasit Xhemal Zeneli u konstatuan nje ekimoze ne balle dhe ne faqen e djathte.

-Keto demtime jane shkaktuar me mjet te forte mbretes .

-Demtimet e mesiperme futen ne kategorine e demtimeve qe shkaktojne humbje te aftesise se perkoheshme ne pune ne masen mbi 9 (nente ) dite.

Ne analize te te gjitha provave te administruara ne gjykim Gjykata e Shkalles se Pare ka konkluduar se i pandehuri Sokol Zeneli ka kryer vepren penale te “Plagosjes se lehte me dashje”, parashikuar neni 89 i K.Penal.

Kolegji Penal i Gjykates se Apelit Tirane pasi pa aktet qe ka fashikulli i gjykimit konstaton se si ne hetim ashtu edhe ne gjykim ne shkalle te pare eshte provuar jashte cdo dyshimi se i pandehuri Sokol Zeneli e ka kryer vepren penale per te cilen akuzohet.

Gjykata e Apelit konstaton se Gjykata e Shkalles se Pare sipas rregullave proceduriale drejte dhe sakte ka bere vleresimin e provave ne harmoni me njera tjetren, sipas neneve 150 e 153 te K.Pr.Penale.

Ne vendimmarrjen e saj ne analize te te gjitha provave te administruara ne gjykim, Gjykata e Shkalles se Pare drejte dhe sakte ka bere analizen e veprimeve te te pandehurit Sokol Zeneli duke konstatuar se nga ai jane konsumuar elementet e figures se vepres penale per te cilen akuzohet “Plagosje e lehte me dashje” parashikuar nga neni 89 i K.Penal.

Kolegji Penal i Gjykates se Apelit konstaton se ne vendimmarrje e saj Gjykata e Shkalles se Pare ne analize te hollesishme e objektive te provave te marra ne shqyrtim u ka dhene pergjigje pretendimeve te paraqitura nga i pandehuri ne ankimin e tij ne Apel.

Kolegji Penal i Gjykates se Apelit Tirane pasi pa aktet qe ka fashikulli i gjykimit konstaton se Gjykata e Shkalles se Pare duke marre ne konsiderate rrethanat e kryerjes se vepres penale, rrezikshmerine shoqerore te vepres penale dhe te autorit te saj, pasojen e ardhur te demtuarit, si dhe duke vleresuar disa rrethana lehtesuese per te pandehurin drejte dhe sakte ka zgjedhur llojin e denimit dhe ka caktuar masen e denimit afer minimumit qe parashikon neni 89 i K.Penal.



Ne konkluzion Kolegji Penal i Gjykates se Apelit Tirane, cmon se venimi Nr.474 date 27.03.2012 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane duhet lene ne fuqi si nje vendim i drejte dhe mbeshtetur ne prova e ligj.
PER KETO ARESYE
Gjykata e Apelit Tirane, pasi pa nenin 428/1germa “a” te K.Pr.Penale
V E N D O S I
Lenien ne fuqi te vendimit Nr.474 date 27.03.2012 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Tirane, me 13.07.2012
A N E T A R A N E T A R K R Y E S U E S
Tom NDRECA Fatos QATO Astrit HAXHIALUSHI

Dv dv dv
Vertetohet njesia me origjinalin

K A N C E L A R E

Altin GJANA







Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©atelim.com 2016
rəhbərliyinə müraciət