Ana səhifə

Ne emer te republikes


Yüklə 164.5 Kb.
tarix18.07.2016
ölçüsü164.5 Kb.


REPUBLIKA E SHQIPERISE

GJYKATA E APELIT

TIRANE
Nr. 231 i Regj. Themeltar

Nr. 238 i Vendimit
V E N D I M

NE EMER TE REPUBLIKES ”
Gjykata e Apelit Tirane e perbere prej :

KRYESUES : TOM NDRECA

ANETAR : ASTRIT HAXHIALUSHI

ANETAR : FATOS QATO
Asistuar nga sekretare gjyqsore Klodiana Kryeziu, sot me date 07 .03.2012,

mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore publike, si gjykate e shkalles se dyte,

çeshtjen penale qe i perket:
TE PANDEHURIT: 1.Dede Kolici, i biri i Simonit dhe Mrikes, dtl.

28.03.1959, lindur e banues ne Lac, arsimi 8 klase, i

martuar me 7 ( shtate) femije, shtetsi dhe kombesi

shqiptare. Perfaqesuar nga avokati Zamir Shtylla dhe

avokat Nexhet Kambo.
AKUZUAR: Per kryerjen e veprave penale te “ Vrasjes” mbetur ne

tentative, “Prodhim dhe mbajta pa leje e armeve

luftarake”, parashikuar nga neni 76-22-278/2 te

K.Penal.
2.Paulin Preni, i biri i Pjetrit dhe Lules, i dtl.1968,

lindur e banues ne Lac, i martuar me femije, i padenuar

me pare, me shtetsi e kombesi shqiptare pefaqesuar nga

avokati Lin Alia.

AKUZUAR: Per kryerjen e veprave penale te “ Plagosjes se rende ne

kapercim te kushteve te mbrojtjes se nevojshme”,

parashikuar nga neni 88/b dhe 278/2 i Kodit Penal.
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kurbin me vendimin Nr.701-91, dt.25.07.2011 ka vendosur si vijon:

1.Dekalrimin fajtor te te pandehurit Dede Kolici per kryerjen e vepres penale te “Vrasjes me dashje” te mbetur ne tentative dhe ne baze te nenit 76 e 22 te Kodit Penal e denon ate me 7 ( shtate) vjet burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Dede Kolici per kryerjen e vepres penale te “prodhim dhe mbajte pa leje te armeve luftarake dhe municionit” dhe ne baze te nenti 278/2 te Kodit Penale denon ate me 18 ( tetembedhjete) muaj burgim.

Ne baze te nenit 55 te Kodit Penal per caktim denimi per disa vepra penale i caktoeht nje denim i vetem prej 7 ( shtate) vjet burgim.

Ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale perfundimisht i Dede Kolici denohet me 4 ( kater) vjete e 8 ( tete) muaj burgim.

Vuajtja e dneimit i fillon me date 01.06.2010 dhe denimit te vuhet ne burg te sigurise se zakonshme.

2.Deklarimin fajtor te te pandehurit Paulin Preni te kryerjes se verpes penale “Plagosje e rende me dashje ne kapercim te kufijve te mbrojtjes se nevojshme” dhe ne baze te nenit 88/b te Kodit Penal ate me 18 ( tetembedhjete) muaj burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Paulin Preni per kryerjen e vepres penale te “ Prodhim dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe municionit” dhe ne baze te nenit 278/2 te Kodit Penal e denon ate me 15 (pesembedhjete) muaj burgim.

Ne baze te nenit 55 te Kodit Penal ne bashkim te denimeve, caktohet nje denim i vetem prej 31 ( tridhjete e nje) muaj burgim.

Ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale perfundimisht i pandehuri Paulin Preni denohet me 20 ( njezet) muaj dhe 20 ( njezet) dite burgim.

Meqenese kjo mase denimi e dhene ndaj te pandehurit Paulin Preni eshte e barabarte me kohen e paraburgimit te tij, urdherohet lirimi i tij nga dhomat e paraburgimit, nese nuk mbahet per ndonje mase sigurimi apo denim penal tjeter.

3.Ne baze te nenit 190/1 germa “a” te K.Pr.Penale arma automatik me numer 14183557 me kreherin perkates si dhe arma pistolete me mbishkrimin P.BERETA – KAL 9 CCRT=M-1954 me kreherin perkates konfiskohen dhe i kalojne shtetit, ne adminsitrim te Komisariatit Policise Kurbin.

Shpenzimet proceduriale prej 482 000 ( katerqind e tetedhejte e dy mije) leke u ngarkohen te pandehurve ne raport te barabarte.


Kunder vendimit ka bere ankim i pandehuri Dede Kolici dhe apel organi i prokurorise Kurbin duke kerkuar ndryshimin e tij per shkaqet respektive:

I pandehuri Dede Kolici nepermjet avoaktit te tij Zamir Shtylla e Nexhdet Kambo:
Ne vendimin e gjykates nuk jemi dakort sa i perket kualifikimit ligjor te vepres pasi nuk jemi para vepres penale te “Vrasjes” mbetur ne tentative, parashikuar nga nenet 76-22 KP por para asaj te “Kanosjes” parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal. Nga rrethanat e faktit dhe provat e shqyrtuara provohet plotesisht se pas grindjes se ndodhur fillimisht midis dy bashkeshorteve te dy te pandehurve Dede Kolici e Paulin Prendi e me pas edhe midis tyre per shkak te tregetimit te mallrave ku dyqanet i kane ngjitur, rezulton se i pandehuri Dede nuk ka dashur te vrase Paulinin por vetem ta kanose ate sepse, por te deshironte, vrasjen lehtesisht e kishte realizuar kur ne fakt i pandehuri Paulin ka qelluar ne drejtim te Dedes disa here derisa i kane mbaruar fisheket e pistoletes, duke u plagosur Deda ne qafe dhe ne shpatull e kembe.

-Vete bashkeshortja e Paulinit, deshmitarja Liljana Prendi pranon se Deda i kishte te gjitha mundesite.

-Ka qene i pandehuri Paulin ai qe ka provokuar ngjarjen kur eshte shprehur se “ o ti o une do te shkojme te gjalle ne shtepi”.

-Me te gjitha provat vertetohet se Ded Kolici armen e ka patur ne dyqan per te ruajtur mallin por ardhja me arme ne dore e Paulinit ka bere qe ai ta marre ate dhe ndodhe ngjarja duke u shkembyer zjarr nga te dy palet e plagosur dhe nje kalimtare te rastit.

-Edhe masa e denimit eshte e rende pasi vepra eshte kryer nen ndikimin e tronditjes psiqike te ardhura nga fyerjet dhe ndaj familjes, nuk kemi qene te denuar, jemi penduar dhe jemi pajtuar tashme me te dy familjet.
Apeli i prokurorit:
-Gjykata ka gabuar ne caktimin e denimit, per te pandehurin Dede Kolici pasi veprat dhe i pandehuri paraqesin rrezikshmeri te madhe shoqerore.

-Vepra ka mbetur ne tentative jo nga vullneti i te pandehurit por dhe nga nderhyrja e familjareve.

-Kerkojme ndryshimin e vendimit dhe ashpersimin e mases se denimit per te pandehurin Dede Kolici, dhe sipas neneve 76 e 22 , 278/2 dhe 55 te K.P denimin e tij me 10 vjet burg e me pas aplikimin e nenit 406 te K.Pr.Penale.
GJYKATA E APELIT TIRANE
Pasi degjoi relatorin Tom Ndreca, prokurorin Nezir Gjoka qe kerkoj ndryshimin e vendimit persa i perket mases se denimit te pandehurin me avokatin Zamir Shtylla e Nexhdet Kambo qe kerkuan po ndryshimin e vendimit duke kualifikuar veprat ne “Kanosje” e “Armembajtje pa leje” ,Av.Lin Alia per te pandehurin Paulin Preni dhe si vleresoj aktet ne dosje,
VEREN

Vendimi penal Nr.701-71, dt.25.07.2011 i Gjykates se Rrethti Gjyqesor Kurbin eshte i drejte ne teresine e tij pra dhe ne cilesimin ligjor te veprave por dhe ne caktimin e mases se denimit per te pandehurin Dede Kolici, prandaj duhet lene ne fuqi duke u gjetur si ankimi i te pandehurit Dede Kolici dhe apeli i prokurorit te tille qe nuk permbajne shkaqe ligjore dhe prova te ndryshme nga ato te analizuara nga gjykata e faktit qe te sherbejne per cenimin e vendimit.


Nga provat e shqyrtuara ne seance rezulton e provuar dy te pandehurit Ded Kolici dhe Paulin Preni, ushtronin aktivitet privat duke tregtuar artikuj te ndryshem industrial ne vendin e quajtur "tregu i Qytetit Lac", ku aty kane ne posedim tre dyqane, dy i pandehuri Paulin Preni dhe nje i pandehuri Ded Kolici, te cilat jane afer njeri-tjetrit. Me date 01.06.2010, rreth ores 10:30, mes bashkeshorteve te te pandehurve, shtetaseve Liljana Preni dhe Lena Kolici, ka pasur nje debat ne lidhje me nje kliente qe kishte shkuar per te blere tek dyqani i shtetases Liljana Preni, per probleme konkurence, ne shitjen e sendeve. Gjate debatit, ato kane fyer me fjale njera-tjetren ku te gjendur afer dyqaneve ne debat jane perfshire dhe te pandehurit Paulin Preni dhe Ded Kolici te cilet kane shkembyer fjale dhe ofendime ndaj njeri- tjetrit, ndersa rezulton se kane nderhyre persona te tjere, duke mos i lene te ziheshin, te pandehurit dhe familjaret e tyre.Rreth ores 19:30, te pasdites, me date 01.06.2010, ne kohen kur te pandehurit, Ded Kolici dhe Paulin Preni, bashkeshortet e tyre dhe Mikeli, djali i familjes Preni, kane filluar duke mbledhur sendet per te mbyllur dyqanet, eshte filluar perseri nje debat, i cili ka qene i ashper mes personave te dy familjeve, te pranishem ne vendin e ngjarjes, debat i cili eshte zhvilluar ne nje ambjent, mes dy dyqaneve te administruara nga dy te pandehurit. Ne debat e siper, dy te pandehurit Ded dhe Paulin kane shprehur fjale fyese, ofenduese ndaj njeri - tjetrit. Ne kete kohe i pandehuri Ded Kolici, i eshte drejtuar Paulinit, me fjalet se " O un o tinuk shkojme gjalle ne shtepi"dhe menjehere eshte nisur drejtim te dyqanit te tij, i cili ishte shume afer vendit ku zhvillohej debati. Ne keto rrethana, i pandehuri Paulin Preni eshte larguar nga vendi ku ndodhej, duke kaluar ne krahun tjeter te rruges, ku ndodhej dyqani tjeter, i tij. I pandehuri Ded menjehere ka dale nga dyqani me nje arme automatik, te cilin e ka mbushur dhe sapo ka vazhduar per te qelluar ne drejtim te Paulinit, menjehere, i ka nderhyre duke i kapur armen, bashkeshortja e Paulinit, Liljana, duke i ndryshuar dhe drejtimin e qitjes me qellim te mos e lejonte te qelloj ne drejtim te Paulinit. Nderkohe ne ndihme te Liljanes ka shkuar dhe Mikeli, djali i te pandehurit Paulin Preni, i cili i ka kapur dhe ai, armen te pandehurit Ded Kolici, duke e penguar te qellonte ne drejtim te Paulinit. Gjate kesaj kohe, i pandehuri Paulin Preni, ka dale nga dyqani i tij me nje arme pistolete ne dore, nderkohe qe i pandehuri Ded, megjithse i kishin kapur armen familjaret e Paulinit, ka qelluar ku predhat e armes kane goditur ne vendin perballe, ku ndodhej Paulini. Njekohesisht ka qelluar me armen pistolete dhe i pandehuri Paulin Preni, ne drejtim te Dedes, ku ndodheshin dhe dy pjestaret e tij te familjes dhe ndersa qellonte, eshte afruar ne drejtim te vendit, ku ndodheshin, Deda dhe familjaret e Paulinit, duke perleshur me njeri-tjetrin. Shtetasit Liljana dhe Mikel, te ndihmuar dhe nga i pandehuri Paulin, i cili eshte gjendur prane tyre, kane bere te mundur ti heqin armen automatik nga duart, te pandehurit Ded Kolici, i cili tashme ishte i plagosur ne pjesen e qafes.Ne kohen qe i pandehuri Paulin i ka marre armen Dedes, ka hedhur ne toke armen pistolete, me te cilen kishte qelluar disa here dhe ka mbajtur ne dore tashme, armen automatik, ndersa i pandehuri Ded Kolici, sic ishte i plagosur, i ndihmuar nga shtetasi Martin Korriku, i cili ka ardhur aty menjehere pas ngjarjes, eshte larguar nga vendi i ngjarjes, ku me pas i ndihmuar nga Martini dhe persona te tjere eshte derguar ne spitalin e Qytetin Lac e pastaj ne Spitalin Ushtarak Tirane. Ne te njejten kohe, ka rezultuar se ishin plagosur ne kembe, shtetasit Mikel Preni dhe liljana Preni, te cilet jane transportuar per ne spitalin Ushtarak Tirane, ku kane marre dhe ndihmen mjeksore.

Po ashtu ka rezultuar e provuar se ne kohen kur i pandehuri Ded Kolici, ka tentuar per te qelluar me arme ne drejtim te Paulinit, ne nje largesi rreth 20m, nga Paulini, ka plagosur ne kembe, shtetasen Fitnete Osmani, e cila ka qene duke ecur ne kembe, bashke me shtetaset Hume Allamani dhe Ana Osmani, ku pastaj shtetesja Fitnete eshte derguar menjehere ne spitalin Ushtarak Tirane. Menjeher pas ngjaijes, ne vendngjaije kane shkuar forca te policise te nderhyeijes se Shpejte te repartit 731, qe ndodheshin me sherbim ne Qytetin Lag, te cilet kane kapur ne flagrance te pandehurin Paulin Preni, i cili ndodhej ne vendin e ngjaijes dhe mbante ne dore nje arme automatic, ndersa menjehere kane filluar veprimet hetimore.

Nga kqyeija e vendit te ngjaijes ka rezultuar se ne vendin e ngjarjes jane nje arme automatik me Nr. 14183557, i cili ne folen e tij kishte nje fishek dhe kishte te vendosur nje kreher me 23(njezete e tre) fisheke, gjashte gezhoja te shperndara ne menyre te shrregullt, mod.56 kal.7.62mm, nje arme pistolete, me mbishkrimin "P.Bereta cal 9 ocrti=m 1934 Brevettato gardone vt 1938 XVI" me nje kreher pa fishek, shtate gezhoja te kalibrit 9mm, dy predha te fishekeve te kalibrit 9mm nje berdhame e predhes te armes luftarake mod. 56 kal.7.62mm, te cilat jane sekuestruar me cilesine e proves materiale, te cilat i jane nenshtruar ekspertimeve perkatese.

Nga akti i ekspertimit teknik balistik me numer 4939, date 16.06.2010, ka rezultuar se arma e zjarrit me nr. 14183557 eshte automatik mod.56 kal.7.62mm, ne gjendje te rregullt teknike dhe realizon qitje normalisht, 6 (gjashte) nga 13(trembedhjete) gezhoja te gjetura ne vendin e ngjarjes, i perkasin fishekeve te mod.56 kal.7.62mm dhe jane qitur nga arma automatik me nr. 14183557. Arma e zjarrit objekt ekspertimi me mbishkrimin "P.Bereta cal 9 ocrti=m 1934 Brevettato gardone vt 1938 XVI", e kalibrit 9mm, eshte ne gjendje te rregullt teknike dhe realizon qitje normalishte, 6 (gjashte) nga 13(trembedhjete) gezhojat i perkasin fishekeve te kalibrit 9mm dhe jane qitur nga arma pistolete BERETA, e gjetur ne vendin e ngjarjes, ndersa nje gezhoje eshte e kalibrit 9mm, por nuk eshte qitur nga arma objekt ekspertimi.

Nga akti i ekspertimit teknik- balistik me nr.4943, date 16.06.2010, ka rezultuar se dy predhat e sekuestruara ne vendin e ngjaijes i perkasin fishekeve te kalibrit 9mm dhe se jane qitur nga arma pistolete BERETA, e gjetur ne vendin e ngjaijes. Nga akti i ekspertimit teknik-balistik me nr.4692, date 08.06.2010, ka rezultuar se berthama e predhes e sekuestruar ne vendin e ngjarjes i perket pjeseve perberese te nje predhe fisheku standart luftarak mod.56 kal.7.62mm, e cila nuk paraqet gjurme me vlera identifikuese per krahasim.

Po ashtu ne vendin e ngjarjes, gjate kqyrjes se fasadave dhe qepenave metalike te dyqaneve, jane fiksuar disa vrima te emertuara me shkronjat A, B, C, te shkaktuara ame arme zjarri, ku me vendim perkates eshte kryer ekspertimi balistik. Nga akti i ekspertimit teknik-balistik me nr.2785, date 04.04.2011, ka rezultuar se demtimet e evidentuara ne vendin e ngjarjes shenuara me germat "A, B, C" jane shkaktuar nga predha ose pjese te deformuara te qitura nga arme zjarri, ku demtimi i shenuar me germen "A" eshte shkaktuar nga predhe e qitur me arme zjarri e kalibrit te mesem 7.62 mm-9mm ndersa per dy demtimet tjera nuk eshte bere e mundur te jepet nje konkluzion i sakte.Nga nderhyrja kirurgjikale e bere nga mjeket, ne kemben e shtetasit Mikel Preni, eshte gjetur nje predhe arme zjarri, e cila eshte sekuestruar me cilesine e proves materiale dhe i eshte nenshtruar ekspertimit perkates. Nga akti i ekspertimit tekniko-balistik me nr.4938, date 16.06.2010, ka rezultuar se predha i perket pjeseve perberese te fishekeve standarte luftarak te kalibrit 9mm dhe eshte qitur nga pistoleta BERETA kaliber 9mm e sekuestruar ne vendin e ngjarjes.

Nga akti i ekspertimit mjeko-ligjore me nr.863 date 15.06.2010, i shtetases Fitnete Osmani, ka rezultuar se ne trupin e te demtuares, ka demtim te shkaktuar me arme zjarri, demtime te cilat hyjne ne kategorine e te rendave. Po ashtu pas kryerjes se riekspertimit, nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor me nr.683, date 06.05.2011, ka rezultuar pervec te tjerave se ne trupin e te demtuares konstatohen demtime tejshkuese me arme zjarri, ne kofshen e djathte te kembes, drejtimi i qitjes eshte nga mbrapa-para, nga posht lart dhe lehtesisht nga e majta ne te djathte. Nga akti i ekspertimit me nr.847, date 14.06.2010, te demtuares Liljana Preni, ka rezultuar se ne trupin e saj ne kercirin e majte verehet plage e shkaktuar me arme zjarri, demtime te cilat hyjne ne kategorine e atyre qe kane shkaktuar humbjen e aftesise se perkohshme per pune ne masen mbi 9(nente) dite. Nga akti i ekspertimit mjeko-ligjore me nr.832, date 11.06.2010, te demtuarit Ded Kolici, ka rezultuar se ne trupin e tij konstatohet nje plage arme zjarri ne fytyre dhe qafe, demtime te shkaktuara nga predha e armes se zjarrit, demtime te cilat kane qene te rrezikshme per jeten ne castin e shkaktimit te tyre. Po ashtu pas kryerjes se riekspertimit, nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor me nr.767, date 12.05.2011, ka rezultuar se ne trupin e shtetasit Ded Kolici, konstatohen plage tejshkuese arme zjarri, ne qafe dhe kofshen e djathte, plage tangenciale arme zjarri ne supin e djathte, drejtimi i qitjes ne trupin e shtetasit Ded Kolici ka qene nga e djathta ne te majte dhe nga para-prapa, ku distance e qitjes, lloji dhe kalibri i predhes nuk eshte percaktuar. Nga akti i ekspertimit mjeko-ligjore me nr.1475, date 13.10.2010 i te demtuarit Mikel Preni, ka rezultuar se ne trupin e shtetasit Mikel Preni, ne kercirin e majte verehet vrime hyrje, si rezultat i qitjes me predhe arme zjarri, demtime te cilat hyjne ne kategorine e atyre demtimeve te cilat sjellin per pasoje humbjen e aftesise se perkohshme per pune ne masen mbi 9(nente)dite.

Menjehere pas ngjarjes, jane sekuestruar rroba te pandehurve Paulin Preni

dhe Ded Kolici, te shtetasve Mikel Preni, Fitnete Osmani, si dhe u jane marre ne siperfaqet e duarve me mjete perkatese, nese konstatohen faktore plotesues si ato te qitjes me arme zjarri, prova te cilat i jane neshtruar ekspertimeve perkatese.

Nga aktet e ekspertimit me nr.4655, date 08.06.2010, nr.4672, date 08.06.2010, nr.4674, date 08.06.2010, nr.4673 date 08.06.2010, nr.4650, date 08.06.2010, nr.4654, date 08.06.2010, ka rezultuar se ne rrobat e dy te pandehurve ne pjeset e gjurmekopjuesve te marra nga duart e tyre dhe te shtetasve Mikel e Liljana Preni, jane fiksuar nitrite dhe nitrate, te cilat jane te pranishem dhe tek mbeturinat e faktoreve plotesues te qitjes. Po ashtu ne rrobat e te pandehurit Ded Kolici, jane konstatuar disa demtime, shkaktuara nga kalimi i predhave te qitura me arme zjarri, ku ne nivel te demtimeve te tyre, ka depozitime nitritesh dhe nitratesh te cilat jane te pranishme dhe te mbeturinat e faktoreve plotesues te qitjes.

Jane pyetur me cilesine e personave qe kane dijeni per vepren penale, persona qe kane qene ne vendin e ngjarjes, te demtuarit si dhe persona qe kane dijeni per rrethanat e hetimit, shtetasit Lena Kolici, bashkeshortja e te pandehurit Ded Kolici, Liljana Preni, Mikel Preni, familjare te pandehurit Paulin Preni, si dhe Hume Allamani, Fitnete Osmani( e demtuar), Ana Osmani, Gjon Gjonaj, Lutfie Mehmeti, Isuf Tafili dhe Martin Korriku, te cilet kane sqaruar per rrethanat e ndodhjes se ngjarjes, per veprimet e sejcilit prej te pandehurve, rrethana te pershkruara hollesisht me lart.

Nga teresia e provave shkresore, veprimeve ne vendin e ngjarjes, akteve te ekspertimit, deklarimeve te personave qe kane qene ne vendin e ngjarjes dhe personave qe kane ardhur ne dijeni te ngjarjes se ndodhur, ne teresine e tyre rezulton se i pandehuri Ded Kolici, pas konfliktit me te pandehurin Paulin Preni ka shkuar menjehere ne dyqanin e tije, ka marre armen automatik dhe pasi e ka mbushur, ka tentuar per te qelluar ne drejtim te Paulinit, i cili ndodhej ne anen tjeter te rruges, por menjehere shtetesja Liljana, duke u gjendur afer Dedes, ka nderhyre duke i kapur atij armen, duke i ndryshuar drejtimin dhe kendin e qitjes, ndihmuar dhe nga Mikeli, kjo provohet duke pasur parasyshe faktin se ne anen tjeter te rruges, ne nje largesi rreth 20m nga vendi ku ndodhej Paulini, predhat kane rene ne fasadat e dyqaneve, ndersa nje nga predhat ka plagosur shtetesen Fitnete Osmani, ku nje predhe eshte gjetur dhe tek pellgu i gjakut, ku ishte plagosur Fitnete Osmani.

Po ashtu ka rezultuar se i pandehuri Paulin Preni, i ndodhur ne rrethanat kur eshte gjetur perpara nje kanosje shume serioze, ne menyre te dukshme, duke pasur parasysh fjalet e shprehura nga Deda, si dhe faktin se ai ishte ne dijeni se Deda mbante arme ne dyqan, ka ikur menjehere dhe ka marre nje arme pistolete qe kishte ne dyqan dhe pasi ka pare, se Deda ka tentuar te qelloi me arme ne drejtim te tij, ka qelluar dhe Ai ne drejtim te shtetasit Ded Kolici, ku ndodheshin dhe familjaret e tij. I pandehuri Paulin, duke qelluar me arme, eshte afruar tek i pandehuri, ku i ndihmuar nga familjaret e tij i ka marre atij armen automatik, ndersa me pas ka nderprer dhe veprimet ndaj te pandehurit Ded Kolici, megjithse kishte mundesite per te qelluar ndaj tij, pasi i ka marre armen automatik.

Per sa siper, nga provat e administruara ne fashikullin e gjykimit, provohet plotesisht se i pandehuri Ded Kolici, me veprimet e tij, ka konsumuar te gjithe elementet e vepres penale "Vrasja me dashje" mbetur ne tentative, parashikuar nga neni 76, 22 i K.Penal. Ndersa i pandehuri Paulin Preni, me veprimet e tij, ka konsumuar te gjithe elementet e vepres penale "Plagosja e rende ne kapercim te kufijve te mbrojtjes se nevojshme", parashikuar nga neni 88/b i K.Penal.

Lidhur me masen e denimit ne apelin e prokurorit pretendohet se gjykata nuk ka vleresuar drejte rrethanat lehtesuese e renduese dhe pavaresisht nga rrezikshmeria e madhe e vepres e ka ulur denimin nen maksimum e parashikuar nga ligji duke zbatuar nenin 53 te K.Penal.Kete argumentim te prokurorit ky kolegj nuk e gjen te drejte, kjo sepse ne vendimin e gjykates jane permendur te gjitha rrethanat qe parashikon ligji ne caktimin e mases se denimit ka vleresuar rrezikshmerine e veprave por dhe ate te autorit i cili eshte familjar , i padenuar me pare, sherrin dhe debatet e lindura ne konflikt, pendimin per veprat e kryera etj por dhe normalizimin e marredhenieve midis tij dhe te pandehurit Paulin por dhe familjareve te tyre etj.

Po keshtu ndryshe sa pretendohet ne apel, ne caktimin e denimit gjykata nuk ka zbatuar nenin 53 te K.Penal per ulje denimi nen kufijte e parashikuar nga ligji por nenin 23 te ketij kodi sipas te cilit kur krimi mbetet ne tentative ( sic eshte ne rastin ne gjykim) gjykata zbut denimin dhe mund ta ule ate nen minimumin e parashikuar nga ligja ose cakton nje lloj denimi me te bute nga ai i parashikaur ne ligj.Edhe ankimi i te pandehurit nepermjet avokateve te tij nuk ka asnje baze ligjore e te provuari qe te jemi para vepres penale te “Kanosjes” sic pretendohet.

Te gjitha provat si shkencore dhe me deshmitare provojne qartazi se cilesimi ligjor i faktit te ndodhur eshte “vrasje e mbetur ne tentative” parashikuar nga nenet 76 e 22 te K.Penal.



Po te jemi para vepres penale te “Kanosjes” nga ana objektive veprimet duhet te jene te tilla serioze qe si nga forma dhe permbajtja te mos lene asnje dyshim tek i demtuari se vepra per te cilen behet kanosja do te ndodhe , kurse ne rastin ne shqyrtim i pandehuri ka perdorur armen automatik dhe ka qelluar ne drejtim te pandehurit duke i shkaktuar plage te rende dhe jo vetem kaq por kane qene nderhyrjet e personave te tjere qe vrasja ka mbetur ne tentative, fakt ky i provuar me shume prova qe me larte jane permendur dhe vepra ka ndodhur ne rrethanat e nje zenie, konflikti serioz i nisur midis bashkeshorteve te dy te pandehurve dhe e perfunduar prej tyre.

PER KETO ARSYE
Gjykata e Apelit Tirane ne baze te nenit 428/1 germa “a” te K.Pr.Penale
VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit Nr.701-91, dt.25.07.2011 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kurbin.
Tirane me 07.03.2012

ANETAR ANETAR KRYESUES

A.HAXHIALUSHI F.QATO T.NDRECA

dv dv dv

Vertetohet njesia me origjinalin KANCELAR/Altin GJANA/



Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©atelim.com 2016
rəhbərliyinə müraciət