Ana səhifə

Kujtesa, kjo mrekulli njerëzore!


Yüklə 158.5 Kb.
səhifə1/4
tarix26.06.2016
ölçüsü158.5 Kb.
  1   2   3   4
Kujtesa, kjo mrekulli njerëzore!

Përfytyroni një njeri që ka humbur kujtesën! Ai i ngjet një objekti që lëviz për inerci në hapësirë, pa qëllim e sens.

Në raste të tilla ai kërkon përkujdesjen e një njeriu normal, me kujtesë.

Kujtesa është virtyt njerëzor. Sa më e fortë, sa më e qartë të jetë ajo, aq më cilësore është veprimtaria njerëzore në një fushë apo në një tjetër. Kujtesa është eksperiencë e dobishme për të ndërtuar të sotmen dhe të ardhmen. Një njeri me kujtesë të dobët është një njeri me risk të lartë dështimesh në jetë.

Në veprimtarinë njerëzore ndërthuret mrekullisht kujtesa individuale me kujtesën kolektive. Shpesh dominon njëra mbi tjetrën.

Përfytyroni çfarë ndodh kur njeriu humb apo zbeh kujtesën! Edhe më katastrofike bëhet çështja kur turmat, popujt humbin kujtesën. Aty ndërpritet udha drejt së ardhmes, aty ngrin edhe e sotmja. Që në lashtësinë greke njihej mrekullia njerëzore e kujtesës dhe manipulimi i saj. Te vepra e Homerit Odiseut dhe miqve të tij, për t’u shkulur kujtesën dhe për t’u ndërprerë rrugën për në Itakë, në një ishull misterioz u jepen farat e Latofagut. Pas përtypjes së tyre grekët e famshëm harruan nga ishin nisur, harruan nga kishin ardhur, harruan ku do të mbërrinin. Ata u kthyen në robër të kohës së tashme.

Harresa, e kundërta e kujtesës, shpesh mbërthen individë e turma të tëra. Shpesh harrojmë se kemi jetuar në diktaturën më të egër komuniste, shpesh harrojmë se individë me energji negative u kanë shkaktuar fatkeqësi individëve dhe vendit në diktaturë, ndonëse sërish kërkojnë protagonizëm edhe sot. Shpesh harrojmë se për ndërtimin e një institucioni ka meritë x-i apo y-i. Shpesh harrojmë se në krijimin e fytyrës së një partie apo shoqate janë vlerat y-it apo x-it.

Çdo organizëm politik apo shoqëror mbështetet mbi një sistem vlerash. Ato vlera krijohen ditë pas dite, vit pas viti, jo në një ditë. Të shpërfillësh këto vlera të krijuara do të thotë të kesh humbur kujtesën.

Kur harresa pushton mendjen e një njeriu dëmi është i madh, por kur harresa përfshin turma, parti politike, krahina të tëra, atëherë dëmi është i pallogritshëm. Dhe nis anarkia e vlerave. Brenda një partie,madje brenda një shoqërie ndodh që këmbët shfaqen si kokë dhe kokat si këmbë.

Brenda një institucioni antivlerat shfaqen si vlera dhe vlerat si hedhurina. Kur kujtesa dëmtohet rëndë vjen një kohë kur virtyti i kërkon ndjesë vesit, siç thotë Shekspiri.

Individët me kujtesë të fortë e kanë detyrim t’u flasin atyre me kujtesë të zbehtë. Kur nuk dëgjojnë, t’u bërtasin. Kur nuk duan të dëgjojnë, të ulërasin. Ndryshe le të përtypim farat e Latofagut dhe të sillemi në hapësirë si objekte pa sens e kuptim.


  1. Hima


Dega e PD-së Berat me kryetar të ri

Ndriçim Hysi komandohet nga selia blu

Ditën e mërkurë më 28 qershor 2006 erdhi në qytetin e Beratit FlamurNoga, sekretar organizativ i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Në selinë e degës së PD-së Berat z. Noga komunikoi emrin e kryetarit të ri të degës së PD-së Berat, Ndriçim Hysin, mjek. Kryetari i ri i komanduar i degës së PD-së plotësoi vakumin e krijuar pas dorëheqjes së paevokueshme të Dritan Haznedarit, kryetarit të zgjedhur të kësaj dege.

Sipas komunikimit zyrtar të sekretarit Noga kryetari i komanduar Hysi do të udhëheqë degën e Partisë Demokratike të Beratit gjatë zgjedhjeve të kryetarëve dhe kryesive të nëndegëve, deri në zgjedhjen e kryetarit të degës.

Kalendari i veprimtarive fillon menjëherë me zgjedhjet në nëndegë të kryetarëve dhe kryesive përkatëse. Brenda muajit korrik 2006 do të zgjidhen kryesitë dhe kryetarët e nëndegëve dhe brenda shtatorit do të zgjidhet kryetari i degës së PD-së Berat.

Lajmëtari



Nisin investimet për rrugët
Qeveria në udhën e realizimit të premtimeve
Në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve në datat 19 dhe 21 qershor 2006 janë zhvilluar tenderimet për objektet:

1. Sistemim Asfaltimi Berat-Ura e Kuçit-90 000 000 lekë

2.Lushnje-Ura e Kuçit- 80 000 000 lekë.

3.Castell Park-Drobonik- 50 000 000 lekë.

Vlera prej 220 000 000 lekësh që po investohet në sistemin rrugor në Rrethin e Beratit është shumë herë më e lartë se investimet e kryera në sistemin rrugor në 8 vjet të qeverisjes socialiste.

Firmat fituese sipas akseve rrugore janë “Salillari” shpk dhe “GPG” shpk të njohura për punime me cilësi në investimet e kësaj natyre.

Në DPRr ka përfunduar edhe tenderimi i projektit të Urës së Re të Goricës si dhe rrugës që do të lidhë këtë urë me rrugën nacionale Berat-Skrapar.

Me përfundimin e projektit pritet dhe financimi i këtij objekti që do të lehtësojë trafikun në qytetin e Beratit.

Vetë DMRr Berat me fondet në dispozicion do të kryejë ndërhyrje të tjera pjesore që do të bëj të mundur që akset rrugore në rrethin e Beratit të plotësojnë standartet e Rrugëve të kategorisë I.

Lajmëtari



Piktorët Dervishi e Polovina në Ekspo Art Tirana 2006

Kryeministri Berisha viziton pavionin e artistëve të Beratit

Ministri Leskaj ble “Mangalemin” e Dervishit

Piktorët beratas Kastriot Dervishi dhe Agron Polovina morën pjesë në panairin e parë të artit bashkëkohor “Tirana Ekspo Art 2006” që u zhvillua nga 26 deri në 30 qershor në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës në Tiranë, ku morën pjesë 148 artistë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Ky panair u organizua nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Galeria Kombëtare e Arteve si dhe Qendra Ndërkombëtare e Kulturës. Artistë, galeri arti nga të gjitha trojet shqiptare për here te të pare finalizuan me sukses të parin panair të artit pamor shqiptar. Panairi krijoi mundësinë konkrete për publikun e gjërë të kryeqytetit të kontaktojë me vizionet, tendencat, dhe individualitetet e artistëve bashkëkohorë shqiptarë që jetojnë brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Artistët beratas Dervishi e Polovina kishin pavionin e tyre ku ekspozuan krijimet e tyre me motive nga qyteti i Beratit. Por ajo që vlen të theksohet është suksesi i tyre në këtë panair. Pavionin e tyre e vizitoi edhe Kryeministri i Shqipërisë zoti Sali Berisha si dhe Ministri i TKRS zoti Bujar Leskaj, cili njihet edhe si koleksionist veprash arti.

Që në orën e pare të panairit veprat e artistëve Dervishi e Polovina tërhoqën vëmëndjen e koleksionistëve për t’i pasur në koleksionet e tyre. Ministri Leskaj bleu veprën e Kastriot Dervishit “Mangalemi” ndërsa një diplomat amerikan veprën e Agron Polovinës “Rrugicë në Mangalem”

Lajmëtari

Vapa pushton Beratin dhe Kuçovën


Dy ditët e fundit temperaturat në qytetin e Beratit kanë shënuar rritje të konsiderueshme deri në mbi 30 gradë, gjë e cila është shoqëruar me rritjen e numrit të të prekurve nga epidemitë e stinës dhe sëmundjet kardiake. Jo vetëm mjekët e qendrës spitalore të këtij qyteti, por dhe mjekët e familjeve që shërbejnë nëpër lagje, janë përballur ditët e fundit me kërkesat në rritje të qytetarëve për ndihmë shëndetësore. Bluzat e bardha që shërbejnë 24 orë pranë repartit të urgjencës, bëjnë të ditur se, ndonëse nuk bëhet fjalë për një situatë alarmante, pasi kujdesi ndaj shëndetit, sidomos ai ndaj i fëmijëve është shumë i lartë. Këta të fundit janë më të predispozuar për t’u prekur nga epidemitë e stinës. Çdo ditë pranë këtij reparti mësohet se paraqiten mbi 20 pacientë për të marrë ndihmë mjekësore, kryesisht fëmijë, por nuk mungojnë dhe grupmoshat e tjera paraqiten me epidemitë e njohura të verës me simptomat e temperaturës dhe humbjes së rezistencës.

Gjate 5 diteve te fundit ne qytetin e Kucoves este verejtuar nje rritje e madhe e temperaturave te cilat dje kane shenuar kulmin me 42 grade celsius. Sipas specialisteve te sinoptikes, mesohet se temperatura me e larte eshte arritur ne zonat naftmbajtese. Kjo per arsye se kane ndikuar nenproduktet e naftes dhe vete zona e nxehte nga vendburimet e saj te naftes.

Nderkohe, drejtuesit e bashkise dhe ata te shendetesise u kane bere thirrje banoreve qe t’i ruhen kesaj rritjeje te temperatures, e cila vazhdon te kete tendenca rritjeje edhe ne ditet ne vazhdim sidomos ne kete qytet. Me te rrezikuar gjate kesaj periudhe duket se jane puntoret e naftes qe punojne ne terren te cilet nuk i shmangen dot rrezeve te forta te diellit.

Po ne te njejten kohe, drejtoria e spitalit te Kucoves po merr masa te shpejta per furnizimin me mendikamentet e duhura ne qendrat shendetesore te qytetit dhe fshatrave, per t’u ardhur ne ndihme njerzeve. Sipas specialisteve metereologjike mesohet se kjo rritja e temperaturave ne kete mase ka ndodhur edhe 32 vjet me pare, ne vitin 1974, ku temperatura arriti ne keto shifra , pra 42 grade.


Apeli le ne fuqi 23 vjetet e burgut per Zarif Bregun
Pritet ekstradimi i tij nga Torino
Gjykata e Apelit e Vlorës ka dënuar me 23 vjet burg në mungesë Zarif Bregun, i njohur si “i forti i Urës Vajgurore”. Me këtë vendim, Gjykata e Apelit ka qenë e të njëjtit mendim me kolegët e togave të zeza të Gjykatës së Shkallës së Parë të Beratit, të cilët vetëm pesë muaj më parë kanë dhënë vendimin për dënimin e Zarif Bregut, i njohur edhe me emrat Zalo apo Gentjan Tano, me 23 vjet burg. Bregu, i cili është dënuar në mungesë, ka qenë i akuzuar për “vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, “shkatërrim prone” dhe “armëmbajtje pa leje”, akuza këto të mbështetura në nenet 76, 283 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Pas vendimit të dënimit nga Gjykata e Shkallës së Parë e Beratit, më 16 nëntor të vitit të kaluar, Zarif Bregu është shpallur person në kërkim. Vetëm pak ditë më parë ka qenë policia e Interpolit, ajo që ka vënë në pranga në Torino të Italisë, atje ku dhe Bregu fshihej prej më se dy vjet, ndërsa pritet ekstradimi i tij.


Oksidental” kthen ne identitet token e pusit te naftes
E bindur se ne kete zone, ne thellesine prej 5 mije metra nuk ka nafte apo gaz, “Oksidental” vendosi braktisjen e saj, por jo duke ulur pristigjin e saj, si nje nga kompanite me te medha te shpim kerkimeve ne bote. E vendosur per kthimin ne identitet te sheshit te shpimeve, “Oksidental” betonoi grykat e puseve “Shpiragu 1” e “Shpiragu 2” dhe me pas i hapi rruge punimeve te firmes “Salillari”per te permbyllur detyrimet e saj.

Punetore e mekanizatore te kesaj te fundit thane per gazeten se per zbatimin e ketij projekti punojne 9 automjete te renda dhe mbi 60 punetore, te cilet deri tani kane zhvendosur mbi 1.5 milion metra kub dhera mbi sheshin e shpimit. Por, qe ky shesh te kthehet ne toke bujqesore ne pronesi te 18 fermereve te fshatit Mbreshtan,sipas projektit te Anglo Amerikanes “Oksidental” shtresa e fundit do te mbushet me 80 cm dhe, me aktivitet mikrobiologjik, te cilin mjetet e renda te firmes do ta sjellin nga larg. Sipas tyre, perfaqesues te “Oksidental” kane dite qe po punojne per gjetjen e dherave te tille, qe permbushin parametrat e nje toke bujqesore me aktivitet normal.

Me tej, punetore e mekanizatore te firmes “Salillari” sqarojne se “Oksidental” eshte ne tratativa me Bordin e kullimit dhe ujitjes ne Berat, qe te perdor si dhe biologjik, aluvionet e kanaleve te para kulluese dhe ujitese dhe ato te baseneve ujembledhese, ku pritet qe ky Bord te kete nje leverdi ekonomike te jashtezakonshme. Por krahas tyre, “Oksidental” po punon edhe per blerjen e sasive teper te medha te plehut organik nga fermeret private

25 vjet burg per Shkelqim Beqirajn
Gjykata e Beratit ka dënuar me 25 vjet burg në mungesë, Shkëlqim Beqirajn, i akuzuar për vrasjen e dy të rinjve nga i njejti fshat me të. Beqiraj gjatë gjithë procesit gjyqësor, është gjykuar në mungesë i mbrojtur nga avokati i tij Et’hem Mahmutaj. Beqiraj është gjykuar në bazë të akuzave “vrasje në rrethana të tjera cilsuese, në bashkëpunim” dhe “mbajtje të municioneve pa leje”. Pas 12 seancave, gjykata ka deklaruar fajtorë Beqirjan dhe në bashkim të dënimeve vendosi ta dënoj në mungesë me 25 vjet burg. Edhe prokurori i çështjes, Skënder Mestani kërkoi 25 vjet burg për Shkëlqim Beqirajn. Prokuroria bëri të ditur se Shkëlqim Beqiraj ka vrarë në bashkëpunim me dy persona të tjerë, dy 20 vjeçar në qendër të fshatit Samatiç. Ngjarja ka ndodhur me 21 mars të vitit 2001 dhe pas breshërisë së kallashnikovit kanë mbetur të vdekur, 20-vjeçarët Marglen Cani dhe Valter Bega.
Përgjigje zotit Agim Mehqemeja në shkrimin e tij për Dr. Dhimitër Kajanën në gazetën “Lajëmtari”, dt. 26.06.2006

Zoti Agim Mehqemeja,

Lexuam shkrimin tuaj për Dr. Kajanën, botuar në Gazetën “Lajmëtari”, të datës 26 qershor 2006. Në kohën e demokracisë që po jetojmë, çdo qytetar ka të drejtë të shprehë opinionet e tij për një temë të caktuar, vetkuptohet që edhe ju bëni mirë që i shprehni ato në lidhje me gjyshin tonë, Dr. Dhimitrin, ashtu si i mendoni. Po ajo që bie menjëherë në sy në shkrimin tuaj nuk është dashamirësia për të shkruar të vërtetën objektive, përkundrazi e maskuar në aludime të stërholluara deri në tymnaja, del tendenca juaj për ta veshur me një hije dyshimi, madje për ta zhvehur fare nga ideali patriotik veprimtarinë e mjekut të nderuar, paraardhësit tonë martir të atdheut Dr. Dh. Kajanën. Dhe kjo jo rastësisht, apo pa dashje, përkudnrazi me qëllim të caktuar duhet denigruar ky personalitet i shquar, i cili ndryshe nga shumë patriotë që i mbijetuan persekutimit të pushtetit turk, dha gjënë më të shtrenjtë të njeriut, jetën në moshën 44 vjeçare, bashkë me Baki Gjebrean, Ismail Klosin, Muharrem Lleshin dhe Hajredin Fratarin, duke u bërë kështu dëshmorë.

Interesante, zoti A. Mehqemeja, këtë gjë, me sublimen njerëzore, ju bëni sikur e keni harruar në shkrimin tuaj dhe kapeni pas ditarit të Babë Dudës, Shyqyri Lakrës si dhe shprehni dyshime për ngritjen e flamurit në lagjen Kala. Na lejoni të shprehim edhe ne faktet tona, për ato çka të përmendura më lart, ju i shihni të pavërtetuara.

Historia është e vërtetë që dueht të mbështet në dokumenta t ëkohës. Por në kohën e Turqisë deh të luftës së parë botërore, veç gazetave të pakta shqiptare, të botuara jashtështetit, në Shqipëri shtypi ishte pothuaj inekzistent. Kështu që ne dueht të kërkojmë si në kohën e sotme të dhënat për ngjarjet e atëhershme. Në të tilla raste marrin përparësi ditaret e bashkëkohësve dhe kujtesa historike, kolektive popullore. Z. Mehqemeja kërkon që Babë Duda të shkruajë jo vetëm për martesën e Dr. Kajanës, por edhe për aktivitete, mbledhje patriotësh etj. Zotëria bën sikur harron, por në fakt e di mirë që Babë Dudës turqit i kishin djegur shtëoinë në Kala, e survejonin dhe e përndiqnin, pra e kishin në grykë të pushkës. Si rrjedhojë Babë Duda duhej të ishte mjaft i matur, prudent dhe të bënte kujdes deri në shkrimin e ditarit të tij, i cili mund të binte në duart e autoriteteve turke dhe ëkshtu të bëhej shkas për të dëmtuar të tjerët. Përsa i përket ditarit të shyqyri Lakrës, dikur në muzeun e qytetit, sot i zhdukur, sipas atyreve që e kanë lexuar, në këtë ditar është protokolluar edhe vendimi i Bashkisë së Beratit që e ngarkonte Dr. Kajanën me misionin e negociatorit për shmangien e gjakderdhjes ndaj popullatës beratase nga ana e vorioepirotasve, mision të cilin koha e atëhershme vërtetoi që ai e kreu me sukses.

Zoti Mehqemeja vë në dyshim datën e ngritjes së flamurit në Kala, sepse kjo nuk është e shkruajtur në shtypin e kohës, për të cilin shtyp inekzistent ne kemi arguemntuar më lart. Vendi i ngritjes së flamurit ka qenë kisha e Shën Mitrit dhe dihet që tradicionalisht edhe sot e kësaj dite kjo kishë mëshohet njëherë në vit dhe pikërisht ditën e shenjtit që është datë fikse, gjithmonë më 26 tetor. Meqënëse Ddr. Kajana kishte emrin Dhimitër, pra të shenjtit të kishës, banorët patriotë të Kalasë, të lagjeve të poshtme dhe patriotët e ardhur nga mërgimi ia besuan atij këtë nder me lavdi historike. Kjo ngjarje jo aq e largët, rreth 95 vjet më parë është arshivuar në kujtesën e banorëve të Kalasë dhe vazhdon të përçohet nga gjeneratat e vjetra në ato të reja deri më sot. Analigjikisht kujtojmë këtu ngritjen e flamurit nga Gori Naska në fsahtin Vokopolë të Urës Vajgurore. Edhe për këtë ngajrje historike nuk kemi të shkruara në shtypin e kohës, megjithatë historiografia jonë nuk e ka vënë atë në dyshim. Atëherë me të drejtë mund të bëjmë pyetjen: pse për Vokopolën qenkërka e vërtetë ngritja e flamurit dhe pse për Kalanë e Beratit dueht të vihet në pikpyetje, kur dihet që shqiptarët historikisht më shumë kanë luftuar se sa kanë shkruar? Për më tepër vetë zoti Mehqemeja më 6 qershor 2003 në tubimin e intelektualëve demokratë deklaroi se “para ngritjes së flamurit në Vlorë, Berati kishte dhënë shembuj pozitivë”. Zotëria në fjalë, i cili përmend çuditërisht me kompetencë emra oficerësh e gjeneralësh turqë në Kala, e di shumë mirë që në fund të tetorit ushtria turke ishte mundur, dërmuar nga ushtritë e aleancës ballkanike deh ata pak ushtarë që kishin mbetur në Berat nuk kishin as të hanin.

Të dhënat tona për Dr. Kajanën janë marrë nga intelektualë të spikatur, ndër të cilët po përmendim disa emra: Prof. Skënder Luarasi, atdhetar, sehf katedre në universitetin e Tiranës dhe Dr. Dhimitër Shurdha, mjek bashkëkohës në Berat, Llambi Goxhomana i vjetri, patriot dhe kumbarë i familjes Kajana, Vlash Papa, veteran i arsimit beratas, Thoma Capo, mësues patriot i kohës së Ligj Gurakuqit, Prof. Dr. Fejzi hoxha, mjek i shquar dhe shef klinike e katedre në Universitetin e Tiranës, Kostaq Bulluta-Xhokaxhiu, veteran i arsimit beratas, Jani Veveçka, kimist i AIPA-s, pedagog i shquar dhe drejtor i shkollës pedagogjike, Dr. Josif Nushi, ish-anëtar i kryesisë së shoqatës mjekësore austriake etj., qytetarë të besueshëm dhe të ndershëm si: Bektash Burrimi, veteran i shoqatës “BAshkimi” në lëvizjen fanoliste, Janaq Kumani, Petraq Truja, Xhymyrteka, Arapi, Cici, Papapavli, Dyshniku, Picinane etj.

Qeveria e mbretit Zog, tepër e kujdesshme në trajtimin e barabartë të shqiptarëve sipas përkatësisë fetare, duke vlerësuar veprën e Dr. Dh.Kajanës, i akordoi bursë të tre djemve të tij: i madhi Vasili u arsimua ushtarak, i dyti Nasi studioi me paratë e shtetit në Paris dhe u diplomua mjek, i vogli Gaqi ndoqi shkollën amerikane në Tiranë. Vetëm qeveria komuniste e kaloi në heshtje figurën patriotike të Dr. Dh. Kajanës. Arsyeja e parë u bë djali i madh: kapiteni trim Vasil Kajana iu kudnërvu ballëpërballë qeverisë komuniste, u dënua nga gjyqet e kohës në vitin 1946 dhe vdiq në burg si armik i paepur i regjimit në vitin 1974. Arsyeja e dytë: Dr. Kajana u ekzekutua me varje në litar prej turkomanëve të Haxhi Qamilit. Por Haxhi Qamili i fshatrave të Shqipërisë së mesme i duhej Enver Hoxhës për t’ia servirur aleatëve rusë si figurë analoge me Pugaçovin kryengritës fshatar kundër carit dhe pasanikëve. Duke mohuar veprën patriotike të Dr. Dh. Kajanës ne tregojmë që vazhdojmë ende të kemi komplekse dhe mendësi të kohës së shkuar dhe se jemi ende të papërgatitur për t’u integruar në Europën e Bashkuar, ideal për të cilën dha jetën 9 dekada më parë pararendësi ynë i nderuar.

Dhimitër Vasil Kajana

Xhovan Gaqi Kajana

Serxhi Nasi Kajana

Thoma Gaqi Kajana

Kristela Xhovan Kajana

Eftali Vasil Kajana

Polikseni Nasi Kajana

Llazar Gaqi Kajana

Dora Thoma Kajana

Vasil Dhimitër Kajana



Jo për replikë

Të nderuar pjesëtarë të familjes Kajana, po e shoqëroj reagimin tuaj ndaj shkrimit tim të botuar në gazetën “Lajmëtari” të datës 26 qershor të këtij viti “Disa mendime rreth letrës së familjes Kajana”, vetëm me këtë shënim të shkurtër.

Që në hyrje të shkrimit e kam përcaktuar pozicionin tim qartë. Unë u nisa thjesht për të mbrojtur një të vërtetë dhe për t’u mbrojtue edhe ju nga një gabim që e kishit bërë me dashja apo pa dashje, duke përdorur si dokumente mbështetëse të veprimtarisë së doktor Kajanës dy vepra që nuk kishin fare lidhje me veprimtarinë e tij, ditarin e Babë Dudës dhe ditarin (duhej shkruar kujtimet) e Shyqyri Lakrës. Pikërisht këto vepra nuk duheshin përmendur nga ana tuaj. Gjithashtu për ngritjen e flamurit shpreva një dyshim që e prisja me dëshirë të vërtetohej.

Në vend që ju të bënit replikë me veten tuaj, mundoheni të bëni replikë me mua. Unë nuk kam shtuar asgjë më tepër nga ajo që keni thënë ju vetë. Dhe as kam kërkuar më tepër. Kështu që figurën e gjyshit tuaj jeni ju që e keni cënuar dhe jo unë. Kam theksuar në fund se veprimtaria e çdo personi, jo vetëm e doktor Kajanës, duhet mbështetur në të vërteta të njohura historike dhe jo në trillime dhe i takon historianëve ta thonë fjalën e tyre.



Me respekt

Agim Mehqemeja
80 vjet gjelbërim publik

në qytetin e Beratit
Në mjedisin e bukur të lulishtes para bibliotekës “Vexhi Buharaja”, bashkia Berat dhe drejtoria e ndërmarrjes së gjelbërimit organizuan më 29 qershor 2006 një veprimtari përkujtimore me rastin e 80-vjetorit të krijimit të sipërfaqeve të gjalbërta në qytetin tonë.

Në ballë ishte vendosur një fotokspozitë, ku na zbulohej rruga 80-vjeçare e krijimit të këtyre sipërfaqeve të gjelbëra, me krijimin e lulishtes “Dëshmorët e Kombit”, nga bashkia Berat me kryetar Yzedin Vrionin, në vitin 1926,

Merrnin pjesë pushtetarë vendorë dhe qytetarë.

Fjalën e rastit e mbajti drejtori i ndërmarrjes së gjelbërimit z. Baftjar Kafexhiu. Ai, midis të tjerave tha:

“ Fjala e Baftjarit)
Më pas në emër të bashkisë përshëndeti kryetari, z. Fadil Nasufi:

(Fjala e Fadiit)

Në fund u ndanë titujt e nderit. Për Dr. Ymer Beratin titullin e dorëzoi kryetari i bashkisë Fadil Nafufi. Në emër të familjes titulin e mori i nipi, av. Arens Berati, kurse përshëndeti e mbesa e tij, Nevila Haznedari. Kurse për Amali Manestrën titrullin e dorëzoi kryetari i këshillit bashkiak, z. Vladimir Kmaraku. Në emër të familjes përsjhëndeti i nipi Krisyaq Filipi.

Më pas e morën fjalën edhe qytetarë të pranishëm. Midis tyre veçojmë z. Berberi, Miti Kusta, Miti Topi, Qemal Bejko.

Më pas u promovua libri “Mirëmbajtja e sipërfaqeve të gjelbëra në qytetin e Beratit” hartuar nga Baftjar Kafexhiu.

Veprimtaria u mbull me një koktejl.


Lajmëtari
Fjala përshëndetëse me rastin e 80-vjetorit të shërbimit publik të gjelbërimit

Të nderuar pjesëmarrës, miq dhe të ftuar!

Të gjithë ne jemi mësuar dhe kemi krijuar kalendarin e festave të karakterit historiko-kulturor, ose manifestime dhe vepritmari të ndryshme, disa prej të cilave janë bërë monotone e rutinore.

Sot jemi këtu, për të pagëzuar, 80 vjetorin e shërbimit publik të gjelbërimit dhe luleshtarisë për qytetin e Beratit. Kjo festë merr kuptim dhe meriton vëmendje jo vetëm se evokon histori dhe e rendit Beratin si qytet me traditë dhe hershmëri, në këtë fushë, por është një sinjal për të reflektuar nga të gjithë për të rregulluar xekuilibrimet dhe deformimet që ka pësuar natyra dhe sipërfaqet e gjelbërta në Shqipëri.

Thuhet se “Më shumë bën zhurmë një pemë që bie, se një pyll që rritet!”

Tek ne ka ndodhur e kudnërta:

“Nuk kemi parë dhe dëgjaur në kohën e duhur zhurmën e pyjeve që kanë rënë dhe shkretuar natyrën, pa bërë fjalë për shtimin e rinj të drurëve!”

Firdiusi thoshte: “Pak ka prej atyre që i kultivojnë lulet, e shumë ka prej atyre që dëshirojnë t’i këputin kur ato fillojnë të çelin.

Nga këto sentenca dhe realiteti që trashëgojmë, të gjithë ne jemi të motivuar për të kontribuar dhe ndryshuar raportet për shtimin e sipërfaqeve të gjelbërta, të lulishteve dhe parqeve në qytet, në çdo institucion, në çdo familje dhe në çdo ambient, për të krijuar një simbiozë të dhjetëfishaur të raportit të njeriut me bimën.

Ndaj duhet t’i japim jehonë këtij 80-vjetori, si një rast ku nderojmë dhe respektojmë brezat e luleshtarëve të qytetit tonë, “doktorët e klorofiles dhe të mushëkrive të qytetit”, të cilët kanë punuar me pasion e dashuri për të shtuar sipërfaqet e gjelbërta dhe për të shdnërruar Beratin në qytet të luleve dhe gjelbërimit, që për fat të mirë, renditet ndër qytetet e para që e gëzon këtë privilegj në Shqipëri.

Qyteti ynë është i njohur për shumëllojshmërinë e vlerave historike, etnokulturore dhe arkitekturore, dhe një qytet i bukur është i tillë se ka bashkëjetuar dhe ka traditë lulet dhe gjelbërimin.

Berati, përveçse njihet si qytet i bardhë, quhet edhe qyteti i gjelbërt.

Kultivimi i luleve, zbukurimi i oboreve, i avllisë, i driatreve dhe ballkoneve është një traditë që kalon brez pas brezi.

Lulet dhe gjelbërimi i qytetit, janë pjesë e kulturës, e traditës dhe simbol i qytetarisë beratase.

Sot në këtë veprimtari, kam nderin që të falenderoj ata breza lulishtarësh që me punën e tyre fisnike e kanë shndërruar qytetin tonë në një kombinat të gjelbërt.

Kam nderin që të kujtoj me respekt të nderuarin Kryetarin e Bashkisë z. Yzedin Vrioni, si nismëtar i parë i dnërtimit të lulishtes së parë publike në vitin 1926.

Bashkia Berat e trajton me përparësi shërbimin e gjelbërimit dhe nga viti në vit i ka shtuar qytetit vlera në këtë fushë, falë punës dhe pasionit të stafit dhe drejtuesit të ndërmarrjes së gjelbërimit, të cilët kryejnë një shërbim me vlera estetike dhe shëndetësore për qytetarët.

Gjej rastin të falenderoj donatorët, sidomos GTZ, që ka financuar dy projekte për lulishte në qytetin tonë dhe ftoj për patneritet të gjithë donatorët, organizatat joqeveritare, biznesin dhe sipërmarrjen që të kontribuojnë në shtimin e sipërfaqeve të gjelbërta dhe parqeve në Berat.

Zhvillimet e sotme urbane janë prirur drejt ndërtimeve që e kanë rritur prezencën e betonizimit të qyteteve dhe të zvogëlimit të raporteve në favor të gjelbërimit. Kjo tendencë kaotike duhet të marë fund, ndërkohë që ndërtuesit e pallateve i kanë borxh qytetarëve sistemimin dhe gjelbërimin e territorit ku ata ndërtojnë.

Unë përshëndes dhe nxis çdo inisiativë private që kërkon të investojë në qytet për ambiente shplodhëse, lulishte, kënde lojërash për fëmijë, terrene sportive, etj., duke realizuar kështu interesa reciproke në partneritetin publiko-privat dhe duke u bërë shembull të kontributit për shtimin e vlerave dhe zbukurimin e qytetit tonë.

Një shembull dhe model sinjikativ është kompleksi “Ti je ëngjëll”, që ka ndërtuar në Rajoni Nr. 1 z. Luan Koka, dhe kompleksi Castell Park në rrugën e Drobonikut që ka ndërtuar z. Zamir Spathara.

Duke inkurajuar dhe përgëzuar këta investitorë, rasti i 80-vjetorit të ndërmarrjes së gjelbërimit, më jep mundësinë që të shprehim mirënjohje dhe të nderojmë në emër të Këshillit Bashkiak dy figura të njohura të gjelbërimit dhe të kultivimit të luleve, Dr. Ymer Berati dhe znj. Amalia Manestra.

Dr. Ymer Berati ishte diplomuar Doktor në drejtësi, por ai mori edhe diplomën e Mjeshtrit të gjelbërimit. Ai njihet si kultivues i trëndafilave, duek mbetur në kujtesën e qytetit tëtij të dashur Beratit, dhe të Shqipërisë nëj trëndafil i mirësisë dhe i shpirtit punëtor.

Zonja Amali Manestra mbetet simbol dhe shembull i luleve, falë aftësive dhe reflekseve të lindura për të punuar me lulet. Ajo mbetet një rast unikal në këtë fushë dhe është e pakonkurueshme nga botanistë të mirëfilltë, ndaj dhe mbahet mend dhe thëritet nga qytetarët beratas si “gruaja e luleve”.

Për t’i nderuar këto figura, Këshilli Bashkiak i Beratit i akordon Dr. Ymer Beratit titullin “Mjeshtër i gjelbërimit” (pas vdekjes) dhe znj. AMalia Manestra titullin “Mjeshtër e luleve” (pas vdekjes).

Ky është një akt vlerësimi dhe përjetësimi, që në fakt këto figura i gëzojnë prej kohësh nga dashuria, respekti dhe mirënjohja e qytetarisë beratase.

Faleminderit

Fadil Nasufi

  1   2   3   4


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©atelim.com 2016
rəhbərliyinə müraciət