Ana səhifə

Bashkimi evropian


Yüklə 183 Kb.
tarix26.06.2016
ölçüsü183 Kb.



BASHKIMI EVROPIAN
ZYRA E BASHKIMIT EVROPIAN NË KOSOVË /

PËRFAQËSUESI SPECIAL I BASHKIMIT EVROPIAN

KOMUNIKATË PËR SHTYP



BE-ja shënon ditën kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Prishtinë, 18 tetor 2013


Zyra e BE-së në Kosovë/PSBE ka organizuar të premten, më 18 tetor, një konferencë për shtyp me rastin e Ditës kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Kjo ngjarje po ashtu ka shënuar mbylljen e fushatës njëmujore për vetëdijesimin e publikut e cila ishte lansuar më 18 shtator në Prishtinë. Fushata Kombëtare Kundër Trafikimit e këtij viti, “Hapi Sytë Kosovë” ka vetëdijësuar publikun për shfrytëzimin e të miturve dhe fëmijëve të cenueshëm, dhe kjo fushatë është udhëhequr nga Koordinatori Kombëtar për Luftën Kundër Trafikimit. Fushata vetëdijesuese publike është lansuar më 18 shtator në Prishtinë më një “rreth rrotullim të njerëzve kundër trafikimit të qenieve njerëzore” që ka përfshirë 60 fëmijë.
Qëllimi i fushatës “Hapi sytë Kosovë”' kundër trafikimit me qenie njerëzore ka qenë informimi i fëmijëve dhe të rinjve, prindërve dhe mësuesve të tyre, punëtorëve socialë dhe shëndetësorë dhe publikut të gjerë për të qenë në gjendje t’i njohin shenjat e shfrytëzimit, përfshirë këtu shfrytëzimin e punës, kërkimin e lëmoshes nga fëmijët dhe abuzimin seksual. Kjo fushatë po ashtu ka pasur për qëllim promovimin e linjës telefonike për fushatën kombëtare kundër trafikimit, si një pikë kontakti kryesore për ndihmë. Numri i linjës për kërkim ndihme është 0800 11 11 2 dhe është e hapur njëzet e katër orë nga e hëna në të premten; tani kjo linjë është në dispozicion në të gjitha rrjetet telefonike celulare dhe fikse në vend.
Zyra e BE-së në Kosovë i është bashkuar partnerëve dhe palëve të interesit në fushatën “Hapi Sytë” 2013, e cila përfshinte institucionet qeveritare, Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), OSBE, ICITAP, GiZ, IOM, “Terre des Hommes” dhe “Caritas Kosova”. Me qëllim të një qasjeje strategjike dhe të koordinuar, Zyra e BE-së në Kosovë ka ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë për Zyrën e Koordinatorit Kombëtar dhe në këtë fushatë përmes ekspertizës në komunikim dhe përmes fondeve që janë shfrytëzuar për organizimin e disa aktiviteteve të mëdha në kuadër të muajit të fushatës, si video dhe radio mesazhet që janë transmetuar në TV-të dhe radiot kombëtare, është organizuar edhe një koncert bamirësie dhe janë organizuar seminare që kanë pasur synim komunitetin romë, ashkali dhe egjiptas në Kosovë.
Ambasadorët e kulturës nga të gjitha komunitetet e Kosovës kanë treguar mbështetjen e tyre, përfshirë kampionen botërore në xhudo, Majlinda Kelmendi, dhe muzikantin MC Kresha & Hana Cakuli; gazetarin Budimir Ničić dhe këngëtarin Bajram Kinolli-Kafu nga Gipsy Groove. Për të rritur vetëdijesimin, Ambasadorët e kulturës, Kafu nga Gipsy Groove, dhe hip-hop artisti MC Kresha më 4 tetor performuan në një koncert në Teatrin Oda, i cili kishte për qëllim mbledhjen e fondeve. Ky koncert ka mbledhur rreth 1000 euro, të cilat do t’u shpërndahen dy strehimoreve lokale për punën e tyre në riintegrim të cilat japin mbështetje praktike për viktimat e trafikimit.

Trafikimi ndikon te të gjitha komunitetet në Kosovë. Kosova nuk është thjesht një vend tranzit, por është edhe një burim dhe destinacion i trafikimit. Vetëm këtë vit, 41 prej 48 viktimave të identifikuara të trafikimit kanë pasur origjinë nga Kosova, ndërsa viktimat e tjera nga Shqipëria dhe Serbia, që dëshmon se numri i viktimave që janë pjesë të komuniteteve të Kosovës është në rritje.


Për më shumë informata, ju lutem vizitoni:
www.hapisyte.org

www.otvorioci.org

www.putartereyakha.org

www.facebook.com/openyoureyeskosovo


___________________________________________________________________



Për më shumë informata, kontaktoni:

Fjolla Çeku, Zyrtare për informim dhe komunikim, fjolla.ceku@eeas.europa.eu,



038 5131 327, 044 508 211

http://eeas.europa.eu/delegations/kosovo



Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©atelim.com 2016
rəhbərliyinə müraciət