Ana səhifə

Rendi I pagëzimit


Yüklə 51 Kb.
tarix25.06.2016
ölçüsü51 Kb.


Rendi i pagëzimit për një fëmijë


RENDI I PAGËZIMIT




Riti i Pranimit
M. Ç’emër doni t’i jepni fëmijës tuaj?
P. E
M. Ç’ka kërkoni prej Kishës së Hyjit për fëmijën tuaj?
P. Pagëzimin.
M. Të dashur prindër, ju kërkoni Pagëzimin për fëmijën tuaj. A e dini

se merrni mbi vete detyrën ta edukoni në fe, në mënyrë që, duke i mbajtur urdhërimet e Hyjit, të dojë Zotin dhe të afërmin si na ka mësuar Krishti?


P. Po, e dimë.
M. Po ti nun (nuneshë), a je i gatshëm (e gatshme) t’i ndihmosh

prindërit e këtij fëmije në detyrën e tyre?


N. Po, jam i gatshëm.
M. E, bashkësia e krishterë të pranon me gëzim të madh. Dhe në

emër të saj unë të shënoj me shenjën e kryqit; pas meje edhe prindërit e tu, edhe nuni (nunesha), do të shënojnë me të njëjtën shenjë të Krishtit Shëlbues.



Lutja e besimtarëve
M. Vëllezër dhe motra, ta thërrasim në ndihmë mëshirën e Zotit tonë

Jezu Krishtit për këtë fëmijë që do të marrë hirin e Pagëzimit, për prindërit e saj, për nunin (nuneshën) dhe për të gjithë të pagëzuarit.

Të lutemi së bashku e të themi: Na dëgjo, o Zot.

L. Që ky fëmijë të jetë i ndriçuar nga misteri i vdekjes dhe ringjalljes

Tënde, të rilindë në jetën e re dhe të bëjë pjesë në Kishën tënde.



Të lutemi

L. Që me hirin e pagëzimit të bëhet nxënës (nxënëse) dhe dëshmitar

(dëshmitare) i/e Ungjillit tënd. Të lutemi.



L. Që i/e udhëhequr nga Ti të ecë në shenjtërinë e jetës dhe të arrijë

jetën e amshuar. Të lutemi



L. Që prindërit e tij (saj), nuni (nunesha) t’i japin atij (asaj) me

ndihmën tënde një dëshmi të qartë feje. Të lutemi



L. Që Ti të ringjallësh në ne hirin e Pagëzimit. Të lutemi

Thirrja e Shenjtërve
M. Shënjtja Maria, Nëna e Hyjit. Lutu për ne.

Shën Jozefi. Lutu për ne.

Shën Gjon Pagëzuesi. Lutu për ne

Shën Pjetri e shën Pali. Lutuni për ne.

Të gjithë Shenjtërit dhe

Shenjtëreshat e Hyjit. Lutuni për ne


Lutja e Çlirimit
M. O Hyj i gjithëpushtetshëm dhe i amshuar, Ti e dërgove Birin tënd

në botë, për të shkatërruar pushtetin e djallit, shpirtin e së keqes, dhe njeriun që të kalonte nga errësira në mbretërinë e mrekullueshme të dritës sate, po të lutemi me përvujtëri: çliroje këtë fëmijë nga njolla e mëkatit të rrjedhshëm, bëje tempull të madhërisë sate, banesë të Shpirtit Shenjt.

Nëpër Krishtin, Zotin tonë.

P. Amen

Lyerja Parapagëzimore
M. Po të lyej me vaj, shenjë e shpëtimit: të forcoftë me fuqinë e tij

Krishti Shëlbues, i cili jeton dhe mbretëron në shekuj të shekujve.


P. Amen.

LITURGJIA E SAKRAMENTIT
Bekimi dhe thirrja e Hyjit përmbi ujë
M. Vëllezër të dashur ti lutemi Hyjit të gjithëpushtetshëm, që këtë

fëmijë ta rilindë në jetën e re me anë të ujit dhe të Shpirtit Shenjt.


M. O Atë i plotmëshirshëm nga burimi i Pagëzimit ke bërë të rrjedhë në

ne jeta e re si bij të Zotit.



P. Lavdi ty, o Zot.
M. Ti nga uji dhe nga Shpirti Shenjt bën me të gjithë të pagëzuarit një

popull të vetëm të Krishtit.



P. Lavdi ty, o Zot.
M. Ti vë në zemrat tona Shpirtin e dashurisë sate për të na dhënë

lirinë dhe paqen.



P. Lavdi ty, o Zot.
M. Ti thërret të pagëzuarit që të shpallin me gëzim Ungjillin e Krishtit

në tërë botën.



P. Lavdi ty, o Zot.
M. Dhe tani bekoje këtë ujë për pagëzimin e fëmijës që t’i ke zgjedhur

dhe thirrur në jetën e re të fesë së Kishës, që të ketë jetën e amshuar.

Nëpër Krishtin, Zotin tonë.

P. Amen
M. Për misterin e këtij uji të shenjtëruar nga Shpirti yt, bëj të rilindë

jeta e re në këtë fëmijë, që ti thërret në pagëzim në fenë e Kishës, që të të ketë jetën e amshuar.

Nëpër Krishtin, Zotin tonë.

P. Amen.
Mohimi i djallit dhe dëshmimi i fesë
M. Të dashur prindër dhe nuna, fëmija që keni sjellë për të pagëzuar,

me anën e sakramentit të pagëzimit, tani do të marrë, në saje të dashurisë hyjnore, jetën e re prej ujit dhe Shpirtit Shenjt. Është detyra juaj të mundoheni t’a edukoni në fe ashtu, që kjo jetë hyjnore të ruhet prej njollave të mëkatit dhe të shkojë duke u shtuar në të dita-ditës. Nëse, pra, të mësuar nga besimi juaj, jeni të gatshëm ta merrni mbi vete këtë detyrë, le t’ju bjerë në mend Pagëzimi juaj, mohoni mëkatin dhe dëshmoni besimin tuaj në Krishtin, që është besimi i Kishës, në të cilën pagëzohet fëmija.


M. A i bini mohit djallit?

P. Po, i bie mohit.

M. Dhe mbarë veprave të tij?

P. Po, u bie mohit.

M. Dhe krejt madhështisë së tij?

P. Po, i bie mohit.

M. A besoni në Hyjin, Atin e gjithëpushtetshëm, krijuesin

e qiellit e të tokës?



P. Besoj.

M. A besoni në Jezu Krishtin, një të vetmin Birin e tij, Zotin tonë,

lindur prej Marisë Virgjër, që pësoi dhe qe varrosur, u ngjall dhe qëndron në të djathtën e Atit?



P. Besoj.

M. A besoni në Shpirtin Shenjt, në Kishën e shenjtë katolike, në

shoqërinë e shenjtërve, në faljen e mëkateve, në ngjalljen e trupit dhe në jetën e pasosur?



P. Besoj.
M. Dhe Hyji i gjithëpushtetshëm, Ati i Zotit tonë Jezu Krishtit,

i cili na rilindi me ujë e me Shpirtin Shenjt

dhe na dha faljen e mëkateve,

ai na ruajtë me hirin e vet për jetën e pasosur,

në Jezu Krishtin, Zotin tonë.

P. Amen.
Pagëzimi
M. A doni, pra që, E…, ta marrë Pagëzimin në fenë e Kishës, të cilën

tani të gjithë së bashku e dëshmuam?



P. Po, duam.

M. E..., unë po të pagëzoj në emër të Atit, ☩

të Birit ☩

e të Shpirtit Shenjt ☩
Lyerja me krizmën e shenjtë.
M. Hyji i gjithëpushtetshëm, Ati i Zotit tonë, Jezu Krishtit, i cili të liroi nga mëkati dhe të rilindi me ujë dhe me Shpirtin Shenjt: Ai po të shuguron me krizmën e shëlbimit, kështu që, i /e bërë pjestar (pjestare) e popullit të Tij, mbetesh gjymtyrë e Krishtit meshtar, profet e mbret për jetën e pasosur.
P. Amen
Dorëzimi i petkut të bardhë
M. E… je bërë krijesë e re dhe je veshur me Krishtin. Ky petk i bardhë të qoftë shenja e dinjitetit. Mbaje pa njolla për të gjithë jetën, që të hysh në jetën e pasosur.
Dorëzimi i qiriut të ndezur
M. Merrni dritën e Krishtit.
M. Juve, o prindër dhe nuna, ju besohet kjo dritë ta mbani gjithmonë të

ndezur, që fëmija juaj, i/ e shndritur prej Krishtit, të jetojë gjithmonë si fëmijë drite dhe duke qëndruar në fe, bashkë me të gjithë shenjtërit në banesën qiellore të mund t’i dalë para Zotit që po vjen.


Effetà
M. Jezusi Zot, që bëri të dëgjojnë të shurdhërit dhe të flasin memecët,

të dhashtë mundësinë të dëgjosh sa më shpejt fjalët e tij dhe ta dëshmosh fenë në nder dhe lavd të Hyjit Atë.


P. Amen

M. Je pagëzuar në Krishtin.

Je veshur me Krishtin.



Aleluja, Aleluja.


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©atelim.com 2016
rəhbərliyinə müraciət