Ana səhifə

Përmbajtja Preambula


Yüklə 356.5 Kb.
səhifə3/3
tarix18.07.2016
ölçüsü356.5 Kb.
1   2   3

Neni 17.

Grumbullimi i dokumentacionit dhe burimeve tjera


  1. Komisioni grumbullon materiale burimore relevante të shkruara dhe elektronike, siç janë:

  1. dokumentacioni i institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare dhe vendore të grumbulluara me qëllim të dokumentimit të krimeve të luftës, zbulimit të kryerësve, ndriçimi për fatet e të humburve, ose për çfarëdo qëllimi tjetër;

  2. burimet e huaja dhe vendore të shkruara dhe elektronike, duke përfshirë, por duke mos u kufizuar vetëm në dokumentacionin e Qeverise, Kuvendit, Presidencës, vetëqeverisjeve lokale dhe territoriale, ndërmarrjeve publike dhe private, ushtrisë, policisë, dhe shërbimeve informative;

  3. aktgjykimet gjyqësore, transkriptet, shkresat gjyqësore dhe prokuroriale të Tribunalit Ndërkombëtar Penal për ish Jugosllavinë, gjykatave dhe prokurorive nacionale në shtetet kontraktuese dhe gjykatave tjera të cilat - zhvillojnë procedura për krime lufte të kryera në territorin e ish Jugosllavisë në bazë të kompetencave universale;

  4. lënda tjetër arkivore-;

  5. burimet mediale të shkruara dhe elektronike;

  6. fotot, video dhe audio incizimet;

  7. burimet tjera lidhur me lëndën e hetimeve; dhe

  8. mendimet e shkruara të ekspertëve dhe përfaqësuese të institucioneve, dhe organizatave të përgatitura me ftesë të Komisionit ose me vetiniciativë të autorëve.


Komisioni mbledh burimet relevante të shkruara, elektronike dhe materiale”. Por, të gjitha këto janë burime materiale. Nuk ka elektronike, të shkruara dhe materiale, sepse të gjitha janë materiale. (Branislav Radulović, Asociacioni i avokatëve të Malit të Zi, Mali i Zi, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)


  1. Në rast se personi ose organi shtetërorë refuzon të dërgojë dokumentacionin Komisionit, duke u thirrur në detyrën ligjore për ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave, zbatohet dispozita e nenit 11, paragrafi 3 dhe 4, i këtij Statuti.



Neni 19 .

Dëgjimet publike të viktimave dhe personave tjerë


  1. Komisioni mban dëgjime publike në të cilat viktimat flasin mbi vuajtjet e tyre dhe të afërmeve të tyre.


Pse, “personat e afërm të tyre”? A nuk mund të jetë viktimë, edhe ai i cili nuk është i afërm i viktimës, por që ka të dhëna për atë person. Sa njerëz kanë vdekur së bashku, e që nuk kanë qenë të afërm mes veti, nuk kanë qenë farefis. (Branislav Radulović, Asociacioni i avokatëve të Malit të Zi, Mali i Zi, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)


  1. Dëgjimet publike përfshijnë edhe kryerësit e veprave të cilët kanë karakter të krimit të luftës ose të shkeljeve të rënda e të drejtave të njeriut, dëshmitarët si dhe persona që iu kanë ndihmuar viktimave.




  1. Dhënia e deklaratave në dëgjimin publik është me vullnet.




  1. Me rastin e dëgjimeve publike Komisioni mund të aplikojë masa për mbrojtjen e identitetit, si dhe masa të veçanta për mbrojtje të integritetit psiko – fizik.




  1. Mediet elektronike në pronësi shtetërore, gjegjësisht serviset publike, në hapësirat e RSFJ-së së dikurshme, kanë për detyrë të transmetojnë dëgjimet publike. Mediet elektronike komerciale kanë të drejtë të transmetojnë dëgjimet publike, nën kushte të njëjta dhe sipas rregullave të cilat vlejnë dhe për mediet në pronësi shtetërore, përkatësisht servile publike.


(...) shteti nuk mundet ti urdhëroje shërbimit publik, se çfarë të emitojë. (Branislav Radulović, Asociacioni i avokatëve të Malit të Zi, Mali i Zi, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)


  1. Dëgjimet publike mund të mbahen në lokalitete të ndryshme.


Neni 21.

Rregulloret e Komisionit
Komisioni nxjerr rregulloret e veçanta me të cilat rregullohet metodologjia unike për:


  1. marrjen e deklaratave,

  2. grumbullimin e dokumentacionit,

  3. rregullimin e procedurave për dëgjime publike,

  4. rregullimin e sesioneve tematike, dhe


Pas paragrafit (d), do të shtoja, - “rregullimi i sesioneve tematike’, si dhe propozoj të shtohet paragrafi (e) – se duhet të hartohet rregullorja për të bërë shikimin e humbjeve në njerëz.. (Amir Kulaglić, këshilli koordinues i Koalicionit për KOMRA-në, BeH, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)


  1. çështje të tjera të rëndësishme për punën e Komisionit.


Neni 35.

Privilegjet dhe imuniteti


    1. Me qëllim të ruajtjes së pavarësisë së Komisionit dhe veprimtarisë së tij të pa penguar, anëtarët/anëtaret e Komisionit dhe të punësuarit/punësuarat në Komision, gjatë kohës së kryerjes së funksioneve të veta gëzojnë privilegjet dhe imunitetet si vijon:




  1. imunitet nga paraburgosja dhe sekuestrimi i bagazhit personal;


Imuniteti nga burgimi, nuk është e drejtë absolute. Unë pyes, çfarë nëse ndonjëri anëtarë do të zihej në kryerje të ndonjë vepre penale. (Margarita Nikolovska, Instituti për të drejtat e njeriut, Shkup, Maqedoni, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)


  1. imuniteti nga të gjitha llojet e procedurave ligjore në raport me mendimin e shprehur dhe veprimin, në mirëbesim, brenda kornizave të kryerjes së detyrave, dhe

  2. përjashtimi nga çfarëdolloj kufizimi të lirisë së lëvizjes në raport me kryerjen e punëve dhe detyrave të Komisionit, dhe në raport me vajtje dhe ardhje në shtetin në të cilin kryejnë funksionin.




    1. Imuniteti i paraparë me paragrafin 1, pika (b) të këtij neni, [ALT. B: në raport me shprehjen e mendimit] mbetet në fuqi edhe pas pushimit të detyrës së anëtarit/anëtares së Komisionit, gjegjësisht me përfundimin e angazhimit në Komision.




    1. Komisioni ka për obligim të ndërpres imunitetin e anëtarit/anëtares dhe të punësuarit/punësuarës nëse vërteton se imuniteti do të sjell pengesa në rrjedhën e drejtësisë dhe do të rrezikojë besimin e opinionit në punën e Komisionit.


Neni 45.

Gjetjet mbi kryerësit


  1. Komisioni ka autorizim që në Raportin përfundimtarë të vërtetojë se faktet e grumbulluara tregojnë për atë që personi i caktuar ka kryer krim lufte, gjegjësisht shkelje të rëndë e të drejtave të njeriut. Gjetja e tillë nuk ka efekt të aktgjykimit gjyqësor, dhe nuk paragjykon vendimin e gjykatës në rast të një ndjekje penale.


Absolutisht, mendoj se askush në këtë botë, përveç gjykatave nuk është i autorizuar, të bëjë diç të tillë, e as KB nuk mund të themelojnë një komision, të cilin do ta autorizojë të vërtetojë fajësinë individuale (...) Nëse komisioni vjen deri te të dhënat e tilla, dhe bëhet fjalë për ndonjë person të gjallë, atëherë ato të dhëna t’ia dorëzojë prokurorit kompetent, por ajo e dhënë nuk mund të hyjë në raport. (Munib Halilović, Prokuroria në BeH, BeH, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)


  1. Në raportin përfundimtar, Komisioni nuk mund të nxjerr gjetjet kundër ndonjë personi nëse nuk ka ndërmarr të gjithë hapat e arsyeshëm, që:




  1. të njoftoj atë person lidhur me qëllimin e vet që të nxjerr gjetje jo të volitshme;

  2. ti komunikojë personit përmbajtjen e gjetjes, të dhënat në bazë të të cilave nxirret gjetja, si dhe shkaqet në të cilat është bazuar gjetja e tille, dhe

  3. ti ofrojë personit mundësinë që në afat të arsyeshëm të përgjigjet në gjetjen e propozuar.




  1. [ALT. A: Nga pikëpamja e rasteve të cilat janë proceduar në prezencë të akuzuarit, para Gjykatës ndërkombëtare ose vendore, Komisioni do ti referohet aktgjykimit përkatës në raportin përfundimtarë.]

[ALT. B: Nga pikëpamja e rasteve të cilat janë proceduar në prezencë të akuzuarit, para Gjykatës ndërkombëtare ose vendore, Komisioni mund ti referohet aktgjykimit përkatës në raportin përfundimtarë.]




Neni 46.

Obligimet e parlamenteve dhe qeverive për shqyrtimin e Raportit përfundimtarë


    1. Pas publikimit të Raportit përfundimtar, kryetari/kryesia e çdo shteti kontraktues, raportin ia dërgon kryetarit të parlamentit. Në afat prej një muaji pas pranimit të raportit, kryetari i parlamentit thërret seancë të veçantë të parlamentit, me qëllim të shqyrtimit të gjetjeve dhe rekomandimeve nga Raporti. Në seancë marrin pjesë një ose më shumë anëtarë të Komisionit.


Pra, bëhet fjalë për një dokument shumë serioz, prandaj për shkak të natyrës dhe çështjes së tij, ky dokument, përpos kryetarit dhe parlamentit, do të duhej t’i dorëzohet edhe avokatit kryesor shtetëror apo prokurorit kryesor, sepse ai është personi më kompetent për ndjekjen e veprave penale. (Željko Horvatović, Gjykata e Qarkut në Zagreb, gjykatës, Kroaci, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)


    1. Në afat prej 6 muajsh pas publikimit të raportit përfundimtarë të Komisionit, qeveria e çdo shteti kontraktues miraton dhe publikon në gazetën zyrtare të shtetit kontraktues qëndrimin mbi zbatimin e rekomandimeve.




    1. Në një afat të arsyeshëm pas përgjigjes nga qeveria sipas paragrafit 2 të këtij neni, kryetari i parlamentit në çdo shtet kontraktues thërret seancën speciale të parlamentit me qëllim të shqyrtimit të përgjigjes së qeverisë dhe angazhimit të mundshëm të parlamentit me qëllim të zbatimit të rekomandimit të Komisionit.


PJESA XII – TË NDRYSHME
Neni 47.

Veprat penale dhe sanksionet


  1. Çdo person i cili:




  1. me vetëdije jep të dhëna të rreme Komisionit, gjegjësisht personit i cili vepron në emër të Komisionit;




  1. që me kërcënim, forcë, veprim ose premtim të përfitimeve shtyn personin tjetër për të dhënë të dhëna të rrejshme ose mos dhënien e të dhënave Komisionit,




  1. asgjëson ndonjë dokument ose mjet me qëllim të pengimit të Komisionit që të zbaton hulumtimin, ose




  1. të zbardhë ose në ndonjë mënyrë tjetër zbulon të dhënën të cilën e ka pranuar Komisioni me kusht konfidencialiteti (neni 36 i Statutit),

Konsiderohet se ka kryer vepër penale të dënueshme me dënim me burg deri në një vit, ose me dënim ekuivalent në të holla në shumën prej 5.000 euro.



Këtu kemi faktin që thotë se mund të dënohet me dënim në të holla deri në vlerë 5.000 euro, por këtu mungon vlera minimale e paraparë për dënim, dhe nuk dihet se kjo vlerë prej 5.000 euro, a është minimumi apo maksimumi i dënimit. (Sabit Maliqi, avokat, Kosovë, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)



  1. Sanksionet nga paragrafi 1 zbatohen edhe ndaj personave zyrtarë të cilët pa ndonjë arsye refuzojnë të veprojnë sipas kërkesës së Komisionit, gjegjësisht personit i cili vepron në emër të tij.




  1. Në rast se personi refuzon që ti përgjigjet ftesës, ose refuzon për të dhënë deklaratë para Komisionit, zbatohen dispozitat e nenit 16, paragrafi 6 i këtij Statuti.



Nëse statuti parasheh vepër të veçantë ndëshkimi, atëherë kjo shumë vështirë do të pranohet në parlamente, sepse duhet të kemi parasysh se këtë do të duhet ta pranojnë të gjitha shtetet. (Nikola Bešenski, Gjykata e Qarkut në Vukovar, Kroaci, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)
[përshkrimi i veprave penale] është diçka që fare nuk mund të ekzistojë në statut. (Daliborka Knežević, avokate, Mali i Zi, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)
Është paraqitë një vepër e re penale, por a ka nevojë për te? (...) të gjitha këto që po përmenden këtu, sigurisht janë inkriminuar, prandaj [propozohet] zbatimi i ligjit penal i shteteve. (Munib Halilović, Prokuroria në BeH, BeH, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)
Ne me një statut, me të cilin përcaktohet funksionimi i brendshëm i një trupi i vërtetojmë faktet e veprave penale, kjo është e pamundur (...) “Veprat penale dhe sanksionet” – kjo nuk mund të përcaktohet me këtë akt (...) Duhet të aplikohet ligji nacional për veprat penale – sanksionet ligjore në mospërgjigje dhe zbatimin sipas procedurës? Pse të mos ekzistoj zbatimi i duhur. (Branislav Radulović, Asociacioni i avokatëve të Malit të Zi, Mali i Zi, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)
(...) gjithashtu me këtë statut nuk mund të përcaktohet se çka është vepra penale, çfarë është sanksioni dhe kush e vendos atë sanksion. Këtë, gjithashtu, duhet pasë parasysh në nenin 6. Konventa e Evropës për të drejtat e njeriut. Pse e them këtë? Nëse dikush do të dënohet në këtë mënyrë, ai sigurisht do të shkojë në Strasburg, dhe pastaj me të vërtetë është çështje e hulumtimit thelbësorë se çfarë është ky statut, dhe a është e mundur me këtë statut, dikush të dënohet në atë mënyrë, apo gjykata në esencë e merr kompetencën me statut, e jo në bazë të ligjit. (Margarita Nikolovska, Instituti për të drejtat e njeriut, Shkup, Maqedoni, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)
(...) të shënohet që të zbatohen ligjet nacionale të shteteve nënshkruese . (Sabit Maliqi, avokat, Kosovë, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.

Neni 48.

Roli i Komisionit në procedimin penal
Komisioni ka autorizime që:


    1. të propozoj, në rast se personi për të cilin Komisioni disponon me indikacione serioze se ka kryer krim lufte ose shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut, të ia komunikojë Komisionit të dhënat me rëndësi për zbulimin e lokalitetit dhe mbetjet mortore të personave të humbur, dhe/ose për zbulimin e kryerësve dhe veprave të tjera, kjo të merret nga ana e gjykatës kompetente – në rast të procedimit – si rrethanë lehtësuese e një rëndësie qenësore me rastin e shqiptimit të lartësisë së dënimit;




    1. ti propozoj kryerësit të gjykuar për vepër penale falje të pjesërishme, nëse një gjë e tillë nuk është në kundërshtim me dispozitat ligjore të shtetit përkatës, nëse ia komunikon Komisionit të dhënat e rëndësishme për zbulimin e lokalitetit me mbetjet mortore për persona të humbur, dhe/ose për zbulimin e kryerësve dhe veprave të tjera; dhe




    1. të propozoj zbutje të jashtëzakonshme të dënimit për personin e gjykuar, nëse një gjë e tillë nuk është në kundërshtim me dispozitat ligjore të shtetit përkatës, nëse ia komunikon të dhënat e rëndësishme Komisionit për mbulimin e lokalitetit me mbetjet mortore të personave të humbur, dhe/ose për zbulimin kryerësve dhe veprave të tjera.


Pse do të vinte dikush, dhe të dënoje vetveten, të bëjë kallëzimin e vet penal, e pastaj të shkojë në burg. E tërë ideja (...) është që njerëzve që u bie ndërmend (...) që ndiejnë nevojë ta pranojnë mëkatin e tyre, u ofroni diçka në këmbim, e ai është amnistimi. Këtu nuk po shoh se e kemi këtë mekanizëm, (...) Çfarë garancioni kemi ne, edhe poqëse e arrijmë marrëveshjen me shtetet? (...) Çfarë garancioni kemi ne, se ata njerëz do të amnistohen? (dr Zdravko Grebo, Fakulteti juridik, Universiteti në Sarajevë, BeH, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)
(...) thotë se propozon falje të pjesshme dhe pastaj në fund thotë zbutje e jashtëzakonshme e dënimit (...) ky është ilaçi juridik të cilin mund ta shfrytëzojë vetëm pala. Kjo është në interesin e tij. Komisioni mund ta mbështesë, ta shprehë mendimin e saj se kjo është diçka e mirë, etj, por nuk mund ta propozojë. Përndryshe, çka do të fitojmë? Në njëfarë mënyre, do ta kemi një propozim, i cili do të refuzohet. Dhe, çfarë kemi bërë – asgjë. Nuk është në interes juridik, që komisioni të kërkojë diçka të tillë, por komisioni mundet, në bazë të këtyre fakteve të ketë, etj, mundësinë që të mbështesë dhe në njëfarë mënyre të ketë mendimin e saj se pse është e nevojshme zvogëlimi apo zbutja e jashtëzakonshme e dënimit, etj. (Margarita Nikolovska, Instituti për të drejtat e njeriut, Shkup, Maqedoni, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)




1   2   3


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©atelim.com 2016
rəhbərliyinə müraciət