Ana səhifə

Përmbajtja Preambula


Yüklə 356.5 Kb.
səhifə2/3
tarix18.07.2016
ölçüsü356.5 Kb.
1   2   3

Neni 13.

Detyrat e Komisionit
Komisioni ka këto detyra:


  1. të grumbulloj të dhëna për rastet e shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut dhe krimeve të luftës, të ofrojë përshkrim të detajuar për to, dhe të pasqyrojë përmes formularëve shkeljet e të drejtave dhe pasojat e tyre;


(...) unë jam për variantin, të shkohet vetëm me krimet e luftës, sepse krimet e luftës me të vërtetë janë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut. (Ibro Bulić, Prokuroria në BeH, BeH, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)

të tregojë formularët” – në gjuhën maqedone kjo nuk ka kurrfarë kuptimi (...) pastaj mundësia për arbitrim (...) . (Margarita Nikolovska, Instituti për të drejtat e njeriut, Shkup, Maqedoni, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)


  1. të grumbullojë të dhëna për fatin e të humburve dhe të bashkëpunojë me trupat kompetente të cilat, në shtetet kontraktuese, merren me hulumtimin për të zhdukurit;




  1. të bëjë inventarizimin e humbjeve njerëzore për:




  1. civilët të cilët kanë humbur jetën ose kanë humbur në ndërlidhje me luftën ose me forma tjera të konfliktit të armatosur; dhe

  2. luftëtarët të cilët kanë humbur jetën, ose kanë humbur në ndërlidhje me luftën ose me forma tjera të konfliktit të armatosur;


Regjistri i humbjeve në njerëz” mendoj se nuk është shprehje mjaft e mirë. Të regjistrohen vetëm humbjet, dhe me këtë rast të mos krijojmë personalizimin e viktimave, mendoj se nuk është humane, dhe ky nuk është mekanizmi të cilin do ta donin viktimat (...) Kështu që, unë këtu do të dëshiroja ta vendosja termin apo shprehjen “vështrimi” por me qëllim të personalizimit. (Amir Kulaglić, Këshilli koordinues i Koalicionit për KOMRA-në, BeH, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)
Desha ta bëj vetëm një intervenim, gjuhësor, më shumë i natyrës psikologjike, e jo ligjore. Në nenin 13, paragrafi (c), “civilët të cilët kanë humbur” mendoj se do të ishte më adekuate folja, kur flasim për viktimat të cilët janë vrarë ose vrarë. (Robert Adrić, Gjykata e Qarkut në Osijek, Zyra për mbështetje viktimave dhe dëshmitarëve, Kroaci, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)


  1. të grumbulloj të dhëna mbi vendet e burgosjes të ndërlidhura me luftën ose me forma tjera të konfliktit të armatosur, dhe të hartojë një regjistrim gjithëpërfshirës;


Nën paragrafin “d” – “të mblidhen të dhënat për vendet e burgimeve”, sërish po flas për tekstin e shkruar në gjuhën maqedone, e shkruar në këtë mënyrë nuk ka kurrfarë kuptimi, pra, duhet të shkruhet – “burgimi i kujt”? Pra, personat të cilët kanë qenë viktima, apo të ceket më qartë se për kënd konkretisht këtu bëhet fjalë. (Margarita Nikolovska, Instituti për të drejtat e njeriut, Shkup, Maqedoni, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)


  1. [ALT. A: të hulumtoj rrethanat politike dhe shoqërore të cilat drejtpërdrejtë kanë sjellë deri te shpërthimi i luftërave, ose i formave të tjera të konfliktit të armatosur, si dhe kryerjes së krimeve të luftës dhe të shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut];

[ALT. B: Të hulumtojë rrethanat politike dhe shoqërore të cilat, duke filluar nga viti 1980, drejtpërdrejtë kanë sjellë deri te shpërthimi i luftërave ose formave të tjera të konflikteve të armatosura, si dhe kryerjen e krimeve të luftës dhe shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut];
(...) është më e mençur dhe më përgjegjëse të mbetet në alternativën A, dhe të mos përcaktohet në vitin 1980, kaq rreptë, sepse atëherë shtrohet pyetja se cili është kriteri as i saktë i përcaktuar, dhe kjo pastaj hap një polemikë të madhe lidhur me këtë pjesë. (Branislav Radulović, Asociacioni i avokatëve të Malit të Zi, Mali i Zi, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)
(...) unë jam për atë që të shkojmë më gjerë, të flasim vetëm për shkaqet e menjëhershme, por pa kufizim kohor. (doc. dr Milan Brglez, Fakulteti i shkencave shoqërore, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)
(...) e mbështesë propozimin që të shkohet me alternativën A. Që të kuptohet më lehtë pse kanë ndodhë ato gjëra të tmerrshme në këto hapësira, duhet ta shikojmë aspektin historik, shoqëroro politik, dhe mendoj se kufizimi në vitet e ’80-ta, sigurisht do të ishte një periudhë e ngushtë kohore. (Amir Kulaglić, këshilli koordinues i Koalicionit për KOMRA-në, BeH, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)
Unë jam për alternativën A, por menjëherë të them se unë jam për atë që të shkohet disa vite para viti ’91, pra jo para vitit ’80. (Nikola Bešenski, Gjykata e Qarkut në Vukovar, Kroaci, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)
(...) është shumë ambicioze të paraqitet për tu hulumtuar rrethanat paraprake politike, shoqërore të cilat kanë sjellë deri te shpërthimi i luftës. Praktikisht, kjo do të thotë të vërtetohet pse ka ndodhë lufta. Kjo është detyrë të cilën e bëjnë shumë institucione tjera, dhe nuk di se a mundet komisioni t’ia parashtrojë vetes një detyrë kaq ambicioze, dhe çfarë do të thotë vetëm të hulumtojë. (Miroslav Alimpić, Gjykata e lartë në Novi Sad, Serbi, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)



  1. të mbajë dëgjime publike për krime të luftës dhe shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut;




  1. të rekomandojë masat të cilat kanë të bëjnë me parandalimin e përsëritjes së shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe reparacionin për viktimat;


Mendoj se do të ishte shumë më mirë poqëse kjo do të ishte e ndarë në dy pjesë, ku do të thuhet – “të propozojë masat të cilat kanë të bëjnë me parandalimin e përsëritjes së shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut:, dhe pastaj qëndrimi tjetër – “të propozojë masat me qëllim të dëmshpërblimit për viktimat”. Mendoj se këto janë dy institute të cilat do të duhej të ndahen në këtë mënyrë. (Branislav Radulović, Asociacioni i avokatëve të Malit të Zi, Mali i Zi, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)
(...) dëmshpërblimi për viktimat do të duhej të jetë nen i posaçëm, dhe ai të jetë para kësaj. (Nikola Bešenski, Gjykata e Qarkut në Vukovar, Kroaci, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)



  1. të hartoj, publikojë dhe prezantojë raportin përfundimtarë.



PJESA E V. – KOMPETENCA E KOMISIONIT
Neni 14.

Kompetenca kohore dhe territoriale e Komisionit.
Komisioni vërteton faktet mbi krimet e luftës dhe shkeljet të rënda të të drejtave të njeriut, të kryera në periudhën nga data 1 Janar 1991 deri më 31 dhjetor 2001, në shtetet në hapësirat e RSFJ-së së dikurshme, dhe hulumton:


    • [ALT . A: rrethanat politike dhe shoqërore të cilat drejtpërsëdrejti kanë sjellë deri te shpërthimi i luftërave ose i formave të tjera të konflikteve të armatosura, si dhe kryerja e krimeve të luftës dhe shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut];

    • [ALT – B: rrethanat politike dhe shoqërore, duke filluar nga viti 1980, drejtpërsëdrejti kanë sjellë deri te shpërthimi i luftërave ose i formave tjera të konflikteve të armatosura, si dhe kryerjen e krimeve të luftës dhe shkeljeve të rënda e të të drejtave të njeriut].


Neni 14, shumë shkurt, paragrafi 1, në mënyrë integrale përmbahet në nenin 12, paragrafi (a), ndërsa alternativat janë të përfshira në mënyrë integrale ne nenin 13, paragrafi (e), thjesht janë për së tepërmi të paraqitura në të dy vendet. (Branislav Radulović, Asociacioni i avokatëve të Malit të Zi, Mali i Zi, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)
Në parim e mbështes variantin A, sepse fjala paraprakisht, për mua nuk do të thotë vetëm një minutë para krismës së pushkës së parë, e cila ka filluar në hapësirat tona. (Zlatko Kulenović, Gjykata supreme e Republikës së Serbisë, BeH, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)

(...) sipas mendimit tim alternativa A, është më e gjerë dhe e jep mundësinë e një sqarimi më të gjerë dhe më konkret. (Margarita Nikolovska, Instituti për të drejtat e njeriut, Shkup, Maqedoni, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)
(...) alternativa B, është më e qartë. (Xhevdet Elshani, Gjykata e Qarkut në Prizren, Kosovë, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)

Neni 15.

Veprat në kompetencën e Komisionit
[ALT. A: Komisioni do të bëj përcaktimin e fakteve në lidhje me krimet kundër njerëzimit dhe kundër të drejtës humanitare ndërkombëtare, si dhe faktet në lidhje me shkeljet e tjera të rënda të të drejtave të njeriut.].
[ALT. B: Krimet e luftës dhe shkeljet e rënda të të drejtave me të cilat merret Komisioni përfshijnë, por nuk kufizohen në:


  1. gjenocidi;

  2. dëbimi;


(...) unë do të kërkoja nga ju që përndjekjes t’ia shtoni – përndjekja jashtë vendit. (Sabit Maliqi, avokat, Kosovë, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)


  1. vrasja

  2. robërimi;

  3. burgosja e kundërligjshme;

  4. torturimi;

  5. zhdukjet e dhunshme;

  6. deportimi dhe zhvendosja e dhunshme e popullsisë;

  7. dhunimi dhe forma tjera të rënda të keqtrajtimit seksual;

  8. marrjen dhe shkatërrimin e pronës në përmasa të mëdha;

  9. marrja e pengjeve;

  10. shkatërrimi i objekteve fetare dhe kulturo-historike;

  11. shfrytëzimi i civilëve dhe robërve të luftës si “mburojë njerëzore”


Po na paraqitet paqartësia në vërtetimin e kompetencës së komisionit. Ato ose janë krime të luftës dhe shkelje të rënda, ose janë vepra penale kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare humanitare. Pra, kjo do të duhej të futet në mënyrë të qartë në të gjitha pjesët ku nevojitet. Sipas aspektit juridik, mendoj se do të ishte më mirë të përdoren shprehjet dhe termet e njohura dhe të vërtetuara deri më tani, veprat penale kundër njerëzimit dhe të drejtës humanitare ndërkombëtare. Sepse, kjo përfshinë një spektër më të gjerë, ndërsa alternativa tjetër përfshinë vetëm dhjetëra lloje të veprave penale të cekura, por nuk kufizohet vetëm në to, prandaj ne mund t’i radhitim 15 sosh, dhe pastaj t’i shtojmë edhe tjerat. Prandaj, mendoj se do të ishte më e qëlluar të jetë alternativa A. (Miroslav Alimpić, Gjykata e lartë në Novi Sad, Serbi, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)

(...) nuk jam përkrahës i radhitjes, veç e veç, siç janë paraqitur në alternativën B, sepse menjëherë vërehet mospërfshirja e disa formave (llojeve) të caktuara të veprave penale kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare, përderisa është shumë e rëndësishme në vetë idenë e KOMRA-së që të përfshihen të gjitha veprat penale kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare, andaj mendoj se ky formulim e përmban thelbin e saj, pra alternativa A, i përfshinë në tërësi të gjitha format e krimeve të luftës. (Ibro Bulić, Prokuroria e BeH, BeH, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)
Neni 15, paragrafi 1, neni nuk e përmend farë krimin e luftës. Fare nuk ekziston, nuk e emëron në kuadër të kompetencës, ndërsa në paragrafin 2, jepet një formulim i cili nuk është juridik – “Krimet e luftës dhe shkeljet e rënda, me të cilat merret komisioni përfshijnë, por nuk kufizohen” (...) Ai [komisioni] është një organ i cili duhet ti ketë specifikat e kompetencës së tij, prandaj ky nen duhet tërësisht të ripërpunohet. (Branislav Radulović, Asociacioni i avokatëve të Malit të Zi, Mali i Zi, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)
Zotëria Bulić, na tha se alternativa B nuk i përfshinë të gjitha veprat të cilat përfshihen në të drejtën ndërkombëtare humanitare. Unë preferoj të mbetet alternativa B, por të shtohen veprat e krimeve të luftës dhe të shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut të cilat nuk janë të përfshira apo radhitura këtu . (Amir Kulaglić, këshilli koordinues i Koalicionit për KOMRA-në, BeH, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)
(...) alternativa A, i ofron të gjitha mundësitë. (Nikola Bešenski, Gjykata e Qarkut në Vukovar, Kroaci, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)
(...) propozoj që në nenin 15, të mbetet alternativa B, e cila i radhitë (numëron) detyrat që janë nën kompetencat e komisionit, dhe në këtë nen të mbeten shkeljet e të drejtave të njeriut, e jo vetëm krimet e luftës. Dhe, krahas kësaj, sipas mendimit tonë, në definicionin e shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut, është dashur të përfshihen edhe fjalët (...) “ndalimi sistematik, arbitrarë apo i paligjshëm apo pengimi për marrjen e shtetësisë, në kuptimin e qasjes për shtetësi, apo ndalimi për të pasë të drejtën në qëndrim të përhershëm. (Neža Kogovšek, Instituti për paqe, Slloveni, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)
(...) mendoj se ky kombinimi i dytë, edhe pse po duket më i saktë dhe më preciz, megjithatë është shumë më i pasaktë se sa i pari, me faktin se unë do të bëja një intervenim në kombinimin e parë. Ku thotë, se komisioni i vërteton faktet në lidhje me, do të duhej të shtohet – “me të gjitha veprat penale kundër njerëzimit dhe të drejtës humanitare ndërkombëtare”. Dhe, pikë. Pjesa tjetër në vazhdim, e tëra është e panevojshme, kjo sipas mendimit tim, natyrisht. Përpos, nëse duam të zgjerohemi në shkeljet e gjëra të të drejtave deri te e drejta në kursime. (Munib Halilović, Prokuroria e BeH, BeH, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)
(...) të shkohet me nenin A, i cili është më gjithëpërfshirës. (Mira Smajlović, Gjykata e BeH, BeH, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)
(...) Sa i përket nenit 15, po shoh se ka shumë diskutime rreth tij. E kam bërë një kombinim, (...) “komisioni vërteton faktet lidhur me veprat penale kundër njerëzimit dhe kundër të drejtës ndërkombëtare humanitare, si dhe faktet në lidhje me shkeljet e tjera të rënda të të drejtave të njeriut”, dhe tani do të shtoja – “për çfarë nuk do të duhej të kufizohej vetëm në to” dhe pastaj do ti radhis këto të tjerat. (Margarita Nikolovska, Instituti për të drejtat e njeriut, Shkup, Maqedoni, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)

PJESA VI. – AUTORIZIMET E KOMISIONIT
Neni 16.

Marrja e deklaratave


  1. Komisioni merr deklaratat mbi krimet e luftës dhe shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut, sipas kompetencës së vet, nga viktimat, dëshmitarët, kryerësit dhe personave të tjerë, për të cilët konsideron që mund të kenë njohuri për provat (faktet) relevante.




  1. Çdo person të cilit, Komisioni, ia dërgon ftesën është i obliguar që të jep deklaratë për Komisionin. Posaçërisht, viktimat nuk kanë obligim për të dhënë deklaratë pranë Komisionit për të vuajturit ose vuajtjet e anëtarëve të familjes.


Kujdes në këtë, “secili person të cilit komisioni ia dërgon ftesën, është i obliguar të japë deklaratë para komisionit” A do të mund ti vërtetojmë të drejtat dhe obligimet e personave të caktuar me statut? Të supozojmë se mundemi, shumë vështirë. Cili do të jetë sanksioni, poqëse kjo nuk bëhet? Kemi shembullin nëse bëhet fjalë për një fshehtësi, por nuk e kemi shembullin e rastit nëse ai thjesht nuk dëshiron, e nuk është fshehtësi. (Branislav Radulović, Asociacioni i avokatëve të Malit të Zi, Mali i Zi, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)
Nëse ne tentojmë t’i detyrojmë njerëzit të flasin, të dëshmojnë për diçka, kjo do të jetë shumë e vështirë, sepse dëshmitari, thjesht nuk është i obliguar të përgjigjet në pyetjet e caktuara. Këtu thuhet – “secili person të cilit komisioni ia dërgon ftesën, është i obliguar të japë deklaratë para komisionit”. Më lejoni, kjo është shumë më e ashpër se sa të gjitha rregulloret penale. (...) më shumë duhet [ti] kthehemi parimit të vullnetit për dhënie të dëshmisë para komisionit. Apo, të eliminohet plotësisht dënimi, apo kjo të vihet në suaza normale. Mendoj se nuk është mirë të përcaktohen veprat penale dhe sanksionet. (Miroslav Alimpić, Gjykata e lartë në Novi Sad, Serbi, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)
Gjatë procesit gjyqësor, ju nuk do të merrni asgjë nga dëshmitari, aty ku i posedoni mekanizmat në bazë të të cilëve ai duhet të dëshmojë, nëse ai nuk dëshiron të tregojë. As për krime të luftës, dhe për asgjë tjetër. (...) Mendoj se më shumë është dashtë të shkohet me vullnetin e tyre. (Nikola Bešenski, Gjykata e Qarkut në Vukovar, Kroaci, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)
KOMRA nuk duhet të ketë kurrfarë instrumentesh të presionit. Shteti përmes ligjit i ka instrumentet e presionit. KOMRA do të duhej të plotësojë atë që ligji dhe drejtësia nuk mundet, dhe këtë do ta bëjë në bazë të vullnetit, sinqeritetit, punës në terren (...) Pra, jam për atë që çdo gjë që ka instrumente të presionit, të mos vihet në statut. Kuptojeni, që secili në mënyrë individuale dhe të ndryshme e përjeton ftesën nga gjykata, ndryshe nga shoqatat apo nga organizatat joqeveritare. Akoma më shumë, nëse bëhet fjalë për punën në terren me komunitetet, ai person sigurisht do të ketë një qasje më pozitive, se sa kur e merr ftesën nga gjykata. (Mira Smajlović, Gjykata në BeH, BeH, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)


  1. Në rast se personi refuzon për ti dhënë deklaratë Komisionit, duke u thirr në detyrimin ligjor për ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave, zbatohen dispozitat e nenit 11, paragrafet 3 dhe 4 të këtij Statuti.




  1. Dispozitat e ligjit për procedurën penale në shtetin kontraktues zbatohen në të drejtën e shkurtimit të dhënies së përgjigjes në çështjet e caktuara dhe lirimit nga detyrimi për të dëshmuar, si dhe çështje të tjera lidhur me marrjen në pyetje të personave, të cilat nuk janë të rregulluara me Statut të Komisionit.




  1. Në kërkesë të dhënësit të deklaratës, Komisioni mund të mundësojë edhe dhënien e deklaratës në mbrojtje të identitetit.




  1. Komisioni fton personat nga paragrafi 1 i këtij neni sipas rregullave për thirrjen e dëshmitarëve, sipas ligjeve të procedurave penale të shteteve kontraktuese në të cilat personat kanë qëndrim të përhershëm apo të përkohshëm. Në propozimin e Komisionit, Gjykata kompetente, me procedurë emergjente, vendos mbi zbatimin e masave të sigurisë për prezencën e personit, duke përfshirë edhe caktimin e dënimeve procedurale për shkak të mos përgjigjes në ftesën e Komisionit, në përputhje me ligjin mbi procedurën penale të shtetit në të cilin bëhet ftesa. Komisioni mund të lidhë, me shtetet kontraktuese, marrëveshje të veçanta për bashkëpunim me organet kompetente në procedurën e thirrjes dhe sigurimit të prezencës së personave.


Kjo që është shkruar në nenin 6, paragrafi 16, mendoj dhe jam e bindur se është në kundërshtim, nëse jo me ligjet e tjera për veprat penale, të paktën me Ligjin për vepra penale i cili është në fuqi dhe aplikohet në territorin e BeH. (Daniela Milovanović, Gjykata e Qarkut në Banja Llukë, BeH, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)
(...) problemi rreth thirrjes së ndonjë personi, dhe i masave ndëshkuese në rast se ai nuk i përgjigjet asaj thirrjeje. Këtë, sigurisht do të duhej rregulluar në mënyrë që KOMRA duhet të lidhë marrëveshje memorandumi me të gjitha organet kryesore ligjore të atyre shteteve, të cilët pastaj atë memorandum do ta inkorporojnë në statutet e tyre dhe do të lejojnë këtë mënyrë të veprimit, sepse ndryshe nuk do të mund ta tejkalojmë atë situatë. (Željko Horvatović, Gjykata e Qarkut në Zagreb, Kroaci, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)

Neni 16, lidhur me rolin e gjykatave, mendoj se kjo nuk ka kurrfarë gjasa që të kalojë apo të pranohet. Në territorin e BeH, kjo do të ishte gjykata e BeH. Një gjykatë, të instancës gati më të lartë, e bëni shërbim të një komisioni. (Munib Halilović, Prokuroria në BeH, BeH, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)
(...) komisioni ia jep kompetencën (juridiksionin) gjykatës. Kompetenca e gjykatës mund të jepet vetëm me ligj. (Margarita Nikolovska, Instituti për të drejtat e njeriut, Shkup, Maqedoni, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)


  1. Komisioni i grumbullon deklaratat:




  1. në vendbanimin apo në vendqëndrimin e dhënësit te deklaratës;

  2. në zyret e Komisionit;

  3. në ambasadat dhe konsullatat e shteteve kontraktuese, nëse kontrata merret në vendet e treta; dhe

  4. në territorin e shteteve të treta, nëse një gjë e tillë nuk është në kundërshtim me dispozitat ligjore të atyre shteteve, dhe në rastet kur viktimat, dëshmitarët dhe personat tjerë nuk mund të japin deklarata në konsullatat dhe ambasadat e shteteve kontraktuese.


Kjo tanimë shkon edhe më larg, (...) pastaj shtrohet pyetja çfarë është te ata [shtetet e treta] procedura ligjore. Atëherë, në atë situatë, a do të mund të aplikohet neni 6, paragrafi 16. (Daniela Milovanović, Gjykata e Qarkut në Banja Llukë, BeH, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)
(...) të shtohet kjo fjali – “në këto raste komisioni të merret me kërkesat apo lutjet për ministrinë e drejtësisë në atë shtet nënshkrues, që shteti ta përcaktojë gjyqin përgjegjës, për vendimet që kanë të bëjnë me lutjet tona, vetëm në rastet kur nuk mund të arrihet marrëveshja me ambasadat në shtetet nënshkruese. (Sabit Maliqi, avokat, Kosovë, Konsultime rajonale me komunitetin e juristëve, Beograd, Serbi, 4 nëntor 2010.)

1   2   3


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©atelim.com 2016
rəhbərliyinə müraciət