Ana səhifə

Parathënie rezolutë e kongresit të drejtshkrimit të gjuhës shqipe parime të PËRGJITHSHME ALFABETI I gjuhës shqipe


Yüklə 0.49 Mb.
səhifə7/7
tarix26.06.2016
ölçüsü0.49 Mb.
1   2   3   4   5   6   7
§ 96

Ndarja e fjalëve në fund të rreshtit mbështetet kryesisht në ndarjen e fjalëve në rrokje, duke marrë parasysh edhe strukturën morfologjike të fjalës.


§ 97

Fjalët njërrokëshe nuk ndahen në fund të rreshtit:


afsh, ankth, bulkth, çmend, dash, dru, kënd, kopsht, lak, lëng, i lig, ngjall, shkrep, shkrumb, tremb, thumb, vrull, zmbraps etj.
§ 98

Ndarja e fjalëve në fund të rreshtit bëhet sipas këtyre rregullave:


a) Bashkëtingëllorja që ndodhet ndërmjet dy zanoresh shkon me zanoren që vjen pas:
ba-rra, bre-dhi, de-ti, do-ra, gë-zim, li-sat, lu-le, mi-ku, ndri-çim, ple-pi, po-pu-lli, pu-në, shpre-sa, xi-xë-llo-nja etj.
b) Kur ndërmjet dy zanoresh ndodhen dy a më shumë bashkëtingëllore, ndarja në fund të rreshtit është e lirë, mjafton që të paktën bashkëtingëllorja e fundit e togut përkatës të kalojë në krye të rreshtit me zanoren pasuese; nga dy ose më shumë ndarje të mundshme të një fjale duhet parapëlqyer ajo që ruan më të qartë kufijtë e pjesëve të kuptimshme të fjalës:
ko-dra ose kod-ra

hu-dhra " hudh-ra

shu-fra " shuf-ra

ko-fsha " kof-sha

ve-gla " veg-la

la-kra " lak-ra

ko-krra " kok-rra

ve-pra " vep-ra

po-sta " pos-ta

mu-shka " mush-ka

vi-shnje " vish-nje

ku-shti " kush-ti

la-vdi " lav-di

ek-skavator " eks-kavator

ek-skursion " eks-kursion

ek-speditë " eks-peditë

ek-sport " eks-port

fu-nksion " fun-ksion
të-mblat " tëm-blat ose tëmb-lat

the-mbra " them-bra " themb-ra

lu-ndra " lun-dra " lund-ra

qe-ndra " qen-dra " qend-ra

që-ndroj " qën-droj " qënd-roj

hë-ngra " hën-gra " hëng-ra etj.
por: korr-je, lodh-je, ndjek-je, ngec-je; i këtej-më, e nesër-mja, i par-më, i pas-më; e ardh-shmja, i brend-shëm, i buj-shëm, i dhimb-shëm, e dhimb-shme, e mëtej-shme, e nder-shme, e nder-shmja, të ngadal-shmit, e paprek-shme, e pavdek-shme, e përbot-shme, e përbot-shmja, e përjav-shmja, i përkoh-shëm, e përkoh-shme, e përkoh-shmja, e vrull-shme; i flak-të, i pes-të, i shesh-të etj.
Shënim. Bashkëtingëllorja j e ndjekur nga një bashkëtingëllore tjetër lidhet gjithmonë me zanoren që i prin: kuj-tim, laj-thi, maj-tas, mbruj-ta, paj-toj, vaj-ta etj.
c) Kur në një fjalë vijnë dy zanore njëra pas tjetrës ato mund të ndahen në fund të rreshtit:
vëlla-it, xhaxha-it; ka-ut, va-ut; mete-or; atdhe-ut, kre-ut, muze-ut; e di-el, di-ell, mi-ell, qi-ell; ari-ut, bari-ut, njeri-ut, shi-t, veri-ut; blu-aj, du-ajt, gru-as, kru-aj, ku-adër (por edhe kua-dër), ku-arc, mu-aj, punu-ar, ru-aj, sku-adër (por edhe skua-dër), shkru-an; ku-otë (por edhe kuo-të), dy-er, fy-ell, kthy-er, ly-ej, ly-ejmë, thy-ej, thy-ejmë etj.

Në shkrimin e trajtave si mësuesi, sulmuesi, përkthyesit etj. dhe në fjalët e prejardhura si i arsyeshëm, i pathyeshëm etj. të parapëlqehen ndarjet mësue-si, sulmue-sin, pëkthye-sit etj.; i arsye-shëm, i pathye-shëm.
ç) Ndarja në fund të rreshtit të fjalëve të përbëra e të përngjitura, si edhe e fjalëve të formuara me parashtesa që përdoren edhe si fjalë më vete në gjuhën e sotme, bëhet në kufirin e pjesëve përbërëse të tyre; kur paraqitet nevoja për ndarjen e vetë pjesëve përbërëse, zbatohen rregullat e mësipërme:
hekur-udhë ose he-kurudhë ose hekuru-dhë (por jo heku-rudhë); bashk-atdhetar ose bashkatdhe-tar (por jo ba-shkatdhetar); gjith-monë ose gjithmo-në; i shum-anshëm ose i shuman-shëm; mos-ardhje ose mosardh-je (por jo mo-sardhje); për-emër ose përe-mër (por jo pë-remër); i për-jetshëm ose i përjet-shëm etj.
§ 99

Nuk ndahen në fund të rreshtit:

a) fjalët e përbëra të shkurtuara si:
RPSH, PPSH, BPSH, BRPSH, ATSH, BRSS, FIFA, ISIS, KEMP, KK, KONARE, NATO, NB, NIL, NISH, NTLAI, NTLAP, NTSHAI, NTSHAP, OKB, PK, PS, PTT, RDGJ, RSR, SEATO, SHBA, UP etj.;
b) prapashtesa e një numërori rreshtor të shënuar me shifra arabe dhe nyja e prapme e mbaresat në ato raste kur shkruhen me vizë lidhëse (shih § 68, pikat gj, j, l):
Kongresi i 6-të, Internacionalja e 2-të, shekulli i 20-të etj.; SMT-ja, PTT-së, TEC-it etj.; dhe-ja, pse-ja, ah-et dhe oh-et etj.;
c) shkurtimet e tipave:
a.i. (ad interim), b.f. (bie fjala), d.v. (dora vetë), e.r. (era e re), f.v. (fjala vjen), p.sh. (për shembull) etj.;
ç) emërtimet e veçanta të mjeteve teknike, si edhe emërtimet e ngjashme konvencionale, në përbërjen e të cilave hyn edhe një numër i shënuar me shifra (shih § 68 pika i); shkurtimet e njësive të masave dhe shenjat e përqindjes e të përmijës nga shifra që u prin:
TU-104, Boing 707, Gaz-69, Mig-21; 35 cm, 50 dm, 40 km, 28800 km2, 90 ha, 3 m3, 200 g, 35 kg, 70 kv, 2 l; 100%, 112%, 30‰ etj.;
d) shenja e paragrafit dhe numri e shkronja që vijnë pas saj, si edhe shkurtime të tjera që shënojnë nënndarje të kapitujve, neneve etj.;
§ 12, § 12 a, § 67 Ba, Kreu IV, Kreu VI c, etj.;
dh) numrat që përmbajnë një thyesë dhjetore:
15,5; 0,06; 10,53 etj.;
e) shkronjat e një dyshkronjëshi:
da-lloj (e jo dal-loj), ha-rroj (e jo har-roj), pe-sha (e jo pes-ha), hu-dhër (e jo hud-hër) etj.
§ 100

Në ndarjen e fjalëve në fund të rreshtit duhen pasur parasysh edhe këto rregulla plotësuese:

a) një shkronjë e vetme nuk mund të lihet në fund të rreshtit e as të çohet në rreshtin tjetër, edhe kur është zanore. Kështu shkruhet:
aca-rim (e jo a-carim), acid (e jo a-cid), urë (e jo u-rë), ba-riu (e jo bari-u), li-ria (e jo liri-a), miu (e jo mi-u), shkoi (e jo shko-i), Shqi-përia ose Shqipë-ria (e jo Shqipëri-a) etj.;
b) dy shkronja të njëllojta që takohen në një fjalë, mund të ndahen në fund të rreshtit:
i pa-anshëm, i pa-arsyeshëm, ko-operativë, vaku-um, kundër-revolucionar, hesht-te, (në mos) prit-të etj.;
c) kur kalon në rreshtin tjetër pjesa e dytë e një fjale a e një emërtimi të përbërë, që shkruhet me vizë lidhëse, para saj, në krye të rreshtit, përsëritet viza lidhëse:
hyrje-/ -dalje, marksist-/ -leninist, copa-/ -copa, aty- /-këtu1 etj.
1) Viza e pjerrët në shembujt e mësipërm shënon fundin e rreshtit.
§ 101

Nuk mund të hapen kllapa a thonjëza në fund të rreshtit tjetër.

Nuk mund të kalojnë në rreshtin tjetër shenjat e pikësimit, me përjashtim të vizës së gjatë.
VIII SHKRIMI I DATAVE
§ 102

Kur në datat e plota muaji shkruhet me shifra (arabe ose romake), pas shënimit të datës dhe të muajit vihet një pikë:


20.VII.1973 ose 20.7.1973 (dhe jo 20/7/1973 ose 20-VII-1973) etj.
§ 103

Kur në datat e plota muaji shkruhet me shkronja, nuk vihet asnjë shenjë midis ditës, muajit dhe vitit:


23 janar 1943, 4 mars 1983 etj.
§ 104

Në shkrimin e datave, pas emrit të vendit vihet presje dhe para shifrës që shënon datën, në shkresat zyrtare, vihet parafjala :


Tiranë, 19.II.1948; Shkodër, 5 tetor 1972 etj.

Parafjala shkruhet kurdoherë para datave, kur ato përdoren si plotës kohe brenda një fjalie:

Mbledhja u hap të hënën, 20.XI.1972; Mbledhja bëhet të shtunën, 1 shtator 1973 etj.


1   2   3   4   5   6   7


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©atelim.com 2016
rəhbərliyinə müraciət