Ana səhifə

Nxitja e fushatës globale për edukimin për paqe mjetet për Pjesëmarrje libri 3 Hyrje


Yüklə 222.5 Kb.
səhifə1/3
tarix25.06.2016
ölçüsü222.5 Kb.
  1   2   3
NXITJA E FUSHATËS GLOBALE PËR

EDUKIMIN PËR PAQE

Mjetet për Pjesëmarrje

LIBRI 3
Hyrje
Siç u tha në Vëllimin 1 të Të Mësuarit për ndalimin e luftës, përqasja e edukimit për paqe ku mbeshtetet ky material është përbledhëse, shumëplanëshe, dhe globale në lëndën e saj; priret nga procesi në metodologjinë e saj; dhe ka qëllim të integrohet në të gjithë nivelet e shkollimit. Pjesëmarrja aktive e mësuesve dhe nxënësve është themelore për këtë qajse dhe për qëllimet më të gjera të Fushatës Globale për Edukimin për Paqe të Thirrjes së Hagës për Paqe. Pjesëmarrja dhe bashkëpunimi janë zemra e edukimit për paqe dhe Fushatës Globale.

Pedagogët e paqes dhe drejtësisë duhet të vihen në veprim ndërsa bota po përballon sfidën e vazhdueshme të kulturës së dhunës, terrorizmit, luftës, shfrytëzimit ekonomik, racial, dhe gjinor, shkatërrimit të mjedisit, përhapja e armëve vdekjeprurëse dhe rrezikut të vazhdueshëm të armëve të shkatërrimit masiv. Të Mësuarit për ndalimin e luftës: Mësime drejt një Kulture të Paqes është një burim dhe një mjet për të ndërtuar një të ardhme më të mirë përballë këtyre sfidave të thella. Dhe askush nuk mund ta bëjë vetëm këtë punë.

Fushata Globale e Edukimit për Paqe është një rrjet i pedagogëve dhe aktivistëve që punojnë për të transformuar kulturën e tanishme të dhunës në një kulturë globale të paqes. Kjo përpjekje duhet të jetë e vazhdueshme dhe e qëndrueshme. Vëllimi i tretë i Të Mësuarit për ndalimin e luftës ofron mjete për pjesëmarrje në Fushatën Globale dhe zhvillimin e edukimit për paqe midis rajoneve dhe brezave si një strategji për të ndërtuar një botë të drejtë dhe paqësore. Të përfshira janë një model i kualifikimit të mësuesve; një listë e organizatave për paqe dhe drejtësi që mbështesin dhe nxisin edukimin për paqe, faqe interneti të përdorshme dhe interesante për pedagogët e paqes, dhe një bibliografi e zgjedhur e burimeve të edukimit për paqe.

Shpresojmë që do t’i përdorni këto mjete për të vazhduar dhe pasuruar përpjektjet tuaja në edukimin për paqe, forcimin e Fushatës Globale të Edukimit për Paqe, ndërsa punojmë së bashku për një botë pa luftë.


Kualifikimi i mësuesve: Arsyeja dhe Modeli i Procedurës së Kualifikimit
Kualifikimi i Mësuesve

“Kërkesa për paqe-ndërtues civilë, qofshin ata vrojtues zgjedhjesh, mbrojtës të së drejtave të njeriut apo vrojtues të përgjithshëm, po rritet shpejt… Ka një nevojë të madhe për të nxitur kualifikimin e veçantë të grave dhe burrave civilë në teknikat e zgjidhjes së konfliktit, ndërmjetsimit, negocimit, etj.



Rendi i Hagës, Rekomandimi 31, faqe. 35
Edukimi për Paqe. Një Sfidë për Edukimin e Mësuesve

Trainimi i mësuesve për edukimin për paqe paraqet një sfidë të dukshme për institucionet dhe sistemet e arsimit. Sfidat qëndrojnë në kushtet thelbësore të dhunës që nxisin argumentat për edukimin për paqe të paraqitura në Hyrje dhe në largimin nga praktikat tradicionale mësimore që nënkuptohet në metodat e rekomanduara në Kapitullin 4. Edukimi për paqe përfshin mësimin për solidaritet, drejtësi, çarmatim, respekt për kulturat e zakonet e ndryshme, dhe gjetjen e alternativave për të shmangur luftën dhe dhunën kulturore. Këto qëllime nuk mund të arrihen nëpërmjet mësimit përmendësh, apo transferimit të thjeshtë të materialit mësimor te nxënësi. Ne besojmë që për të zhvilluar aftësitë kritike në thelb të qytetarisë globale duhen metoda mësimore pjesëmarrëse dhe përfshirëse.

Mësimi për paqe kërkon të kundërshtojë qëndrimet e konkurrimit apo armiqësisë që karakterizojnë marrëdhëniet ndërkombëtare në të cilat qytetarët shohin tjetrin që vjen nga kultura dhe sisteme politike të ndryshme si rivalë dhe armiq të mundshëm. Këto imazhe të të tjerëve duhet të rishikohen në proceset edukative të shoqërisë. Në kualifikimin për paqe e mësuesve, kjo përbën një sfidë të madhe.

Ndërsa imazhet për vetveten dhe të tjerët ndryshohet gjatë edukimit për paqe, çdo qytetar mund të shohë ata që vijnë nga vende, zona, apo qytete të tjera, si bashkë-qytetarë të një bote që ndajnë pasojat e një ekonomie të globalizuar dhe të një kulture të dhunës. Nëpër botë, shumica jetojmë në shoqëri ku dhuna, mungesa e të drejtave e sigurisë thelbësore, dhe hendeqet ekonomike ndikojnë në jetën tonë të përditshme.

Është e qartë që edukimi nuk është përgjegjësia ekskluzive e prindërve, shkollave apo mësuesve. E gjithë shoqëria edukon nëpërmjet përvojës së përditshme. Kukullat, media, filmat, lojrat elektronike, sportet, puna, marrëdhëniet me fqinjët, dhe jeta familjare ndikojnë të gjitha në edukimin dhe zhvillimin shoqëror nga fëmijëria e hershme përgjatë gjithë jetës. Prapëseprapë, të paktë janë ata që flasin për paqen si fruti i punës të përbashkët të qytetarëve, po ashtu si nuk njihen shumë mundësitë dhe vështirësitë më të gjera të edukimit për paqe.
Edukimi për paqe duhet të nxisë reflektimin e vazhdueshëm mbi të gjitha ndikimet e mjedisit dhe kushtet shoqërore. Kualifikimi i mësuesve duhet t’i përgatisë mësuesit të përballen me këto ndikime dhe të edukojnë për paqe në këto kushte. Edukimi për paqe duhet të jetë një kërkesë e vazhdueshme dhe globale e shoqërisë në përgjithësi. Si rrjedhim, kualifikimi i mësuesve për edukimin për paqe duhet të jetë një qëllim i madh i politikave të arsimit në të gjithë botën.
Elementët kyç të Edukimit për Paqe

Shumë nga elementet dhe argumentat të propozimeve për edukimin e mësuesve në Komunitetin Europian kanë lidhje me vizionin dhe qëllimet e Të Mësuarit për ndalimin e luftës. Sipas një qasje të zhvilluar nga Werner Wintersteiner dhe edukatorë të tjerë europianë të paqes që u përfshinë në projektin EURED, kualifikimi i mësuesve për edukimin për paqe përfshinte disa elemente thelbësorë. Të tilla janë:




  • Një përzgjedhje e kujdesshme e përmbajtjes;

  • Qëllime edukative dhe objektiva mësimore të përshtatshme;

  • Strategji mësimore të përshtatura;

  • Dedikim për veprim;

Seksionet që do vijojnë diskutojnë këto elemente qëndrore në zhvillimin e edukimit për paqe të mësuesve.


Përzgjedhja e kujdesshme e përmbajtjes

Përmbajtja edukative e një seminari kualifikues duhet të orientohet drejt zhvillimit të të mësuarit që të çon si në zhdukjen e kushteve që vazhdojnë dhe nxisin probleme që ndikojnë në mbijetesën e mirëqënien njerëzore (si p.sh. pabarazia, padrejtësia, marrëdhënie ndërkombëtare që mbështetën në përdorimin e forcës) edhe drejt rritjes të masave të bashkëpunimit ndërkombëtar që ka mundësi t’i zgjidhë këto probleme. Edukimi i mësuesve duhet që sigurisht të jetë gjithëpërfshirës, ndërdisiplinor, dhe duhet të eksplorojë çështje të tilla si ato të shpallura në dokumentin e UNESCOs të vitit 1974, Rekomandim për edukimin për mirëkuptimin, bashkëpunimin, dhe paqen ndërkombëtare, dhe edukimin në lidhje me të drejtat e njeriut dhe liritë themelore. Disa nga këto janë:



  • Barazia e të drejtave të njeriut të njerëzve, dhe e drejta e njerëzve për vetvendosje;

  • Ndërtimi, qëndrueshmëria, qëllimi dhe procesi i paqes;

  • Sistemi i luftës, lloje të ndryshme luftrash, si edhe shkaqet dhe pasojat e luftrave;

  • Çarmatimi;

  • Natura dhe pasojat e marrëdhënieve ekonomike, kulturore, dhe politike midis vendeve dhe rëndësia e ligjit ndërkombëtar për këto marrëdhënie, sidomos për qëndrueshmërinë e paqes;

  • Veprimi dhe pjesëmarrja për të siguruar ushtrimin dhe vrojtimin e të drejtave të njeriut, duke përfshirë ato të refugjatëve dhe personave të zhvendosur brenda vendit të tyre.

  • Lufta kundër diskriminimit në të gjitha format e ndryshme që përfshijnë racizmin, seksizmin dhe ksenofobinë, si edhe shfarosjen e dhunës në të gjitha këto forma.

  • Nocionet e zhvillimit, duke përfshirë rritjen ekonomike dhe zhvillimin shoqëror, dhe ndërlidhjen e tyre me drejtësinë shoqërore, kolonializmin, dhe dekolonializmin;

  • Mënyrat dhe mjetet e ndihmesës për vendet në zhvillim;

  • Lëvizjet për arsimim dhe shfarosjen e analfabetizmit për të gjithë;

  • Problemet globale shëndetësore, fushatat kundër sëmundjes dhe urisë, dhe përpjekjet për një cilësi më të mirë për njerëzit, si edhe standartet më të larta shëndetsore të arritshme për njerëzit e botës;

  • Zhvillim i qëndrueshëm, përparim, dhe çështja e rritjes së popullatës në botë.

  • Përdorimi, rregullimi dhe ruajtja e burimeve natyrore;

  • Mbijetesa e natyrës dhe shëndeti i mjedisit në botë;

  • Ruajtja e trashëgimisë kulturore të njerëzimit.


Vendosja e qëllimeve dhe objektivave mësimore

Kualifikimi i mësuesve duhet të zhvillojë aftësitë e vlerësimit të lirisë dhe të përballimit të sfidave që paraqet ajo. Kjo do të thotë të përgatisësh mësuesit t’ia dalin mbanë situatave të vështira dhe të pasigurta, duke zhvilluar autonominë dhe përgjegjësinë vetjake, dhe rritjen e ndërgjegjësimit të nevojës për të punuar së bashku drejt zgjidhjes së problemeve dhe punës për një komunitet të drejtë, paqësor, dhe demokratik.

Kualifikimi duhet të zhvillojë aftësinë e njohjes dhe vlerësimit të shumëllojshmërisë së individëve, gjinive, popujve dhe kulturave, ndërsa po zhvillon aftësinë për të komunikuar, ndarë dhe bashkëpunuar me të tjerët. Duhet të theksohet qytetaria në një shoqëri pluraliste dhe botë shumëkulturore ku asnjë individ apo grup nuk i ka përgjigjet e problemeve të botës. Duhet të kultivojë idenë që për çdo problem ka shumë pika shikimi dhe zgjidhje të shumëllojshme. Kualifikimi i mësuesve duhet të theksojë gjithashtu alternativat dhe mundësitë e shumëllojshme.
Vlerësimi i kontributit të gjithësecilit është i rëndësishëm, gjithashtu. Kualifikimi duhet t’u lejojë njerëzve të ndryshëm hapësirën që të kuptojnë dhe respektojnë njëri-tjetrin dhe të negociojnë në mënyrë të barabartë, duke u përpjekur të gjenden pikat e përbashkëta në të cilën të ndërtojmë një shoqëri botërore paqësore dhe të drejtë. Duhet të përpiqet të përforcojë identitetin vetjak dhe të nxisë konvergjencën e ideve dhe zgjidhjeve që forcojnë paqen, miqësinë, dhe solidaritetin midis individëve dhe popujve. Ndërsa konfliktet shtohen në këtë process, kualifikimi duhet të përfshijë zhvillimin e aftësive të zgjidhjes jo të dhunshme të konfliktit.

Kualifikimi i mësuesve për edukimin për paqe ka si qëllim t’i përgatisi mësuesit të kultivojnë cilësitë e tolerancës, dashamirësinë, bujarinë, dhe përkujdesjen te nxënësit e tyre. Mirëqënia dhe paqja e brendshme e mësuesve është një pjesë e rëndësishme e këtij procesi. Në edukimin për paqe, mësuesit janë nxënës dhe nxënësit janë mësues. Kështu kualifikimi duhet të projektohet që të nxisë zhvillimin e paqes brenda mësuesve ashtu si edhe më gjerë në shoqëri.


Drejt këtyre qëllimeve, kualifikimi i mësuesve duhet të krijojë respekt për trashëgiminë kulturore, mbrojtjen e mjedisit natyror, dhe marrjen e metodave të prodhimit dhe mënyrave të konsumimit që të çojnë në zhvillim të qëndrueshëm. Edukimi për paqe thekson harmoninë midis vlerave vetjake dhe atyre kolektive, edhe midis nevojave të menjëhershme dhe interesave afat-gjata. Rritja e ndërgjegjësimit për shumëllojshmërinë dhe ndryshimeve midis këtyre perspektivave mbi këto çështje është një aspekt thelbësor i kualifikimit të mësuesve për paqe. Si përfundim, duke marrë parasysh rekomandimet e institucioneve të ndryshme edukative, kualifikimi i mësuesve duhet të forcojë ndjenjat e solidarititetit dhe barazisë në nivelet kombëtare dhe ndërkombëtare sipas perspektivës së një zhvillimi të balancuar dhe afat-gjatë në botë dhe për të gjithë popujt dhe vendet. (Winersteiner, 2001; Schoenhaus, 2001).
Strategjitë

Që të arrihen këto objektiva, profesorë të edukimit për paqe kanë zhvilluar strategji dhe plane veprimi në kualifikimin e mësuesve. UNESCO dhe UNHCR kanë future përqasje shumëplanëshe në programet e tyre të kualifikimit të mësuesve. Zakonisht, këto përqasje janë:



  • Të përgjithshme dhe globale, që do të thotë të shpjegojë një radhë të gjerë faktorësh (disa nga të cilat shpjegohen me më shumë detaje më poshtë);

  • Të zbatueshme në të gjitha llojet, nivelet, dhe format e edukimit;

  • Përfshirëse të gjithë partnerëve arsimorë dhe agjentëve të shoqërizimit, duke futur edhe organizatat jofitimprurëse (OJFtë) dhe anëtarët e tjerë të shoqërisë civile;

  • Zbatohen në nivelet e komunitetit, të kombit si edhe në nivelin global;

  • Karakterizohen nga modele të drejtimit dhe administrimit, koordinimit dhe vlerësimit, që i japin autonomi më të madhe istitucioneve arsimore në mënyrë që këta të fundit të përdorin format e tyre specifike të veprimit dhe lidhjeve me komunitetet vendase. Organizatat duhet të inkurajojnë zhvillimin e risive dhe të nxisin pjesëmarrje demokratike nga të gjithë ata që interesohen për kualifikimin;

  • I përshtaten moshës dhe psikologjisë të nxënësve dhe duke marrë parasysh aftësimin e vazhdueshëm të çdo individi;

  • Zbatohen në një mënyrë të vazhdueshme dhe të qëndrueshme, duke përfshirë vlerësimin dhe ndryshimin. Rezultatet dhe pengesat duhet të maten me qëllim që strategjitë t’u përshtaten vazhdimisht rrethanave të ndryshueshme.

  • Përfshijnë burime të mjaftueshme për qëllimet e mësipërme, për edukimin në tërësi, dhe veçanërisht për grupet e mënjanuara dhe problematike.


Dedikimi për Veprim

Ndryshimet që duhet për të transformuar kualifikimin e tanishëm të mësuesve në forma më të përshtatshme për edukimin për paqe kanë të bëjnë me bashkëpunimin dhe kontributin e të gjitha pjesëve të sistemit arsimor dhe mbështetjen e komunitetit, e shoqërisë në përgjithësi. Më së shumti, i kërkon ata që janë të përgjegjshëm edhe për edukimin e mësuesve para se të futen në punë dhe për kualifikimin e tyre gjatë punës, që të veprojnë në kohë duke i kualifikuar mësuesit si në përmbajtje kurrikulumi ashtu dhe në metodat e mësimdhënies të edukimit për paqe.


Qëllimet dhe Parametrat e Kualifikimit të Mësuesve

Kompleksiteti i kualifikimit dhe praktikës së edukimit për paqe reflekton një komunitet në rritje dhe dinamik të mësuesve të paqes që po përafrohen në qasje të përbashkëta globale rreth edukimit për paqe dhe përgatjen e mësuesve për këtë qëllim. Kjo lëvizje po fillon të duket qartë në një numër të madh botimesh dhe konferencash ndërkombëtare në këtë fushë.

Përgjithësisht kuptohet që kualifikimi është ndërhyrje deri në një farë pike, sipas idesë për paqen dhe shoqërisë në të cilën do të zhvillohet kjo ide. Si e tillë, formuluesit dhe përmbaruesit e kualifikimit kanë dilema dhe sfida etike rreth “kush dhe përse” të një kualifikimi ë caktuar si edhe përgjegjësinë për rezultatin e aftësive dhe informacionit që jepet.
Pyetjes se për çfarë përqasjesh të kualifikimit ka nevojë në komunitet duhet të bazohet në natyrën e çështjeve bashkëkohore të paqes dhe drejtësisë, sepse kjo do reflektojë çfarë lloj qëndrimesh, reflektimesh, aktivitetesh dhe vlerash kërkohen. Parë në këtë mënyrë, duket se konceptet/qëndrimet/aftësitë që mësohen më shpesh nuk mjaftojnë për përgatitjen e qytetarëve për përgjegjësitë të imponuara nga problemet globale të tanishme që janë përmbledhur në Axhendën e Hagës.

Kualifikimi dhe praktikat e sukseshme përqëndrohen në objektiva të përcaktuara qartë e të arritshme, si përbrenda seminarit kualifikues ashtu edhe nga jashtë në drejtim të pasojave të kualifikimit apo ndërhyrjes, siç përkthehen në edukimin për zgjidhjen e problemeve të paqes dhe drejtësisë.

Kualifikimi i mësuesve nuk mund të ndahet nga sistemi arsimor në vetvete. Kjo tregon një drejtim të ri të kualifikimit për ndërgjegjësim dhe një përpjekje më të madhe për të koordinuar përpjekjet e sistemit në mënyrë që përbërësit individualë të bashkohen në një përpjekje globale dhe efektive. Çështjet e paqes dhe drejtësisë janë komplekse dhe shpesh e kanë origjinën në traumë, histori orale, si edhe identifikime etnike, fetare dhe kulturore. Këto probleme nuk zgjidhen lehtë apo shpejt dhe programet për kualifikimin e mësuesve duhet të bëhen të qëndrueshme dhe të vlerësohen në një afat të gjatë kohor. Sugjerojmë që kjo përpjekje afat-gjatë të fillojë me vendosjen e kurseve në fakultetet e mësuesisë për studentët, si edhe kualifikimeve të vazhdueshme gjatë pune në shkolla dhe institucione shkollore.
Cilësitë e një Pedagogu të Paqes

Grupi Ndërkombëtar Këshillues i Fushatës Globale të Edukimit për Paqe sugjeron që ky kualifikim i mësuesve të kërkoj të zhvilloj cilësitë e mëposhtëme që janë thelbësore për një pedagog të paqes:



  • Njohje të plotë të problemeve themelore dhe një kuadër koherent të edukimit për paqe;

  • Kuptimi i pikave të ndryshme të shikimit;

  • Njohuri të koncepteve dhe aftësive efektive mësimore;

  • Aftësia për të komunikuar ndërlidhje, duke vajtur nga abstraktja drejt konkretes dhe nga problemet/zgjidhjet globale në ato vendase;

  • Aftësia për të përshtatur koncepte dhe metodologji të sukseshme në kultura të reja dhe nevojat e vaçanta të pjesëmarrësve në kualifikim;

  • Aftësitë dhe përvoja në zhvillimin e kurrikulave dhe aftësitë që të fusë materiale të reja në situata të kuptueshme;

  • Dëshirë dhe aftësi që t’u mësosh të tjerëve;

  • Gadishmëri që të ndash kontrollin, të jesh elastik, dhe të bashkëpunosh me kolegët dhe pjesëmarrësit në kualifikim;

  • Aftësia për të mbledhur mjete dhe burime mësimore të nevojshme, njohuri se ku t’i gjesh këto burime dhe si t’i përdorësh ato;

  • Talentin që ta frymëzosh dhe t’ia drejtosh vëmendjen grupit.

Këto sugjerime u bënë brenda një konteksti më të gjerë të vlerave, aftësive, përmbajtjes, dhe metodave më të përshtatshme për edukimin për paqe. Një qëmtim më i thellë i këtyre përbërësve mund të shërbejë si bazë për aktivitete shtesë kualifikimi. (Për më tepër informacion mbi Grupin Ndërkombëtar Këshillue të Fushatës Globale të Edukimit për Paqe, vizito në Internet Thirrjen e Hagës për Paqe, www.haguepeace.org.)


Seminar Model Kualifikimi

Duke marrë parasysh arsyetimet e mëparshme, ju ofrojmë këtu një seminar model kualifikimi që ka për qëllim të ndihmojë në zhvillimin e edukimit cilësor për paqe. Besojmë që aftësitë që zhvillohen në këtë kualifikim janë të nevojshme për ndërtimin e kompetencave profesionale të mësuesve, në shkollë dhe jashtë saj.


  1   2   3


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©atelim.com 2016
rəhbərliyinə müraciət